[07.08.2025]
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj dhjetëra vendeve kanë hyrë në fuqi, ndërsa ai vazhdon të përshkallëzojë luftën e tij globale tregtare. Javën e kaluar, Trumpi njoftoi tarifa më të larta importi midis 10 dhe 41 përqind për partnerë të shumtë tregtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, të cilat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht. Këtë javë, ai vendosi të shtojë një tarifë shtesë prej 25 përqind për Indinë si ndëshkim për importimin e naftës ruse, sipas The Independent.
Taksa e re e importit do të rrisë tarifat për disa eksporte indiane deri në 50 përqind. Vende të tjera më të goditura përfshijnë Zvicrën me 39 përqind, ndërsa Kanadaja përballet me 35 përqind. Disa nga vendet e prekura kanë arritur marrëveshje për të ulur tarifat me SHBA-në, por të tjerat nuk kanë pasur mundësinë të negociojnë me administratën Trump. Mallrat nga të gjitha vendet e tjera që nuk janë të listuara do t’i nënshtrohen një takse importi prej 10 përqind të SHBA-së. Trump ka kërcënuar më parë se kjo normë mund të jetë më e lartë. Administrata ka sinjalizuar gjithashtu se marrëveshje të tjera tregtare janë në proces, ndërsa kërkon të mbyllë deficitet tregtare.
Ato nuk janë vetëm vendime ekonomike, por edhe politike
Urdhri i veçantë i Trump-it për Kanadanë rrit normën e taksave për mallrat kanadeze që i nënshtrohen tarifave që lidhen me ilaçin fentanil në 35 përqind, nga 25 përqind që ishte më parë, duke përmendur “dështimin e vendit për të bashkëpunuar” në frenimin e rrjedhës së paligjshme të narkotikëve në SHBA. Por ka më shumë të ngjarë të jetë një lloj “ndëshkimi” sepse Kanadaja ka vendosur të njohë Palestinën. Tarifat më të larta për mallrat kanadeze janë në kontrast të fortë me vendimin e Trumpit për t’i dhënë Meksikës një pezullim 90-ditor nga tarifat më të larta prej 30 përqind për shumë produkte për të siguruar më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje më të gjerë tregtare.
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi i Trumpit dhe u zotua të ndërmarrë veprime për të mbrojtur vendet e punës në Kanada dhe për të diversifikuar tregjet e eksportit të vendit. Ndërkohë, Kina përballet me një afat deri më 12 gusht për të arritur një marrëveshje tarifore me administratën Trump pasi Pekini dhe Uashingtoni arritën marrëveshje paraprake në maj dhe qershor për të hequr tarifat reciproke. Një zyrtar amerikan tha se po bënin përparim në marrëveshje.
Gjendja e tarifave doganore sot sipas vendeve:
India 50%
Siria 41%
Laosi 40%
Myanmari 40%
Zvicra 39%
Kanadaja 35%
Iraku 35%
Serbia 35%
Algjeria 30%
Bosnja dhe Hercegovina 30%
Libia 30%
Republika e Afrikës së Jugut 30%
Brunei 25%
India 25%
Kazakistani 25%
Moldavia 25%
Tunizia 25%
Bangladeshi 20%
Sri Lanka 20%
Tajvani 20%
Vietnami 20%
Kamboxhia 19%
Indonezia 19%
Malajzia 19%
Pakistani 19%
Filipinet 19%
Tajlanda 19%
Nikaragua 18%
Afganistani 15%
Angola 15%
Bolivia 15%
Botsvana 15%
Kamerun 15%
Çad 15%
Kosta Rika 15%
Bregu i Fildishtë 15%
Republika Demokratike e Kongos 15%
Ekuador 15%
Guinea Ekuatoriale 15%
Bashkimi Evropian 15%
Fixhi 15%
Gana 15%
Guajana 15%
Islanda 15%
Izraeli 15%
Japonia 15%
Jordani 15%
Lesoto 15%
Lihtenshtajni 15%
Madagaskari 15%
Malavi 15%
Mauritius 15%
Mozambik 15%
Namibia 15%
Nauru 15%
Zelanda e Re 15%
Nigeri 15%
Maqedonia e Veriut 15%
Norvegjia 15%
Papua Guinea e Re 15%
Koreja e Jugut 15%
Trinidad dhe Tobago 15%
Turqi 15%
Uganda 15%
Vanuatu 15%
Venezuela 15%
Zambia 15%
Zimbabve 15%
Brazili 10%
Ishujt Falkland 10%
Mbretëria e Bashkuar 10%
Kosova 10%
….