Author: admin

Stoltenberg: Kemi shtuar patrullimet në veri, Kosova e Serbia t’u kthehen dialogut [12 tetor, 2023] Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të shteteve të NATO-s ndër të tjera është biseduar edhe për tensionet në Kosovë. Stoltenbergu në konferencë për media pas mbledhjes, u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të frenohen nga “veprimet destabilizuese” e t’i rikthehen dialogut. Ai ka thënë se trupat e KFOR-it po patrullojnë më tepër në veri pas tensioneve të fundit. Më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit në një sulm terrorist u vra polici i…

Read More

Nëse qëllimi kryesor i luftës së Putinit është: të shkatërrojë qytetërimin perëndimor dhe vlerat e tij, ai i Vuçiqit është: Krijimi me çdo çmim i “Botës serbe” qofët edhe me kushtin që do të destabilizojë tërësisht rajonin. Në vend që të kërkojë planin C për Kosovën, Perëndimi duhet t’i përmbahet planit A dhe në fund të mbështesë seriozisht Kosovën, pa llogaritje prapaskenash. Nga Dr Sadri RAMABAJA Në rast se qëllimi më i gjerë global i Moskës shkon përtej pushtimit të Ukrainës, e duket se ky është objektivi, sivëllai i tij në Serbi, Vuçiqi, ka objektiva më të qarta dhe afatshkurtëra:…

Read More

TË BASHKUAR PËR KOSOVËN Nga Ditmir BUSHATI Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të drejtë u dënuan me ashpërsi nga e gjithë bota demokratike. Edhe në Shqipëri, të gjithë krahët e politikës për pak minuta u bashkuan në mesazhet e tyre për dënimin e sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mesazhet ishin thuajse të njëjta, në pajtim të plotë me praktikat e qëndrimeve të mbajtura nga Shqipëria për të tilla ngjarje. Denoncohen me emër inspiruesit dhe autorët e sulmeve, sikundër shprehet solidariteti me familjarët e viktimave, popullin dhe…

Read More

Sulmi kundër Kosovës sugjeron zhvillime të paparashikuara në të ardhmen Nga Dr Selim IBRAIMI Përderisa SHBA-ja ka kërkuar nga Serbia tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën, dhe NATO ka vendosur të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë, ngjarjet e fundit në veri ku njësi të specializuara serbo-ruse sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë një pjestarë të policisë së shtetit, janë indikatorë se terrorizmi nuk është vetëm vepër e aktorëve jo shtetërorë, por i sponzorizuar edhe nga vetë shtetet për qëllime të caktuara politike. Nga video regjistrimet e publikuara pas sulmit në Banjskë të Kosovës ku vërehen forca të…

Read More

Distanca Tiranë-Beograd në radarët e Kosovës Politikat e jashtme zyrtare të Tiranës kundrejt Beogradit gjithmonë janë testuar në Kosovë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë e dikurshme dhe me Serbinë e sotme, kanë kaluar nëpër ngritje, rënie, por asnjëherë nuk kanë qenë të shkëlqyeshme. Nga Emin AZEMI, Shkup Vizita e parë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Beograd, më 1946, ende mbahet mend nga banorët e moçëm të këtij qyteti, sidomos nga të moshuarat e sotme, të cilat dikur nuk e kishin fshehur simpatinë e tyre për djaloshin joshës të ardhur nga Tirana. Kjo herezi rinore e shfaqur rrugëve të…

Read More

Sovraniteti i Kosovës, themel i Ballkanit demokratik Kur dështon arsyeja universale, përfundimisht i hapet rruga arsyes instrumentale dhe përfundojmë në një terren ku nuk ka më të mirë e të ligj, të drejtë e të padrejtë, as nuanca në mes tyre, por vetëm moralizime të pasinqerta, pafuqi dhe dhunë. Shkruan: Arbër ZAIMI, Tiranë Viti 2023 ka qenë vit i vështirë për dialogun Kosovë- Serbi. Përballë presionit ndërkombëtar, Kosova vendosi të tregohet konstruktive dhe të shfaqë gatishmëri për ta nënshkruar propozimin franko-gjerman, por Serbia vazhdoi ta luajë lojën e rrugaçit. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, menjëherë pas takimit në Bruksel, tha se…

Read More

Një analizë e limituar mbi terrorizmin shtetëror serb në Veri të Kosovës në 24 shtator Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj ka reaguar nga burgu për sulmin që ndodhi në Veri të Kosovës. Ai ka analizuar në rrjetet sociale sulmin e terroristëve serbë, duke treguar qëllimet e tij. Po ashtu analizon dhe reagimin e Prishtinës dhe jep disa këshilla. Goxhaj u arrestua për llogari të Hagës, pasi në mënyrë absurde akuzohet se ka nxjerrë sekrete hetimore për gjyqin që po zhvillohet kundër liderëve të UÇK. Nga Dritan GOXHAJ Çdo lloj veprimtarie ushtarake, e bërë kjo qoftë nga një ushtri e rregullt,…

Read More

ÇKA NDODHI ME 24 SHTATOR 2023? Nga Ali MEHMETI Edhe dy javë pas aksionit të dështuar të grupit diversant terrorist serb, ka mendime të ndryshme se çka ndodhi? Qëndrimi zyrtar dhe pohimi i Qeverisë së Kosovës se u tentua një aneksim i veriut të Kosovës shumë vetave ju duket i ekzagjeruar, sepse me një kompani ushtarake, sado mirë e armatosur dhe e stërvitur, aneksimi nuk do ishte i mundur. Dhe kjo qëndron. Ajo që nuk qëndron është mendimi i të njëjtëve se e gjitha do mbetej në këtë kompani. E vërteta është se kjo kompani ishte menduar vetëm sikur një…

Read More

Shqetësim në Perëndim: Sllovakia duket se po i bashkohet simpatizantëve të Putinit Kandidati kryesor në zgjedhjet parlamentare është zotuar të mos dërgojë “asnjë fishek të vetëm” në Ukrainën fqinje – një shenjë e pakësimit të mbështetjes evropiane për një viktimë të agresionit rus. Fitorja në zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë e Robert Fico, një ish-kryeministër që mbajti një qëndrim pro-rus gjatë fushatës, është një tjetër shenjë e zbehjes së mbështetjes perëndimore për Ukrainën ndërsa lufta zvarritet dhe vija e frontit mbetet kryesisht statike. Sllovakia është një vend i vogël me simpatitë historike ruse dhe është e paqartë se çfarë lloj qeverie…

Read More

“Të gjitha institucionet serbe janë të përkushtuara për ta rikthyer Kosovën nën kontroll” Historiani zviceran Oliver SCHMITT shpjegon situatën në Kosovë dhe dështimet e Zvicrës dhe vendeve të tjera perëndimore [2 tetor 2023] Gazetari Benjamin von Wul: Edhe pse Rusia gjithashtu ka imponuar ushtarakisht separatizmin pro-rus në Abkhazi, Osetinë e Jugut, Transnistria dhe natyrisht në Ukrainën lindore, Putini gjithmonë ka hequr çdo kritikë duke thënë se NATO ndërhyri në anën e Kosovës në vitin 1999. A është i vlefshëm ky krahasim? Oliver Jens Schmitt: Jo, këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Njëra ishte një ndërhyrje humanitare për të parandaluar…

Read More