Rëndësia e gjeopolitikës Nga Dr Selim IBRAIMI */ Tetovë-Nju Jork Deri në fillim të viteve të 90-ta të shek. 20, termi gjeopolitikë shumë pak përdorej në materialet e zakonshme gazetareske, dhe as pak në ato akademike në hapësirën e atëhershme jugosllave dhe shqiptare. Gjeopolitika shihej si një disiplinë e ‘imperializmit’ amerikan. Mirëpo, nuk voni shumë aty kah fillimi i vitit 2000 në rajonin tonë filluan të dalin autorët e parë të materialeve gjeopolitike, që për lexuesin ishte diçka e re. Të mësuarit e gjeopolitikës në universitete paragjykohej si diçka e huaj, dhe në mungesë të ligjeruesëve dhe të praktikuesve të…
Author: admin
Turqia në një udhëkryq: Zgjedhjet gjeopolitike dhe trashëgimia e Erdoganit Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi* Në fushën e gjeopolitikës, Turqia e gjen veten në një pikë kritike, duke u përballur me dy rrugë të dallueshme. Nga njëra anë, është presidenti Erdogan, i cili adopton një qasje gjysmë perëndimore, duke kërkuar bashkëpunim me sfera të shumta interesi, ndërkaq nga ana tjetër, është Kılıçdaroğlu, politika e jashtme e të cilit pasqyron epokën e Luftës së Ftohtë të Turqisë, duke e pozicionuar vendin si një shtojcë të sistemit të sigurisë perëndimore. Nga këndvështrimi i Perëndimit, të dyja opsionet kanë avantazhe gjeopolitike, megjithëse sipërfaqësisht mund…
Kuvendi të njohë holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas Nga Shaban Murati E kaluara tragjike e popujve dhe të vërtetat historike të krimeve kundër njerëzimit nuk mund të ndahen nga jeta e përditëshme diplomatike dhe ndërkombëtare. Popujt e civilizuar i binden dhe e zbatojnë këtë aksiomë. Në datën 18 maj 2023 senati i Francës miratoi një rezolutë, në të cilën e njeh holodomorin si gjenocid rus ndaj popullit ukrainas. Sipas rezolutës franceze: “uria, deportimi dhe vrasjet metodike të miliona ukrainasve në vitet 1932-33 ishin shkaktuar me qëllim nga pushteti sovjetik dhe synonin asgjësimin e identitetit ukrainas dhe për zhdukjen…
PSEUDONACIONALIZMI MAQEDONAS PËRBALLË REALITETEVE IDENTITARE E vetmja kauzë që i bën nacionalistët maqedonas të ndjehen esull, janë çështjet që lidhen me shqiptarët. Këtyre nacionalistëve mund t’ua ndryshosh emrin e shtetit në çdo moment dhe ata sërish merren me shqiptarët. Këtyre nacionalistëve mund t’u imponosh turli presioni bullgar, grek a serb për deformimin e identitetit të tyre, por ata sërish duan t’i shohi shqiptarët të nënshtruar. Nga Emin AZEMI Kryetari i opozitarëve maqedonas Hristijan Mickoski, ditëve të fundit ka lexuar sërish horoskopin e tij politik dhe nuk ka ngurruar të konstatojë se “me ndryshimet kushtetuese po synon ridefinimin e shtetit. Partnerët…
Vdekja e çuditshme e individit liberal Nga Yanis Varoufakis Athinë – Im atë ishte mishërimi i individit liberal, një ironi e shkëlqyer për një marksist të përjetshëm. Për të siguruar jetesën, atij iu desh t’ia jepte me qira krahun e tij të punës drejtuesit të një fabrike çeliku në Eleusis. Por gjatë pushimit të drekës ai shëtiste i lumtur në oborrin e hapur të Muzeut Arkeologjik të Eleusis, ku kundronte pavionin plot me të dhëna që tregonin se teknologët e antikitetit ishin më të avancuar nga sa mendohej më parë. Pas kthimit në shtëpi, çdo ditë pak pas orës 17:00,…
Beogradi paralajmron rikthimin tek logjika e “Rojave të Urës” Nga Dr Sadri RAMABAJA Veriu i Kosovës që nga nata mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, de fakto, ishte pushtuar nga forcat paramilitare serbe të njohura me emrin e koduar ‘Rojat e urës’. Atë natë ata vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq; plagosën 25 qytetarë tjerë, ndërkaq dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, madje në sy të forcave të KFOR-it që komandohej nga një oficer frëng. Krijuan kështu enklavën e veriut që do ta kontrollonin për dy dekada rresht. Rikthimi i pushtetit legal…
Faleminderit Senator Bob Menendez! Nga Dr Enver Bytyçi Paraqitja në senatin amerikan të dy përfaqësuesve të DASH, zotit Collet dhe Escobar, zbuloi alternativën më dobiprurëse e të drejtë për Kosovën, si dhe paqen e stabilitetin në rajon. Ishte kreu i Komisionit të Jashtëm të Senatit, senatori Bob Menendez, ai që kërkoi publikisht që “të mos i bëhet presion Kosovës”! Është kjo një kërkesë e vazhdueshme e njerëzve me logjikë e racionale. Vetëm kryeminitri i Shqipërisë është shfaqur në të kundërtën: – Vazhdimisht ka kërkuar që të mos i bëhet presion Serbisë! Ndërkaq vetëm disa orë pas përfundimit të këtij ballafaqimi…
Mblidhen në Gjakovë qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, bëhet e ditur data Prishtinë/Tiranë, 20 maj 2023 – Gjakova përkujton më datë 14 Qershor të rënët e kësaj treve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës. Mirëpo, këtë vit aty do të shënohet dhe një ngjarje tjetër e rëndësishme, do të mblidhen dy qeveritë shqiptare. Do të jetë takimi i nëntë i përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryesuar nga kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama, si dhe kabinetet dhe shoqëruesit e tyre. Mbajtjen e mbledhjes së përbashkët e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti, gjatë një bisede me…
Karakteristikat e aeroplanëve amerikanë që do t’i dhurohen Ukrainës – NATO bombardoi me ta ish-Jugosllavinë SHBA do të lejojë aleatët perëndimorë t’i furnizojnë ukrainasit me aeroplanë luftarakë të avancuar, duke përfshirë F-16 të prodhimit amerikan, në një nxitje të madhe për Kievin. Tiranë, 20 maj 2023 – F-16 Fighting Falcon është një aeroplan luftarak me shumë role i zhvilluar për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Ka një top të brendshëm M61 Vulcan dhe 11 vende për montimin e armëve dhe pajisjeve të tjera. Ngarkohet zakonisht me dy bomba prej 907 kg, dy raketa ajër-ajër me rreze të shkurtër AIM-9…
Sa miliarda dollarë ka marrë Ukraina deri tani për luftën? “Top” tre vendet që mbajnë gjallë shpresën Kievit për fitore Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën deri në 375 milion dollarë. Ai i tha Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky – në një takim në samitin e G7 – se SHBA po bënte gjithçka që mundej për të forcuar mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus. Biden tha se paketa e ndihmës ushtarake përfshin municione, artileri, automjete të blinduara dhe stërvitje. “Së bashku me të gjithë G7-ën, ne do të mbështesim Ukrainën dhe…