Pse shfrytëzimi i hapësirës mediale, kundërveprimi ndaj dezinformimit dhe manipulimit ndërkohë në Kosovë është akt profesional e moral i domosdoshëm?
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Shfrytëzimi i mediave, veçanërisht i hapësirës mediative televizive dhe online, në betejën politike që po zhvillon opozita kosovare me gjithë instumentet e saj, është një fenomen tashmë i shpërfaqur me të gjitha nuancat e tij. Objektivi ishte i qartë që në fillim: ixhinjeringu i opinionit publik që do të arsyetonte të gjitha mjetet në luftën politike për rikthim në pushtet.
Për fat të keq, Lëvizja Vetëvendosje këtë objektiv të opozitës [PDK/LDK/AAK-së] nuk e kishte të qartë sa e si duhet, madje fillimisht dukej se po e neglizhonte derisa ajo arriti klulmin në gjithë kompleksitetin e luftës mediale që tashmë është ngritur në nivelin e luftës hibride të lloit të vet.
Këtu më poshtë po sjell disa nga mjetet që janë përdor në këtë luftë politike e propagandistike:
1.Manipulimi i Informacionit
- Agjendat politike: Opozita dhe lidershipi i saj, duke qenë të pa aftë për rolin opozitar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të etshëm për rikthim të shpejt në pushtet, këtë sferë duket se ia kanë besuar një ekipi që veten e cilësojnë si ekspert të manipulimit të informacionit. Ndërkaq partitë dhe politikanët e veçantë të opozitës shpesh kanë përdor dhe vazhdojnë të përdorin mediat për të promovuar narrativat e tyre, duke filtruar ose shtrembëruar informacionin për të ndikuar në perceptimin publik.
- Lajme të rreme (Fake News): Përhapja e dezinformimit është bërë një mjet i fuqishëm për të çorientuar opinionin publik dhe për të krijuar polarizim. Në këtë garë ditë më parë u angazhua madje edhe KosovaPressi!
KosovaPress-i është Agjenci e Lajmeve që ishte krijuar në flakët e luftës së UÇK-së së vegjëlisë me objektivin qenësor: t’i shërbejë kauzës për liri dhe demokraci. Partitë që e mbështesnin këtë agjenci që në fillet e saj, përveç ushtarëve të UÇK-së, respektivisht LPK-ja si themeluese e saj, ishte edhe UNIKOMB-i, Partia Parlamentare, Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, me një fjalë spektri revolucionar i politikës kosovare.
Por me kalimin e kohës ky agjencion, si edhe SHIK-u, do të shndërrohej në servis i PDK-së, alias krerëve të saj.
Ata që e kishin mbështetur KosovaPressin në fillet e saj, as nuk mund ta merrnin me mend se kjo agjenci një ditë do të vite në derexhenë që të përhapte lajme të rreme. Deri në këtë shkallë ka arritur keqpërdorimi i institucioneve tona historike, pa përjashtuar as akronimin e UÇK-së dhe levave të saj, si puna e kësaj agjencie. Një hulumtim fare i shkurtër – një javor në web-faqen e Kryeministrisë dhe krahasimi i lajmeve të plasuara aty me ato në faqen e KosovaPressit, të bën ta kuptosh se në ç’shkallë të lartë ka arritur gadishmëria e drejtuesve të kësaj agjencie dhe portaleve që ushqen ajo për të plasuar lajme të rreme, tendencioze e irritues tej mase. Dhe në këtë batak ka rënë jo çfardo portali, por një institucion që veten e quan Agjenci e Lajmeve e që na asocion vetvetishëm me UÇK-në! Çfarë manipulimi?! Keqardhje!
2. Përdorimi i propagandës
- Mediat shfrytëzohen për të përhapur mesazhe propagandistike, duke përfshirë inxhinjeringun politik dhe spastruar figurat e veçanta politike, madje edhe lavdërimin ekstrem të një partie (kulti i personalitetit) ose denigrimin e kundërshtarëve.
