Pse na duhet BE-ja? Dr Selim Ibraimi Pasi qeveritë e Ballkanit Perëndimor janë përcaktuar për Bashkimin Evropian (BE), kjo nënkupton një mënyrë të re të menduarit, vepruarit, vlerësimit të historisë dhe shikimit të botës. Njëkohësisht, përkushtimi ndaj vlerave evropiane është një koncept më i gjërë nga çfarë deklarojnë zyrtarët e shteteve ballkanike. Për lexuesit është me rëndësi të shihet konstrukti historik social i shteteve të BE-së dhe jetës atje. Mënyra e re e të menduarit ndryshoi shpejt pas dobësimit të rolit të kishës në jetën politike. Reformacioni, Rilindja evropiane dhe së fundi romantizmi hapën një perspektivë të re për Evropën…
Author: admin
Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiqit e Serbisë rrezikon destabilizimin e Ballkanit [Analiza e CNN-it] Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përshpejtuan orientimin e tyre drejt Serbisë. Në vend që të manipulonin kërkesat kontradiktore të shteteve pluraliste dhe të ndara ballkanike, kryeqytetet perëndimore përqendruan pjesën më të madhe të përpjekjeve të tyre në një objektiv të veçantë. Politikat e tyre kishin dy synime. Së pari, për ta futur Serbinë në gjirin e Perëndimit, larg Rusisë. Së dyti, të lejojnë administratat e tyre përkatëse të fokusohen plotësisht në mbështetjen e Ukrainës. Tradicionalisht një nga aleatët më të afërt…
Gjendja e luftës në Ukrainë Nga Dr George Friedman [8 gusht 2023] Një muaj e gjysmë më parë, menjëherë pas tentativës për grusht shteti të Wagner-it, në Moskë dukej se kishte kaos, me të ardhmen e Presidentit Vladimir Putin në pikëpyetje. Kishte indikacione për disa lëvizje drejt negociatave në luftë. Disa nga ato kontakte ishin publike. Drejtori i CIA-s gjatë një vizite në Ukrainë ka zhvilluar një bisedë të zgjeruar telefonike me shefin e inteligjencës ruse. Nuk dihet se çfarë u tha, por nuk ka gjasa që dy shefat e inteligjencës të kenë folur pa diskutim paraprak në nivele më…
Linja e Trans-Paqësorit… Nga JANUSZ BUGAJSKI Pasi demokracitë e Atlantikut të intensifikojnë lidhjet e tyre me demokracitë e Paqësorit për t’iu kundërvënë ekspansionizmit të Kinës dhe për të menaxhuar copëtimin e Rusisë, linja e Trans-Paqësorit do të jetë dinamika e së ardhmes. (Bashkëpunimi) trans-Paqësor, ashtu si ai trans-Atlantik, bazohet mbi një koncept që vë theksin mbi vlerat dhe interesat e përbashkëta për mbrojtjen e pavarësisë kombëtare, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial. Në të njëjtën kohë, kjo është një platformë anti-imperialiste dhe anti-kolonialist për të gjitha kombet e Paqësorit, përfshirë ato shtete që do formohen pas rëniës së Rusisë Japonia është…
Situata ushtarake e Ukrainës: Plani i ri i rekrutimit militarizon më tej Rusinë Nga Dr Can Kasapoğlu [Hudson Institute ] 1. Plani i ri i rekrutimit i Putinit e militarizon më tej Rusinë Duma e Shtetit Rus votoi për rritjen e moshës maksimale për rekrutim nga 27 në 30, duke siguruar më shumë fuqi punëtore të disponueshme për përpjekjet luftarake të Rusisë. Masa do t’i mundësojë Kremlinit të plotësojë forcat e tij që marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës pa nisur një mobilizim tjetër. Ligji i ri ndalon të apostrofuarit të largohen nga Federata Ruse pasi të marrin njoftimin zyrtar…
