Pse kobrat serbe “helmuan” Kosovën? Nga Artur ZHEJI, Tiranë Arrestimi dhe poshtërimi i tre policëve shqiptarë të Republikës së Kosovës është një ngjarje shumë e rëndë. Forcat speciale serbe, “Kobra”, jo vetëm që kanë hyrë dhunshëm në tokën e shenjtë të Kosovës, si të ishin në një oborr të shtëpisë së tyre aty ku ëndërrojnë të rikthehen! Arrogantë dhe të vetësigurt në pandëshkueshmërinë e tyre, specialët serbë kishin pikësynim të mbillnin frikë dhe të rrëfenin publikisht se ishin të gatshëm të riktheheshin në Kosovë si padronët e saj të dikurshëm! Pamja e policëve shqiptarë të Kosovës ishte pak të thuhet…
Author: admin
Mësimet e nxjerra nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë Nga Dr Marc Weller I. Të përmbajturit nga deklarimi për racionalitetin ose irracionalitetin e aktorëve Lehtësuesit e BE-së mbase do të kenë qenë paska të shqetësuar me të lexuar analizën kritike për negociatat e Brukselit për normalizimin mes Serbisë e Kosovës, ofruar këtu para disa ditësh. Lehtë do të mund të thoshin se nuk është faji i tyre se përse ndërmarrja po ballafaqohet me shembje. Në fakt, është qasja e paarsyeshme e njërës apo palës tjetër apo që të dyjave që e ka shkatërruar përpjekjen dhe mirëbesimin për ta sjellë përparimin…
A ndodhet Turqia para një kthese të politikës monetare? Thomas Kohlmann 22 Qershor 2023 Mbledhja e Bankës Qendrore Turke të enjten nuk do të tërheqë vëmendjen vetëm në nivel kombëtar. Tregjet ndërkombëtare financiare dhe të këmbimit valutor i kanë sytë nga Turqia. Meqenëse Presidenti Rexhep Tajip Erdogan rivendosi në kabinetin e tij ish-ministrin e Financave dhe bankierin e Merrill Lynch, Mehmet Simsek, dhe bankierja amerikane Hafize Gaye Erkan u emërua në krye të Bankës Qendrore të Turqisë, gjithnjë e më shumë shenja tregojnë se Erdogan më në fund jep miratimin për një ndryshim politikash. Ditët e fundit, presidenti i rizgjedhur…
Tre teori se kush qëndron pas rebelimit të armatosur në Rusi “Ne gjithmonë presim një tradhti nga liberalët, por kemi marrë një tradhti nga një anë krejtësisht e papritur” Nga Zoran METER [Geopolitika News, Zagreb] Nëse shërbimet e inteligjencës perëndimore qëndrojnë pas këtij operacioni, ai do të ishte i shkëlqyeshëm, si dhe vetë koha: aktuale, sipas Putinit, një pikë kthese pozitive psikologjike në shoqërinë ruse dhe elitën politike dhe ushtarake që ka konsoliduar situatën dhe e cila tregon një qetësi të dukshme (në kontrast me nervozizmin e mëparshëm) kur ka edhe veprime ushtarake dhe lëvizje të mëtejshme ruse në Ukrainë…
Cila është axhenda politike e Inteligjencës Artificiale? Nga Santiago Zabala & Klaudio Gallo “Mulliri i dorës të jep mundësinë të kesh shoqëri me feudalin; ndërsa mullirit i madh me avull të shoqërohesh me kapitalistin industrial”- thoshte dikur Karl Marksi. Dhe ai kishte të drejtë. Ne kemi parë vazhdimisht gjatë historisë, se si shpikjet teknologjike përcaktojnë mënyrën dominuese të prodhimit, dhe bashkë me të llojin e autoritetit politik të pranishëm në një shoqëri. Atëherë çfarë do të na sjellë Inteligjenca Artificiale (AI)? Kush do të përfitojë nga kjo teknologji e re, e cila jo vetëm që po bëhet një forcë prodhuese…
Konrad Clewing: “Beogradi po bën luftë hibride ndaj Kosovës” Në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti për Kosovën shpjegon se përse është shqetësuese situata aktuale në kufirin Kosovë-Serbi dhe çfarë mund të bëhet për shtensionimin e saj. Deutsche Welle: Situata në veri te Kosovës nuk po shtensionohet. Serbia mban në arrest tre policë kosovarë, që sipas Kosovës janë rrëmbyer nga territori i saj, ndaj policisë kosovare ka sulme, ndërkohë që njerëzit prej disa ditësh nuk mund të qarkullojnë të lirë në kufirin Serbi-Kosovë. Sa shqetësuese janë tensionet aktuale? Konrad Clewing: Janë shqetësuese, pasi shikon se si Vuçiq tani po e ripërdor…
Perëndimi po gabon kur nuk po e ndihmon Serbinë por Vuçiqin, duke e lënë vathën e deleve në gojën e ujkut dhe me këtë pa nevojë po humb kohë dhe para. Serbia mund të demokratizohet një ditë, por pa Vuçiqin, prandaj Perëndimi duhet t’i ndihmojë atij të bie sa më shpejt nga pushteti. Në të kundërtën, Serbia një ditë ka rrezik të shndërrohet në një vathë ujqish të tërbuar! Nga Emin AZEMI Raportet Kosovë-Serbi nuk po komplikohen për shkak të qëndrimeve të forta të Kurtit, por për shkak të qasjes së njëanshme e joproprcionale të Perëndimit ndaj këtyre raporteve. Nëse…
Trazirat në Shën Petersburg: A po humbet kontrollin Putini? Konflikti i Kremlinit me trupat Wagner kthehet në një luftë të pashembullt për pushtet. Perëndimi i ndjek me vëmendje zhvillimet në Rusi. Ushtria ruse duhet të ndërmarrë veprime kundër mercenarëve Wagner në disa vende. Pas Moskës, situata është e tensionuar edhe në Shën Petersburg dhe Voronezh. Në Rusi me sa duket ka trazira edhe në Shën Petersburg: Njësitë e armatosura të ushtrisë kanë rrethuar ndërtesën e zyrës së mercenarëve Walgner, raporton RIA Novosti. Agjencitë e zbatimit të ligjit në Shën Petersburg thanë se “ata po monitorojnë situatën me autoritetet e qytetit…
Vizita në Vatikan, Kurti takon Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë 22 qershor 2023 | 15:12 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë vizitës së tij në Vatikan, u prit nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku. Kryeministri Kurti ka shprehur falënderimin e tij për mikpritjen nga Papa Fraçesku, të cilin e ka njoftuar për përcaktimin e Kosovës për paqe, dialog dhe bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës. Gjithashtu, kryeministri Kurti ka biseduar me Papa Françeskun “për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku…
BE-ja miraton pakon e 11-të të sanksioneve ndaj Rusisë [23 qershor 2023] – Këshilli i Bashkimit Evropian e ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Në këtë pako zgjerohen disa kufizime të mëhershme dhe shtohen dhjetëra entitete të reja në listën e sanksioneve. Përmes kësaj pakoje, Bashkimi Evropian po tenton t’ua pamundësojë vendeve dhe kompanive të tjera t’i anashkalojnë masat e vendosura më parë. Këshilli i publikoi sanksionet pas miratimit të tyre më 23 qershor, duke thënë se pakoja do të sigurojë që sanksionet e BE-së kundër Rusisë “të zbatohen edhe më…