The Jerusalem Post
Nga mendjet më të ndritura të Iranit, pothuajse të gjithë kanë emigruar. Programi NODET i Iranit rekruitoi studentët më të mirë dhe investoi shuma të mëdha në fushën kibernetike. Megjithatë, vetë menaxheri i këtij programi zbuloi se, nga 86 studentë fitues medaljesh, 82 kishin emigruar ndërsa dy nga katër të mbeturit u burgosën sepse kundërshtuan regjimin.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Barak Gonen – i trajnuar në programin elitë Talpiot të IDF-së – deklaroi për The Jerusalem Post se Izraeli përballet me të njëjtin rrezik. Sipas Institutit të Izraelit për Demokraci, një në katër izraelitë hebrenj do të konsideronte largimin nga vendi.
Përsosmëria nuk është e garantuar
Irani ndoqi të njëjtën strategji: programe elitare dhe investime të konsiderueshme. Por, sapo klima politike i dëboi njerëzit, asnjë lloj shpenzimi nuk mundi të rindërtonte atë që humbi me largimin e tyre. Përsosmëria kibernetike e Izraelit nuk është diçka e mirëqenë; ajo mbetet e fortë vetëm sa mbetet i fortë talenti që zgjedh të qëndrojë. [Përktheu: Dan Gashi]
