Author: ISHGJ

Çfarë mund të nënkuptojë samiti i Shenzhenit për Evropën dhe, veçanërisht, për Ballkanin Perëndimor? Nga Dr. Sadri RAMABAJA Teza qendrore: Nëse takimi trepalësh Trump–Xi–Putin në Shenzhen, më 19 nëntor 2026, konfirmon prirjen drejt një koordinimi të interesave të tri fuqive të mëdha, atëherë bota mund të hyjë në një fazë të re të rikonfigurimit të rendit ndërkombëtar. Rreziku më i madh për Evropën nuk është domosdoshmërisht krijimi i një aleance formale mes këtyre tri fuqive, por normalizimi i një parimi të rrezikshëm: fuqitë e mëdha mund të negociojnë interesat e tyre strategjike duke i trajtuar shtetet e vogla dhe të…

Read More

Vala e fundit e kërcënimeve me bomba mbetet e paatribuueshme, por historia e sabotimit të Rusisë na ndihmon të kuptojmë rrezikun. Nga Mark Hertling 17 nëntor 2026 Romancieri Daniel Silva ka kaluar dekada duke shkruar thrillerë ndërkombëtarë rreth operacioneve të inteligjencës, sabotimit dhe luftërave në hije që zhvillohen në të gjithë Evropën. Libri i tij i fundit më i shitur, numër një, “Ransom” , paraqet sulme asimetrike me dronë që do t’u duken çuditërisht të njohur lexuesve pas lajmeve të sigurisë nga Evropa, ku titujt kryesorë të gazetave këtë muaj treguan për kërcënime të panumërta me bomba ndaj avionëve komercialë,…

Read More

Nga Dan GASHI Pas Luftës së Dytë Botërore, ekuilibri mes fuqi­ve të mëdha u mbajt në këmbë falë një rrjeti të gjerë aleancash ushtarake: nga NATO-ja në Evropë dhe SEATO-ja në Azinë Juglindore, te paktet dypalëshe të Uashingtonit me Tokion, Seulin e Manilën, e deri te Traktati i Varshavës në kampin tjetër. Gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, këto marrëveshje funksionuan mbi një parim të thjeshtë, por të prerë: cenimi e njërit do të thoshte luftë me të gjithë. Sot, në një klimë ndërkombëtare ku përplasjet po ashpërsohen çdo ditë, këto garanci të shekullit të kaluar po kalojnë testin më të…

Read More

Nga Gjon KEKA, PhD Historia e civilizimit europian nuk është thjesht një kronikë betejash, kufijsh apo traktatesh politike; ajo është mbi të gjitha historia e një busulle shpirtërore që i dha formë identitetit, etikës dhe lirisë së kontinentit të vjetër. Në themel të kësaj kthese historike qëndron momenti kur Perandori me origjinë ilire, Konstantini i Madh, përpara betejës vendimtare të Urës Milviane, pa në qiell shenjën e Kryqit me mbishkrimin profetik: „In hoc signo vinces!“ (Nën këtë shenjë do të fitosh!). Duke braktisur paganizmin dhe duke përqafuar krishterimin, Konstantini nuk siguroi vetëm një fitore ushtarake, por hodhi themelet e Europës së krishterë,…

Read More

[Një ilustrim i një testi Rorschach ku njollat ​​e bojës janë imazhe të pasqyruara të kokës së Hitlerit.Ilustrim nga Matteo Giuseppe Pani / The Atlantic. Burimet: Corbis / Getty; Getty.] Raporti sekret qeveritar që parapriu dy vitet e fundit të Hitlerit në pushtet Nga Timothy W. Ryback 14 nëntor 2026 Në pranverën e vitit 1943, Walter C. Langer, një psikoanalist në Harvard, mori një pyetje nga William J. Donovan, kreu i Zyrës së Shërbimeve Strategjike të qeverisë amerikane, paraardhësja e operacioneve të fshehta të CIA-s. Donovan ishte i interesuar ta porosiste Langer-in për të përgatitur një profil psikologjik të Adolf…

