Nga Jeff Seldin [Zëri i Amerikës] Inteligjenca e sapodeklasifikuar e SHBA-së tregon se Rusia ka pësuar disa humbje marramendëse si rezultat i pushtimit të saj gati dy-vjeçar të Ukrainës, duke përfshirë pengesat e mëdha gjatë ofensivës së saj të fundit. Vlerësimi, pjesë të të cilit u ndanë me Zërin e Amerikës, vlerëson se më shumë se 13,000 forca ruse janë vrarë ose plagosur që kur Moska nisi ofensivën e saj në tetor përgjatë aksit Avdiivka-Novopavlivka në Ukrainën lindore. Inteligjenca amerikane beson gjithashtu se ushtria e Ukrainës ka shkatërruar ose imobilizuar më shumë se 220 automjete luftarake ruse, ekuivalente me mjetet…
Author: admin
Në samitin e BE-së dje dhe sot parimet dhe filozofia politike u këmbyen me interesa të pastra ekonomike e strategjike.Sot u dëshmua se kryeministri hungarez Viktor Orban nuk është një person i vetëm në skenën politike evropiane, kur bëhet fjalë për pikëpamjen e tij për politikën e jashtme dhe drejtimin që duhet të marrë tutje Bashkimi Evropian. Këtë e dëshmuan ngjarjet në samitin e BE-së pikërisht sot. Brukseli shkriu fondet prej 10.4 miliardë euro që i mbante “të ngrira”, e që i përkisnin Hungarisë, meqë ishte qëndrimi zyrtar se ajo kishte rënë ndesh me kriteret e kërkuara nga BE për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). “Ende pa u bërë dy muaj prej takimit në Tiranë, u takuam përsëri, kësaj radhe në Berlin. Me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz na bëjnë bashkë marrëdhëniet e forta bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, angazhimi ynë i përbashkët në Procesin e Berlinit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjet tona socialdemokrate. Falënderues gjithmonë për mbështetjen dhe kontributin e Gjermanisë për vendin dhe republikën tonë”, shkruan Kurti.Kurti, në një postim në platformën…
[9 dhjetor 2023] Izraeli vazhdoi të shtunën goditjen e objektivave të Hamasit në jug dhe veri të Gazës, ndërsa ka zgjeruar ndërhyrjet ushtarake në luftimet dy-mujore. Shtetet e Bashkuara përdorën veton të premten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur aleatin e saj përballë një kërkesë për armëpushim. Trembëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar, por që u bllokua nga Uashingtoni. Britania abstenoi. Pas dështimit të armëpushimit javën e kaluar, Izraeli zgjeroi fushatën e tij ushtarake me trupa tokësore. Avionët luftarakë izraelitë goditën pjesë…
[08 dhjetor 2023] Paqja në Ballkanin Perëndimor u fitua dhe u fitua me vështirësi dhe do të ishte gabim ta merrje si të mirëqenë, tha Ministri i Mbrojtjes Ivan Anušić në takimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore (CEDC) në Pragë, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë. Të enjten dhe të premten Anushiç mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore (CEDC) në Pragë. Në dy sesione pune, ministrat shkëmbyen mendime mbi rezultatet e kryesimit të këtij viti çek të iniciativës, mbi situatën e sigurisë…
[07 dhjetor 2023] Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi sot se do të hapë një “epokë të re” në marrëdhëniet me rivalin historik Greqinë teksa hapi vizitën e tij të parë zyrtare në Athinë që nga viti 2017. “Unë besoj se takimi i bashkëpunimit strategjik Turqi-Greqi do të çojë në një epokë të re” në marrëdhëniet tona, tha ai. Erdogan për presidenten greke Katerina Sakellaropoulou, duke shtuar se “ne duhet të jemi optimistë dhe ky optimizëm do të jetë i frytshëm në të ardhmen”, raporton AFP. Erdogan tha se nuk ka një problem të tillë që të dy vendet nuk…
[07 dhjetor 2023] Spanja ka dëbuar në mënyrë diskrete të paktën dy punonjës të ambasadës amerikane të akuzuar për ryshfet ndaj zyrtarëve të inteligjencës spanjolle në këmbim të sekreteve shtetërore, raportoi të enjten gazeta El Pais, duke cituar burime qeveritare. Asnjë vend nuk e konfirmoi menjëherë dëbimin, por ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, e pyetur për këtë rast, hodhi poshtë rëndësinë e tij për marrëdhëniet midis dy vendeve. Ajo konfirmoi se një hetim gjyqësor për “sjellje të parregullta” në shërbimin e inteligjencës spanjolle CNI është duke u zhvilluar, raporton Reuters. “Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miq,…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perëndimore për ngritjen e asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Konjufca tha se nëse presioni vazhdon vetëm mbi Kosovën dhe Perëndimi nuk e bind dot Serbinë të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, ai nuk beson se këto përpjekje do të prodhojnë rezultate së paku në periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Konjufca tha gjithashtu se nuk i takonte Bashkimit Evropian…
The object of this analysis are the frightening parallels between Serbia and Hamas in terms of the conceptual and political culture that promotes despotism and authoritarianism as forms of government. This type of preference, or rather the silent consent of citizens for this spirit of government, has created the preconditions for slipping into the terrain of “humanitarian despotism” alias the legality of modern terror. By Dr. Sadri RAMABAJA* Despotism and authoritarianism vs liberal democracy Despotism and authoritarianism are the most established forms of government and political control in the native world, although they are nuanced expressions and are used differently…
Mbase, ideja për “KRYEMINISTËR TË PARË SHQIPTAR”, nuk do të duhej të kuptohet si trofe që e bën më të suksesshëm vrapin politik të një partie të vetme. Por, përkundrazi – maratona shqiptare në Maqedoni do ta kishte kuptimin e vet të plotë vetëm nëse garën e tyre me maqedonasit e bëjnë duke listuar edhe këtë objektiv madhor, që është i mundur nëse menaxhohet mirë nga shumë palë, përfshi edhe shoqërinë civile, intelektualët dhe veprimtarët e ndryshëm. Nga Emin AZEMI / Shkup Raportet shqiptaro-maqedonase gjithmonë janë diktuar nga rrethanat e brendshme që kanë qenë rezultat i konfigurimeve politik e shoqërore.…