Nga Gzim Rushiti1
Abstrakt
Politika e jashtme paraqet përmbledhje të veprimeve politike që i rregullojnj marrëdhëniet dhe ndërveprimet e një shteti me një shtet tjetër, ose marrëdhëniet e një shteti me disa shtete të tjera ose me organizatat e tjera në botë. Qllimi i politikës së jashtme është që të ju ndihmoj qeverive për ti mbrojtur interesat e tyre nacionale, sigurinë e vendit, pikëpamjet ideologjike, qëndrimet politike dhe prosperitetin ekonomik. Zhvillimi i politikës së jashtme të një vendi ndikohet nga politika e tij e brendshme, pozicioni i tij në skenën ndërkombëtare, politikat dhe sjellja e vendeve të tjera, si dhe konteksti specifik gjeopolitik në të cilin ndodhet vendi. Shtetet i përcaktojnë qëllimet e tyre të politikës së jashtme, në varësi të fuqisë që kanë në dispozicion për t’i arritur ato qëllime. Tempulli i diplomacisë dhe i Politikës së Jashtme të një shteti është Ministria e Punëve të Jashtme. Analiza e politikës së jashtme fillon me teoritë që identifikojnë faktorë të ndryshëm, forca të ndryshme që ndikojnë në politikën e jashtme të një shteti. Maqedonia e Veriut procesin e formësimit të politikës së jashtme e ka filluar që nga pavarësimi i saj në vitin 1991. Politika e jashtme ka të bëjë me qëllimet dhe aktivitetet politike për marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me shtetet dhe me organet, organizatat dhe bashkësitë ndërkombëtare, të cilat i realizojnë interesat e Republikës së Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i mbrojnë interesat e qytetarëve të saj. Politika e mirëfilltë e jashtme e Shqipërisë fillon me krijimin e qeverisë së parë shqiptare të vitit 1912, me kryeministër Ismail Qemali. Si një shtet i ri i sapoformuar, politikat e jashtme të Shqipërisë ishin ende të brishta, të paorientuar dhe pa qëllime konkrete. Me kalimin e viteve Shqipëria fillon dhe përforcon pozitat e saj, me ngjitje, me ulje dhe me vështirësi të shumta, me kërcënime për ndryshime kufijsh dhe me përçarje dhe kërcënime nga fqinjët. Në shekullin e XXI, kemi një ridimensionim të politikave globale, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë boten. Rrëfimi mbi politikën e jashtme të Kosovës është një interpretim mbi procesin e shtetndërtimit ndërkombëtar në Kosovë. Storia e politikës së jashtme, me të gjitha arritjet e sfidat e saj, me sukseset e konsiderueshme e problemet e shumta, është në të njëjtën kohë edhe imazhi i Kosovës së pas pavarësisë. Pra politika e jashtme në rastin e Kosovës është e lidhur në mënyrë organike me procesin e shtetndërtimit që nga 2008. Në këtë mënyrë, rrëfimi kuptimplotë i politikës së jashtme të Kosovës nuk mund të bëhet jashtë kornizës së narrativës së shtetndërtimit. Shtetndërtimi në Kosovë është një proces, që vazhdon ende dhe ajo shpërfaq ndarjen e madhe ndërmjet një bote të shkuar dhe një toke që po bëhet. Serbia po përdor strategjinë e saj të politikës së jashtme për të ndjekur një bashkëpunim të mirë si me Rusinë ashtu edhe me BE-në, të cilat deri më tani kanë qenë të suksesshme në aspektin e aftësisë për të blerë naftë dhe gaz rus me zbritje, dhe të sigurojë një mbështetje në lidhje me Kosovën edhe ushtarake edhe në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përpjekja për pavarësinë e Malit të Zi dhe largimi nga shteti i përbashkët me Serbinë, të cilat ishin të ndërmjetësuara dhe jo të mbështetura nga BE-ja, gjeneruan një divergjencë në politikën e jashtme të Malit të Zi nga ajo e Serbisë. Politika e jashtme e Malit të Zi u formësua gradualisht nga ajo e një republike në Republikën Federale të Jugosllavisë në atë të një shteti të pavarur. Politika e jashtme bashkëkohore e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila e nxjerr legjitimitetin dhe ligjshmërinë e saj nga Kushtetuta dhe Ligjet e sjella nga viti 1992 e deri më sot, është përbërësi kryesor i kthimit të shtetësisë boshnjake në kuptimin formal-juridik, pra de iure, filloi në vitin 1992 por de facto në vetëdijen etno-territoriale të një pjese të madhe të popullsisë së saj është e pranishme që nga koha e shtetit mesjetar boshnjak. Parimet e politikës së jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës përcaktohen nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës siç përmendet në dokumentin kyç për politikën e jashtme.