Read More

Oligarkia ka qenë një pjesë qendrore e demokracisë sonë që nga themelimi. SHBA-të janë një demokraci, por janë edhe një oligarki.  Nga Dr. Jeffrey Winters /THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR  13 nëntor 2026 Gjatë 20 viteve të fundit, kam qenë dëshmitar i një transformimi të jashtëzakonshëm në një seminar që jap në Universitetin Northwestern të quajtur “Oligarkët dhe Elitat”. Kur filloi mësimi në vitin 2006, vetëm një dorë u ngrit kur pyeta nëse studentët mendonin se kishte oligarki në Shtetet e Bashkuara. “Rusia kishte oligarkë”, deklaroi njëri. “SHBA-të kanë njerëz të pasur.” Sot, kur bëj të njëjtën pyetje, pothuajse të gjithë ngrenë…

Read More

4. Ideali i çlirimit, përgjegjësia historike dhe trashëgimia e luftës Reflektimet mbi miqësinë, idealizmin, pushtetin politik dhe domethënien e përvojës së luftës për Kosovën e pasluftës. I. UÇK-ja dhe NATO: kontaktet e para, koordinimi ushtarak dhe bashkëveprimi në prag të bombardimeve Andrea Myller: Ju na keni rrëfyer gjatë udhëtimit këtë për çka po dua të të pyes, por mund t’na rrëfeni edhe një herë, ju lutem.Historia e përpjekjeve për ndikim nga jashtë, konkretisht nga amerikanët dhe francezët, mbi SHP ishte reale; ata nuk kanë pushuar asnjëherë së ushtruari presion mbi SHP apo Drejtorinë Politike.Ju na keni rrëfyer njëherë një kontakt…

Read More

[Një karikaturë politike përshkruan Henry George duke mbytur një gjarpër që përfaqëson korrupsionin dhe sistemin e plaçkës në Bashkinë e Qytetit të Nju Jorkut, rreth vitit 1886.]Me Mike Bird diskutojmë për librin e tij “Kurthi i Tokës”: pse toka e ruan qendrën e saj në ekonominë tonë edhe në epokën dixhitale, si e përforcon pronësia pabarazinë dhe çfarë mund të mësojmë nga sistemi i strehimit i Singaporit.Revista Jacobin / 15 nëntor 2026 Intervistë nga Daniel Cheng Toka duket të jetë një çështje e thjeshtë – vetëm vendndodhja dhe dheu. Por nën sipërfaqe, ajo është aseti më i rrezikshëm në ekonominë…

Read More

Kur një melodi me ngarkesë politike dhe territoriale kundër Kosovës interpretohet në një aktivitet zyrtar të Bashkimit Evropian, problemi nuk mund të reduktohet vetëm te shija artistike e muzikantëve. Dr. Sadri RAMABAJA Në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, në një koncert të konceptuar nën moton “Meloditë e unitetit”, u interpretua melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Një këngë e vitit 1989, e lindur në atmosferën e ngritjes së nacionalizmit serb dhe e lidhur me mitologjizimin politik të Kosovës, përmban në tekstin e saj pretendime të drejtpërdrejta territoriale ndaj vendit tonë. Paradoksi është i dukshëm:…

Read More

Recension për romanin e Adem Demaçit Dashuria kuantike e Filanit (2007) Nga Sylejman Sylejmani [Zarbicë / Stuttgart] Çfarë e shtyu Adem Demaçin që romanin e tij autobiografik Dashuria kuantike e Filanit ta ndërtonte në formën e nëntë letrave elektronike, drejtuar një mikeje me një emër sa të veçantë, aq edhe simbolik – Dardha? Pse pikërisht kjo formë rrëfimi dhe pse pikërisht Dardha si adresë e një komunikimi që, përtej përmasës së tij letrare, duket se synon të depërtojë në shtresat më të thella të kujtesës dhe të shpirtit njerëzor? Letërsia mund të jetë imagjinatë, trillim, fantazi dhe krijim i një…

Read More