Nga Dr. Arben MALAJ
Në këtë apel, në thelb atdhedashës, i jam përmbajtur me thjeshtësi këtij parimi ndriçues, që duhet të jetë busulla e çdo shërbyesi publik. Njëkohësisht, jam vetëndërgjegjësuar për risqet e rritura kërcënuese ndaj demokracisë edhe nga dy apele të personaliteteve që më kanë frymëzuar për t’i drejtuar këtë thirrje publike forumeve të Partisë Socialiste: (i) Ajshtanji: “Bota nuk është një vend i rrezikshëm për shkak të atyre që bëjnë të keqen, por për shkak të atyre që rrinë e vështrojnë pa bërë asgjë”. Ky mesazh është një goditje ndaj heshtjes kolektive. Filozofi romak Seneca qartësonte se shumë pak janë skllevër të vërtetë; shumica janë “skllevër vullnetarë”.
Ky apel u drejtohet pikërisht skllevërve vullnetarë Timothy Snyder, profesor i shkencave politike në Yale University qartëson se: “Në vendet ku qytetarët binden se vota e tyre nuk vlen më, autokracitë nuk vijnë me tanke. Kur qytetari dhe anëtari i thjeshtë i partisë, por dhe kur popujt dorëzohen, “aristokracia” e ATIJ nuk ka më nevojë për forcë, sepse AI ka vrarë shpresën. Analiza e pasojave të mosdorëheqjes së ATIJ është në dy pjesë: (i) dështimet e ATIJ si kryetar i Rilindjes për 21 vite; (ii) dështimet e kushtueshme të ATIJ për rreth 13 vite si Kryeministër në qeverisjen e vendit. PJESA I – Profili si kryetar i PS-së, asgjësimi i demokracisë partiake. Shndërrimi bashkë me “binjakun siameze” i shndërruan partitë politike në “SHPK” personale duke përzgjedhur dhe promovuar në mandate të larta politike individë me CV publike deri kriminale.
Ja momentet konkrete: (i) Abuzimi me mandatin si kryetare i Rilindjes deri në nivelin e kapjes së shtetit. Që në hapat e parë, AI ndërtoi profilin e tij përmes korrupsionit në investimet e dikastereve, moskompensimit të pronarëve dhe keqpërdorimit të pronave publike për interesa klienteliste. (ii) Mentaliteti “L’État, c’est moi” (Shteti jam unë). Qeverisja me “spatë në dorë” dhe dinamite, ishte prova e një mentaliteti antishtet, ku vullneti personal mbivendoset mbi ligjet dhe institucionet. (iii) Mungesa e qelizave shtetformuese. Ai ka konfirmuar në çdo post se nuk zotëron qeliza shtetformuese. Udhëhiqet nga makiavelizmi: “Më mirë të më kenë frikë sesa të më duan”, duke shkelur ligjet për hir të fuqisë. (iv) Vrasja e demokracisë së brendshme – ai eliminoi garën dhe proceset konkurruese brenda PS-së. Përjashtoi mijëra socialistë të ndershëm si “xhaketa të vjetra” dhe i zëvendësoi me “xhaketa të lyrosura” nga babëzia. (v) Shpikja e “Rilindjes” si model autokratik. Si lider i imponuar, ai tjetërsoi jo thjesht simbolet e PS-së, por filozofinë moderne të një partie me demokraci të brendshme dhe pjesë e së majtës evropiane. Duke krijuar “Rilindjen” — një strukturë që promovon vetëm të fortët dhe besnikët e verbër — Ai e ktheu PS-në në një sekt personal. (vi) Lufta ndaj sindikatave. Ai është i vetmi lider i të majtës që lufton rolin e sindikatave. Thirrja bizneseve italiane: “Hajde investoni në Shqipëri sepse aty nuk ka sindikata”, ishte mesazh për trajtimin si skllevër të punëtorëve shqiptare dhe të huaj. (vii) Kriminalizimi i përfaqësimit. Ai zëvendësoi njerëzit me integritet me individë me CV kriminale.