Fjalët kyç: Politika e jashtme, Politika e jashtme e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Strategjitë, Instrumentet
POLITIKA E JASHTME
Politika e jashtme paraqet një tërësi qëllimesh që udhëheq dhe drejton veprimtarinë e shtetit dhe marrëdhëniet e tij me shtetet tjera në skenën ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes dhe realizimit të interesave të shtetit dhe qytetarëve të tij. Zhvillimi i politikës së jashtme të një vendi ndikohet nga politika e tij e brendshme, pozicioni i tij në skenën ndërkombëtare, politikat dhe sjellja e vendeve të tjera, si dhe konteksti specifik gjeopolitik në të cilin ndodhet vendi. Shtetet i përcaktojnë qëllimet e tyre të politikës së jashtme, në varësi të fuqisë që kanë në dispozicion për t’i arritur ato qëllime.1
Politika e Jashtme është mbrojtja dhe promovimi i interesave nacionale, sigurisë kombëtare, ekonomisë dhe ideologjisë së një shteti.
Gjithashtu mund ta përkufizojmë si një përmbledhje të veprimeve politike që rregullojnë marrëdhëniet e një shteti në raport me një shtet tjetër ose organizatave të tjera.
Tempulli i diplomacisë dhe i Politikës së Jashtme të një shteti është Ministria e Punëve të Jashtme. Nismëtari i saj ka qënë Kardenali Rishelje ( Francë), i cili ndihmoi në formimin e saj në vitin 1626. Një shtet (qeveri), nëpërmjet Ministrisë të Punëve të Jashtme koordinon punët, strategjitë dhe planet, afatshkurtra dhe afatgjata, që duhen realizuar. Mjeti më i rëndësishëm dhe më i përshtatshëm i Politikës së Jashtme të një shteti, që nga fillimet e hershme të saj, ka qënë dhe është Diplomacia.2
Analiza e politikës së jashtme që nga fillimi i saj, ka përfshirë ekzaminimin se si merren vendimet e politikës së jashtme dhe ka supozuar se qeniet njerëzore, duke vepruar individualisht ose në kolektivitet, janë burimi i shumë sjelljeve dhe ndryshimeve më të mëdha në politikën ndërkombëtare.3
Analiza e politikës së jashtme fillon me teoritë që identifikojnë faktorë të ndryshëm, forca të ndryshme që ndikojnë në politikën e jashtme të një shteti.
Shumica e analistëve pranojnë se çdo shpjegim i politikës së jashtme zakonisht përfshin faktorë të shumtë. Këta faktorë të shumtë mund të grupohen në dy kategori të gjera shpjegimesh: ata që kanë të bëjnë me faktorë jashtë shtetit dhe ata që kanë të bëjnë me faktorë brenda shtetit.
Kategoria e parë tregon mjedisin ndërkombëtar si shpjegim për politikën e jashtme të vendeve. Me fjalë të tjera, faktorët e jashtëm të shtetit – mënyra se si është organizuar sistemi ndërkombëtar, karakteristikat e marrëdhënieve ndërkombëtare bashkëkohore dhe veprimet e të tjerëve – mund ta bëjnë shtetin të reagojë në mënyra të caktuara.
