Author: admin

Europa Juglindore do të ketë nevojë urgjente për preventivën e diplomacisë perendimore, para se të rrëshqasë në kaosin e luftës së re. Historia nuk përsëritet në trajtën e saj të plotë, por atë do të duhej ta njihnim, që të mësojmë nga ajo. Nga Dr Sadri RAMABAJA Gara mes dy blloqeve politike në Serbi, më rikthen tek libri i Phillip Cohen-it, “Lufta e fshehtë e Serbisë”.Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Mbretëria e Jugosllavisë po shkonte në histori, elita politike serbe qe përcaktuar në atë mënyrë që ” Lisin (e madh) serb – për ta ruajtur substancën e…

Read More

[Një skicë e shkurëtr e mendimit gjeopolitik lidhur me perspektivën e kombit për liri dhe Bashkim Kombëtar, respektivisht bërjen e Shqipërisë] Nga Hyzri Salihu 1. Ndonëse qëllimi i fundit për Kombin Shqiptar është bërja e Shqipërisë etnike, por përgjithësisht sot përpjekjet duhet të përqëndrohen në: mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, territorial etj, të sigurisë së popullit shqiptar në Iliridë, Kosovë lindore, Malësi të madhe dhe Çamëri. 2.Ne të gjithë duhet të jemi prototip i Ushtarit që punon e jeton për Shqipërinë etnike. 3. Paraqitja politike nuk e dha deri më sot impulsin i cili karshi fqinjëve stereotip që kemi,…

Read More

Nga Ditmir Bushati Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atëhershëm ukrainas refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e asociimit me BE-në, udhëheqësit e BE-së, në mbledhjen e fundvitit morën një vendim me përmasa historike: hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Ukrainën, e goditur nga agresioni rus, dhe për Moldavinë, e cila dy vitet e fundit ka ndërmarrë reforma të rëndësishme. Nëse kjo mbledhje do të përfundonte pa një vendim për Ukrainën, për shkak të kundërshtisë së Hungarisë, BE-ja do të dukej e dobët dhe Komisioni do të akuzohej se kishte premtuar…

Read More

Formimi i shtetit palestinez është domosdoshmëri për paqe në mes dy popujve. Forcat ekstreme izraelite këtë gjë nuk e dëshirojnë. Duke shfrytëzuar sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut, zgjidhjen e shtyjnë deri në pakufi. Ndërsa politika shqiptare në Ballkan duhet të mbështesë zgjidhjen me dy shtete. Kredibiliteti i fuqive të huaja ka humbur. Askush nuk u beson më ish fuqive pushtuese të Lindjes së Mesme. Në disa media perëndimore vazhdon shtrembërimi i së vërtetës historike të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Një anë, që nuk përmendet nga mediat shqiptare, është frika e panevojshme e politikanëve shqiptarë ta thonë të vërtetën se…

Read More

[20 dhjetor, 2023] Nga Leo von Breithen Thurn [Geopolitical Monitor] Dy ditë më parë më 17 dhjetor, zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale u zhvilluan në Serbi, një vend i Ballkanit Perëndimor i lidhur shpesh me konflikte. Rezultatet e zgjedhjeve tashmë po sfidohen nga shumica e liderëve të opozitës, veçanërisht brenda koalicionit “Serbia kundër dhunës”. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve në Serbi pritet të komplikojnë më tej çështjet që lidhen me stabilitetin, sigurinë, pajtimin, integrimin evropian dhe lirinë e shtypit në Ballkanin Perëndimor. Më 18 dhjetor, komisioni zgjedhor shpalli zyrtarisht triumfin e Partisë Progresive Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke siguruar…

Read More

Kryeministri i Hungarisë shprehet kundër BE-së, NATO-s dhe Ukrainës në konferencën vjetore për shtyp. Ekonomistët dyshojnë në suksesin e strategjisë së tij ekonomike. Nga Simon Zeise [Berliner Zeitung] [21.12.2023] Kryeministri hungarez Viktor Orbán përdori konferencën e tij të fundit për shtyp të qeverisë këtë vit për të sulmuar ashpër BE-në. Ai konfirmoi qëndrimin hungarez për këmbënguljen për veton për fillimin e negociatave të anëtarësimit dhe një paketë financiare me vlerë 50 miliardë euro për Ukrainën. Në samitin e fundit të BE-së më 15 dhe 16 dhjetor, Orbán ra dakord për një marrëveshje pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit të BE-së,…

Read More

Nga Dr Robert Reich Siç e kam argumentuar më parë, Trump nuk duhet të lejohet në asnjë fletë votimi sepse Seksioni 3 i Amendamentit të 14-të ndalon këdo që ka mbajtur poste publike dhe është betuar se do të mbrojë Kushtetutën nga mbajtja përsëri e postit nëse ata “janë angazhuar në kryengritje” kundër Shteteve të Bashkuara. Kjo dispozitë kyçe u miratua pas Luftës Civile për të parandaluar që ata që u ngritën kundër demokracisë sonë të mos lejoheshin të mbanin përsëri poste. Kjo vlen për Donald Trump-in. Atij nuk mund t’i besohet sërish poste publike. Ai udhëhoqi një kryengritje. Gjykata…

Read More

[18 dhjetor, 2023]Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë, thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Të dhënat paraprake të zgjedhjeve të 17 dhjetorit tregojnë se Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, ka fituar shumicën. Lista opozitare “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar, ndërkohë, anulimin e zgjedhjeve në Beograd, duke pretenduar se ka pasur parregullsi. Duke komentuar fitoren e Vuçiqit në raport me Kosovën, Serwer thotë se rezultati “nuk është një shenjë e mirë”për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Nuk…

Read More

[21 dhjetor, 2023] Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën folën për situatën e sigurisë në Kosovë. E para e shtetit, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë, teksa u pyet për sulme të mundshme nga Serbia. Kryetarja e shtetit bëri të ditur se janë në koordinim dhe kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë ne lidhje me sulmet e mundshme të Serbisë. “Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i ndërmarrim…

Read More

[22 dhjetor, 2023] Në Kuvendin e Serbisë të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, shqiptarët që jetojnë në Serbi do të përfaqësohen nga një deputet. Shaip Kamberi, deputeti i sapozgjedhur edhe për një mandat, i tha Zërit të Amerikës se beteja e tij në Parlamentin e Serbisë mbetet e njëjta – të ngrejë shqetësimet dhe vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ndërkohë studiuesit kritikojnë Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj pakicës shqiptare që sipas tyre ka ndryshuar relievin etnik në këtë rajon dhe po lë gjurmë të thella te përfaqësimi politik i shqiptarëve në Serbi.…

Read More