Maqedonia e Veriut dëbon tre diplomatë rusë [16 shtator, 2023] Maqedonia e Veriut ka dëbuar tre diplomatë rusë, që shënon dëbimin e tretë të diplomatëve të këtij shteti që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të shtunën, më 16 shtator, se diplomatët janë dëbuar për shkak të “veprimtarisë së tyre në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, pa dhënë detaje tjera se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë. “Më 12 shtator, ambasadori i Federatës Ruse është thirrur në Ministrinë e Punëve të…
Author: admin
Tajvani detekton afër 30 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit [17 shtator 2023] Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit më 17 shtator dhe shumica e tyre kanë kaluar vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, thanë autoritetet në Taipei. Sipas autoriteteve, fluturaket kineze kanë kryer misione të paspecifikuara “me rreze të gjatë veprimi”. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 20 avionë u detektuan mëngjesin e së dielës të cilat kaluan vijën që ndan Tajvanin nga Kina dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit vetëqeverisës. Sipas Tajvanit, fluturaket hynë në pjesën juglindore të ishullit. Kina ka…
Serbia vazhdon të jetë partneria më e fuqishme e Rusisë në Ballkan. Kremlini mirëpret çdo partner që ndjek politika antiperëndimore. Ndërkaq rikthimi tek Lufta e Ftohtë, na kthen gjithashtu tek “loja pa rregulla”. Nga Dr Sadri RAMABAJA Ditë më parë lideri i Partisë Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin, së bashku me deputetë të tjerë të kësaj force, i kanë dorëzuar Kuvendit serb një kërkesë përmes së cilës synohet anëtarësimi i Serbisë në organizatën BRICS, ku përfshihen Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Vulin vazhdon të jetë tutje Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi pavarsisht se akuzohet…
Franca don ta bëjë Kosovën peng të Serbisë Nga Shaban Murati Nuk është e qartë përse Franca, që është një ndër arbitrat kryesorë të dalogut të ndërmjetësuar nga BE midis Serbisë dhe Kosovës, vendosi papritur të dalë hapur në rolin e saj, (deri tani prapaskenor), të arbitrit të njëanëshëm në favor të Serbisë. Madje e ndërmori këtë manfestim publik personalisht presidenti i Francës, Emanuel Makron, i cili në 28 gusht doli me deklaratën e befasishme se “Franca dhe Gjermania kanë bërë premtime për politikën e vizave ndaj Kosovës, por kjo mund të rishikohet nëse Kosova dhe Serbia nuk sillen me…
Integrim rreth vlerave dhe interesave përbashkuese [Mësim nga historia] Nga Mailinda Zeneli “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, pasi importet e kompanive amerikane në Serbi, po pakësohen me ritëm alarmues.” – Kosova Press. E njëjta oligarki amerikane, që investon fuqishëm në Serbi, madje edhe në prodhimin e armëve, jo vetëm ka investime tejet të papërfillshme në Kosovë, por ndërhyn hapur në politikën e brendshme duke e trajtuar Kosovën si protektoratin e vet. Serbia është i vetmi vend fqinj që nuk njeh integritetin territorial dhe…
A duhet dhe a mundet Shqipëria të adoptojë euron në mënyrëtë njëanshme? PROF. Evarist STOJA PROF. Arben MALAJ Lloji i monedhës kombëtare dhe i kursit të këmbimit nuk mund të konsiderohet “shkopi magjik” që zgjidh të gjitha krizat qe shfaqen dhe rishfaqen here pas here. Në debatin e mbajtjes së lekut apo adoptimin e euros, në mënyrë të njëanshme si monedhë kombëtare në Shqipëri, duhet të merret parasysh se sistemet e kursit të këmbimit nuk janë zgjidhje e njëjtë për të gjitha vendet, por kushtëzohen kryesisht nga: shkalla e hapjes së ekonomisë; nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe nga stabiliteti…
Makthi rajonal i radhës i Bidenit Nga Dr. David A. Grigorian* [Geopolitical Monitor, 30 gusht 2023] Një krizë humanitare në territorin e diskutuar prej kohësh të Nagorno-Karabakut po ekspozon dobësinë e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe dështimin e administratës së Bidenit për të përmbushur premtimet për të mbrojtur armenët nga rreziku i një gjenocidi tjetër. Përgjithësisht i injoruar nga pjesa tjetër e botës, Nagorno-Karabakh është një copë toke në malet e Kaukazit midis detit të Zi dhe atij Kaspik. Populli i saj është torturuar për 35 vjet nga luftimet pa pushim midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Deri kohët e fundit,…
A po shpërbëhet NATO? Republikanët amerikanë janë gjithnjë e më skeptikë për mbështetjen e Ukrainës. Pas zgjedhjeve presidenciale, Evropa mund ta gjejë veten e vetme. Dr Phillips Payson O’Brien*, Boston Europa dhe Shtetet e Bashkuara janë gati të marrin rrugë të ndryshme në marrëdhëniet ndërkombëtare pas dekadash konsensusi. NATO ka qenë konstanta më e rëndësishme e arkitekturës globale të sigurisë që nga viti 1949. Aleanca, e krijuar fillimisht midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe dhjetë vendeve të Evropës Perëndimore, fitoi Luftën e Ftohtë dhe më pas u zgjerua për të përfshirë pjesën më të madhe të Evropës. Është aleanca më…
Kur qeveria minon sundimin e ligjit Nga Dr Selim IBRAIMI Ekziston ende një dilemë në opinion nëse do të ndodhë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE). Zyrtarët e BE-së së fundmi kanë propozuar një datë anëtarësimi të vendeve të rajonit- atë të 2030-ës. Sa është reale 2030-ta nuk dihet, duke marrë parasysh mungesën e shtetit të së drejtës dhe shumë çështje tjera të hapura. Për një qeveri të përkushtuar ndaj reformave ndoshta viti 2030 nuk është aq larg. Por bazuar në reformat që duhet vendet e rajonit dhe Maqedonia e Veriut t’i bëjnë dhe përfundojnë me sukses, 2030-ta…
Arritje historike, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030 Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, ku Kosova ka fituar organizimin e Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës ishte kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku folën kryeministri i Albin Kurti dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi. Kandidatura “Prishtina 2030” ishte në rend të ditës prej orës 15:30, ku edhe u zgjodh si fituese. Kjo është konfirmuar pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare…