ÇETA E GRAÇANICËS
Më 1985 dhe 1987 në territorin e Kosovës zhvillohen manovra të mëdha ushtarake, ku përveç njësive të ish-armatës jugosllave, marrin pjesë edhe disa brigada të mbrojtjes territoriale të Kosovës.
Nga shtatmadhoria jugosllave dhe sidomos nga kreu serb manovrat u vlerësuan me notë të lartë, sidomos brigada e Mbrojtjes Territoriale [MT] të Kosovës.
Ky vlerësim i shërbeu si pretekst ish-kryesisë së Jugosllavisë që të bie një vendim për çarmatimin e MT në nivel jugosllav.
Në Kosovë, ky vendim në vjeshtën e vitit 1987 u realizua 100 për qind, kurse në republikat tjera diku pjesërisht, në të shumtën e rasteve fare.
Plaçkitje në të gjitha format
Në Kosovë u plaçkit tërë arsenali i mbrojtjes territoriale, u plaçkitën rezervat ushqimore katërvjeçare dhe fondi 6 për qind për më se 50 vjet.
Për të gjitha këto plaçkitje që i janë bërë Kosovës, Serbia duhet të paguajë dëmshpërblimin. Me transformimin e MT menjëherë në mënyrë sekrete filloi edhe riorganizimi i njësive etnikisht të pastra serbe dhe armatimi i tyre.
Në mbarë territorin e Kosovës kanë vepruar këto njësi:
- Ish-njësiti i armatës speciale;
- forcat policore;
- njësitë për operacione speciale;
- njësitë civile mbrojtëse (ish MT);
- njësitë e mbrojtjes civile;
- njësitë e organizatave të punës së bashkuar;
- njësitë e bashkësive lokale.
Të gjitha njësitë e lartpërmendura kanë qenë të përbëra me popullatë serbe, malazeze, një numër i vogël hungareze, boshnjake dhe rome.
Konventat e Gjenevës, sipas protokolleve shtesë të vitit 1977, pikërisht u shkelën nga aktet e ndryshme kundër civilëve të paarmatosur dhe shkatërrimin e të mirave materiale.
Armatosja e popullatës serbe
U armatosën njësitë e mbrojtjes civile që sipas konventave të lartpërmendura është rreptësishtë e ndaluar.
Përveç njësive të mbrojtjes civile, u armatos edhe tërë populli serb në Kosovë. Për armatimin e këtyre njësive dhe popullatës serbe në Kosovë përgjegjës janë:
- Gjenerali Milovan Bojoviq, komandant i MT të Kosovës dhe më vonë komandant i korparmatës së Prishtinës, i lindur në fshatin Perane, KK Podujevë;
- Petar Iliq, sekretar i mbrojtjes, i lindur në fshatin Suvido, komuna e Lipjanit;
- Stevo Delibashiq, komuna e Kastriotit (ish-Obiliq);
- Blagoje Simiq, Fushë Kosovë.
Personat e lartpërmendur bashkëpunimin më të ngushtë dhe mbështetjen kryesore në realizimin e kësaj detyre e kanë pasur me kryepeshkopin Artemije.
__________________________________________________________________________________
Kisha serbe s’merrej me punët e Zotit!…
Kisha serbe nuk është marrë me punët e Zotit, por është marrë me politikë dhe përpilimin dhe zbatimin planeve antishqiptare.
Këtu më poshtë po e japim listën e plotë me emrat e anëtarëve të çetës së ashtuquajtur për mbrojtjen civile të Bashkësisë Lokale “Graçanica”.
__________________________________________________________________________________
SI U REALIZUA ETNOCIDI NË KOSOVË?
Sipas një vendimi të Parlamentit të Kosovës më 23 mars 1989, para të cilit parlamentarët u kërcënuan jashtëzakonisht shumë njerëz, Kosovës iu hoq edhe formalisht autonomia. Gjatë votimit parlamenti ishte i rrethuar me tanke, helikopterë dhe aeroplanë luftarakë. Në votim morën pjesë edhe njerëz që nuk ishin parlamentarë, dhe numri i saktë i votave nuk u numërua.
Heqja me dhunë e Autonomisë së Kosovës ishte hapi i parë i madh i Serbisë drejt shkatërrimit të Jugosllavisë dhe ndërtimit të një shteti të ri nën sundimin serb.