Kategoria e dytë tregon për faktorë të brendshëm të shtetit. Me fjalë të tjera, karakteristikat e sistemit politik të brendshëm – qytetarët dhe grupet brenda atij sistemi, organizatat qeveritare dhe udhëheqësit individualë – shërbejnë si burim i politikës së jashtme të një shteti. Siç u përmend më parë,
Studimi i politikës së jashtme lidh në mënyrë unike studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me politikën e brendshme duke marrë parasysh se si faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ndikojnë në sjelljen e shtetit.4
Politikbërësit në politikën e jashtme nuk duhet vetëm të vendosin se çfarë objektivash duhet të ndiçen, por edhe si të realizohen ato, se çfarë instrumentesh duhet të përdoren për tu përmbushur ato objektiva. Varësisht prej specifikave të situatës në fjale dhë resurseve të fuqisë që ka shteti, numri i instrumeneteve që mund të përdoren mund të jetë i kufizuar apo më i madhë.
Zgjedhja e instrumeneteve në politikën e jashtme është aq e rëndësishme sa edhe vetë objektivat, sepse zgjedhja e mjeteve jo adekuate për të arritur ato objektiva mund të dëmtoj vetë realizimin e atyre objektivave. Secili instrument është i kushtueshëm, por nuk është e lehtë të matet kostoja e çdo instrumenti.
Megjithatë, kostoja si çështje humb rëndësin e saj në raste kur veprimi është i ngutshëm dhe rreziku është i madhë. Çështja tjetër që duhet të merret në konsideratë është matja e efektivitetit që mund të arrihet ne atë instrument. Kjo komplikohet edhe më tutje kur me të njejtin veprim synohet arritja e disa objektivave pernjeher. Gjithashtu kur bëhet zgjedhja e instrumeneteve duhet të merret parasysh konteksti në të cilin ato duhet të operojn. Strategjia ekonomike nuk mund të funksionoj njësoj në shtete të ndryshme me zhvillim të ndryshëm ekonomik.5
Politika e jashtme përcaktohet si e organizuar nga një shteti, pra organet e tij të caktuara me ligj, të cilat veprojnë si aktorë të vendimmarrjes së politikës së jashtme dhe ekzekutues të vendimeve të caktuara.
Në të gjithë veprimtarinë në planin e politikës së jashtme, shteti përpiqet të kënaqë vlerat dhe interesat e tij në masën më të madhe dhe në çdo situatë. Këto vlera dhe interesa janë rezultat i kushteve të ndryshme, traditave, mirëkuptimeve, kulturës, mënyrës së jetesës dhe mjedisit ndërkombëtar etj.
Duke i theksuar shtetet si subjektet kryesore ku drejtohet politika e jashtme e shtetit tjetër, në radhë të parë theksojmë faktin se ato janë partnerët dhe rivalët më të rëndësishëm. Emërtimi i atyre subjekteve kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk e zvogëlon në asnjë mënyrë vlerën e subjekteve të tjera ndërkombëtare. Sidomos organizatat ndërkombëtare, por vetëm i vendos ato në sfond, duke qenë se në botën e sotme gjithnjë e më shumë i kushtohet vëmendje subjekteve të ndryshme ndërkombëtare.
