[Rusia duhet të gjunjëzohet nga uniteti i bashkësisë ndërkombëtare, tha Zelenskyy.]
Komisioni Evropian ka miratuar edhe 6,1 miliardë euro ndihma financiare për Ukrainën. Me këto mjete, vendi do të mund të sigurojë sisteme të reja mbrojtëse, si sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, municione dhe sisteme radarike, thuhet në një njoftim të Komisionit.
«Ndërsa Rusia po i intensifikon sulmet e saj, ne po i shtojmë përpjekjet tona për ta ndihmuar Ukrainën të mbrojë popullsinë e saj dhe hapësirën e saj ajrore. Evropa qëndron në krah të Ukrainës dhe ne do t’i sigurojmë asaj atë që i nevojitet, sa herë që t’i nevojitet», citohet në njoftim presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.[NZZ]