Largimi kolektiv i shqiptarëve nga puna
Më qartë duket kjo në fushën e ekonomisë. Në Kosovë si në gjithë Jugosllavinë, të gjitha ndërmarrjet e mëdha ishin “Organizata të punës së bashkuar”, një lloj ortakie. Pronar ishte kolektivi i punonjësve të ndërmarrjes, i cili duhet të vendoste edhe mbi largimet nga puna. Qysh para vitit 1989 merreshin në punë me preferencë joshqiptarët. Kështu në marrëdhënie pune ishin 59 mijë serbë dhe vetëm 164 mijë shqiptarë. Pas heqjes së Autonomisë së Kosovës, parlamenti i Serbisë miratoi një ligj mbi marrëdhëniet e punës në raste të veçanta. Ky ligj vepronte vetëm në Kosovë dhe u lejonte drejtorëve të organizatave t’i pushonin nga puna punonjësit me vendimin e tyre personal. Veç kësaj, në ndërmarrje të veçanta të Kosovës mes viteve 1990-1992 u morën 371 vendime mbi “masa të përkohshme për mbrojtjen shoqërore të të drejtave të vetadministrimit”. Këto vendime hoqën organet drejtuese të zgjedhura të deriatëhershme dhe ia kaluan të gjitha të drejtat personave serbë të emëruar si “organe të përkohshme”. Këto “organe të përkohshme” kishin të drejtën të vendosnin mbi “marrëdhëniet e statusit dhe të punës” dhe “shpërndarjen e të ardhurave personale”. Mbi këtë bazë u pushuan nga puna mbi 145 mijë shqiptarë. Shumicës prej tyre iu morën edhe banesat, të cilave iu dhanë personave serbë.
Si përvetësoheshin pasuritë e Kosovës nga serbët?
Sipas të dhënave të ministrit serb të industrisë, u përgatitën për privatizim rreth 253 “ndërmarrje të mbajtura nga shoqëria” (90 % e ekonomisë së Kosovës). Rreth 1/3 u shit me kushte të volitshme vetëm serbëve të punësuar. Firmat e mëdha iu shitën gjithashtu blerësve të huaj (Telekomi serb i cili ka përvetësuar edhe atë të Kosovës, iu shit një firme italiane dhe një firme greke, miniera e Trepçës firmës greke Mytilneos, pjesë të Feronikelit Thyssen-it etj.). Kështu përvetësoheshin firmat e Kosovës dhe pasuritë nëntokësore nga serbët. Firmat e vogla shqiptare, artizanati, tregtia etj., gjendeshin vazhdimisht nën trysninë e policisë financiare dhe të autoriteteve të tjera serbe. Suksesi i këtyre masave ishte i vogël. Rreth 14. 000 kolonistë serbë kanë ardhur derisa atëherë në Kosovë, 2/3 e tyre e kanë lëshuar përsëri, për shkak të varfërisë që mbizotëronte në Kosovë. Në këto rrethana pasuroheshin pushtetmbajtësit dhe policia serbe.
Shkatërrimi i Universitetit…
Serbia i ka pushuar nga puna pothuaj të gjithë shqiptarët në administratën shtetërore, drejtësi, shkolla, universitete dhe spitale sipas legjislacionit të ri serb vetëm serbishtja njihet si gjuhë zyrtare. Në Universitetin e Prishtinës, më parë, i vetmi universitet jugosllav ku mësimi zhvillohej edhe në gjuhën shqipe, tashmë flitej vetëm serbisht. Në bibliotekën e Universitetit u shkatërrua koleksioni i madh, i pazëvendësueshëm i librave në gjuhën shqipe, u riciklua si letër e vjetër. E njëjta gjë ndodhi edhe me biblioteka të tjera.
Deri më tani Jugosllavia ka pasur gjerësisht monopolin e forcës:
1 policinë
2 drejtësinë serbe dhe
3 ushtrinë
Nga viti 1990-1997 u vranë mesatarisht çdo muaj nga 1-3 shqiptarë nga policia serbe. Vazhdimisht kishte kontroll të shtëpive, arrestime, tortura, plaçkitje. Përndjekja e shqiptarëve nuk u kufizua vetëm në Kosovë, por edhe në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Gjatë luftës nga serbët janë shkatërruar vazhdimisht të parat pasuritë e shqiptarëve. Pak shqiptarë i kanë mbijetuar kampeve të përqendrimit atje.
Si u bë dislokimi i forcave dhe radhitja e njësiteve serbe?
Me përfundimin e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, forcat e armatosura të ish-Jugosllavisë iu qasën menjëherë përgatitjeve për luftë në Kosovë. Me urdhëresën e Shtatmadhorisë së armatës jugosllave, filloi dislokimi i njësive në vendmobilizime. Në kazermat ushtarake mbetën vetëm njësitë e rojës dhe një pjesë e njësive të logjistikës.