Nga përkufizimi perceptohet se mungon denotimi i politikës së jashtme si plan, program veprimi ose perceptim i caktuar i aktorëve. Pikërisht për shkak të situatës së ndryshme në të cilën krijohet politika e jashtme, duket se është e vështirë të cilësohet si veprimtari e bazuar në plan dhe program të paracaktuar, duke qenë se shumë shpesh nuk ekziston. Në të njëjtën mënyrë, theksimi i vetëm momentit të reagimit ndaj veprimeve nga jashtë nuk do të ishte i saktë pasi do të tërhiqte vëmendjen vetëm në një komponent të veprimtarisë së politikës së jashtme. Kjo është arsyeja pse ne konsiderojmë se veprimtaria e organizuar e një shteti duhet kuptuar si tërësi e veprimit që përfshin perceptimet e aktorëve të politikës së jashtme, përgjigjet ndaj sjelljes së vendeve në marrëdhëniet ndërkombëtare, zgjidhjen e situatave konkrete dhe së fundi, përpjekjet për të realizuar ngadalë në praktikë planet afatgjata të veprimit të politikës së jashtme, nëse ato ekzistojnë.6
Politika e Jashtme mbron dhe promovon interesat nacionale, sigurinë kombëtare, favoret ekonomike dhe kulturore si dhe qëllimet ideologjike e politike te një shteti. Ajo është përmbledhje e veprimeve politike që rregullojnë marrëdhëniet dhe ndërveprimet e një shteti me shtetet apo organizatat e tjera në botë. Politikat e jashtme janë, sipas Joshua Goldstein, strategjitë qe përdorin shtetet, respektivisht qeveritë për te adresuar çështje të ndryshme në veprimet e tyre në sferën ndërkombëtare. Politika e jashtme është e dizajnuar me qellim që të ndihmoj qeveritë për ti mbrojtur interesat e tyre nacionale, sigurinë e vendit, pikëpamjet ideologjike, qëndrimet politike dhe prosperitetin ekonomik.7
POLITIKA E JASHTME E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Politika e jashtme ka të bëjë me qëllimet dhe aktivitetet politike për marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me shtetet dhe me organet, organizatat dhe bashkësitë ndërkombëtare, të cilat i realizojnë interesat e Republikës së Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i mbrojnë interesat e qytetarëve të saj. dhe personat juridikë të regjistruar nga ai, e në veçanti : ruajtja, konfirmimi dhe avancimi i interesave themelore të Republikës së Maqedonisë, ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë dhe rendit kushtetues të saj, respektimin dhe promovimin e vlerave themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndarjen e vlerave, interesave dhe vullnetit për asociim bazuar në një marrëveshje të barabartë dhe në përputhje me Kushtetutën, forcimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës në mbarë botën, bazuar në të drejtat dhe liritë e njeriut dhe nëpërmjet zbatimit dhe respektimit të tyre në të drejtën ndërkombëtare, ruajtja e paqes botërore, parandalimi i konflikteve dhe forcimi i sigurisë ndërkombëtare, në përputhje me parimet e përfshira në Kartën e OKB-së, si dhe me parimet e Dokumentit Përfundimtar të Helsinkit dhe qëllimet e Kartës së Parisit, duke përfshirë ato për kufijtë e jashtëm dhe – zhvillimin. dhe përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë me fqinjët e saj dhe me të gjitha shtetet, bilaterale dhe multilaterale, në organizatat rajonale dhe globale.8
Maqedonia e Veriut procesin e formësimit të politikës së jashtme e ka filluar që nga pavarësimi i saj në vitin 1991. Ky vend e filloi menjëherë procesin e ndërtimit dhe anëtarësimit të tij në institucionet ndërkombëtare dhe paralelisht u angazhua në forcimin e shtetit edhe zgjerimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë.
Veprimtarive që kishin për qëllim forcimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare dhe fuqizimin e shpejtë në marrëdhëniet bilateral me të gjitha shtetet, R.M.V –së i dhanë rezultat dhe përfundimisht u bë anëtar i Kombeve të Bashkuara më 8 prill të vitit 1992, si dhe pjesë e të gjitha agjencive të specializuara, programeve dhe fondeve nga sistemi i OKB –së. Ky anëtarësim i mundësoi Maqedonisë së Veriut krijimin e linjave të para direkte me të gjitha diplomacitë e botës përmes mekanizmave ndërkombëtarë, të cilat në procesin e ardhshëm do t’ia forconin juridiksionin kushtetues edhe në rafshin ndërkombëtar.
Rëndësinë dhe përfitimet nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, Republika e Maqedonisë së Veriut i përdori edhe për anëtarësim në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, si Organizata Evropiane për Bashkëpunim dhe Siguri dhe në Këshillin e Evropës. Nga viti 2003, Maqedonia e Veriut është anëtar e Organizatës Botërore të Tregtisë, ndërsa nga viti 2006 –të është anëtare e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore.9
Organet për kryerje të punëve të jashtme janë : Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Përfaqësi diplomatike-konsullore dhe nëpunësit diplomatik konsullor.10
Në realizimin e punëve të jashtme dhe politikën e jashtme, organet për kryerjen e punëve të jashtme i përcaktojnë kahet e përgjithshme, marrin dhe miratojnë vendime për aktivitete dhe qëndrime dhe i realizojnë me një bashkëpunim të ndërsjellë e të harmonizuar të gjitha aktivitetet shtetërore lidhur me punët e jashtme.11
Politika e jashtme është një nga fushat ku Presidenti ka kompetenca në lidhje me drejtimet strategjike të vendit, përfaqësimin e tij jashtë, mënyrën se si bëhet politika e jashtme, mundësitë për bashkëpunim të ri, si edhe vendosjen e kuadrit të diplomacisë.
