Kur politikanët vrasin njeriun, shpresënn, të ardhmen… Xhufi: Është një gjë tejet pozitive, që rolin e lokomotivës së trenit të shpresës e të optimizmit e ka marrë, siç i takon, sistemi i rinovuar i drejtësisë, i cili ka filluar të japë prova shpresëdhënëse. [DITA, 29 Tetor, 2023] “Populli ua ka taksur tashmë këtyre myteberëve gjykimin e vet moral. Rëndësi ka fakti, që modele çnjerëzore jete, kulture e morali si ato që ka servirur me shumicë politika në këto vite, të neveriten e të refuzohen nga fëmijët tanë dhe nga fëmijët e fëmijve tanë. Dhe kjo nuk është pak” – thotë…
Author: admin
Pjesës hebraike të varrezave vjeneze iu vu zjarri, u vizatuan svastika [01 nëntor, 2023] Autorë të panjohur u vunë zjarrin objekteve në pjesën hebraike të varrezave qendrore në Vjenë të mërkurën mbrëma dhe gjatë procesit pikturuan simbole antisemite, përfshirë svastika, transmeton Hina. “Një pjesë e sallës për ceremonitë e varrimit u dogj dhe svastika u pikturuan në muret e jashtme,” tha Oskar Deutsch, president i Komunitetit Kulturor Izraelit të Vjenës, pas një vizite në varreza. Sipas informacioneve nga Zjarrfikësja e Vjenës, një pjesë e objektit është djegur gjatë natës dhe zjarri është shuar në momentin që kanë mbërritur zjarrfikësit. Për…
Bashkimi Evropian paralajmëroi ndihmë financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave [30 tetor, 2023] Bashkimi Evropian planifikon të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin në bllokun e pasur me një investim prej 6 miliardë eurosh, tha presidentja e Komitetit Ekzekutiv të BE-së, Ursula von der Leyen, në Shkup, të hënën, raporton Reuters. Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të përdorin mundësinë për zgjerimin e BE-së dhe të angazhohen në harmonizimin e standardeve të tyre me ato në fuqi në bllok, tha Ursula…
Paralajmërimi i ministrit gjerman të Mbrojtjes: Ne duhet të bëhemi gati për luftë në Evropë [30 tetor, 2023] Shoqëria gjermane dhe forcat e armatosura duhet të përgatiten për një luftë të mundshme në Evropë, tha ministri i mbrojtjes i vendit të dielën vonë. Boris Pistorius tha se lufta Rusi-Ukrainë ka qenë një pikë kthese historike për Gjermaninë, e cila duhet të sjellë një “ndryshim mentaliteti” në politikë dhe shoqëri. “Konflikti në Lindjen e Mesme dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të kenë pasoja edhe në shoqërinë gjermane”, nënvizon ministri Federal i Mbrojtjes. “Gjermania duhet të jetë mbrojtëse, kjo vlen…
Schmidt paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së: secesionizmi i Dodik kërcënon paqen [01 nëntor, 2023] Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar për Bosnjë dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, i raportoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së se situata në Bosnje dhe Hercegovinë po përkeqësohet për shkak të sulmeve të vazhdueshme dhe gjithnjë e më agresive nga zyrtarët serbë të Bosnjës në cënim të Marrëveshjes së Dejtonit. transmeton Hina. Në përputhje me mandatin e tij, Schmidt dërgoi një raport të rregullt gjashtëmujor mbi situatën në BiH në Këshillin e Sigurimit për shqyrtim, siç bënë të gjithë paraardhësit e tij në atë pozicion. Ndryshe…
Izraeli rrethoi qytetin e Gazës [02 nëntor, 2023] Izraeli njoftoi të enjten se kishte rrethuar qytetin e Gazës pas një jave luftimesh tokësore kundër Hamasit dhe bombardimeve të rënda të territorit palestinez. Ushtarët izraelitë “përfunduan rrethimin e qytetit të Gazës” ku ndodhet “selia e organizatës terroriste Hamas”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari, siç raporton France Presse. Izraeli gjithashtu njoftoi se filloi një “sulm të madh” të enjten kundër objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor në përgjigje të një sulmi në qytetin verior izraelit të Kiryat Shmona që plagosi dy persona. Dega e armatosur e Hamasit në Liban…
Preokupimi i qeverisë serbe me të drejtat e serbëve etnikë në Kosovë ka prapavijë të qartë ekspanzioniste. Ai po I shërben Serbisë, ngjashëm si Rusisë në prag të invazionit në Ukrainë, për të siguruar një justifikim për një fushatë ushtarake qoftë edhe të pambrojtur moralisht dhe ligjërisht. Nga Dr. Sadri RAMABAJA Gjatë gjithë procesit të dialogut mes Beogradit e Prishitnës, për plot një dekadë, regjimi i Vuçiqit, përveç referimit ndaj kërcënimit të pretenduar të shkeljes së interesave serbe nga Perednimi, me theks gjatë këtyre dy viteve të fundit, është përpjekur gjithashtu të justifikojë “zgjidhjen ushtarake”. Në këtë plan ai u…
Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare humanitare në kohë lufte Nga Dr Selim IBRAIMI Luftërat gjithmonë sjellin tragjedi për popujt. Më së shumti vuan popullata e pambrojtur e cila detyrohet të zhvendoset, të bëhet cak i sulmeve dhe i bombardimeve të pafajshme nga ushtritë armike. Shtetet ndodhë që të arsyetojnë veprimet ushtarake mbi popullatën për interesa më madhore. Por kjo dihet se nuk është e drejtë. Për më shumë, rasti i fundit në Gazë ku për arsye të bllokadës dhe bombardimeve nga ushtria e Izraelit (IDF), qytetarët Palestinës tashmë po vriten. Paralelisht, edhe qytetarët izraelitë janë bërë peng i politikave të…
Si po dështon BE-ja t’i respektojë obligimet ndaj Ahtisaarit AUGUSTIN PALOKAJ Javën e shkuar vdiq Marrti Ahtisaari, ish-Presidenti i Finlandës, i njohur si njëri prej ndërmjetësuesve më të mirë që ka njohur bota për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme. Për punën e tij, përfshirë edhe në zgjidhjen e statusit të Kosovës, ai kishte fituar edhe çmimin Nobel për paqe. “Nëse nuk mundet Ahtisaari, nuk mundet askush”, thoshte një zyrtar i lartë i BE-së, kur Ahtisaari ishte emëruar si i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për të udhëhequr procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Vetë Ahtisaari…
Lufta për rendin botëror Bipolar ose Multipolar: Rritja e fuqive të reja po ndryshon ekuilibrin global të fuqisë. Cilat janë pasojat për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut? Nga Dr Marc Saxer Ukraina, Kaukazi dhe Lindja e Mesme. Shpërthimi i dhunës shënon fundin e Pax Americana. Rritja e fuqive të reja po ndryshon ekuilibrin global të fuqisë. Nuk është ende e qartë nëse bota e së nesërmes do të jetë bipolare apo multipolare. Nëse rivaliteti sistematik amerikano-kinez përshkallëzohet në një luftë të ftohtë, një rend bipolar i blloqeve konkurruese mund të shfaqet përsëri. Nëse, nga ana tjetër, qendrat…