Krahasimet e kobshme të Edi Ramës! Nëse Edi Rama në projeksionet e tij futuriste e parashikon veten në ndonjë post të rëndësishëm ndërkombëtar, kjo nuk mund të bëhet duke shkelur mbi Kosovën dhe gjithçka që ka arritur ajo me gjak, sakrifica e shantazhe të ndryshme. Nga Emin AZEMI, Shkup Edi Rama – një orator brilant, por një mendimtar tepër i dobët, kur bën krahasime të kobshme dhe tepër të rrezikshme (Hamasin e krahason me Qeverinë e Kosovës, Serbinë e krahason me Izraelin!) Ai jo vetëm që çalon në gjetjen e analogjive, por ai me shkurtpamësinë e tij e amniston totalisht…
Author: admin
Kurti takohet me Scholzin [Tiranë, 16 tetor, 2023] Kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar takim në Tiranë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Nuk dihet zyrtarisht se cila është tema e takimit, por pritet që ata të flasin lidhur me ngjarjet e fundit në Banjskë. Kurti, në margjinat e Samitit në Tiranë, është takuar të hënën edhe me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.
Teksti i plotë i rezolutës së Parlamentit Evropian për sulmin në Banjskë [19 tetor, 2023] Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje. Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës. Teksti i kësaj rezolute, u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE. Në tekstin e…
Biden do t’i drejtohet kombit, fokusi te siguria globale [19 tetor, 2023] Presidenti amerikan, Joe Biden do ta mbajë një fjalim para kombit, pas mesnate, dhe fokusi pritet të jetë në Ukrainë dhe përkeqësim të situatës së sigurisë në botë. Ai pritet ta përmendë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit, teksa përgatitet t’ia kërkojë Kongresit amerikan 100 miliardë dollarë si fonde, pjesa më e madhe e të cilave pritet të ndahet për Kievin. Biden do t’i drejtohet kombit prej Dhomës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, hapësirë që ish-presidentët amerikanë e kanë shfrytëzuar për të mbajtur fjalime në periudha kritike për…
Putin udhëton në Kinë dhe vlerëson propozimin e Pekinit për paqe me Ukrainën [16 tetor, 2023] Presidenti rus Vladimir Putin tha se propozimi i Kinës për paqen me Ukrainën mund të bëhet një bazë reale për një marrëveshje midis Kievit dhe Moskës, sipas një interviste për televizionin kinez të publikuar nga Kremlini të hënën, siç raportohet nga dpa. Presidenti rus do të udhëtojë në Pekin të martën për t’u takuar me liderin kinez Xi Jinping dhe për të marrë pjesë në samitin e Nismës Brez dhe Rrugë. Putin akuzon Ukrainën se nuk i lejon negociatat e paqes: “Si mund të…
Front i ri lufte? Media amerikane: Irani po lëviz trupat ushtarake në Siri pranë kufirit izraelit! Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po zhvendosin disa nga anëtarët e saj në kufirin izraelit, duke shkaktuar shqetësime se mund të hapë një front të ri në përplasjen midis Tel Avivit dhe armiqve të tij rajonalë, raportoi Wall Street Journal. IRGC ka ridislokuar luftëtarë nga qyteti lindor sirian Deir ez-Zor në jug në një zonë afër Damaskut, sipas një këshilltari të qeverisë siriane dhe një aktivisti të Deir ez-Zor. Aktivisti tha se disa nga ushtarët e zhvendosur janë specialistë të raketave. Këshilltari…
Sipas OKB-së, një milion njerëz u larguan në jug të Gazës, dhe sipas Izraelit, 600,000 [16 tetor, 2023] Rreth një milion njerëz janë larguar nga pjesa veriore në pjesën jugore të Rripit të Gazës përpara pushtimit të pritshëm tokësor izraelit, tha koordinatori i urgjencës i OKB-së, Martin Griffiths, që është dukshëm më shumë se shifra e shpallur nga ushtria izraelite më herët të hënën, raporton dpa. . Shifra e paraqitur nga OKB-ja ndryshon nga pretendimet e ushtrisë izraelite se më shumë se 600,000 banorë të pjesës veriore të Rripit të Gazës kanë shkuar në pjesën jugore të saj. Ushtria izraelite…
Serbia: Heq dorë nga dialogu me BE-në, por në vend të kësaj nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën [17 tetor 2023] Serbia nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën të martën, duke mbuluar 10,412 linja apo produkte tarifore serbe dhe 8,930 kineze. Ndërkohë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka anashkaluar samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Kërkohet shkëmbimi i korrespondencës me palën kineze brenda 90 ditëve, me marrëveshjen që pritet të hyjë në fuqi në maj ose qershor dhe të eliminojë shumë tarifa mes dy vendeve. Kjo nuk do të nënkuptonte më tarifa të larta për…
Në ndërkohë, derisa pesë shtetet e BE-së, respektivisht katër shtetet anëtarë të NATO-s, ta njohin Republikën e Kosovës, pas luftës blic në Bajë [Banjska] më 24 shtator, Qeveria do të duhej ta konsideronte si urgjencë krijimin e ALEANCËS SË SIGURISË me SHBA-të, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Kroacinë… , derisa Kosova të arrijë anëtarësimin e plotë në NATO. Nga Dr Sadri RAMABAJA Më 13 janar të këtij viti në takimin e parë të kryeministrit japonez, Fumio Kishida, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në Uashington ishte në fokus ndarja e re e roleve mes Japonisë dhe SHBA-së në aleancën e sigurisë.…
RENDI I NGRIRË Formati i tanishëm i ndërmjetësimit të BE-së është ezauruar, në mungesë të një qasje të unifikuar dhe plani konkret anëtarësimi në BE për Kosovën dhe Serbinë. Përqafimi i një qasjeje aktive nga BE-ja në rajon do të çimentonte rolin e saj si një aktor efektiv në tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe adresimin e tyre në një plan më të gjerë europian. Nga Ditmir BUSHATI Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë, për shumëkënd nuk duhet të ishte befasi. As shpallja…