Author: admin

Nga Janusz Bugajski, SHBA Nën sundimin e Presidentit Aleksandar Vuçiç, Serbia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të imitojë Rusinë. Ajo kërkon të jetë fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor dhe po kopjon ideologjinë “Bota Ruse” të Putin-it për një “botë serbe,” më të vogël. Por problemi për Beogradin është i dyfishtë: axhenda e tij ekspansioniste do të hasë në rezistencën e të gjithë fqinjëve të tij dhe atë të agjencive ndërkombëtare, ndërsa përpjkja për “madhështi” do të bëjë që Serbia të jetë gjithnjë e më e varur nga përllogaritjet e Moskës. Në axhendën e tij Bota Ruse (Russki mir), Kremlini…

Read More

Nga Dr Sadri RAMABAJA Abstrakt Politika e BE-së në raport me Kosovën pretendon të jetë në përputhje me platformën e saj për transformim e saj harmonik.Në këtë trajtesë vend qendror ka trajtimi i këtij transformimi dhe motivet e tejkalimit të gjeopolitikës klasike në përputhje me objektivat e gjeopolitikës kritike.Por një vend meritor ka edhe hipoteza pse Marrëveshja e Brukselit [27 shkurt 2023], pas letrës që kryemistria e Serbisë ia dërgon Shërbimit të Jashtëm të BE-së, mund të shkojë drejt nulifikimit dhe stivimit në arkivat e historisë. Në këtë kuadër zhvillimesh gjeopolitike Europa Juglindore po përvijohet duke kaluar nga korridoret e…

Read More

Perspektiva e një lufte mes Izraelit dhe milicisë së Hezbollahut të Libanit tmerron njerëzit në të dy anët e kufirit, por për shkak të luftës së vazhdueshme të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, disa e shohin si të pashmangshme. Një luftë e tillë mund të jetë lufta më shkatërruese që secila palë ka përjetuar ndonjëherë. Izraeli dhe Hezbollahu kanë marrë mësime nga lufta e tyre e fundit, në vitin 2006, konflikt njëmujor që përfundoi me barazim. Gjithashtu kanë pasur katër muaj për t’u përgatitur për një luftë tjetër, edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen ta parandalojnë zgjerimin…

Read More

Donald Trump mendon se ai nuk mund të ndiqet penalisht për veprime si president. Deri më tani ai ka dështuar me këtë pikëpamje rreth gjykatës. Tani këët çështje duhet ta sqarojë Gjykata e Lartë. dpa/BLZ [12.02.2024] Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër një vendimi të gjykatës së apelit se ai nuk gëzon imunitet për veprimet e tij në detyrë. Avokatët e Trump depozituan një mocion në Gjykatën e Lartë të hënën për të pezulluar vendimin. Topi është tashmë në fushën e gjyqtarëve të gjykatës më të lartë të vendit. Varet nga veprimet e tyre nëse…

Read More

[10 shkurt, 2024] Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Kongresi do të jetë fajtor për “neglizhencën pothuajse kriminale” të Ukrainës nëse nuk miraton një ligj për financimin e saj dhe falënderoi kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij në sigurimin e ndihmës ushtarake gjermane për Kievin, raporton Reuters. Kancelari gjerman Olaf Sholc [Scholz], i cili bëri një vizitë të shkurtër në Uashington për të mbështetur përpjekjet e Biden-it për të siguruar fonde për Ukrainën, u takua me presidentin në Shtëpinë e Bardhë për bisedime mbi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, si dhe krizën në Lindjen e Mesme.…

Read More

Në minierën e Bulqizës – rezervuar i madh i hidrogjenitLënda e parë nga thellësia: Deri më tani, kërkimet kanë supozuar se hidrogjeni duhej të merrej kimikisht – mendohej se nuk kishte depozita natyrore. Por tani studiuesit kanë gjetur një rezervuar të madh të burimit, aq i rëndësishëm për tranzicionin energjetik, në një minierë shqiptare. Mund të ketë një rezervuar të madh hidrogjeni nën një minierë në Shqipëri – do të ishte dëshmia e parë e një depozite më të madhe nëntokësore H2. Kjo tregohet nga emetimet e forta të hidrogjenit – rreth 200 tonë gaz ikin nga miniera çdo vit…

Read More

EDITORIALKy mosndëshkim është edhe i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Siç ka thënë Presidenti Biden në tetor të vitit të kaluar, “historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin e tyre, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos, vdekje dhe shkatërrim, ata vazhdojnë.” Shkruar nga Albin Kurti [Kryeministër i Republikës së Kosovës] Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Ka një ironi të thellë dhe të pakëndshme dhe, sinqerisht, një ndjenjë distopike në përgjigjen ndaj akuzave të rreme për shkelje të të drejtave të njeriut, të bëra nga…

Read More

[8 shkurt, 2024] EULEX-i ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje për Njësinë e tij Policore të Specializuar Rezervë. Kjo njësi përbëhet prej 49 pjesëtarëve të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFORCE) nga Italia, Lituania dhe Franca. Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në këtë ceremoni tha se siguria po rrezikohet për shkak të etjeve për luftë, ambicieve për pushtim e tendencave për destabilizim e minim të paqes. Sveçla tha se edhe siguria e Republikës së Kosovës është sfiduar shumë herë në dy vitet e fundit nga sateliti i Rusisë…

Read More

[6 shkurt, 2024]Sekretari amerikan, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt. Aktualisht s’dihet qëllimi i vizitës. Është raportuar se bëhet fjalë për vlerësim raportesh SHBA-Shqipëri dhe për bashkëpunimin me NATO-n. Ishte vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe minim të demokracisë. Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë. Herën e fundit që Blinkeni vizitoi Shqipërinë ishte më 2021, kur mori nën drejtim diplomacinë amerikane. Nuk dihet nëse ai do ta vizitojë edhe Kosovën.

Read More

[7 shkurt, 2024] Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se vizita e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, është bërë për shumë arsye, por njëra ndër më kryesoret janë tensionet e muajve të fundit. Në një intervistë për “Blic” në Serbi, ai tha se është i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor. “Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në të ardhmen, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.…

Read More