Author: admin

Shën Stalini i Putinit dhe simbioza e stalinizmit me ortodoksinë ruse Nga Shaban Murati Nostalgjia për diktatorët e vdekur është një sëmundje e shtresave të prapambetura në shoqëritë ish-komuniste dhe kryesisht e atyre “kuadrova nga malet”, që diktatorët u dhanë favoret e pasurive të pamerituara, sepse ishin pjesë e nomeklaturave shtypëse dhe vrasëse të diktaturës. Por fenomeni më i habitshëm i ditëve të sotme është procesi i ri i shenjtërimit të diktatorëve dhe krijimit të një simbioze të ideologjisë represive komuniste me kishën ortodokse. Kjo po ndodh aktualisht në atdheun e komunizmit Rusi, me figurën e diktatorit të tmerrshëm rus…

Read More

Një kthesë ironike në kurriz të shqiptarëve dhe krijimi i aleancës serbo-maqedonase Qeveria kosovare duhet të mënjanojë një konferencë ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha për pjesën veriore ose një Dejton të dytë. Një konferencë e tillë do të kishte pasoja fatale. Takimi i fundit serbo-maqedonas në kuadër të “Ballkanit të Hapur” është një tregues se një aleancë sllave është në ngritje, e cila tashmë merr formë të bashkëpunimit në kuadër të euro-integrimeve. Si duket, maqedonasit kanë dëshirë të hynë përsëri nën sundimin modern serb të shek. 21 Shkruan: Dr Selim IBRAIMI, Uashington Dështimi i “Ballkanit të Hapur” një vit pas…

Read More

Dëmtimi i kauzës kombëtare nga politikanë egoistë Në rrethana të ndryshme, dy figurat dominuese të politikës shqiptare në tre dekadat e fundit, e zbulojnë thelbin e tiparit të politikës së tyre: egocentrizmin. Politikanë të tillë, të interesuar veç për pushtetin personal, nuk kanë skrupuj etikë. Për ata gjithçka është e negociueshme, përveç pushtetit personal. Shkruan: Çelo HOXHA, Tiranë Kur Kosova shpalli pavarësinë dhe nisi ndërtimin e institucioneve demokratike, Shqipëria mori drejtim të kundërt. Gjithçka nisi me ndryshimet kushtetuese më 21 prill 2008, që konsistuan në: • Ndryshimin e sistemit zgjedhor. • Ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit. • Ndryshimin…

Read More

Bjellorusia afron Poloninë dhe BE-në Nga Dr George Friedman [15 gusht 2023] Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko mbajti një fjalim javën e kaluar, në të cilin dukej se po i afrohej Perëndimit. Bjellorusia ka qenë një aleat i ngushtë rus prej vitesh; madje mund të konsiderohet një satelit. Në disa raste, rusët kanë përdorur ndikimin politik për të stabilizuar presidencën e Lukashenkos. Pas tentativës për grusht shteti nga Grupi Wagner në qershor, Lukashenko i dha grupit, me miratimin e dukshëm të presidentit rus Vladimir Putin, strehim në Bjellorusi – megjithëse ka prova që shumë prej këtyre trupave janë larguar nga…

Read More

Ndërsa sfidat rriten, Europa në kërkim të mvetësisë? [World Politics Review – WPR, 18 gusht 2023] Rendi liberal evropian viteve të fundit ka qenë i sulmuar nga brenda dhe jashtë. BE-ja u bë një thes i përshtatshëm grushtimi për politikanët oportunistë në shumë prej vendeve anëtare të saj, dhe megjithëse vala populiste që dikur dukej si një kërcënim ekzistencial për unionin është qetësuar që atëherë, pasojat e saj mbeten. Puna për të rindërtuar lidhjet transatlantike me SHBA nën Presidentin Joe Biden është duke u zhvilluar, edhe pse përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rendin evropian nuk janë pakësuar. Rendi liberal…

Read More

Evropa e mashtruar nuk mund ta shohë se ka mbaruar Ndërsa kontinenti përballet me një popullsi të plakur, qendra të reja pushteti janë shfaqur. Nga Gerard Araud*, ambasador Ne evropianët jemi ende të bindur për rëndësinë e kontinentit tonë të vogël jo vetëm në historinë e njerëzimit, por edhe në formësimin e botës sot. Ne u japim leksione kujtdo të bazuar në vlera që besojmë me vendosmëri se janë universale. Ne e mendojmë veten si fisnikë, të fuqishëm dhe me qëllime të mira. Por periudha e fuqisë së vërtetë evropiane ishte në të vërtetë vetëm një goditje historike. E qartë,…

Read More

Raporti i situatës ushtarake të Ukrainës: Vendimi F-16 [25 gusht 2023] Nga Dr Can Kasapoğlu [Instituti Hudson] Shtetet e Bashkuara kanë miratuar vendimin e qeverisë daneze dhe holandeze për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë. 1. Ukraina ka nevojë për F-16 Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë një problem. Në shekullin e njëzet e një, asnjë fuqi tokësore – pavarësisht nga fuqia e armaturës së rëndë, këmbësorisë ose artilerisë – nuk mund të mbizotërojë në luftë pa një minimum të epërsisë ajrore. Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyi, e pranoi këtë në një intervistë…

Read More

“Për shumëkë, Prigozhin ishte një Robin Hood patriot” Kreu i programit FES Rusia Alexey Yusupov për fundin e Wagner-it, dhunën e regjimit dhe stabilitetin e sistemit Putin. Nga Alexey Yusupov Bosi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, vdiq në një aksident avioni. Çfarë ndikimi do të ketë në Rusi rrëzimi i mundshëm? Ndoshta do të duhet të presim pak para se të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk ka shumë rëndësi nëse ishte një lëshim rakete apo një bombë. Sepse shumica absolute e shoqërisë ruse e konsideron rrëzimin si një sulm hakmarrës nga Kremlini. Unë shoh dy efekte kryesore: i pari…

Read More

Shteti shqiptar dhe trysnia e Athinës 23 gusht 2023 | 8:17 Artur ZHEJI Nëse çështja e ashtuquajtur Beleri-Bejleri-Beleris, do të degradojë në një shpërbërje të pandershme të institucioneve shqiptare, do të ketë padyshim një regres të ri, në luftën shtetformuese të shqiptarëve. Në këtë betejë, e cila në fasadë është për lirimin pa kushte dhe në mënyrë antiligjore të Fredi Belerit, thjesht sepse këmbëngul Athina zyrtare, është në “lojë”, shteti ligjor shqiptar! Nëse gjykata shqiptare shkërmoqet edhe kësaj rradhe, humbja nuk do të jetë e Ramës, por e shtetit shqiptar që duhet të jetë gjithmonë e më tepër një institucion…

Read More

Athina dhe Beogradi synojnë përçarje e faktorit shqiptar Nga Melazim KOCI Samiti i Athines i ftuar nga kryeministri Micotakis ishte vetem “Maja e Ajsbergut” të një projekti afatgjatë, qe serish shperfaqi kordinimin greko – serb, per perçarjen dhe margjinalizimin e faktorit shqiptar ne Ballkan. Mosftesa per kryeministrin Edi Rama nuk mund te justifikohet me rastin Beleri dhe eshte evidente qe, pos tjerash, kishte synim thellimin e perçarjes ndershqiptare. Mjerisht perçarja Tirane – Prishtine kishte filluar shume me heret dhe fillet i ka te “Ballkani i Hapur”, qe paradokohe njëanshem u braktise nga Edi Rama. Kerkesat e serishme te Beogradit, Shkupit…

Read More