Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Abstrakt
Ky artikull analizon fenomenin e instrumentalizimit të drejtësisë në Kosovë në kontekstin e një demokracie në tranzicion dhe implikimet e tij për legjitimitetin shtetëror. Duke u mbështetur në literaturën mbi shtetin ligjor, kapjen e institucioneve dhe teoritë e legjitimitetit, argumenti qendror është se përdorimi i mekanizmave juridikë për qëllime politike prodhon një krizë të dyfishtë: erozion të besimit të brendshëm dhe dobësim të pozicionit ndërkombëtar të shtetit. Artikulli shqyrton dimensionin funksional, simbolik dhe gjeopolitik të këtij procesi, duke argumentuar se vetting-u në drejtësi paraqet një mekanizëm potencial për rikthimin e besimit institucional dhe për konsolidimin e shtetit ligjor.
Fjalë kyçe: drejtësia, legjitimiteti, shtetformimi, politizimi, vetting, Kosovë
1. Hyrje
Në sistemet politike me demokraci të brishtë, konfliktet për pushtet shpesh tejkalojnë kufijtë e konkurrencës elektorale dhe zhvendosen drejt institucioneve kyçe të shtetit. Sistemi i drejtësisë, për shkak të autoritetit të tij normativ dhe funksionit arbitrar, bëhet një hapësirë strategjike për këtë përplasje. Në Kosovë, një shtet me proces të papërfunduar të konsolidimit institucional dhe ndërkombëtar, kjo dinamikë merr rëndësi të veçantë.
Ky artikull synon të analizojë se si instrumentalizimi i drejtësisë ndikon në krizën e legjitimitetit shtetëror dhe çfarë pasojash prodhon në funksionimin e institucioneve dhe në pozicionimin ndërkombëtar të vendit.
2. Korniza teorike
Koncepti i legjitimitetit shtetëror lidhet ngushtë me pranimin e autoritetit institucional nga qytetarët dhe aktorët ndërkombëtarë. Sipas Max Weber-it, legjitimiteti buron nga besimi në legalitetin e rendit dhe në autoritetin e institucioneve.
Në të njëjtën kohë, literatura mbi “kapjen e shtetit” dhe instrumentalizimin e institucioneve thekson se: përdorimi selektiv i ligjit për qëllime politike dhe ndikimi informal mbi sistemin e drejtësisë, minojnë parimet e shtetit ligjor dhe prodhojnë krizë të besimit publik.
3. Drejtësia si arenë e konfliktit politik
Në kontekstin kosovar, sistemi i drejtësisë shpesh perceptohet si një hapësirë ku përplasjet politike zhvendosen nga arena elektorale drejt institucioneve juridike. Përdorimi i hetimeve selektive, padive të koordinuara dhe presionit institucional, transformon drejtësinë nga arbitër në aktor të kontestuar.
SHIK-u mbetet SHIK. Ai po bën atë që di më së miri: betejën e pistë për mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Përmes gjyqësorit – me theks të përqëndruar në Gjykatën Kushtetuese dhe në atë Supreme, por gjthësesi edhe në Këshillin Prokurorial dhe Prokurorinë Speciale, SHIK-u po ushtron betejën vendimtare që nëse nuk e ndalë dot krijimin e Qeverisë Kurti 3, së paku t’i krijojë aq ndeshtrasha që në start, sa ta parandalojë ecjen me hapa të shpejtë në reformimin e këtij segmenti me peshë të Republikës.
PDK-ja alias SHIK-u humbjen katastrofale në betejën politike të 28 djetorit 2025, prandaj nuk e pranon dot.
Kokat që drejtojnë aktualisht SHIK-un e kanë të qartë se loja e pushtetit mund të humbasë në momentin që pranon gabimet. Prandaj është hedhur në sulm. Madje pikërisht në terrenin që zotëron. Në atë të drejtësisë.
