Ndërkombëtarët të shqetësuar për manipulimin e procesit [20 dhjetor, 2023] Serbët e Malit të Zi votuan masivisht në favor të partisë SNS të Aleksandër Vuçiçit. Në katër qendrat e votimit në Mal të Zi, ku qytetarët e Serbisë kishin të drejtën e votimit si pjesë e zgjedhjeve të së dielës në atë vend, Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiçit dominoi tre prej tyre. Përjashtim bëri Herceg Novi, ku zgjedhësit mbështetën aleancën opozitare “Serbia kundër dhunës”. Lajmi vjen në një kohë kur brenda kufijve fitorja absolute e Vuçiçit ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha si dhe akuza për manipulim të procesit zgjedhor.…
Author: admin
Nga Arbesa Hoxha- Dobrunaj Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tregoi arrogancën e tij gjatë diskutimeve të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në turneun e tij diplomatik në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Në një takim të përbashkët në Beograd në fund të nëntorit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin, duke deklaruar se përqendrimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën po përkeqëson situatën tashmë të tensionuar mes dy kombeve. Vuçiqi, si kundërpërgjigje, tregoi mungesën e interesit të tij për të mbajtur një lidhje të ngushtë me NATO-n dhe BE-në, duke pohuar: “Ku dhe si e pozicionojmë…
[21 dhjetor, 2023] Nuk ka marrëveshje hungarezo-turke në lidhje me ratifikimin e ofertës së Suedisë për anëtarësim në NATO, sepse parlamenti hungarez do të vendosë se kur do ta votojë atë, tha kryeministri Viktor Orban, raporton Reuters. Orban tha se nuk ka shumë vullnet në mesin e përfaqësuesve të partisë në pushtet në Budapest për të miratuar kandidaturën e Suedisë. Kërkesa e Suedisë u ndalua sepse Turqia dhe Hungaria refuzuan ta mbështesin atë. Orban tha në shtator se Hungaria nuk po nxiton të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO. “Nuk ka asnjë marrëveshje hungarezo-turke” për kandidaturën e Suedisë për NATO-n,…
[18 dhjetor, 2023] Bullgaria, e cila shpreson të hyjë përfundimisht në zonën Shengen pas vitesh pritjeje, pranoi të hënën kërkesën e Hungarisë për heqjen e taksës speciale për transitin e gazit rus drejt Hungarisë dhe Serbisë, raporton AFP. Parlamenti bullgar votoi sot për shfuqizimin e masës që u prezantua më 13 tetor. Taksa arrinte në 10 euro për MWh gaz të transportuar përmes gazsjellësit Rrjedha Turke. Fillimisht bëhej fjalë për “uljen e fitimit” të Gazpromit të Rusisë, por zbatimi i masës rezultoi kompleks dhe gjiganti rus nuk pagoi asnjëherë paratë e kërkuara. Budapesti dhe Beogradi, të cilët varen nga energjia…
Nga Dr Sadri RAMABAJA Gara e sotme mes dy blloqeve politike në Serbi, më rikthen tek libri i Phillip Cohen-it, “Lufta e fshehtë e Serbisë”.Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Mbretëria e Jugosllavisë po shkonte në histori, elita politike serbe, qe përcaktuar në atë mënyrë që ” Lisi (i madh) serb – për të ruajtur substancën e tij”, planifikoi të degëzohej në dy degë, njëra, plotësisht simpatike për Hitlerin dhe gjermanët – e Nediqit (Ljotiqit), dhe tjetra – e cila do të përcaktohej “për pritjen e fitores së aleatëve” – ajo e çetnikut Mihailoviq. Dy rrymat e fashizmit…
[13 dhjetor, 2023] Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë. Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet të mërkurën në Bruksel, Osmani para mediave tha se do t’i njoftojë sot të gjithë liderët evropianë për informatat që Kosova posedon në lidhje me këto plane të Serbisë. Sipas saj, këto janë alarme që duhet të merren shumë seriozisht. “Të gjitha informatat që ne i kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja, unë do t’i informojë të gjithë liderët evropianë sot për informatat që institucionet tona të sigurisë së bashku me…
[13 dhjetor, 2023] Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të mbrohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa akuzoi Beogradin për shkelje të saj pa pasoja. Ai i bëri këto komete gjatë një debati të organizuar nga Këshilli Atlantik, më temën “Kthimi në rrugën e duhur: Zhbllokimi i ardhmërisë euroatlantike dhe zhvillimore të Kosovës”. Kryeministri Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve ka nevojë për normalizimin e Serbisë në kuptimin demokratik dhe evropian të fjalës. Dhe e gjithë kjo jo vetëm sepse nuk duhet kundërshtuar anëtarësimi i Kosovës në…
13 dhjetor, 2023 Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak. Letra thekson urgjencën e adresimit të disa çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën urgjente për largimin e masave ndaj Kosovës. Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë. Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Iliri Kapiti ka falenderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marrë drejtimin në këtë…
[14 dhjetor, 2023] Udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së vendosën të hapin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, t’i japin statusin kandidat Gjeorgjisë, ndërkaq me Bosnje-Hercegovinën negociatat do të hapen kur të jetë shpallur shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret për anëtarësim, tha presidenti, njoftoi Këshilli Evropian. “Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë,” njoftoi Charles Michel në rrjetin social X të enjten. Deri më tani nuk dihen detaje se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për anëtarësimin dhe as kur do të miratohet korniza e negociatave. Michel shton se…
Liderët e vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor të mërkurën, më 13 dhjetor, në Bruksel. 13 dhjetor, 2023 Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel. Kështu thuhet në deklaratën e miratuar nga 27 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian. Deklarata, mes tjerash, u bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Bopa e lirërukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të…