Plani franko-gjerman dhe dështimi Borrell-Llajçak Nëse për Serbinë marrëveshja Bruksel-Ohër nuk ekziston, atëherë ajo marrëveshje paska vdekur qysh në ditën kur lindi. Por, kush mban përgjegjësi për vdekjen e planit franko-gjerman? Është vështirë të thuash se mban përgjegjësi vetëm Serbia, kur garancitë që marrëveshja është e gjallë i dhanë njerëz me pozita shumë të larta europiane, Josep Borrelli dhe Mirosllav Llajçaku. Shkruan: Arbër ZAIMI, Tiranë Deklaratat e përsëritura të Aleksandar Vuçiqit dhe të zyrtarëve të tjerë të Serbisë tregojnë se, sipas tyre, nuk ekziston një marrëveshje bazë e arritur në Bruksel dhe aneksit në Ohër, produkt i propozimit franko-gjerman. E…
Author: admin
Agjenda serbe për krijimin e kaosit politik nuk kalon Nga Dr Sadri Ramabaja Shtensionimi i situatës në veriun e Kosovës nuk ju konvenon dy palëve: Serbisë së trashëgimtarit politik të Milosheviqit dhe bandës së inkriminuar që vepron nën siglën PDK, që sot ushtroi dhunë në tempullin e demokracisë. Projekti për funksionimin e Republikës dhe faktorizimi i Kombit pas detyrimit që kishte kryeministri Edi Rama të heq dorë nga projekti serb Open Ballkan, po i vë në lëvizje forcat retrograde. Këto banda të inkriminuara, për fat të keq edhe të veshur me petkun politik, për model kanë prijësit e kundërrevolucionit të…
Sveçla e lidh protestën dhe përgjimin e Buzhalës me luftën hibride nga Serbia [15 korrik 2023] Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e humb betejën në terren në raport me kryeministrin Albin Kurti, dhe sipas tij, tani Vuçiq po tenton të nxisë trazira brenda Kosovës përmes luftës hibride. Si nxitje të trazirës, Sveçla e ka konsideruar protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paralajmëruar për sot. Siç ka shkruar Sveçla, meqë Vuçiqit po i dobësohet pozicioni karshi Kosovës, ai ka vendosur t’i kthehet luftës hibride përmes dezinformatave, duke iu referuar incizimin…
Biden përfundon udhëtimin në Evropë me ‘Garanci Absolute’ të Lidhjeve Transatlantike [14 korrik, 2023] Presidenti Joe Biden përfundoi udhëtimin e tij evropian me një vizitë në Finlandë, ku u takua me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s dhe të vendeve të tjera nordike. Siç njofton nga Helsinki korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, konflikti në Ukrainë ka hedhur një hije mbi të ardhmen e kontinentit. Nga kryeqyteti i Finlandës, presidenti Joe Biden siguroi vendin më të ri anëtar të NATO-s për angazhimin e aleancës. Ai u përpoq të zbuste shqetësimet evropiane se një…
Blinken: Rusia nuk tregon asnjë qëllim për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj luftës në Ukrainë [14 korrik 2023] Rusia nuk tregon shenja të ndryshimit të drejtimit në luftën e saj kundër Ukrainës, tha të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndërsa ministrat e jashtëm nga rreth dy duzina vende u takuan në kryeqytetin indonezian për një mbledhje vjetore të Azisë Juglindore të fokusuar te siguria, raportoi Reuters. Diplomatët kryesorë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ishin midis atyre që udhëtuan në Xhakartë për Forumin Rajonal të ASEAN (ARF). Planet e diskutuara në forum zakonisht janë nën hijen…
Gjermania me strategji të re për të reduktuar varësinë ekonomike nga Kina Prishtinë, 14 korrik 2023 – Gjermania njoftoi dje se do të reduktojë varësinë e saj nga Kina në “sektorët kryesorë”, të cilët do të përfshijnë mjekësinë, bateritë e litiumit të përdorura në makinat elektrike dhe elementët thelbësorë për prodhimin e çipave. Qeveria gjermane ka publikuar “Strategjinë e saj të Kinës”, një dokument me 40 faqe që përshkruan një drejtim të ri në menaxhimin e varësisë së saj nga ekonomia e dytë më e madhe në botë. Perëndimi po kritikon gjithnjë e më shumë Kinën për shkeljen e të…
Suedia bllokon ekstradimin e dy turqve [13 korrik, 2023] Gjykata e lartë e Suedisë bllokoi të enjten ekstradimin e dy turqve, për të cilët Ankaraja thotë se janë pjesë e një grupi terrorist. Vendimi ka gjasa të ndërlikojë përpjekjet e Stokholmit për t’u anëtarësuar në NATO vetëm disa ditë pasi Turqia hoqi pengesat ndaj anëtarësimit të Suedisë. Suedia dhe Finlanda bënë kërkesën vitin e kaluar për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, duke hequr dorë nga politikat e mosangazhimit ushtarak që kishin zbatuar gjatë Luftës së Ftohtë. Turqia kishte frenuar ratifikimin e kërkesës së Suedisë për…
Veriu i Kosovës i ngjan një zjarrëvënie (ndërkombëtare) të qëllimshme! Absurditeti që përcolli ndarjen e Mitrovicës, nuk kërkon ndonjë shpjegim të detajuar për të kuptuar se qysh në qershor të 1999-tës ekzistonte një plan konkret se si duhet të duket një Kosovë defunksionale si shtet. Përfundimisht veriu i Kosovës i ngjan një pjese të makinës së prishur në ofiqinat e eksperimenteve gjeopolitike, e cila qëllimisht nuk riparohet, ose nëse riparohet kjo nuk zgjatë shumë, sepse duhet në vazhdimësi ekperimenti të vazhdojë të ushqejë ambicje që lidhje s’kanë me problemet reale të serbëve lokalë Nga Emin AZEMI Ngjarjet aktuale që po…
Idea serbe e një Dejtoni për konfliktin Serbi-Kosovë Nga Shaban Murati Nuk dihet nëse nga profanizmi diplomatik apo nga tinzarllëku politik, këshilltarët neojugosllavë të kryeministrit të Shqipërisë i sugjerojnë atij herë pas here ide dhe teza serbe, të cilat ai i merr pa u menduar dy herë dhe i shpall autorësinë e vet. I tillë është propozimi i kryeministrit Edi Rama, i paraqitur në 27 qershor në Bruksel presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, dhe përfaqësuesit të lartë të BE për politikën e jashtëme Borrell, për organizimin e një konference ndërkombëtare, ku udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë të detyrohen…
Roli i kompanive private ushtarake në rënien e shteteve Nga Dr Selim IBRAIMI Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në Rusi që nga fillimi i luftës dhe fuqizimi i forcave paramilitare ruse, na shtyjnë të mendojmë se nëse Federata Ruse do të arrijë të mbijetojë në këtë dekadë si një fuqi të paktën rajonale. Gjithashtu, tani e tutje duhet parë nëse Rusia do të arrijë të mbajë të sigurta armët bërthamore larg duarve të llojit të kompanive private si Wagner dhe mundësisht t’ia sigurojë vetes një vend të respektuar në skenën ndërkombëtare. Nga ajo çka kemi parë deri më tani…