Rolin e Presidentit në përfaqësimin e Republikës e përcaktojnë Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për punët e jashtme.
Në përputhje me të drejtën dhe ndërkombëtare dhe zakonet, si përfaqësuesi më i lartë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti e përfaqëson shtetin në suaza ndërkombëtare, sidomos në kontaktin dhe komunikimin me shtetet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare. Gjithmonë kur Presidenti qëndron në vizitë zyrtare apo pune në një shtet të huaj, ai e përfaqëson Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse deklaratat zyrtare të Presidentit janë edhe qëndrim zyrtar i shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht, Presidenti merr pjesë në krijimin e politikës së jashtme në bashkëpunim me Qeverinë nëpërmjet përcaktimit të drejtimeve të përgjithshme të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare me implikime mbi sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, e ndjek zbatimin e politikës së jashtme dhe për rezultatet dhe për mosmarrëveshjet eventuale me organet e tjera për zbatimin e punëve të jashtme mund ta informojë Kuvendin, jep propozime dhe merr pjesë në marrjen e qëndrimeve për çështje të caktuara të politikës së jashtme që janë në kompetencën e tij, duke përfshirë edhe aspektet e sigurisë dhe të mbrojtjes të cilat dalin nga marrëdhëniet ndërkombëtare, emëron dhe shkarkon, me dekret, ambasadorët dhe të dërguarit e posaçëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë shtetit në procedurë të përcaktuar me Ligjin për punët e jashtme, jep pëlqimin për dhënie agrementit shefit të përfaqësisë së huaj diplomatike, pranon letrat kredenciale dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë në procedurë të përcaktuar me Ligjin për punët e jashtme.12
POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË
Politika e mirëfilltë e jashtme e Shqipërisë fillon me krijimin e qeverisë së parë shqiptare të vitit 1912, me kryeministër Ismail Qemali. Si një shtet i ri i sapoformuar, politikat e jashtme të Shqipërisë ishin ende të brishta, të paorientuar dhe pa qëllime konkrete. Me kalimin e viteve Shqipëria fillon dhe përforcon pozitat e saj, me ngjitje, me ulje dhe me vështirësi të shumta, me kërcënime për ndryshime kufijsh dhe me përçarje dhe kërcënime nga fqinjët.
Në shekullin e XXI, kemi një ridimensionim të politikave globale, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë boten. Shqipëria, një shtet me 3 milion banorë, në vite ka pasur shumë probleme etnike, gjeografike, politike të brendshme dhe të jashtme. Por tashmë realiteti është ndryshe, Shqipëria është një vend anëtar i Natos, i cili është vetëm një hap larg Evropës.13
Me ndryshimin e sistemeve nga komuniste në demokratike, qeveria e parë demokratike e drejtuar nga Sali Berisha u përball me sfida dërrmuese. Kjo periudhë do të përshkruhej me ulje ngritje të performancës së saj në raport me marrëdhëniet e brendshme por edhe me të politikës së jashtme në arenën ndërkombëtare në veçanti me vendet fqinje. Me gjithë krizat dhe pasiguritë që po kalonte vendi, vështirësitë si të punëve të brendshme ashtu edhe të jashtme u zhvilluan në një frymë konsensuale për disa prioritete që mbeten konstante gjatë gjithë periudhës postkomuniste.
