Mediat amerikane: Ukraina nis ofensivën kundër Rusisë Tiranë, 8 qershor – Washington Post raporton se kundërofensiva e shumëpritur e ushtrisë ukrainase kundër forcave pushtuese ruse ka filluar, duke nisur në këtë mënyrë një fazë të re të luftës që synon rivendosjen e sovranitetit territorial të Ukrainës dhe ruajtjen e mbështetjes perëndimore në luftë. Media amerikane ka cituar disa burime ushtarake ukrainase, sipas të cilëve, trupat e Kievit kanë intensifikuar sulmet e tyre në vijat e frontit në juglindje të vendit. Dy zyrtarë ukrainas, përfshirë të afërt me presidentin Zelensky, thanë se një fazë aktive e kundërofensive ukrainase ishte duke u…
Author: admin
Bashkimi Evropian në krizë: Shfaqja e ‘Orbanizmit’ në Austri dhe Sllovaki Zagreb/Prishtinë, 8 qershor 2023 – Politikani austriak Herbert Kickl është një teoricien konspirativ pro-rus dhe anti-amerikan, i cili rekomandoi trajtimin e Covid-it me një ilaç kundër parazitëve për kuajt dhe sot ai dëshiron ta kthejë Austrinë në një “fortesë” për ta mbrojtur atë nga migrantët. Ai është edhe favoriti për liderin e ri të vendit dhe kokëçarja e re e madhe për Europën, shkruan Politico. Partia e Lirisë (FPOe) e ekstremit të djathtë të Kicklo ka udhëhequr në sondazhet e opinionit me disa pikë përqindjeje që nga nëntori i…
Një kompani australiane gjeti sasi të reja ari në pjesën qëndrore të Bosnjë-Hercegovinës Bosnjë-Hercegovinës Zagreb/Prishtinë, 8 qershor 2023 – Në zonën e komunës së vogël Jezero në pjesën qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, janë gjetur rezerva të reja të konsiderueshme ari gjatë hetimeve të kryera nga punëtorët e Lykos Balkan Metals, njoftoi dega boshnjake e kompanisë australiane. e cila kryen kërkime në disa lokacione në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, transmeton Hina. Në lokacionin Zekilova kosa është zbuluar ari dhe analizat e fundit të bëra në laboratorë kanë vërtetuar ekzistimin e sasive më të mëdha të arit, i cili në disa pjesë…
Veriu i Kosovë – Interes jetik i Kombit Përpjekja për ta kthyer Serbinë kah Perendimi, duke e shkëputur atë nga ndikimi rus, është ilizion politik. Ky iluzion tashmë e ka përmbysur pozicionin amerikan kundruall Kosovës, por ai asesi nuk do të duhej ta mbërthente Tiranën zyrtare. Nga Dr Sadri RAMABAJA Ky ishte reagimi i kryeminsitrit të Shqipërisë politike, Edi Rama, pas ngjarjeve të së premtes në veriun e Kosovës: “A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës…
Vazhdimësia e pushtetit të Erdoanit, Turqia drejt rrugës së fuqisë Dr Dritan HOTI Historianët e ardhshëm me siguri do ta klasifikojnë Presidentin aktual te Turqisë në rangun e një shtetari kompleks. Pothuajse të gjithë drejtuesit e lartë politike turq janë përpjekur dhe kanë dëshiruar ta masin rendimentin e tyre politik si edhe sukseset e tyre kombëtare me ato të shtetarit më të zot të shekullit XX-të, themeluesit të Turqisë moderne, Kemal Atatrukut. Ndër ta vetëm Rexhep Taip Erdoan mund të pretendojë ta ketë rivalizuar, madje tejkaluar atë në kohëzgjatjen fizike të ushtrimit të pushtetit politik, si edhe ta ketë zhvendosur…
Keqinterpretimi i gjeografisë politike Dr Selim IBRAIMI Gjeografinë politike shumë pak e kemi hasur në të kaluarën për arsye të ndarjeve ideologjike të botës, dhe më pak në botimet apo ligjërimet universitare tek ne. E gjithë çështja kishte të bënte se gjeografia politike lidhej me imperalizmin ose me idenë që e shfrytëzoi Adolf Hitleri për hapësirën gjeografike gjermane (Lebensraum) e cila kishte nevojë të zgjerohej. Koncepti i gjeografisë politike sot keqpërdoret më shumë në Ballkanin Perëndimor nga shtetet me prirje hegjemoniste që tentojnë të shfrytëzojnë territorin dhe popullatën për kufij dhe qëllime të zgjerimit. Në të kaluarën gjatë fund shek.…
DIPLOMATËT PERENDIMOR, NË KURTHIN E PËRDORIMIT JOPROPORCIONAL TË “ARTILERISË” TERMINOLOGJIKE MBI KOSOVËN! Të “dënosh veprimet e autoriteteve të Kosovës për të hyrë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”, i bie që të dënosh shtetin e Kosovës që të mos ushtrojë të drejtën e shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin. Madje, i bie që gjithë ai aksion fenomenal ndërkombëtar në vitin 1999, që rezultoi me dëbimin e aparatit represiv të Serbisë nga Kosova, të konsiderohet një farsë (!) Nga Emin AZEMI Parlamentet dhe senatet e katër shtetet me superfuqi botërore ( Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria…
Nga konflikti në zgjidhje: Dinamika gjeopolitike lundruese në kërkimin e paqes në Nagorno-Karabakh Pasojat e luftës së vitit 2020 hapin rrugën për paqe në vitin 2023. Marrja e kontrollit të plotë të Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani shtron terrenin për pranimin e realitetit të ri territorial nga Armenia, me kërkesën për siguri dhe të drejta për armenët etnikë. Ndryshe nga qasja e Serbisë në Kosovë, Armenia kërkon një rrugë tjetër drejt zgjidhjes, duke formuar një dinamikë unike në ndjekjen e paqes së qëndrueshme. Shkruan: Gurakuç Kuçi* Armenia njeh Azerbajxhanin me territor 86,600 km2 që përfshin edhe Nagorno-Karabakut. Në këmbim, Azerbajxhani duhet të…
Skandali i ministrit të Jashtëm hungarez, në tribunën e mitingut të Vuçiçit Nga Shaban MURATI, ambasador Diplomacia ka fushën e saj të veprimit dhe mandatin e saj të caktuar dhe ka kufij të prerë të ndalimit për të qenë palë publike në marrëdhëniet e brendëshme politike dhe partiake dhe në konfliktet politike të brendëshme në vendet me të cilat ka marrëdhënie diplomatike. Nëse diplomacia e kapërxen këtë ylber dhe bëhet palë politike e partiake, ajo pushon së qeni diplomaci, dhe shndërrohet në aktor të politikës së brendëshme të një shteti të huaj. Ndaj kur ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter…
Nuk ka fund të shpejtë Pse duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës. Dr Nickolay Kapitonenko* Kur udhëheqja ruse llogariti në një “operacion special” të shpejtë kur planifikonte pushtimin e Ukrainës, ata llogaritën gabim. Luftërat moderne janë përgjithësisht të zgjatura. Shkatërrimi i një shteti është një ndërmarrje e vështirë në shekullin e 21-të, dhe në konflikte asimetrike edhe palët më të dobëta kanë një shans të mirë që të paktën të luftojnë për një barazim. Megjithatë, gjithashtu nuk ka shumë gjasa që Ukraina të ketë një fitore të shpejtë – veçanërisht kur mendoni se edhe…