Megjithatë, SHIK-u nuk do ta braktisë ofensivën e tij të deportimit. Taktika e tij është të kalojë në ofensivë. Prandaj as nuk përpiqet ta fshehë atë që po pregaditet ta bëjë.
Kur aktorë politikë ose rrjete të lidhura me pushtetin e kaluar, siç është në këtë rast kjo strukturë e ringjallur, kalojnë nga pozicioni mbrojtës në ofensivë përmes padive të koordinuara, hetimeve selektive apo presionit mbi organet e ndjekjes, konflikti politik zhvendoset nga debati programor në delegjitimim institucional. Qeveria e radhës nuk kundërshtohet më për politikat e saj, por pretendohet të vendoset në një gjendje të vazhdueshme mbrojtjeje juridike dhe morale.
Kjo gjendje prodhon një efekt të dyfishtë: nga njëra anë krijon perceptimin publik të një pushteti të dyshimtë dhe të mbushur me skandale; nga ana tjetër, relativizon vetë nocionin e përgjegjësisë ligjore. Nëse çdo hetim shihet si i motivuar politikisht, atëherë edhe hetimet e drejta humbin besueshmërinë e tyre. Drejtësia pushon së qeni arbitër dhe perceptohet si palë.
Kjo dinamikë prodhon një gjendje ku qeverisja zhvillohet nën presion të vazhdueshëm juridik, duke e zhvendosur fokusin nga politikat publike në mbrojtjen institucionale.
4. Erozioni i besimit dhe “barazimi moral negativ”
Një nga efektet kryesore të instrumentalizimit të drejtësisë është erozioni i besimit publik. Në një klimë të mbingarkuar me akuza dhe kundërakuza, qytetarët priren të zhvillojnë një perceptim të përgjithësuar se të gjitha elitat politike janë njësoj.
Ky fenomen, që mund të përkufizohet si “barazim moral negativ”, ka pasoja të rëndësishme:
- dobëson diferencimin midis reformës dhe status quo-së,
- ul besimin në institucionet e drejtësisë,
- dhe redukton pjesëmarrjen qytetare në proceset demokratike.
5. Paraliza institucionale dhe kapaciteti shtetëror
Instrumentalizimi i drejtësisë ka edhe pasoja funksionale. Frika nga ndjekja penale ose procedurat disiplinore të motivuara politikisht krijon një kulturë të vetëmbrojtjes brenda administratës publike.
Kjo çon në reduktim të vendimmarrjes, ngadalësim të reformave dhe dobësim të kapacitetit shtetëror për të ofruar shërbime publike.
Në këtë kuptim, shteti mbetet formal, por me funksionalitet të kufizuar.
Kur drejtësia bëhet fushë beteje, logjika e kompromisit politik zëvendësohet nga logjika e delegjitimimit total. Kundërshtari nuk shihet më si rival politik, por si armik i shtetit. Gjuha politike ashpërsohet, hapësira e dialogut ngushtohet dhe polarizimi shoqëror thellohet. Në këto kushte, krizat institucionale bëhen më të mundshme dhe zgjidhjet konsensuale më të rralla.
Kjo betejë e re e paralajmruar tashmë nuk e dobëson vetëm Qeverinë Kurti 3, por e ul përtokë besimin e qytetarëve në vetë institucionet. Publiku fillon të mendojë: “askush nuk është i pastër, gjithçka është luftë pushteti”.
Ky është terren ideal për strukturat e vjetra të pushtetit: kur qytetarët humbin besimin, status quo-ja bëhet “më e sigurt” se ndryshimi.
6. Implikimet ndërkombëtare dhe dimensioni gjeopolitik
Për një shtet si Kosova, i cili synon integrimin në Bashkimi Evropian dhe strukturat euro-atlantike, stabiliteti institucional është kriter themelor. Një klimë e vazhdueshme konflikti dhe perceptimi i politizimit të drejtësisë edëmton kredibilitetin ndërkombëtar, ul fuqinë negociuese në raport me Serbia dhe krijon hapësirë për narrativa delegjitimimi nga aktorë si Rusia.