Këto prioritete ishin : hapja e Shqipërisë me botën, orientimi perëndimor i të gjitha politikave të jashtme dhe zhvillimore, normalizimi i marrëdhënieve me Fuqitë e Mëdha, veçanërisht me vendet perëndimore dhe vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, balancimi i marrëdhënieve me fqinjët bazuar në themele të reja të bazuara në interesat kombëtare si dhe vendosja e çështjes së Kosovës si pikë kryesore e rendit të ditës, deri në shpalljen e pavarësisë së saj.14
Studimet politike mbi Shqipërinë dhe politikën e saj të jashtme ndajnë një ide intuitive se politika e një vendi të vogël si Shqipëria është ndikuar në masë të madhe nga konteksti ndërkombëtar; por fokusi tek veçantia e Shqipërisë dhe zgjedhjet e veçanta metodologjike kanë sjellë nënvlerësimin e trajtimit sistematik të ndikimit të faktorit ndërkombëtar në formulimin e politikës së jashtme dhe rezultateve të lidhura me të. Kjo ka sjellë, përqendrimin tek faktorë të brendshëm politik, si përgjegjës për politikën e jashtme të Shqipërisë.
Fokusi vendoset tek e veçanta. Politika e jashtme trajtohet si instrument i ‘udhëheqësit’ të kohës, interesave dhe pikëpamjeve të tij. Politika e jashtme shihet si vijimësi natyrale e politikës së brendshme. Në këtë mënyrë humbet e përgjithshmja; ato linja dhe struktura që shkojnë përtej kohës, natyrës së regjimit politik dhe udhëheqësve politik.
Pikërisht, ato tipare që e bëjnë politikën ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të ndryshme nga politika e brendshme. Këto tipare janë vetitë sistemike të politikës së jashtme, të cilat pa një kuptim të ‘natyrës’ së sistemit ndërkombëtar dhe shtetit si njësi përbërëse, nuk mund të rroken nga perceptimet empirike.15
Për realizmin e një politikë të jashtme aktive, marketingu dhe pragmatiste, me fokus tek promovimi i interesave kombëtare të vendit, nxitjes dhe tërheqjes së investimeve të huaja, si dhe nevojës për autoritet zyrtar në ndërveprim, brenda Strukturës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, është ngritur Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike. Si një instrument i politikës së jashtme dhe si një njësi me funksion bazë të saj ndërveprimin, bashkërendimin dhe bashkëpunimin me struktura brenda dhe jashtë MEPJ-së, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me promovimin e interesave ekonomike të vendit në tërheqjen e investimeve të huaja, promovimin e vendit si destinacion turistik dhe promovimin e produkteve dhe të shërbimeve “Made in Albania”.
Si një nga prioritetet e politikës së jashtme, diplomacia ekonomike dhe fuqizimi i dimensionit të saj, në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik me vende partnere dhe strategjike, në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe interesave strategjike të vendit, erdhi si nevojë dhe kërkesë e kohës dhe globalizmit ekonomik në të cilin influenca dhe kontrolli nëpërmjet diplomacisë ekonomie ka rritur rolin, forcën dhe përfshirjen e Ministrisë së Jashtme në tërësinë e dialogut të jashtëm ndër-shtetëror, duke shkuar përtej tregtisë dhe investimeve, deri në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Me një agjendë gjithëpërfshirëse, diplomacia ekonomike trajton çështje që lidhen me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, marrëveshjet gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit ekonomik bilateral dhe multilateral, që lehtësojnë shkëmbimet midis palëve kontraktuese, eliminojnë divergjencat, problematikat e lindura në marrëdhëniet shtet me shtet dhe biznes me shtet, duke tentuar adresimin e saktë me zgjidhje më të mira, si dhe harmonizojnë standardet në sektorë të ndryshëm ekonomik, social, mjedisor, arsimor, kulturor.16
POLITIKA E JASHTME E KOSOVËS
Rrëfimi mbi politikën e jashtme të Kosovës është një interpretim mbi procesin e shtetndërtimit ndërkombëtar në Kosovë. Storia e politikës së jashtme, me të gjitha arritjet e sfidat e saj, me sukseset e konsiderueshme e problemet e shumta, është në të njëjtën kohë edhe imazhi i Kosovës së pas pavarësisë. Pra politika e jashtme në rastin e Kosovës është e lidhur në mënyrë organike me procesin e shtetndërtimit që nga 2008. Në këtë mënyrë, rrëfimi kuptimplotë i politikës së jashtme të Kosovës nuk mund të bëhet jashtë kornizës së narrativës së shtetndërtimit. Shtetndërtimi në Kosovë është një proces, që vazhdon ende dhe ajo shpërfaq ndarjen e madhe ndërmjet një bote të shkuar dhe një toke që po bëhet.17
Objektivat strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës janë :
- Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar;
- Integrimi në strukturat Euroatlantike;
- Promovimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore;
- Promovimi i vlerave të përgjithshme dhe i imazhit të Republikës së Kosovës në botë;
- Promovimi i interesave ekonomike të Republikës së Kosovës.18
Politika e Jashtme e Republikës seKosovësmbështetet në parimet ebashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit me vendet e rajonit dhe më gjerë. Në këtë frymë, Kosova promovon marrëdhënie të mira fqinjësore, angazhohet për thellim të marrëdhënieve strategjike dhe të partneritetit rajonal, pjesëmarrjes aktive në organizata dhe nisma rajonale, dhe në përmbyllje të dialogut me Serbinë përmes njohjessë ndërsjellë.
