Kurti flet me Sullivan: Kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë Prishtinë, 29 shtator 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se ka biseduar me këshilltarim për Sigurinë Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan. Kurti ka falendëruar ShBA-të për mbështetjen e tyre rreth sigurisë kufitare të Kosovës, njëashtu ka kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve “luftarake” të Serbisë. “E siguroi atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti.
Author: admin
FAZ: Loja serbe 29 shtator 2023 Gazeta prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” në një shkrim të gazetarit Michael Martens ka shpërfaqur lojërat e Serbisë ndër vite, duke i ndërlidhur me rastin e fundit të Banjskës ku një grup i armatosur e uniformuar serbësh vranë policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Duke nisur me ato që i ka quajtur lojëra cinike, gazetari Michael Martensi ka shkruar fillimisht për nisjen e luftërave në Jugosllavi. Ka thënë se në kohën e Jugosllavisë, në kohën kur nisën vrasjet në Kroaci e Bosnje nga trupat e financuara dhe të dërguara nga Beogradi, presidenti i asaj kohe,…
Ambasadori gjerman në Kosovë: Dikush do t’ia lë fajin atij [Radoiçiqit] 29 shtator.2023 Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, është shprehur rreth zhvillimeve të fundit në veri. Ai në emisionin #KallxoPërnime, ka thënë se mendon që dikush dëshiron të hedhë të gjithë fajin vetëm mbi Millan Radoiçiqin. “Ne mund të mos e kuptojmë kurrë për krejt atë që ka ndodhur në prapavijë, por është e qartë për mua se po të ishte sukses (ky aksion) atëherë suksesi do të kishte shumë baballarë apo prindër, e faji (apo dështimi) gjithmonë mbetet jetim”, ka thënë ambasadori gjerman. Ai ka shtuar se…
NATO konfirmon dërgimin e forcave shtesë në Kosovë 29 shtator 2023 Trupa shtesë të NATO-s do të vendosen në Kosovë. Këshilli i Atlantikut të Veriut njofton me një deklaratë se ka autorizuar këtë të premte që forca shtesë të vendosen në Kosovë për të adresuar situatën aktuale, të krijuar pas sulmit të armatosur të grupit paramilitar serb në Zveçan. Vendimi i NATO-s vjen pesë ditë pas ngjarjeve të ndodhura në manastirin e Banjskës, ku humbi jetën edhe efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Deklarata e NATO-s: Misioni KFOR i NATO-s ka një prani të dukshme në mbarë Kosovën. Ne…
SHBA-të të shqetësuara për grumbullimin e trupave serbe Prishtinë, 30 shtator 2023 – Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për një grumbullim “të paprecedentë” të trupave nga Serbia në kufirin me Kosovën. Presidenti i Serbisë e mohon këtë. Përgjegjësinë për sulmet e së dielës së kaluar ka marrë tashmë një politikan serb i Kosovës. Për shkak të rritjes së tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, SHBA-të i kanë bërë thirrje palës serbe që të deeskalojë menjëherë. Uashingtoni shprehu shqetësimin për një grumbullim të pazakontë të trupave serbe në kufirin me Kosovën. Sekretari amerikan i Shtetit ,Antony Blinken, i telefonoi presidentit serb…
[21 shtator 2023] Të enjten opozita pro-evropiane në parlamentin serb nënshkroi të ashtuquajturën Marrëveshje për Fitore, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi i të gjitha partive dhe lëvizjeve opozitare për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta në të cilat do të kundërshtojnë qeverinë aktuale. , e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS), transmeton Hina. E vetmja rrugëdalje nga kriza e thellë në të cilën ndodhet Serbia është organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe të Beogradit, sepse qytetarët e Serbisë jetojnë gjithnjë e më vështirë, korrupsioni dhe krimi janë të lidhura me majën e shtetit dhe…
[20 shtator 2023] Rusia dhe Kina kanë një qëndrim të përbashkët për formimin e një bote shumëpolare, gjë që u konfirmua nga vizita e fundit e liderit kinez Xi Jinping në Federatën Ruse, tha Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën, më 20 shtator, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm kinez. Wang Yi në Shën Petersburg.raportojnë mediat ruse. “Ajo (vizita) i dha një shtysë të mirë zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kjo i referohet çështjeve ndërkombëtare. Ne flasim këtu nga pozicioni unik i formimit të një bote multipolare, dhe jo një botë sipas disa rregullave që askush nuk mund t’i shohë,…
Konflikti në rajonin e Nagorno-Karabakh u përshkallëzua të martën. Azerbajxhani nisi një ofensivë me qëllim gjoja për të luftuar terrorizmin. Azerbajxhani tha se filloi “operacionet anti-terroriste” në rajonin e Nagorno-Karabakh të martën. Ministria e Mbrojtjes në Baku tha se operacionet ishin drejtuar kundër forcave armene. Disa qytete janë nën “granatim intensiv”, sipas misionit të Nagorno-Karabakut me qendër në Armeni. Pasdite, kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se ushtria e Azerbajxhanit kishte nisur një operacion tokësor në rajonin e diskutueshëm të Kaukazit të Nagorno-Karabakut. Azerbajxhani ka nisur një “operacion të forcave tokësore” me qëllim të kryerjes së “spastrimit etnik” kundër popullsisë armene…
[22 shtator 2023] Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje së bashku me dy priftërinj bjellorusë, tha të premten kryeministri Nikolai Denkov në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së vendit të tij, transmeton dpa. Ata u akuzuan për veprime kundër interesave të Bullgarisë dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (DANS) i regjistroi si persona që duhet të dëbohen nga vendi, siç tha Denkov, ata ishin të listuar në një raport sekret. Kisha në Sofje do të ndalojë së punuari derisa Kisha Ortodokse Ruse të marrë një vendim për të ardhmen e saj, tha ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova…
[22 shtator 2023] Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj. Në ceremoninë solemne të diplomimit, atyre iu ofrua mbështetje nga institucionet shtetërore për ta vazhduar rrugëtimin në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit Nga 317 rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që iu nënshtruan stërvitjeve ushtarake dymujore, 302 arritën të diplomohen të premten.Stërvitjet që nisën më 24 korrik u përmbyllën me një ceremoni solemne në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, theksoi se uniforma që do ta mbajnë rekrutët…