Nga Gzim Rushiti / PhD Në kohën kur shtetet e Ballkanit Perëndimor po avancojnë në procesin e integrimit evropian dhe kur anëtarësimi në Bashkimin Evropian përbën prioritetin më të rëndësishëm strategjik të politikës së tyre të jashtme, kundërshtimi i Rusisë ndaj zgjerimit të NATO-s dhe të BE-së në këtë rajon vazhdon pa ndërprerje. Kjo qasje e Moskës nuk përbën as risi dhe as ndonjë befasi. Një vendim i Qeverisë së Malit të Zi për aplikimin e regjimit pa viza për shtetasit rusë, duke filluar nga nëntori i këtij viti, u bë shkak për një përplasje të re diplomatike ndërmjet Moskës…
Author: ISHGJ
Nga Migena Aleksi Zef Mazi, ish-kryenegociator i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, e sheh krizën aktuale si pasojë të problemeve të akumuluara dhe të një sistemi institucional që, sipas tij, nuk ofron mekanizmat e nevojshëm për të dalë nga bllokimi. Në këtë intervistë për DITA-n, ambasador Mazi shprehet se kërkesat e studentëve kanë marrë përmasa që kapërcejnë kufijtë e arsimit dhe shprehin pakënaqësi më të gjera shoqërore. Ai kundërshton dhunën dhe çdo përpjekje për ta përvetësuar apo keqpërdorur protestën, por nënvizon se zgjatja e krizës nuk do ta ndryshojë rezultatin e saj. Si rrugëdalje, propozon krijimin urgjent të një…
Nga Blerina Gjoka Era e blozës ndihej ende të mërkurën pasdite pranë dyqaneve të djegura në katin përdhes të Kullave Binjake, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku grupe të rinjsh qëndronin ulur mbi bordura, duke diskutuar për ngjarjet e ditëve të fundit dhe duke pritur që protesta kundër qeverisë të rifillonte atë mbrëmje. Pak orë më parë, një tjetër grumbullim protestuesish në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ishte përshkallëzuar në përplasje me policinë. Disa të rinj kishin hedhur gurë drejt godinës, ndërsa forcat e rendit ishin kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Por pasditja në bulevard…
Intervistë ekskluzive me Bislim Zyrapin dhe Dilaver Goxhajn4. Komandimi në terren: zonat operative dhe krizat e brendshme Bislim Zyrapi: … Askush nuk do të kishte kundërshtuar marrjen e zonës nga Tahir Zema nëse kjo do të ishte koordinuar midis shtabit të UÇK-së dhe qeverisë Bukoshi. … Megjithatë, veprimi i tij i njëanshëm, pa u konsultuar me askënd, duke këmbëngulur se kishte vetëm një linjë komande për të – Ministria e Mbrojtjes e qeverisë Bukoshi, e cila atëherë ndodhej në Shqipëri, pra jo shtabi i UÇK-së -… edhe pse marrëveshja përcaktonte në mënyrë të qartë se kushdo që hynte në zonë…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Zhvillimet e sontme në Serbi shënojnë një moment të rëndësishëm politik. Pas 14 vjetësh të dominimit të forcave të tij politike, Aleksandar Vuçiqi ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare përballë lëvizjes së udhëhequr nga studentët. Sipas raportimit të Associated Press, ky rezultat përfaqëson një tronditje serioze të rendit politik të ndërtuar rreth pushtetit të tij. Megjithatë, rëndësia e tij nuk duhet ngatërruar me përfundimin automatik të modelit politik që e ka karakterizuar Serbinë gjatë dekadës së fundit. Lëvizja studentore u ngrit mbi pakënaqësinë e akumuluar ndaj korrupsionit, kapjes së institucioneve dhe autoritarizmit. Tragjedia e Novi Sadit,…
Nga Zoran METER / Geopolitika News, Zagreb Ditëve të fundit, pasiqë presidenti amerikan Donald Trump i ka tejkaluar kufijtë dhe, për një periudhë që nuk e dimë sa do të zgjasë, është afruar sërish me qëndrimet e presidentit rus Vladimir Putin lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë, në mediat perëndimore po shfaqen gjithnjë e më shumë shkrime dhe analiza që lënë të kuptohet se opinioni publik mund të jetë duke u përgatitur për përfundimin e mundshëm përfundimtar të kësaj lufte tashmë shumë të gjatë, e cila ka hyrë në vitin e pestë. Megjithatë, jo më në mënyrën që e…
DNEVNIK.hr, 25 tetor 2026, ora 19:43 Xhandarmëria dhe mjetet e blinduara për shpërndarjen e protestave u shfaqën në rrugët e Beogradit, pak para mbylljes së vendvotimeve. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, po zhvillohet një përballje mes koalicionit qeverisës, të mbledhur rreth Aleksandar Vuçiqit, dhe listës së studentëve. Gazetarja e Dnevnik-ut të Nova TV, Marina Bešić Đukarić, u lidh drejtpërdrejt nga Beogradi. Pak para mbylljes së vendvotimeve, në rrugët e pjesës së gjerë të qendrës së Beogradit filluan të grumbulloheshin forcat e xhandarmërisë, ndërsa u vendosën edhe barrikada. Pas tyre shihet edhe ushtria speciale që po mbërrin, kurse rreth…
Një polemikë me interpretimin e Adnan Qakës mbi filozofinë politike të Ibrahim Rugovës Nga Dr. Sadri RAMABAJA Teksti i Adnan Qakës mbi të ashtuquajturën filozofi politike rugoviane përpiqet ta paraqesë Ibrahim Rugovën si mishërim të unitetit kombëtar, të kompromisit, të tolerancës demokratike dhe të orientimit euroatlantik. Në këtë interpretim, rugovizmi shndërrohet në një formulë pothuajse universale të urtësisë politike: të bashkosh aty ku të tjerët përçajnë, të dialogosh aty ku të tjerët fyejnë dhe të tejkalosh interesat partiake në emër të interesit kombëtar. Në pamje të parë, këto parime janë të padiskutueshme. Kush mund të jetë kundër unitetit, tolerancës, kompromisit…
Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së njohur amerikane “Bloomberg”, e cila raporton për intensifikimin e thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë. Sipas Bloomberg, protestat e udhëhequra nga studentët po zhvillohen prej rreth dy javësh në kryeqytetin shqiptar dhe janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz. Media amerikane raporton se në protestën e sotme morën pjesë një numër i madh qytetarësh, ndërsa studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të…
Nga Anabela Jelencic /[Geopolitika News/ Zagreb]24 tetor 2026Evropa po hyn në dimër me rezerva historikisht të ulëta gazi dhe nuk mund të përballojë mungesa të mëtejshme të furnizimit, paralajmëroi Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), ndërsa lufta midis SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit prish zinxhirët globalë të furnizimit. Në një intervistë me Al Jazeera në kuadër të një konference ndërkombëtare në Berlin të mërkurën, Birol deklaroi se mungesat e furnizimit me energji të shkaktuara nga situata në Ngushticën e Hormuzit po prekin të gjitha rajonet e botës, por Evropa është veçanërisht e ndjeshme. Sipas tij, çmimet e…