Në këtë kontekst, shteti rrezikon të perceptohet si i paqëndrueshëm dhe i varur nga ndërhyrjet e jashtme.
Në një rajon ku po rikthehet logjika e “sferave të ndikimit”, fuqitë e mëdha preferojnë partnerë të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe me institucione funksionale.
Një Kosovë e zhytur në konflikte të brendshme rrezikon të shihet jo si aktor që kontribuon në stabilitet rajonal, por si pikë dobësie në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë.
Kjo krijon tri pasoja gjeopolitike:
a) Rritje e ndërhyrjes së jashtme
Kur elitat vendore nuk arrijnë konsensus minimal, krijohet hapësirë për presion diplomatik më të drejtpërdrejtë, për ndërmjetësim më imponues dhe ulje të autonomisë vendimmarrëse
b) Hapësirë për aktorë rivalë
Aktorët që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës (si Rusia, Serbia) e përdorin krizën e brendshme për të forcuar narrativën se “Kosova është shtet jofunksional”.
Edhe pa ndikim direkt, lufta e brendshme e elitave u shërben interesave të tyre propagandistike.
c) Dobësim i rolit rajonal të Kosovës
Kosova ka tentuar të pozicionohet si faktor stabiliteti pro-perëndimor në Ballkan. Krizat e brendshme e kthejnë atë nga eksportuese stabiliteti në importuese vëmendjeje dhe shqetësimi ndërkombëtar.
7. Polarizimi politik dhe delegjitimimi institucional
Kur drejtësia bëhet instrument i konfliktit politik, logjika e kompromisit zëvendësohet nga ajo e delegjitimimit total. Kundërshtari politik nuk trajtohet më si rival legjitim, por si kërcënim për rendin shtetëror.
Kjo prodhon rritje të polarizimit, ngushtim të hapësirës së dialogut dhe rritje të rrezikut për kriza institucionale.
8. Vetting-u si instrument reformues
Në këtë kontekst, vetting-u në drejtësi paraqitet si një mekanizëm potencial për:
- rikthimin e besimit publik,
- forcimin e pavarësisë institucionale,
- dhe reduktimin e ndikimeve politike në sistemin e drejtësisë.
Megjithatë, suksesi i tij varet nga transparenca e procesit, mbështetja politike dhe shoqërore dhe garantimi i standardeve ndërkombëtare.
9. Diskutim
Instrumentalizimi i drejtësisë në Kosovë nuk duhet parë si fenomen i izoluar, por si pjesë e një procesi më të gjerë të konkurrencës për kontroll institucional në një shtet në tranzicion.
Ndërkohë që ky fenomen prodhon destabilizim afatshkurtër, ai mund të krijojë gjithashtu presion për reforma strukturore, duke e kthyer krizën në një mundësi për konsolidim institucional.
10. Përfundim
Kriza e instrumentalizimit të drejtësisë në Kosovë përfaqëson një sfidë thelbësore për legjitimitetin shtetëror. Ajo prek jo vetëm funksionimin e institucioneve të brendshme, por edhe pozicionimin ndërkombëtar të vendit.
Në gjeopolitikë, forca e jashtme e një shteti buron nga stabiliteti i brendshëm. Kur brenda mbizotëron lufta për kontroll mbi institucionet, jashtë zvogëlohet pesha e shtetit.
Megjithatë, kjo krizë mund të shndërrohet në një moment themelues për forcimin e shtetit ligjor, nëse shoqërohet me reforma të thella dhe me një angazhim të qëndrueshëm për pavarësinë e drejtësisë.
Referenca
- Max Weber (1978). Economy and Society.
- Carothers, T. (2002). The End of the Transition Paradigm.
- Fukuyama, F. (2014). Political Order and Political Decay.
- Mungiu-Pippidi, A. (2015). The Quest for Good Governance.
- European Commission Reports on Kosovo (vite të ndryshme).
