[12 dhjetor, 2023] Ushtria izraelite tha të martën se 20 ushtarë ishin vrarë nga “zjarri miqësor” në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor në enklavë në fund të tetorit, raporton Anadolu. Nga 105 ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza që nga fillimi i operacionit tokësor më 27 tetor, 20 u vranë nga zjarri miqësor, që përbën një të pestën e viktimave, citoi radioja ushtarake e Izraelit të thoshte një deklaratë e ushtrisë. Një deklaratë e ushtrisë tha se nga 20 ushtarët e vrarë nga “zjarri miqësor”, 13 ushtarë u vranë pasi u identifikuan gabimisht si luftëtarë palestinezë.…
Author: admin
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha të hënën se lufta në Gaza mund të përfundojë kur “Hamasi të dorëzohet”, duke e lënë Izraelin të përcaktojë se sa kohë i duhet të ndalojë luftimet. Më pas ai zbuloi se vendi i tij do të merrte të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq. Blinken po komentonte një letër të dërguar këtë javë nga pesë senatorë demokratë që kërkonte rritjen e përgjegjësisë për përdorimin e armëve amerikane nga Izraeli dhe shitjen e mundshme të 13,000 fishekëve të municionit antitank në Izrael, duke anashkaluar rishikimin e…
Nga Hyzri Salihu Nëse duam të bëjmë Historinë e Re të Shqipërisë dhe të Kombit, atëherë të ngremë lartë frymën e patriotizmit kundër praktikave të vjetra në cështjet e sigurisë kombëtare. Ende në mbrojtjen e interesave kombëtare ndihemi të mundur dhe të nëpërkëmbur nga historia jonë tragjike, por jo të pajtuar me humbjen. Kjo na motivon të ringrihemi në këmbë dhe të luftojmë për të drejtën kombëtare të mohuar. Ta fillojmë ndryshimin nga vetëvetja. Është koha e patriotizmit për të ruajtur veten dhe jetën tonë. Ndihemi të rrezikuar nga qëndrimi agresiv i Serbisë, e cila me stratagjemën e saj tenton…
James O’Brien, Ndihmës-Sekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien thotë se pret që qeveria e re e Serbisë të respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën në të kaluarën. Zoti O’Brien thotë se e ardhmja e rajonit është futja e dy vendeve në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi në BE. Normalizmi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte pjesë e deklaratës së djeshme të takimit të lartë të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Serbisë i ka dërguar një letër…
Demokracia liberale në gjendje kome? Rendi botëror në gërhamat e fundit – i riu ende në proces të lindjes Rusia – kjo copë gjigante e akullit e shkëputur nga Antarktida dhe Serbia Nga Dr Sadri RAMABAJA Përpjekja e Vladimir Putin për ta larguar Rusinë nga Perëndimi po debatohet në Rusi me disa që argumentojnë se ajo përfaqëson zgjedhjen e tij personale dhe të tjerët se nuk është një rezultat i pashmangshëm i historisë dhe kulturës ruse. Historiani Sergej Medvedev argumenton se nuk është ky boshti, por është pjesë e një ndryshimi tektonik në botë që po prek më shumë se…
Nga Dritan GOXHAJ, Tiranë/ ushtarak Kur të shesin konfidencën për kompetencë Me datë 1 dhjetor presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një intervistë për Associated Press i dha fund kundërofensivës së nisur në qershor të këtij viti nga ushtria ukrainase duke deklaruar “Kundërofensiva nuk i arriti rezultatet e dëshiruara”. Kjo është mënyra më e ndershme e tij për të pranuar dështimin e një kundërofensive, për të cilën që në fillim edhe vetë ukrainiasit ishin të bindur që do të dështonin dhe këtë jua vunë në dukje edhe vetë NATO-s dhe amerikanëve të cilët këmbëngulnin që ukrainasit të ndërrmerrnin këtë kundërofensivë.…
GJENERAL PIRO AHMETAJ Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më duhet të qartësoj se: “4P-të janë respektivisht, Pluralizmi fasadë, fuqia e (mbi) Pushtetit, tradita e Pandëshkueshmërisë dhe Populizmi bolshevik”! Më konkretisht po paraqes një përmbledhje të rrëshqitjes së Shqipërisë-2023 (me 4P-të, më të deformuara cinikisht se 1991), por dhe të përballjes/betejës kryesisht të Drejtësisë/SPAK për të rikthyer besimin e shqiptarëve në modelet, parimet dhe vlerat e demokracive perëndimore, më specifikisht në standardet e euroatlantike mbi pluralizmin dhe balancat e pushteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Ndërsa për ilustruar, risjell në vëmendje që mbas shkrirjes së Traktatit të…
Nga Dr Selim Ibraimi Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ishte për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara. Rusia e izoluar nga bota demokratike dhe nën sanksione ndërkombëtare, ka arritur të mbajë gjallë ekonominë kombëtare. Këtë e ka bërë duke vazhduar bashkëpunimim me Kinën, Serbinë, Turqinë, Korenë e Veriut, shtetet e Lindjes së Mesme, Afrikën dhe me disa shtete të Amerikës Latine. Moska ambiciet për të shkaktuar trazira dhe nisë luftëra të reja nuk i ka lënë anësh. Këtë energji të re e ka fituar nga burimet natyrore, bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak me shtetet që janë kundër…
Nga Claudia Lorenzo Rubiera Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të Serbisë më 17 dhjetor do të ketë implikime të thella për paqen në Evropë. Edhe pse disi e errët nga pushtimi rus i Ukrainës, dhe së fundmi kriza në Gaza, tensionet në Ballkan janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Nëse serbët rizgjedhin partinë kryesore të qeverisë, gjasat për konflikt rajonal do të rriten. Partia Progresive Serbe (SNS) ka qenë në qeveri që nga viti 2012. E formuar në vitin 2008, SNS fillimisht u pa si një parti pro-integruese në BE që do ta çonte Serbinë drejt perëndimit. SNS, megjithatë, u bë…
Nga Dr Timothy Garton Ash [The Guardian] Gjatë këtij viti kam qenë në më shumë se 20 shtete evropiane dhe kam parë dy Evropa. Përgjatë pjesëve të mëdha të kontinentit – kur udhëtoni pa probleme midis demokracive shumë të integruara liberale, të përcaktuara për të zgjidhur të gjitha konfliktet e mbetura përmes mjeteve paqësore – ju ende jeni në një Evropë ku trenat e shpejtësisë së lartë ju bartin përtej kufijve të cilët mezi i vini re. Por, merreni një tren të vjetër të ngadaltë, vetëm disa orë më në lindje, dhe do ta kaloni kohën nëpër strehimoret e bombave…