Një konflikt po shpërthen brenda të majtës amerikane midis radikalëve dhe kampit konstruktiv – pala e tretë që do të qesh mund të jetë e djathta. Dr Michael Kazin / Washington DC Që nga kriza financiare dhe ekonomike e vitit 2008, Recesioni i Madh, e majta amerikane është rritur jo vetëm numerikisht, por edhe politikisht më me ndikim. Bernie Sanders, një socialist i përjetshëm, ka pasur rezultate të respektueshme në dy garat e fundit paraprake për nominimin e Demokratëve. Në Kongres, koalicioni i demokratëve të krahut të majtë, i njohur si Grupi Progresiv, është rritur në mbi 100 anëtarë. Përveç…
Fjala më e shtrenjtë në Serbi, pretendon reista javore NIN e datës 27 korrik 2023, na qenka Kosova. Ndërkaq fjala më e abuzuar në Kosovë, po të kishim një hulumtim të mirëfilltë, mund të rezultojë UÇK-ja, ky sinonim i Lirisë sonë! Nga Dr Sadri RAMABAJA Nëse janë të mirëqena deklaratat e presidentit serb A.Vuçiq, shteti serb i paska ndarë 800 milionë euro në vit vetëm për vijn buxhetore “Kosova dhe Metohia”! “Nuk e di saktësisht, jo çdo gjë shkon përmes Zyrës për Kosovë dhe Metohi, por sipas Ministrisë së Financave, për Kosovën ndahen nga 700 deri në 820 milionë euro…
Gazeta zvicerane NZZ: Paqja në Ballkan rrezikohet nga ambiciet e Serbisë Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e rrezikuar nga ambiciet e vazhdueshme për të formuar një “Serbi të Madhe”. Çelësi i paqes në Ballkanin Perëndimor qëndron në Distriktin e Brckos. Kjo është “thembra serbe e Akilit”, shkruan gazeta e përditshme zvicerane në gjuhën gjermane, Neue Zürcher Zeitung. Në një shkrim me titullin “Si mund ta parandalojë BE-ja “Serbinë e Madhe” me disa qindra ushtarë”, autori Alexander Rothert shkruan se si kreu i Republika Srpskas në Bosnjë Hercegovinë, Millorad Dodik po tenton të krijojë forca ushtarake paralele. “Që nga 21…
Pas blerjes së Chinook, Gjermania do të ketë flotën e dytë më të madhe të helikopterëve të NATO-s Prishtinë/Zagreb, 11 gusht 2023 – Gjermania do të ketë flotën e dytë më të madhe të helikopterëve brenda NATO-s me 60 Chinook që ajo njoftoi se do të blinte muajin e kaluar, tha të premten shefi i Forcave Ajrore Gjermane Ingo Gerhartz, sipas Reuters-it. Reuters raportoi në korrik se Gjermania do të blejë 60 helikopterë Chinook nga Boeing në një paketë që do të kushtojnë deri në 8 miliardë euro, duke përfshirë infrastrukturën e nevojshme për avionin. Marrëveshja përfshin blerjen e helikopterëve…
Lideri i qytetarëve evropianë, Weber, e quajti partinë polake në pushtet armikun më të madh të Gjermanisë! Zoran Meter [Geopolitika News, Zagreb, 9 gusht 2023] Dihet prej kohësh që Gjermania dhe Polonia historikisht nuk përputhen me njëra-tjetrën dhe se marrëdhëniet gjermano-polake nuk janë shumë shembullore për sa i përket fqinjësisë së mirë. Siç dihet, tensionet mes Berlinit dhe Varshavës u krijuan më tej pas fillimit të luftës në Ukrainë, kur autoritetet polake kritikuan ashpër qeverinë e kancelarit Olaf Scholz për reagimin e ngadaltë dhe të pamjaftueshëm në dhënien e ndihmës ushtarake dhe financiare Ukrainës, ndërsa Qeveria e mëparshme gjermane e…