Author: admin

Biden-i miratoi dërgimin e kasetave thërrmuese në Ukrainë Zagreb/Prishtinë, 7 korrik 2023 – Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me municione [kaseta] thërrmuese, tha Shtëpia e Bardhë të premten, duke kaluar një prag të rëndësishëm në llojin e armëve që dërgohen në Kiev për t’u mbrojtur kundër Rusisë, shkruan AFP. “Është një vendim i vështirë. Ne u vonuam” për një kohë, u tha gazetarëve këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, duke shtuar se ishte “gjëja e duhur për të bërë”. Ai tha se presidenti Joe Biden e mori vendimin pas konsultimit me aleatët dhe një…

Read More

Erdogan takohet me Zelenskiy- mbështet Ukrainën për aderim në NATO Zagreb/Prishitnë, 8 korrik 2023 – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua dje në mbrëmje me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për vendin e tij, por gjithashtu njoftoi se Vladimir Putin do ta vizitojë atë muajin e ardhshëm. Në Stamboll, Erdogan u takua me presidentin ukrainas për herë të parë që nga fillimi i sulmit rus, raporton Reuters. Ai tha pas takimit se Ukraina “e meriton integrimin në NATO” dhe i bëri thirrje Kievit dhe Moskës që t’i kthehen bisedimeve të paqes.…

Read More

Avionët rusë kërcënojnë dronët amerikanë mbi Siri për herë të dytë në 24 orë UASHINGTON [07 korrik, 2023 ] – Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të enjten në mënyrë të rrezikshme pranë disa dronëve amerikanë me mision në Siri, duke lëshuar mjete me sinjale piroteknike dhe duke detyruar operatorët e dronëve ‘MQ-9 Reapers’ të ndërmerrnin veprimeve për t’i shmanguar ato. Njoftimi u bë nga Forcat Ajrore Amerikane. Kjo shënon herën e dytë në 24 orë që avionët luftarakë rusë vënë në rrezik dronët amerikanë. “U bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që të ndalojnë këtë sjellje të papërgjegjshme dhe t’u…

Read More

Fundi i epokës së Vuçiqit Në përplasjen e agjendave gjeopolitike mes Rusisë e Perendimit, humbësja më e madhe rezulton të jetë pikërisht BE-ja. Por, në këtë tatpjetë të gjeopolitikës europiane dhe fund tragjik, s’ka si të mos rrëshqasë edhe avokati i Putinit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Nga Dr Sadri RAMABAJA Ka disa javë që rregullisht, çdo të shtunë, në Serbi qytetarët protestojnë. Sllogani I këtyre protestave duket se është përzgjedhur miër: “Serbia kundër dhunës”. Fillimisht protestat u organizuan për ca javë vetëm në Beograd, ndërkohë kanë zgjeruar gjeografinë në dhjetë qytetetet më të mëdha të Serbisë. Ata kërkojnë një qeverisje…

Read More

Nga askushi në hero dhe anasjelltas Ngjarja e 24 qershorit në Rusi që mori vëmendjen e gjithë botës, është një nga operacionet më të mëdha të mashtrimit ushtarak të realizuar ndonjëherë në kohët moderne. Rusët këto lloj operacionesh mashtrimi ushtarake i qujanë Maskirovska. Nga Dritan Goxhaj/Ushtarak Fundjava që sapo lamë pas mbajti të mbërthyer pas çdo ekrani, qoftë ai televiziv, kompjeturik dhe telefonis celuare pothuajse në gjithë globin për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Rusi. Kur Jevgeni Prigozhin, fytyra publike e grupit paraushtarak Wagner, një kompani që vepron si kontraktor privat ushtarak dhe në lidhje të ngushta me inteligjencën…

Read More

Mbreti Putin lakuriq, Frankeshtajni i vet që desh i hëngri kokën (dhe rrenat e një avokati të Putinit këtu afër nesh) Nga Shaban Murati Që nga tetori i vitit 1917 i revolucionit të njohur rus, që përmbysi regjimin carist dhe vendosi regjimin bolshevik, Rusia nuk ka ka pasur kurrë një kryengritje të armatosur kundër regjimit, si kjo që i ndodhi presidentit Putin në 24 qershor 2023. Kanë ndodhur rregulisht grushte shteti pallati brenda në Kremlin, por asnjëherë kolona ushtarake të armatosura, që ndërmarrin “marshim mbi Moskë” si tani. Pushteti absolutist i Vladimir Putinit nuk është goditur kurrë kaq fort me…

Read More

Aktiviteti i heshtur rus në Maqedoninë e Veriut Nga Dr Selim IBRAIMI Pasi të gjitha institucionet e SHBA-së dhe BE-së i kanë vënë nën sanksione kompanitë ruse, në Maqedoninë e Veriut (MV), oligarkët rusë gjegjësisht kompanitë e tyre po funksionojnë me lehtësi dhe vazhdojnë ta ushtrojnë veprimtarinë financiare pa ndonjë shqetësim. Nga ana tjetër, zyrtarët e qeverisë maqedonase thonë se po punojnë në përputhje me ligjet e BE-së. Paradoksi në zbehjen e aktiviteteve inteligjente të Shkupit kundër veprimeve financiare ruse është i dukshëm, e këtu shihet me kompaninë e oligarkut rus Oleg Bojko i cili po vepron i paprekur në…

Read More

Është koha për të ndaluar makinacionet përçarëse ruso-serbe në Ballkan! Nga Dr Ivana Stradner Moska ka përdorur operacione informative për të mbjellë kaos në Kosovë për të treguar se NATO dhe Perëndimi nuk janë gjë tjetër veçse tigra letre. Është mundësia e fundit që Perëndimi të tregojë se “Vëllazëria Sllave” e Rusisë nuk është gjë tjetër veçse një mit në Ballkan… Teksa e gjithë vëmendja është te Ukraina, Serbia- e mbështetur nga Rusia-, po provokon kaos të ri në Ballkan. Duke e shtyrë rajonin në prag të kolapsit dhe duke ndezur konflikte etnike, Kremlini shpreson të minojë NATO-n dhe të…

Read More

Ku qëndron Rusia tani? Nga Dr George Friedman [26 qershor 2023] Është folur shumë se tentativa për kryengritje e Grupit Wagner gjatë fundjavës mund të ketë dobësuar presidentin rus Vladimir Putin. Nëse lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, duhet të besohet, kryengritja ishte në zhvillim e sipër me muaj të tërë, si rezultat i ndalimit të qëllimshëm të furnizimeve nga ushtria konvencionale dhe, së fundmi, i një sulmi të drejtpërdrejtë me raketa ruse ndaj trupave të tij. Kjo mund të shpjegojë pse marshimi i tij dukej se i drejtohej më shumë Shtabit të Përgjithshëm rus sesa vetë Putinit. Sido që të…

Read More

Lufta në Ukrainë e ka ndryshuar rolin e dyshes Francë-Gjermani brenda BE-së “The Economist” Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur veç të tjerash shfaqjen e kontureve të një Evrope të re. Në skajin lindor dhe verior të kontinentit, Finlanda dhe Suedia po i bashkohen NATO-s. Ndërkaq Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për anëtarësim në klubin që aktualisht përbëhet prej 27 vendesh. Por ndryshime të mëdha po ndodhin edhe në zemrën historike të unionit. Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjitha kjo për vendet…

Read More