- Teknika si “spin” (interpretimi i prirur i lajmeve) dhe “framing” (paraqitja selektive e çështjeve) përdoren gjerësisht.
3. Polarizimi dhe divizioni
- Një lagje e tërë e mediave në Kosovë, e mbështetur fuqishëm edhe nga disa TV të Tiranës, veçanërisht ato me prirje konservatore politike, natyrisht të lidhura me 1001 fije me oligarkë të fuqishëm në Prishitnë e Tiranë, po thellojnë ndarjet në shoqëri duke amplifikuar konfliktet dhe duke krijuar perceptime “ne kundër tyre” dhe duke ia mveshur këtë VV-së dhe personit të Albin Kurtit!
- Eko-dhomat (echo chambers) në rrjetet sociale dhe televizione të dirigjuara nga trupa të specializuara për luftë hibride, tashmë kanë arritur objektivin: kanë fragmentuar në masë të ndjeshme opinionin publik.
4. Shfrytëzimi i emisioneve të drejtpërdrejta
- Debate dhe intervista të kontrolluara shpesh përdoren për të manipuluar perceptimin e votuesve.
- “Soft journalism” (intervista jo-konfrontuese) përdoren pa hezitim e vrasje ndërgjegjie profesionale për të ndërtuar imazhe pozitive, ndërsa “hardball” (pyetje agresive) për të sulmuar kundërshtarët.
5. Influenca e rrjetave sociale
- Platformat si Facebook, X (Twitter), TikTok dhe YouTube janë bërë fushëbetejë kryesore për luftën politike.
- “Microtargeting” (përdorimi i të dhënave për të drejtuar mesazhe specifike) përdoret për të manipuluar grupe të caktuara të votuesve.
6. Cenzura dhe kontrolli i medias
- Në Kosovë hapur, jo vetëm oligarkët, por edhe grupet e fuqishme të politikës e biznesit kontrollojnë mediat për të shtypur zëra kritikë.
- Mediat e pavarura rrjedhimisht ka tendenca që në embrion të mbyten ose të margjinalizohen duke u sulmuar me fjalë (smear campaigns).
Ofenziva mediale dhe sprova për puç kushtetues
Shfrytëzimi i mediave në politikë është një sfidë e madhe për demokracinë, duke kërkuar vëmendje të vazhdueshme për të mbrojtur integritetin e proceseve politike.
Rrjedhimisht prezenca e personaliteteve politike dhe mediale, si dhe shfrytëzimi me masë i hapësirës mediative televizive nga ta, luajnë një rol kyç në përballjen kundër luftës hibride, për shkak të natyrës së këtij lloj konflikti. Lufta hibridë përfshin një kombinim të sulmeve konvencionale, jokonvencionale, kibernetike, informacione dhe psikologjike, ku informacioni dhe perceptimi janë frontet kryesore të betejës.
Me këtë valë të luftës hibride opinioni ynë përballet çdo ditë e çdo mbrëmje, 24 orë rresht! Shfrytëzimi i hapësirës mediale, kundërveprimi ndaj dezinformacionit dhe manipulimit prandaj është akt profesional e moral idomosdoshëm.
Personalitetet politike dhe akademike mund të ofrojnë informacion të verifikuar dhe alternativë ndaj narrativave të rreme, duke reduktuar ndikimin e sulmeve informuese.
Një prezencë e fortë në media ndihmon në forcimin e besimit të publikut ndaj institucioneve. Figurat akademike me kredibilitet moral, ato politike dhe gazetarët e besueshëm mund të mobilizojnë bashkësinë kundër tentativave për të krijuar panik apo përçarje.
Shumë sulme hibride kundër Kosovës drejtohen nga shtete të huaja (Rusia, Serbia, Irani, etj.) përmes mediave të kontrolluara ose troll farms.
