Publikohet Plani i hartuar nga Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një plan të ri paqeje për Ukrainën. Edhe pse plani përbën një kapitullim për Ukrainën, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka treguar gatishmërinë e tij për të negociuar. Moska ende nuk ka komentuar konkretisht mbi propozimin amerikan. Ndërkohë, portali i lajmeve Axios dhe media të tjera amerikane kanë publikuar tekstin e plotë të marrëveshjes me 28 pika.
Trumpi i jep Ukrainës një ultimatum deri të enjten; Zelensky e përgatit popullin e tij për një vendim të rëndësishëm.
SHBA-të kërkojnë që Kievi të bjerë dakord shpejt me planin e ri të paqes. Kjo kërkesë shoqërohet me kërcënime masive. Ndërkohë, Rusia rezervon të drejtën për të shtrënguar më tej kushtet e paqes.
28 pikat në përkthimin gjerman
Këto janë pikat që përfshihen në planin amerikan:
- Sovraniteti i Ukrainës pohohet si i mirëqenë.
- Një pakt gjithëpërfshirës mossulmimi lidhet midis Rusisë, Ukrainës dhe Evropës. Të gjitha pikat e mosmarrëveshjes nga 30 vitet e fundit konsiderohen të zgjidhura.
- Rusia pritet të mos pushtojë vendet fqinje dhe NATO nuk pritet të zgjerohet më tej.
- Do të zhvillohet një dialog midis Rusisë dhe NATO-s, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për të zgjidhur të gjitha çështjet e sigurisë dhe për të krijuar kushte për deeskalim, duke siguruar kështu sigurinë globale dhe duke përmirësuar mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në të ardhmen.
- Ukraina do të marrë garanci të besueshme sigurie.
- Madhësia e ushtrisë ukrainase do të kufizohet në 600,000 ushtarë.
- Ukraina do të përcaktojë në kushtetutën e saj se nuk do t’i bashkohet NATO-s dhe NATO do të përfshijë një dispozitë në kartën e saj që përcakton se Ukraina nuk do të pranohet në të ardhmen në gjirin e saj.
- NATO pranon të mos stacionojë trupa në Ukrainë.
- Avionët luftarakë evropianë do të stacionohen në Poloni.
- Garancitë e sigurisë së Shteteve të Bashkuara:
- Shtetet e Bashkuara do të kompensohen [shpërblehen] për garancinë e tyre të sigurisë.
- Nëse Ukraina pushton Rusinë, ajo do ta humbasë këtë garanci sigurie.
- Nëse Rusia pushton Ukrainën, përveç një përgjigjeje të plotë ushtarake, të gjitha sanksionet globale do të rivendosen dhe njohja e territoreve të reja dhe të gjitha përfitimet tjera të kësaj marrëveshjeje do të anulohen.
- Nëse Ukraina lëshon një raketë në Moskë ose Shën Petersburg pa justifikim, garancia e sigurisë do të konsiderohet e pavlefshme.
- Ukrainës do t’i lejohet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe do të marrë akses preferencial në tregun evropian në një afat të shkurtër, ndërsa kërkesa e saj për anëtarësim është duke u shqyrtuar.
– Një paketë gjithëpërfshirëse globale masash për rindërtimin e Ukrainës, duke përfshirë:Krijimin e një fondi zhvillimi për Ukrainën për të investuar në industri me rritje të shpejtë, duke përfshirë teknologjinë, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.
– Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Ukrainën për të rindërtuar, zhvilluar, modernizuar dhe operuar së bashku infrastrukturën e gazit të Ukrainës, duke përfshirë tubacionet dhe objektet e magazinimit.
– Përpjekje të përbashkëta për të rehabilituar zonat e shkatërruara nga lufta për rindërtimin dhe modernizimin e qyteteve dhe zonave të banimit.
– Zhvillimin e infrastrukturës.
– Nxjerrjen e burimeve minerale dhe natyrore.-
– Banka Botërore do të ofrojë një paketë financimi të dedikuar për të përshpejtuar këto përpjekje. - Rusia do të riintegrohet në ekonominë globale:
– Heqja e sanksioneve do të diskutohet dhe do të miratohet gradualisht dhe rast pas rasti.
– Shtetet e Bashkuara do të lidhin një marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi ekonomik për zhvillim të përbashkët në fushat e energjisë, burimeve natyrore, infrastrukturës, inteligjencës artificiale, qendrave të të dhënave, projekteve të minierave të metaleve të rralla në Arktik dhe mundësive të tjera të dobishme biznesi reciprokisht. - Rusia do të ftohet të ribashkohet me G8-ën.
- Fondet e ngrira do të përdoren si më poshtë:
– 100 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse do të përdoren në përpjekjet e rindërtimit dhe investimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë.
