Author: admin

Greg Yudin: “Për sa kohë që Putini është në pushtet, lufta do të vazhdojë” Sociologu nga Moska Greg Yudin flet për kotësinë e negociatave me Kremlinin dhe gabimet në politikën gjermane për Rusinë. [Intervistoi: Julika Luisa Enbergs] Lufta në Ukrainë tani po kalon më se 17 muaj. Nga jashtë është e vështirë të gjykosh se çfarë mendon popullata ruse për pushtimin. Sa unanime është shoqëria për këtë çështje? Shoqëria është thellësisht e ndarë. Po flasim për një vend në të cilin njerëzit kanë pak besim të ndërsjellë dhe pak interes për politikën, priren të mos përfshihen në politikë dhe gjithashtu…

Read More

“Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm”: Politikanët perendimor në letrën drejtuar BE-së dhe SHBA-së kërkojnë më shumë distancë nga Serbia Presidenti i Serbisë Vuçiq po përshkallëzon gjithnjë e më shumë tensionet me Kosovën. Perëndimi po përmbahet nga kritikat – një qasje që politikëbërësit e jashtëm thonë se nuk funksionon më. Politikanët kryesorë nga vende të ndryshme perëndimore i kanë bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, që të kenë qasje më të ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata kanë bërë thirrje të reagohet ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, raporton “Tagesspiegel”. “Përpjekjet e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike…

Read More

Papa Françesku paralajmëron vizitë në Kosovë Papa Françesku ka paralajmëruar që do ta vizitojë Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur ai së fundmi për një media spanjolle. I pyetur nëse ka ndonjë udhëtim të planifikuar përtej atyre të shpallura zyrtarisht, Françesku ka thënë se është duke punuar për vizitë në Kosovë. “Ne jemi duke punuar në Kosovë, por nuk është e përcaktuar.”, është shprehur ai për gazetën Vidanueva, përcjell KosovaPress Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mbarojë me të vegjlit. Kujtojmë që, më 22 qershor,…

Read More

Në gusht pritet të nisin të gjitha fluturimet në korridorin ajror Kosovë-Shqipëri Marrëveshja për korridorin ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ende nuk është duke u zbatuar në tërësi. Ujdia ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë ishte firmosur në vitin 2020. Por, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë për KosovaPress se zbatimi i marrëveshjes për hapjen e korridorit ajror Kosovë-Shqipëri pritet të ndodhë gjatë këtij muaji. Në anën tjetër nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë…

Read More

Zjarrvënësi i Ballkanit e ka emrin Aleksandar Vuçiç Sa herë që Vuçiç gjendet nën presion të brendshëm politik, ai i lëshon nga zinxhirët përkrahësit e tij të dhunshëm në veriun e Kosovës të banuar kryesisht me serbë. Në këtë poker Vuçiç e mban si kartë zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Revista gjermane “Der Spiegel” ka kritikuar ashpër presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për tendencat autokratike në vendin e tij dhe rolin destruktiv në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë. Ndërsa Vuçiç minon paqen në rajon, Perëndimi po tregohet tepër tolerant. Ndaj propagandës së Vuçiqit po hesht sidomos Mirosllav Lajçak, shkruan revista…

Read More

Italia dhe Spanja marrin drejtimin e misionit të policisë ajrore të NATO-s në Balltik Më 3 gusht, detashmentet portugeze dhe rumune në Šiauliai dhe detashmenti i Forcave Ajrore Mbretërore në Ämari, përfunduan turneun e tyre katër mujor, duke mbrojtur hapësirën ajrore të aleatëve të NATO-s në Detin Baltik dhe ia dorëzuan stafetën forcave të ardhura nga Italia dhe Spanja. Në Šiauliai, Italia mori përgjegjësinë nga Portugalia si polici ajrore baltike; Eurofighters italianë – pas një vendosjeje 8-mujore për misionin e përmirësuar të policisë ajrore të NATO-s në Rumani – do të sigurojnë qiellin mbi Estoni, Letoni dhe Lituani në katër…

Read More

POSHTËRIM I RI I SHQIPTARËVE Nga Ali Sh. MEHMETI Ditëve dhe javëve të fundit në Shqipëri, temat kryesore janë hajnitë që lidhen me impiantet për përpunimin e plehrave (incineratorët) në Fier, Elbasan dhe Tiranë, vrasjet dhe zbulimet e vrasjeve të prapambetura ndër vite, që po rezultojnë me burgosje të shumta që shtrihen, nga nënkryetari i Qeverisë së Shqipërisë Arben Ahmetaj deri tek kryetarë komunash, biznesmenë vrasës, prokurorë dhe policë të lidhur me krimin. E gjitha duke falënderuar vetingut në drejtësi dhe ngritjes së një strukture të posaçme të quajtur SPAK (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion). Kurse në Kosovë temat janë…

Read More

Qëndrimi hibrid i disa vendeve të BE-së ndaj Kosovës Në politikën ndërkombëtare, konfliktet e interesave dhe qëndrimet hibride ndaj një çështjeje, siç është Kosova, me theks veriu i saj, janë shumë të zakonshme dhe ndodhin për shkak të shumë faktorëve. Disa prej arsyeve që shpjegojnë qëndrimin hibrid të disa vendeve të Europës janë objekt trajtimi në këtë analizë. Nga Dr Sadri RAMABAJA Në esenë politike të Stefan Reinecke me titull sinjifikativ “Kryelartësia perëndimore” të publikuar në TAZ [Berlin, 5 maj 2023], ndër të tjera ai trajton raportet mes SHBA-ve dhe BE-së në këndvështrimin e interesave gjeopolitike të Unionit Europian. Për…

Read More

Ndërhyrje brutale e Vuçiçit në formatimin e qeverisë së re në Mal të Zi Nga Shaban Murati Ishte e pazakontë ndërhyrja e hapur brutale e presidentit të Serbisë Vuçiç në procesin e tanishëm të formimit të qeverisë së re të Malit të Zi, e cila duhet të krijohet pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2023. Në një deklarate të tij në 14 korrik presidenti i Serbisë shpalli papritur se formimi i qeverisë së re në Mal të Zi kishte përfunduar, dhe se të gjithë: boshnjakët, kroatët, shqiptarët, morën pjesën e tyre, dhe vetëm serbët nuk po arrijnë ta…

Read More

Ballkani Perëndimor, tri prioritetet për Procesin e Berlinit Nga PROF. DR. ARBEN MALAJ Para disa ditësh, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i pyetur për “Ballkanin e hapur”, shpjegoi se janë rreth 50 nisma që duhet të organizohen nën ombrellën e Procesit të Berlinit. Programi më i mirë për ekonominë e tregtisë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ku edhe Kosova është anëtare, është CEFTA, e cila synon eliminimin e barrierave tarifore dhe jotarifore. Barrierat jotarifore janë pengesat më të mëdha për ekonominë dhe nxitjen e tregtisë në gjithë e Ballkanit Perëndimor.…

Read More