Prezenca e fortë e personaliteteve kombëtare në media mund të neutralizojë narrativat e huaja, respektivisht ato që po strukturohen e organizohen për ta përsëritur kundërrevolucionin e dhjetorit 1924 të Tiranës. Atbotë Serbia kishte marshuar me 5000 forca ushtarake, të cilave ju prinin oficerët bjellogardistë të Rusisë që kishin gjetur strehë në Beograd. Sprova e aplikuar më 24 shtator 2023 për aneksimin e veriut të Republikës, ju dështoi falë idealizmit e profesionalizmit të Policisë sonë, por edhe mbështetjes nga miqtë tanë real – pjesë e KFOR-it.
Nëdrkohë mediat pretendohet të zëvendësojnë trupat ushtarake dhe të pregadisin terrenin për puç shtetëror, dhe përmbysje të rendit demokratik, disi ngjashëm me atë që qe ushtruar gjat Covidit më 2020.
Bartja e betejës politike ndërkohë nga Kuvendi tek Gjykta Kushtetuese nga ana e PDK-së dhe LDK-së flet shumë për mënyrën se si këto dy forca politike e kanë trajtuar Republikën për 20 vite rresht dhe për kuptimin pervers të demokracisë nga humbësit e zgjedhjeve.
Ofenziva mediale dhe sprova për puç kushtetues, duke pretenduar ta shnëdrrojë Republikën parlamentare në një Republikë kushtetuese nuk mund e nuk duhet të kalojë.
Koha për debat racional
Për njohësit e mirë të gjendjes së krijuar jo vetëm nga 9 shkurti 2025, por do të thosha nga 14 shkurti i 2021, kur përmes një plebishiti të paparë, që për shumëçka do të mund të cilësohej si një REVOLUCION I HESHTUR DEMOKRATIK, Vetëvendosja erdhi në pushtet, opozita pasi e rimori veten edhe në rrafshin emosional, filloi t’i zëvendësoi ngadalë barrikadat e veriut, respektivisht ta bëjë dislokimin e tyre nga Veriu i Republikës në Prishtinë.
Në këtë situatë të krijuar, detyrë e forcave progresive politike është që sistemi politik të hapet. Dobësimi i “idhujve” si puna e Gjykatës Kushtetuese që kishte intencë të prezentohej si institucion i besueshëm, korrekt e kredibil, mund të çojë në apati civile (indiferencë ndaj politikës). Kjo nuk guxon të na ndodhë asesi, rrjedhimisht reformat radikale mbesin si zgjidhje e vetme. Këtë mund dhe duhet ta bëjë politika, respektivisht shkuarja në zgjedhje – kthimi tek sovrani.
Rënia e iluzioneve duhet të shoqërohet me kritikë konstruktive dhe kërkesa për llogaridhënie. Këtë mund ta bëjë më mirë se politika bota akademike. Vetëm kështu gjasat që Kosova të kalojë në një fazë më të shëndoshë demokratike janë më reale.
Rënia e iluzioneve për politikën, institucionet dhe pretendimet e zbrazëta duhet të çojë në një kritikë konstruktive dhe kërkesa të qarta për llogaridhënie, dhe këtu bota akademike ka një rol kyç.
Në rastin konkret studimet akademike ofrojnë evidencë të bazuar në të dhëna, jo thjesht retorikë politike.
Aktualisht debati është reduktuar jo pa qëllim në polemika të paskrupullta, ndërkaq bota akademike do të mund ta shkëpuste debatin nga emocioni dhe ta shpjente atë në nivelet e diskutimit racional.
Kosova ka nevojë për një aleancë midis botës akademike, medias së pavarur dhe shoqërisë civile për të kërkuar llogaridhënie të vërtetë. Vetëm kur politika nënshkruan kontrollin e kritikës së ndërgjegjshme, demokracia do të jetë e qëndrueshme. Nëse bota akademike hesht, ose bie në shtratin e influencave politike, siç kishte rën në Kosovë për gati katër dekada me radhë [1989-2025], atëherë “rënia e iluzioneve” do të jetë thjesht një fazë e re e deziluzionit, jo një hap përpara.