Nga Shaban Murati A nuk është tragjike dhe e çuditëshme që nga i gjithë Ballkani vetëm kufijtë e kombit shqiptar po kafshohen, si në Veri nga Serbia, ashtu dhe në Jugë nga Greqia. Akoma më tragjik është fakti që, ndërsa në Konferencën e Londrës të vitit 1913 kufijtë na i ndanë pa i pyetur fare shqiptarët, tani mbi 100 vjet më pas po na i kafshojnë kufijtë me implikimin dhe konsensusin e udhëheqësve shqiptarë. Shikoni ku i kanë pasur kufijtë shtetërorë Serbia dhe Greqia, kur u shpallën shtete të pavarura, dhe shikoni ku i kanë sot dhe sa i kanë…
Author: admin
Sociologu nga Moska Greg Yudin flet për kotësinë e negociatave me Kremlinin dhe gabimet në politikën gjermane për Rusinë. [Intervistoi: Julika Luisa Enbergs] Lufta në Ukrainë tani po kalon më se 17 muaj. Nga jashtë është e vështirë të gjykosh se çfarë mendon popullata ruse për pushtimin. Sa unanime është shoqëria për këtë çështje? Shoqëria është thellësisht e ndarë. Po flasim për një vend në të cilin njerëzit kanë pak besim të ndërsjellë dhe pak interes për politikën, priren të mos përfshihen në politikë dhe gjithashtu nuk besojnë se mund të ndikojnë në politikë. Lufta perceptohet kryesisht si diçka që…
Nga Dr George Friedman [5 shtator 2023] Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi gjatë fundjavës se ai zëvendësoi ministrin e tij të mbrojtjes me dikë të ri – jo befasuese, duke pasur parasysh lodhjen që ministri duhet të ketë duruar që nga pushtimi rus (dhe madje edhe më parë). Megjithatë, masa ka të bëjë më pak me shqetësimin që Zelenskyy ndjeu për ministrin e tij të mbrojtjes dhe më shumë për faktin se Ukraina ka arritur një fazë kritike në luftë. Është kaq kritike, në fakt, që një grup gjeneralësh të lartë amerikanë u takuan me gjeneralët ukrainas në kufirin me…
Nga Adnane Hrioua [Geopolitical Monitor, 31 korrik 2023] Të hënën, më 3 korrik 2023, Ministri Kuvajtian i Naftës, Saad Al Barrak, lëshoi një deklaratë ku shprehte kundërshtimin e tij ndaj atyre që ai i përshkroi si “pretendimet dhe masat iraniane” në lidhje me fushën “Durra” (siç emërtohet nga Kuvajti dhe Arabia Saudite), një fushë gazi në det, duke theksuar se ato “bien ndesh me parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare”. Ministri kujtoi se “fusha është një burim natyror Kuvajti-Saudite dhe asnjë palë tjetër nuk ka asnjë të drejtë për të derisa të përcaktohen kufijtë detarë”. Të nesërmen, më 4 korrik, Ministria…
Ekziston një datë e saktë e fillimit për paqëndrueshmërinë që po mbërthen Afrikën. Ishte 21 marsi i vitit 2012, dita në të cilën në Bamako, kryeqyteti i Malit, disa ushtarë nga baza ushtarake Kati morën pushtetin dhe rrëzuan presidentin e atëhershëm Amadou Toumani Touré. Që atëherë, ushtritë janë bërë lojtarë kyç në të gjithë rajonin e Sahelit. Dhe sot “era e grushteve të shtetit” duket se po përhapet në një pjesë të madhe të kontinentit. Sigurisht, Afrika nuk po i përjeton vetëm tani përvojat e grushteve të shtetit. Por në dekadën e fundit ndërhyrja e ushtrisë është theksuar shumë. Me…
Nga At Gjergj META “Pa pretenduar të japë një recetë të pagabueshme për problemet në rrafshin praktik – ku zgjedhjen e dikton volia – e kemi thënë duke folur për formën e shtetit dhe të institucioneve të tij – Kisha ka për merak mbrojtjen e interesave të mëdha të qënies njerëzore: lirinë, dinjitetin, lulëzimin e tij. Ajo i kundërvihet gjithçkaje që mund t’u bëhet pengesë. Ajo u kundërvihet kështu të gjitha regjimeve totalitare, qofshin të djathta a të majta”. Këto janë fjalë të cituara nga e vetmja vepër e shtetarit francez, Ministrit të Jashtëm të Francës, Robert Schuman-it, një ndër…
Nga Dr Selim IBRAIMI Përderisa liderët e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të përsërisin se janë të gatshëm për integrim në Bashkimin Evropian (BE), disa shtete që kanë çështje të hapura me vendet fqinjë ende veprojnë në bazë të një mentaliteti të vjetër në problemet ndërshtetërore dhe të brendshme. Koncepte të tilla kanë ndikuar në procesin e vendimmarrjes tek zyrtarët qeveritarë me theks në zgjidhjen e çështjeve të vjetra. Edhe pse kanë kaluar mbi tre dekada që kur blloku socialist u shpërbë, vështirësitë në qeverisje të mirë dhe mirëkuptim reciprok në mes shteteve mbesin sfidat kryesore të qeverive aktuale. Nga ana tjetër,…
Nga Shaban Murati Ishte e pazakontë ndërhyrja e hapur brutale e presidentit të Serbisë Vuçiç në procesin e tanishëm të formimit të qeverisë së re të Malit të Zi, e cila duhet të krijohet pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2023. Në një deklarate të tij në 14 korrik presidenti i Serbisë shpalli papritur se formimi i qeverisë së re në Mal të Zi kishte përfunduar, dhe se të gjithë: boshnjakët, kroatët, shqiptarët, morën pjesën e tyre, dhe vetëm serbët nuk po a arrijnë ta marrin, sepse shihen si “faktor destruktiv”. Presidenti i Serbisë njoftoi formimin e qeverisë…
I takon shoqërisë civile, botës akademike, qytetarisë aktive që të ndërtojnë Leviatanin e kufizuar dhe demokracinë progresive, si dëshmi se si popull meritojmë Lirinë. Këtë e kemi obligim moral e historik edhe kundruall spartanëve të UÇK-së, që bënë të pamundurën të mundshme. Nga dr Sadri RAMABAJA Kosova, ky piemont i kryengritjes shqiptare për pavarësi [1910–1912] tok me Pazarin e Ri dhe kryeqendërn e saj Shkupin, me gjithë hapësirën shqiptare në Maqedonin Perendimore, në tetor të vitit 1912, vetëm sa kishin ndërruar pushtuesit; kishte perenduar pushteti shekullor osman, si vise shqiptare ishin gdhirë nën pushtimin e Serbisë.Përballja e rreptë në Merdar…
In The Trap Of Thucydides: The New Albanian-Serbian War? Regional Geopolitical Policy By Dr. Sadri Ramabaja Introduction The insistence on redefining (demarcation) with the Albanians shows that Belgrade does not recognize the political map of Southeast Europe. Even in Belgrade there are heads so hot that they do not hesitate to revive the aspiration of the XLX century for the transformation of Serbia into a Sardinia of the Balkans, ie to create a united superpower in the Balkans, under Serbian rule. Aleksandar Vučić, the Serbian president, is one of those fools of Serbian chauvinism, who sees Belgrade as the capital…