Nga Andrew Tuley
[Pan-Afrikanist, Filosof, Teolog, Humanis dhe Strateg i Shëndetit Global.]
Velli është grisur. Teatri i madh i botës, i cili dikur vështronte zhdukjen e Gazës me një indiferencë të ftohtë dhe të kalkuluar, ka kolapsuar brenda skenarit të vet.
Ky është Ligji i Mizanit — Ligji i patundshëm i Balancës Absolute. Asgjë nuk i shpëton regjistrit të tij. Një borxh u shkrua në hi dhe gjak, dhe tani kozmosi kërkon shlyerjen. Nga pluhuri i shtëpive të tyre të shkatërruara, fëmijët e Gazës ngrihen jo si viktima për t’u mëshiruar, por si dëshmitarë. Ata që u caktuan të harroheshin janë bërë qendra e qetë dhe heshtur rreth së cilës bota tani rrotullohet dhe dridhet. Ata vështrojnë, me sy të lodhur nga trauma, ndërsa perandoritë që i braktisën kthejnë shpatat nga vetvetja dhe e gllabërojnë veten.
I. Arabia Saudite: Mirazhi i Thyer
Mbretëria e ndërtoi fatin e saj mbi rërën lëvizëse dhe arin e lëngshëm (naftën). Ajo zgjodhi rrugën e Faraonit, duke besuar se kullat me qelqē që shpojnë qiejt, qytetet fantazmë që ngrihen nga shkretëtira dhe heshtja e blerë e Perëndimit mund të mbyllnin britmat në dyert e saj.
Tani pallati i saj është prej xhami të krisur. Pasuria e synuar për të blerë faljen është kthyer në një lëndë djegëse të paqëndrueshme. Erërat kanë ndryshuar drejtim. Themelet e Shtëpisë dridhen nën peshën e shenjtërisë së saj të braktisur. Ëndrra e saj për pavdekshmëri materiale po konsumohet nga një kaos i ngadaltë, nga copëzimi i rajonit dhe i shpirtit. Sepse asnjë mbretëri nuk mund të shkëmbejë besëlidhjen e saj të shenjtë për strehën kalimtare të perandorisë dhe të mbetet në këmbë.
II. Izraeli: Varri i Fortifikuar
Entiteti që rrafshoi Gazën besonte se kupolat e hekurta, muret e betonit dhe forca absolute mund të farkëtonin përjetësinë. Në vend të kësaj, ai e ka varrosur veten.
Tani është një varr i fortifikuar i armatosur, i izoluar, i shkëputur nga ndërgjegjja morale e njerëzimit. Brenda mureve të tij, ajri është i ngarkuar me paranojë dhe kalbëzim. I fortifikuar në kufijtë e tij, por duke u mbytur nga brenda. Armatura është kthyer në arkivol. Një komb përgjithmonë i armatosur, e megjithatë përgjithmonë i tmerruar; përgjithmonë rrethues, e megjithatë përgjithmonë i rrethuar një shtet garnizon i kyçur në mundin e rraskapitshëm të vetëmbrojtjes së vet.
III. Amerika: Kolosi i Kalbur
Superfuqia që financoi hekurin dhe shenjtëroi shtypjen ka hyrë në perëndimin e saj.
Amerika qëndron si një kolos i kalbur një gjigant prej hekuri të ndryshkur, i zbrazur nga brenda, që po shembet nën peshën e vet kolosale. Kalbëzimi është në palcë. Sallat e saj demokratike janë të mbushura me tymrat e luftërave të pafundme kulturore, me paranojë dhe me një përçarje që nuk mund të qepet. Kombi që shkroi ligje për botën nuk mund të mbajë ligjin në rrugët e veta. Arkat e saj janë të fryra nga borxhi, besëlidhja e saj është copëtuar. Ajo nuk bie nga pushtimi, por nga vetëpërpirja ngadalë dhe me dhimbje duke konsumuar veten me po të njëjtën paligjshmëri që eksportoi.
IV. Franca: Pallati në flakë
Në Perëndim, kombi që predikoi lirinë ndërsa përsoste verbërinë koloniale, tani përballet me zjarret e veta.
Franca është e bllokuar në një rrotë me flakë dhe në një shpërbërje të pafundme politike. Bulevardet e mëdha të Parisit janë të mbytura nga gazi lotsjellës i fëmijëve të saj. Shteti ka humbur sundimin mbi popullin e vet, i paralizuar nga rrënimi legjislativ dhe revolta sociale. Karriget e larta e arrogante që dikur i lehtësonin botës leksione mbi civilizimin, sot janë reduktuar në sirena dhe hi, të pafuqishme për të fikur zjarri që e kaluan shekuj duke e ndezur.
V. Rusia dhe Ukraina: Funerali sllav
Në Lindje, rajonet kufitare janë të kyçura në një përqafim të ndërsjellë asgjësimi.
Rusia dhe Ukraina një funeral i ngadaltë dhe i pamëshirshëm sllav. Dy kombe vëllezër, të verbuar nga mburrja dhe të lëvizur nga duart e mjeshtrave globalë të shahut, bluajnë bijtë e tyre, qytetet e tyre dhe të ardhmen e tyre në baltën e ngrirë. Kjo nuk është luftë, por vetëflijim një makinë grirëse e shpirtit që konsumon pa fund, duke lënë pas vetëm qytete fantazmë, tokë të veve dhe një tmerr radioaktiv.
Dëshmia e të shpronësuarve
Dhe nga skajet e Mesdheut, nga brendësia e vrishkut të përhershëm të mbijetesës, fëmijët e Gazës vështrojnë horizontin.
Nuk ka kremtim në vështrimin e tyre zemrat e tyre janë tepër të rënduara nga një pikëllim i papërshkrueshëm për t’u gëzuar. Por ka një njohje.
Njohja e Drejtësisë Kozmike
Ata shohin kombet që zotëronin të gjitha armët, të gjithë pasurinë, të gjitha vetot — papritur të pafuqishëm përballë me dallgën e kalbëzimit të tyre të brendshëm.
Bota i largoi sytë nga pluhuri i Gazës. Por ai pluhur nuk u zhduk. Ai u ngrit. Hyri në engrenazhet e perandorive. Bllokoi mekanizmin e arrogancës.
Peshoret janë anuar. Iluzioni i përhershmërisë është thyer. Dhe të shpronësuarit mbeten dëshmitarët e fundit të kolapsit të pashmangshëm të një rendi botëror arrogant. [Përktheu: Dan Gashi
