Rrëshqitja e Republikës së Kosovës kah islamizmi dhe zhbërja e saj Mr sc Skender ASHARI* Prishtinë [02.04.2023] – Pasiqë Kosova [Dardania] ishte për shekuj të tërë e pushtuar nga pushtues të ndryshëm, kjo bëri që edhe secili nga këta pushtues të krijonte një shtresë lojalistësh, simpatizantësh, servilësh e poltronësh, e të dobësonte identitetin tonë kombëtar. Duke qenë se Serbia ishte pushtuesi i fundit, edhe ajo kishte rekrutuar një pjesë të qytetarëve si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së saj. Një numër i madhë tashmë dihen, emrat e tyre janë publikuar, por ka të tjerë ende të padekonspiruar, e të cilët…
Author: admin
MASAKRAT SERBE NE KOSOVË GJATË VITEVE 1998 – 1999 Shkruan: Bedri HALIMI Gjatë kësaj periudhe kohore, sapo filluan luftimet në Kosovë, e deri në finalizimin e saj, shteti serb përmes të gjitha forcave ushtarake e policore, përpos që zbatoi politikën e “tokës së djegur”, nuk kurseu as pleq, plaka, gra, fëmijë; me një fjalë, nuk kursente asgjë nga popullata civile e paarmatosur. Janë të tmerrshme masakrat që i ka zhvilluar Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë. Kjo do të tregohej më së miri në përshkrimin e secilës nga këto masakra, se si ka ndodhur, ku ka ndodhur, ndaj kujt ka ndodhur,…
Njerëzit mbi robotët: Ekonomia globale ka nevojë për emigracionin, përpara automatizimit Nga Dr Lant Pritchett Ne jetojmë sot në një epokë teknologjike, ose kështu na thuhet. Makineritë premtojnë ta transformojnë çdo aspekt të jetës së njeriut: robotët do të zëvendësojnë njerëzit në fabrika, makinat pa shofer do të sundojnë rrugët ndërsa Inteligjenca Artificiale do të menaxhojë sistemet e armëve. Politikanë dhe analistë janë të shqetësuar mbi pasojat e përparimeve të tilla, sidomos për dëmin që do t’i shkaktohet industrive dhe individëve. Ata kërkojnë që qeveritë të ndihmojnë në menaxhimin e kostove të progresit. Diskutime të tilla e trajtojnë thuajse gjithmonë…
Arti i Vasalizimit: Si Lufta e Rusisë kundër Ukrainës i ka transformuar marrëdhëniet transatlantike Nga Dr Jeremy Shapiro dhe Dr Jana Puglierin* [ECFR] Hyrje Çështja e dërgimit të tankeve Leopard 2 në Ukrainë trazoi politikën gjermane dhe evropiane për muaj të tërë. Perëndimi ishte angazhuar kolektivisht për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj me Rusinë. Ukraina tha se kishte nevojë për tanke perëndimore – dhe Leopardët e prodhimit gjerman ishin tanku që i përshtatej më së miri faturave. Qeveria në Berlin nuk u pajtua saktësisht. Por ajo ishte e shqetësuar për përshkallëzimin dhe reagimin nga Moska, veçanërisht duke pasur…
Kosova nga objekt shndërrohet në subjekt të bisedimeve ndërkombëtare Nga Propozimi evropian, prezantimi i Kosovës si palë e barabartë e deri te Ligji për bashkësitë fetare – gjithçka nga intervista me juristen Mushkolaj. Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj në një intervistë dhënë për emisionin “Përballje”, ka folur për Propozimin evropian, si plan për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mushkolaj në intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për rëndësinë e Propozimit evropian, anët pozitive të saj për Kosovën, pastaj për Ligjin për Bashkësitë Fetare, zbatimin e marrëveshjeve, prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, etj. Juristja Mushkolaj tha…
Top aktuale — Ibrahim Kelemendi: Dëshmi e vetë-vullnetshme (publike) për ZPS-në e Republikës së Kosovës Për shkak të iritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, që ka marrë përmasat e një lufte speciale, diverzive, kundër institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës — Zyrës së Prokurorit të Specializuar (në tekst të mëtejmë: ZPS) dhe Dhomave të Specializuara (DHS; po anashkaloj sloganin “gjykatë speciale”), po e ndiej si obligim qytetar dhe patriotik që të ofroj këtë dëshmi publike, me shpresë së ZSP-ja do ta marr parasysh. Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin tim ndaj BE-së dhe USA-ve, që u…
Pse Turqia po e pengon futjen e Suedisë në NATO? Reuters Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së NATO-s, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimi i Suedisë për anëtarësim në NATO vazhdon të jetë i bllokuar nga Turqia dhe Hungaria. Analistët nuk e kanë pritur këtë qëndrim të Turqisë ndaj Suedisë para zgjedhjeve të 14 majit, madje edhe pas zgjedhjeve nuk dihet se çfarë do të ndikonte që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ndryshonte qëndrim. Pas Turqisë, është edhe Hungaria me këtë qëndrim. Një historik i shkurtër Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt…
Polonia ia dërgon Ukrainës avionët e parë luftarakë MiG-29 Polonia tha se tashmë ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër avionët e parë në Kiev. “Disa MiG-29 janë dërguar tashmë. Ata janë vërtet të dobishëm për Ukrainën, në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive”, tha ndihmësi i presidentit polak, Marcin Przydacz, për radiostacionin lokal RMF FM. Muajin e kaluar, Polonia u bë anëtari i parë i NATO-s që premtoi avionët luftarakë për Ukrainën. Përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte…
Kremlini: Rusisë do t’i duhet t’i përgjigjet hyrjes së Finlandës në NATO Prishtinë/Zagreb, 4 prill 2023 – Kremlini premtoi të martën se do të marrë “kundërmasa” pasi Finlanda u bashkua me NATO-n, duke e quajtur zgjerimin e aleancës perëndimore një “sulm sigurie” ndaj Rusisë, raportuan agjencitë. “Ky është një përkeqësim i mëtejshëm i situatës.“ Zgjerimi i NATO-s është një sulm ndaj sigurisë sonë dhe ndaj interesave kombëtare ruse”, u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov. “Kjo na detyron të marrim kundërmasa”, vazhdoi ai. Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi prej 1300 km dhe Moska ka thënë tashmë se do…
Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi Rusia vazhdoi të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendi i rrallë evropian që nuk vendosi sanksione ndaj Kremlinit dhe një nga të paktët në Evropë që nuk kërkoi reduktim të fushëveprimit të misionit rus pas pushtimit të Ukrainës. Lista diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se dy diplomatë të tjerë rusë kanë mbërritur në Serbi gjatë muajit mars. Në fillim të marsit, misioni i Rusisë në Serbi kishte 62 diplomatë, ndërkaq më 31 mars ishin 64 të tillë. Në fillim të marsit, Radio Evropa e Lirë…