– Shtetet e Bashkuara do të marrin 50 përqind të fitimeve nga kjo sipërmarrje. Evropa do të ofrojë 100 miliardë dollarë shtesë për të rritur fondet e disponueshme për rindërtimin e Ukrainës. Fondet e ngrira evropiane do të lirohen. Pjesa tjetër e fondeve të ngrira ruse do të investohet në një fond të veçantë SHBA-Rusi që do të zbatojë projekte të përbashkëta në fusha specifike. Ky fond ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe promovimin e interesave të përbashkëta, duke krijuar një nxitje të fortë për të mos u rikthyer në konflikt. - Do të krijohet një grup pune amerikano-rus për çështjet e sigurisë për të siguruar pajtueshmërinë me të gjitha dispozitat e kësaj marrëveshjeje.
- Rusia e sanksionon politikën e saj të mos-agresionit ndaj Evropës dhe Ukrainës në ligj.
- Shtetet e Bashkuara dhe Rusia bien dakord të zgjasin vlefshmërinë e traktateve mbi mos-përhapjen dhe kontrollin e armëve bërthamore, përfshirë Traktatin START I.
- Ukraina deklaron gatishmërinë e saj për të qenë një shtet pa armë bërthamore në përputhje me Traktatin mbi Mos-Përhapjen e Armëve Bërthamore.
- Centrali Bërthamor i Zaporizhzhisë do të trajtohet/operohet nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), dhe energjia elektrike e gjeneruar do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Rusisë dhe Ukrainës – 50:50.
- Të dy vendet angazhohen të zbatojnë programe edukative në shkolla dhe shoqëri që synojnë promovimin e mirëkuptimit dhe tolerancës së kulturave të tjera dhe eliminimin e racizmit dhe paragjykimeve.
– Ukraina do të miratojë rregulloret e BE-së mbi tolerancën fetare dhe mbrojtjen e pakicave gjuhësore.
– Të dy vendet bien dakord të shfuqizojnë të gjitha masat diskriminuese dhe të garantojnë të drejtat e mediave dhe institucioneve arsimore ukrainase dhe ruse.
– Të gjitha ideologjitë dhe aktivitetet naziste duhet të refuzohen dhe të ndalohen. - Territoret:
– Krimea, Luhansku dhe Donetsku do të njihen si territor de facto rus, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara.
– Khersoni dhe Zaporizhzhia do të ndahen përgjatë vijës së frontit, gjë që përbën njohje de facto të përkatësisë përgjatë vijës së frontit.
– Rusia do të heqë dorë nga territoret tjera që kontrollon jashtë pesë rajoneve.
– Forcat e armatosura ukrainase do të tërhiqen nga pjesa e rajonit të Donetskut që kontrollojnë aktualisht, dhe ky territor do të bëhet një zonë neutrale, e demilitarizuar, e njohur ndërkombëtarisht si territor rus. Forcat e armatosura ruse nuk do të hyjnë në këtë zonë të demilitarizuar. - Pas ujdisë mbi marrëveshjet territoriale, si Rusia ashtu edhe Ukraina zotohen të mos i ndryshojnë këto marrëveshje me forcë. Në rast të shkeljes së këtij detyrimi, garancitë e sigurisë janë të pavlefshme.
- Rusia nuk do ta pengojë Ukrainën të përdorë lumin Dniepër për aktivitete tregtare, dhe do të arrihen marrëveshje në lidhje me transportin e lirë të grurit përmes Detit të Zi.
- Do të krijohet një komitet humanitar për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.
– Të gjithë të burgosurit e luftës dhe trupat e tyre të mbetur do të shkëmbehen në bazë të parimit “një për të gjithë”.
– Të gjithë të burgosurit civilë dhe pengjet do të riatdhesohen, përfshirë fëmijët.
– Do të krijohet një program për ribashkimin familjar.
– Do të merren masa për të lehtësuar vuajtjet e viktimave të konfliktit. - Ukraina do të mbajë zgjedhje pas 100 ditësh.
- Të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt do të marrin amnisti të plotë për veprimet e tyre gjatë luftës dhe do të bien dakord të mos bëjnë ose të mos shqyrtojnë asnjë pretendim në të ardhmen.
- Kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme. Zbatimi mbikëqyret dhe garantohet nga një Këshill Paqeje i kryesuar nga Presidenti Donald Trump. Do të vendosen sanksione për shkeljet.
- Pasi të gjitha palët të kenë rënë dakord për këtë plan, një armëpushim do të hyjë në fuqi menjëherë pasi të dyja palët të tërhiqen pas vijave të dakorduara, në mënyrë që të mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes.