Në këtë periudhë në kazermat e ushtrisë jugosllave vendosen njësitë policore:
3 Njësitë e rregullta;
4 Njësitë e veçanta dhe
5 Njësitë për operacione të veçanta
Njësitë për operacione të veçanta, prej vitit 91 dhe numri i tyre sipas disa informatave arrin 8 000. Këto njësi të lartpërmendura legalizohen në Serbi me urdhëresë të sigurimit shtetëror (sekret shtetëror 01. nr. 992/96-2 të datës 5. 04. 1966). Këto njësi në Kosovë kanë qenë gjithnjë nën komandën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.
Njësia për operacione speciale ka pasur për detyrë bastisjen, plaçkitjen, dhunimet, torturat dhe vrasjet e shqiptarëve
Në rrënëzat e rajonit të “Goleshit” kanë qenë të pozicionuara forcat e ish-armatës jugosllave, dhe ato janë:
6 regjimenti raketor kundërajror;
7 brigada tankiste;
8 brigada e motorizuar e këmbësorisë dhe;
9 divizioni artilerik.
Në fshatin Komoran, në rrugëkryq është vendosur njësia për operacione speciale. Kjo njësi ka pasur për detyrë kryesore bastisjen, plaçkitjen, dhunimet, torturat dhe vrasjet e shqiptarëve. Ka vepruar dhe operuar në territorin e komunës së Drenasit. Në kuvendin komunal të Drenasit, kanë qenë të pozicionuara brigada e policisë, kurse në fabrikën e Feroniklit, batalioni i ish-ushtrisë jugosllave i ardhur nga Serbia. Në fshatin Kijevë të Malishevës, gjithashtu kanë vepruar forcat ushtarake dhe ato policore. Të gjitha këto forca të lartpërmendura kanë qenë nën komandën e korparmatës së Prishtinës, me të cilën ka komanduar gjenerali Pavkoviq.
Gligorovi paralajmëroi luftën në Kosovë
Më 11. 02. 1998 presidenti maqedonas Gligorov, deklaroi se Maqedonia priste luftë në Kosovë, dhe se po përgatiste një korridor nëpërmjet të cilit refugjatët shqiptarë do të kalonin nga Kosova në Shqipëri (shqiptarët e Maqedonisë e interpretuan këtë të indinjuar si përgatitje e kontributit maqedonas për dëbimin e shqiptarëve). Po ashtu më 11. 02. 1998 dy politikanë nga Vojvodina, socialdemokrati Nenad Çanak dhe reformdemokrati Isakov deklaruan se kishin prova të qarta për mobilizimin ushtarak për luftë në Kosovë, përgatitje që përkujtonin përgatitjet për luftën në Kroaci në vitin 1991.
Strategjia për spastrim etnik
Veprimet jugosllave në Kosovë gjatë vitit 1998 kanë shumë ngjashmëri me veprimet jugosllave në luftën e Bosnjës. Milosheviqi, Shesheli, Arkani dhe njerëzit e tyre provojnë që nëpërmjet vrasjeve masive dhe terrorit ta dëbojnë një popull të tërë nga vendi i vet. Ashtu si në Bosnjë edhe këtu popullsia keqtrajtohet rëndë, me shpresë që dikush do të mbrohet me armë. Atje ku kjo nuk ka sukses, inskenohen incidente. Më pas rrethohen vendbanime të tëra dhe vihen në breshërinë e artilerisë dhe snajperistëve. Kështu që popullsisë nuk i mbetet tjetër veç ikjes. Në këtë mënyrë mundohen që pjesë të ndryshme strategjike të vendit të “pastrohen” nga popullsia. Kjo vlen sidomos në rajonin e gjerë të Drenicës.
__________________________________________________________________________________
Gjenocidi me përmasa të etnocidit
Forcat ushtarake jugosllave qysh nga fillimi i luftës, fundi i shkurtit e deri në fillim të shtatorit, kanë sulmuar 391 vendbanime të Kosovës. 226 vendbanime i kanë gjuajtur me armë të rënda. Ndërsa nga 217 fshatra i kanë përzënë të gjithë banorët. Shumë vendbanime janë plaçkitur dhe pastaj janë shkatërruar plotësisht. Në disa vende janë djegur sistematikisht të korrurat. Territore të tëra janë deklaruar si “zona të vdekjes”. Shumë vendbanime nga qyteti i Gjakovës i janë nënshtruar një bllokade totale, saqë banorët e këtyre i kërcënonte uria, kurse buka u shitej vetëm serbëve. Më 2 shtator 1998 në Kosovë ka pasur 417. 483 njerëz që largoheshin në pjesë të tjera të Kosovës, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.
__________________________________________________________________________________
