Author: admin

INTERVISTA E PLOTE E MAKRONIT PËR SHTYPIN FRANCEZ Gazeta “Les Echos”: Pas dialogut tuaj me Presidentin Xi Jinping, çfarë mund të presim realisht nga Kina për Ukrainën? Makron: Mendoj se Kina bën të njëjtin vëzhgim si ne, domethënë qe opsioni sot që kanë zgjedhur të dyja palët është vetëm i llojit ushtarak. Ukrainasit po rezistojnë dhe ne po i ndihmojmë. Nuk ka ardhur koha e negociatave, megjithëse ne duhet t’i përgatisim duke reflektuar mbi përmbajtjen e tyre. Ky është qëllimi i këtij dialogu me Kinën: konsolidimi i qasjeve të përbashkëta. Së pari, dakordësi mbi respektimin e parimeve të Kartës së…

Read More

“Defender Europe ’23, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga nisja e luftës në Ukrainë [13 prill 2023] – Stërvitja më e madhe e NATO-s në Europë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, Defender Europe 23 do të zhvillohet edhe në Shqipëri mes datave 15 maj – 9 qershor, sipas Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes. Trupat e 29 vendeve anëtare të NATOS-s, por edhe aleatë do të angazhohen në një ushtrim ushtarak që do të zhvillohet në 10 vende të ndryshme për disa jave. Bardhyl Kollçaku, i cili ka qenë për 3 vite shef i shtabit të Forcave…

Read More

Escobar nis vizitën në Tiranë, bisedime me kryeministrin dhe Presidentin 11 prill 2023 – Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nisi sot pasdite një vizitë në Tiranë me takimin me kryeministrin Edi Rama dhe më pas presidentin Bajram Begaj. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga ambasada amerikane, Zoti Escobar “do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve…

Read More

Medium: Roli i Evropës në luftën për epërsi midis Kinës dhe SHBA-së Prishtinë/Zagreb, 12 prill 2023 – Në muajt e fundit, pesë liderë të ndryshëm evropianë kanë mbërritur në Pekin, duke u përpjekur të bindin presidentin kinez Xi Jinping që ta shohë botën sipas mënyrës së tyre. Megjithatë, përveç disa kontratave nga të cilat përfitonin kompanitë e tyre, çdo lider u kthye në Evropë duarbosh, shkruan në një analizë për Politico ish-i dërguari i SHBA-së në NATO, Ivo Daalder. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bënë udhëtimin e fundit javën e kaluar. Qëllimi…

Read More

Dokumentet sekrete amerikane të zbuluara pretendojnë se Serbia ka pranuar të armatosë Ukrainën Prishtinë/Zagreb, 12 prill 2023 – Serbia, i vetmi vend në Evropë, përveç Hungarisë, që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për Ukrainën, ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose i ka dërguar tashmë ato, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit. Dokumenti, një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake ose armë, ishte në mesin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të publikuara në internet javët e fundit në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e SHBA-së dhe një…

Read More

Irani rihapi ambasadën e tij në Riad Prishtinë/Zagreb, 12 prill 2023 – Irani rihapi ambasadën e tij në Arabinë Saudite të mërkurën pas shtatë vjetësh, raporton Reuters. Një reporter i Reuters raporton se portat e kompleksit të ambasadës iraniane në Riad janë rihapur dhe se stafi po inspekton kompleksin. Misioni diplomatik u hap disa orë pasi ministria e jashtme e Iranit tha se një delegacion teknik kishte mbërritur në mbretëri. Është rezultat i një marrëveshjeje për rivendosjen e lidhjeve diplomatike midis rivalëve rajonalë, të ndërmjetësuar nga Kina. “Delegacioni iranian do të marrë masat e nevojshme në Riad dhe Jeddah për…

Read More

Kina simulon goditjen e “objektivave kyçë” në Tajvan 9 prill 2023 – Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake. Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar. Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, SHBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje. Tajvani tha se të paktën 71 avionë kinezë kanë fluturuar përreth ishullit të shtunën. Tajvani po ashtu tha…

Read More

Kur demokracia trajtohet si një fenomen i përkohëshëm Leksioni nga protestat në Francë dhe Izrael: Ka ardhur koha që dy republikat tona [Shqipërinë politike dhe Republikën e Kosovës], t’i trajtojmë ashtu si janë — Bërthamë e Shtetit-Komb], që e përkufizon veten edhe në rrafshin konstitucional si Shtet i Kombit Shqiptar dhe me rend të garantuar demokratik. Nga Dr Sadri RAMABAJA Leksioni nga Franca dhe Izraeli Ndalimi i paralajmruar i reformës së diskutueshme gjyqësore në Izrael, ka marrë ndërkohë përgjegjen meritore nga kundërshtarët e planeve të qeverisë; ata duan ta vazhdojnë protestën e tyre. “Ne nuk do të ndalojmë demonstratat derisa…

Read More

Nën sulmin e ‘Nova Rusia’-s Politika Shqiptare andej e këndej kufirit, për shkak të rrethanave të kohës, mund edhe t’i ndryshoj gjethet, por t’i ruaj rrënjët. Nga Shqiprim Pula Kongresi i Berlinit [1878]dhe Konferenca e Ambasadorëve 1913] sollën vendimet e fuqive të mëdha, të kohës, kur krijuan krijesën e ndarë përfundimisht nga trungu i saj amë, të quajtur Kosovë! Për hir të balancave të kohës dhe kërkesave të ‘Nova Rusia’-s, Kosova si një fëmijë Arbëror/Shqiptar, u la tek mbretëria sllave e më pas Jugosllavia. Jugosllavia, e madhe me trup, e dominuar nga Serbia, çdo herë e më shumë kuptonte se…

Read More

Kush i fitoi zgjedhjet në Malin e Zi dhe erozioni elektoral rus në prapavijat ballkanike të NATO-s? Nga Shaban Murati Ndërsa disa qeveri dhe diplomaci të Perëndimit vazhdojnë të shohin ëndrra me sy hapur sikur po ia marrin Serbinë nga shtrati presidentit rus Putin, Rusia ka hyrë dhe po iu merrr prapavijat dalëngadalë në shtetet anëtare të NATO-s në Ballkan. Diversioni elektoral antiatlantik rus, që u shfaq i suksesshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 dhe në referendumin për Brexit-in në Britaninë e Madhe, shtriu më me sukses tentakulat e tij në shtetet ballkanike anëtare të NATO-s. Në 2 prill…

Read More