Presidenti Biden takohet me Kryeministrin kinez Li 10 shtator, 2023 Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të dielën se zhvilloi takimin e nivelit më të lartë me përfaqësues të Kinës pas muajsh të tërë, duke shtuar se nuk pritet që për shkak të problemeve ekonomike Pekini të ndërhyjë në Tajvan. Zoti Biden tha se u takua me numrin dy të Presidentit Xi Jinping, Kryeministrin Li Qiang, gjatë punimeve të G20 që u mbajt në Nju Delhi të Indisë. Ky ishtë takimi i nivelit më të lartë mes dy fuqive në thuajse 10 muaj që kur zoti Biden zhvilloi…
Author: admin
Integrimi evropian në fokus të samitit Bërdo-Brioni [11 shtator 2023] Të hënën në Shkup mbahet samiti i radhës i Bërdo-Brionit, gjatë të cilit, sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shtetet pjesëmarrëse “do të riafirmojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”. Në këtë takim, sipas kabinetit të presidentit maqedonas, marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; i Shqipërisë, Bajram Begaj; i Serbisë, Aleksandar Vuçiq; e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; i Kroacisë Zoran Millanoviq, anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq…
Erdogani kërkon që Rusia të mos “margjinalizohet” në ujdinë për drithërat [10 shtator 2023] Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje të dielën që Rusia të mos “margjinalizohet” në bisedimet për ringjalljen e një marrëveshjeje të rëndësishme për eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi. “Asnjë proces që e margjinalizon Rusinë në iniciativën e Detit të Zi për drithërat nuk do të jetë i zbatueshëm”, tha Erdogani për gazetarë në mbyllje të samitit të G20-ës në Nju Delhi më 10 shtator. Ai njoftoi për një takim të ardhshëm rreth kësaj çështjeje mes përfaqësuesve nga Rusia, Ukraina dhe…
Samiti i G20-ës në Nju Delhi ka përfunduar; Modi bën thirrje për një takim virtual në nëntor [10 shtator 2023] Një samit i Grupit 20 në Nju Delhi përfundoi të dielën me ceremoninë që India i dorëzoi presidencën e bllokut Brazilit, ndërsa si SHBA ashtu edhe Rusia vlerësuan konsensusin që nuk e dënoi në mënyrë eksplicite Moskën për luftën në Ukrainë, por u bëri thirrje anëtarëve të shmangin përdorimin e forcës, raportoi Reuters. Kryeministri indian Narendra Modi u kërkoi drejtuesve të grupit të zhvillojnë një takim virtual në nëntor për të shqyrtuar përparimin në propozimet e politikave dhe qëllimet e…
[06 shtator, 2023] Armenia njoftoi se do të jetë nikoqire e stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara, që janë planifikuar të mbahen javën e ardhshme. Ky zhvillim ka të ngjarë të zemërojë Rusinë. Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se stërvitjet “Eagle Partner 2023” do të mbahen nga 11 deri më 20 shtator. Stërvitjet, sipas kësaj ministrie, janë për përgatitjen e forcave armene për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare. Ende nuk dihet numri i personelit ushtarak të SHBA-së dhe Armenisë që do të përfshihen në stërvitje. Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni dhe e sheh veten si…
[06 shtator, 2023] Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të mërkurën në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar. Vizita ka si qëllim të tregojë besim tek forcat ukrainase dhe të rikonfirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Zoti Blinken pritet të njoftojë dhe një paketë të re ndihmë amerikane në vlerën e më shumë se 1 miliardë dollarëve. Ai mbërriti disa orë pasi Rusia ndërmori një sulm me raketa ndaj kryeqytetit të Ukrainës dhe ndërsa ai takohej me udhëheqësit e vendit, sulmet ruse ndaj qytetit lindor të Kostiantynivkas, shkaktuan vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 32 të tjerëve. Kjo…
[05 shtator, 2023] Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog të martën i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe rivalëve të tij politikë që të gjejnë kompromisin për t’i dhënë fund krizës së krijuar për shkak të reformës në sistemin e drejtësisë, në prag të një seance të rëndësishme dëgjimore në gjykatë. Zoti Herzog deklaroi të hënën se ka biseduar me udhëheqësit e koalicionit dhe ata të opozitës javëve të fundit, pjesë e një përpjekjeje të re për të arritur një sërë marrëveshjesh gjithëpërfshirëse, që do të parandalonin një krizë kushtetuese dhe garantonin demokracinë pas protestave të shumta. “Ka momente në kriza…
[06 shtator, 2023] Partia dhe lideri i saj, që ka emëruar Lajçakun në dy legjislatura të ndryshme Ministër të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, mund të udhëheqë koalicion kryesor për të fituar zgjedhjet e 30 shtatorit në Sllovaki. Ky koalicion pritet të ketë pjesë të tij dhe parti të së djathtës ekstreme proruse që kërkojnë daljen e Sllovakisë nga NATO Më 30 shtator, Sllovakia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Rezultatet e tyre mund të çojnë në një zhvendosje të pushtetit drejt forcave që kundërshtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë, duke avokuar për paqe me Rusinë dhe madje duke…
[06 shtator 2023] Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s. Kështu ka bërë të ditur Presidenca, teksa është shpalosur edhe agjenda e takimeve. “Të enjten, në orën 14:00, Presidentja Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral. Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do t’i adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media”. “Gjatë vizitës zyrtare në NATO, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s,…
Nga: Dr. Gurakuç Kuçi Situata e sotme gjeopolitike është e paprecedentë, nëse Lufta e Ftohtë ka prodhuar shumë mësime gjeopolitike, sot kemi një dinamikë substancialisht më pragmatike dhe real-politike. SHBA-ja bashkëpunon me armikun e saj pothuajse kryesor, Iranin për naftën, në anën tjetër partneri strategjik i SHBA-së Arabia Saudite bashkëpunon me Rusinë. Çmimi i naftës është vazhdimisht në rritje dhe si duket nga rrethanat aktuale do të vazhdoj të shënoj rritje për të paktën deri në fund të vitit duke mbetur kështu një aset i rëndësishëm energjetik. Arabia Saudite dhe Rusia, anëtarët kryesorë të OPEC+ kanë njoftuar se do të…