Dekriminalizimi, hetimet dhe arrestimet e kryetarëve të bashkive e ministrave “dardha-ngrënës” janë dëshmi e këtij konkluzioni. (viii) Pazari i Kushtetutës 2008. Ndryshimi i Kushtetutës do të mbetet njollë e zezë — pazar për mbijetesë personale. Ai, në bashkëpunim me atë të PD-së, i ktheu partitë në prona private të kryetarëve. Nuk i votova këto ndryshime, edhe pse e dija se do të paguaja çmim personal. Çdo lider lë pas trashëgiminë e tij. Trashëgimia e atij si “lider i Rilindjes” do të jetë turpëruese: një parti pa shpirt demokratik dhe një parti-shtet që është pengesë për integrimin evropian. Kjo sepse ai e deformoi PSnë nga një parti e kohezionit social në parti-shtet në shërbim të oligarkëve.
PJESA II Kryeministër – Agresiv ndaj popullit, dështime dhe gropa te thella financiare. Mungesa e kohezionit social u shfaq në burgosjet për faturat e energjisë, rrëmbimin e pronës pa kompensim dhe pris hjen e shtëpive pa skema mbrojtjeje sociale. Kryeministri “shtegtar” dhe mungesat në detyrë. Ai mburret me udhëtimet, por ka deleguar drejtimin e mbledhjeve të qeverisë më shumë se çdo kryeministër tjetër. Gropat financiare. Ai ka krijuar gropën më të madhe në financat publike. Rasti ‘Basha’ 15 milionë euro, rasti ‘Becchetti’ rreth 150 milionë euro, rasti i resortit “Hysenbelliu” me mbi 200 milionë euro, gjobat e falura kompanive të mëdha do të rëndojnë mbi taksapaguesit dhe brezat e ardhshëm. Vetëm nga qeverisja me mentakitetin antishtet të kriminalizuar dhe të babëzitur ai do të jetë i pari midis të gjithë të parëve në keq qeverisjen e vendit tonë në gjithë historinë jo vetëm 114- vjeçare. Bllokimi i fondeve.
AI është i vetmi Kryeministër në Ballkan që i janë bllokuar 100% fondet IPARD për disa vite nga BE, për shkak të korrupsionit. Babëzia me investimet publike. Miliarda euro në projekte me kosto të fryra dhe rrugë që degradojnë shpejt. Janë reduktuar kontrollet qytetare dhe parlamentare mbi fondet publike, janë shtuar tenderat sekretë dhe aktet normative. Pandëshkueshmëria e “Kryebariut”. Ndërsa çobanët e bagëtive për mbijetesë dënohen për djegieve të kullotave, djegia e miliardave nga babëzia politike nuk duhet të mbeten mbetet pa përgjegjësi morale, por sidomos ligjore. PPP-të preferenciale dhe “investitorët strategjikë” krijuan “oligarkë strategjikë”. Modeli i hakmarrjes ndaj kritikëve publikë është instaluar si normë e vetme “morale; e ATIJ.
Megalomania në politikën e jashtme. Projekti “Shengeni Ballkanik” apo “Ballkani i Hapur” u shty si ambicie personale, duke rrezikuar hapjen e “Kutisë së Pandorës” me ide për shkëmbime terri toresh — të kundërshtuara nga Evropa. Diplomacia e batutave. Etika shtetërore shpesh u zëvendësua me sjellje të papërshtatshme ndaj liderëve ndërkombëtarë. Tentativa për të instrumentalizuar “Bordin e Paqes” u perceptua si përpjekje për protagonizëm personal. Raporti me SHBA. Përpjekjet për të ndikuar narrativa që lidhen me zhvillime të brendshme amerikane rezultuan të pasuksesshme dhe dëmtuan kredibilitetin diplomatike të ATIJ.
Trashëgimia e autokratëve modernë – sipas analizave bashkëkohore, trashëgimia e autokratëve modernë nuk është stabiliteti, por rrënimi i demokracisë dhe ekonomisë. Rruga e vetme që i mbetet ATIJ për të shpëtuar nga kjo trashëgimi turpëruese është dorëheqja. Sepse AI, me vetëdije dhe nën efektet e babëzisë, e shndërroi PS-në, një “SHPK” personale me elementë të qartë edhe kriminale. 1 Pjesë nga libri në botim: PS vs Rilindja – Kapitulli “Xhaketa të vjetra, por të pastra vs xhaketa firmato, por të lyrosura nga babëzia” 2 Ish-nënkryetar i PS-së, Dega Vlorë (1991). Anëtar i Kryesisë së PS-së (1997– 2013). Deputet i PS-së (1997–2013). Ministër i Financave dhe Ministër i Ekonomisë (1997-2005).
/Gazeta Panorama