Promovimi i vlerave të përgjithshme dhe i imazhit të ri të Republikës së Kosovës në botë dhe promovimi i interesave ekonomike të Republikës së Kosovës, janë objektiva të veçanta, por më ndërlidhje të ngushtë në mes vete. Diplomacia e Kosovës do të jetë në shërbim të drejtpërdrejtë të promovimit të imazhit sa më pozitiv të vendit, përfshirë këtu nxitjen e investimeve të huaja direkte, promovimin e brendit kosovar të prodhimeve, ndërlidhjes me shoqata botërore të biznesit dhe bashkërendim me panaire relevante.19
Interesi jetik i një vendi, ka të bëjë me identitetin fizik, politik dhe kulturor të kombit. Bazuar në këtë shpjegim, interesi jetik, parësor i Kosovës është mbijetesa e saj si shtet brenda kufijve të saj të konstituuar dhe përballimi i suksesshëm i sfidave të tranzicionit. Kërcënimi i menjëhershëm për mbijetesën e Kosovës është kryesisht i brendshëm në karakter. Kjo duket të jetë një çështje e politikës së brendshme dhe e organizimit të brendshëm, sido që të shihet nga thjerrëzat e fuqisë kombëtare dhe sigurisë kombëtare, ky interes jetik mund të ketë implikime të rëndësishme në politikën e jashtme të Kosovës dhe vendin e saj në sferën ndërkombëtare gjithashtu. Parimi i ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës brenda kufijve të saj të konstituuar, projektimi i stabilitetit dhe lufta në mbrojtje të interesave të saj kundër kërcënimeve të perceptuara të jashtme është interes jetik i cili duhet të konsiderohet si gur themeli i platformës për interesin kombëtar të Kosovës. Prandaj, politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë gjithmonë e përkushtuar në mbrojtjen e këtij interesi jetik. Kjo do të thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë autoriteti i vetëm legjislativ dhe ekzekutiv brenda territorit të saj, duke qenë të pavarura nga çdo autoritet ligjor i shteteve të tjera, por gjithmonë në përputhje dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.20
POLITIKA E JASHTME E SERBISË
Serbia, si republika më e madhe dhe më e rëndësishme në kuadër të Jugosllavisë dhe si e tillë ajo përbënte element të rëndësishëm gjeostrategjik në Ballkan. Gjithashtu roli i saj në rafshin botëror dhe në organizatat botërore ishte domethënës. Megjithatë shpërbërja përfundimtare e ish-Jugosllavisë, përgjatë konflikteve në vitet 1990-1999, politikën e jashtme serbe e tkurri dhe e izoloi në aspektin ndërkombëtar. Ndonëse këto zhvillime tashmë po kalojnë dekadën e tretë, duke i kaluar historisë, pasojat politike, ekonomike dhe vetizoluese të Serbisë vazhdojnë ta përcjellin akoma sot e kësaj dite. Dikur Serbia përmes politikës së saj të jashtme synonte forcimin e rolit të saj gjeopolitik ndërmjet Lindjes e Perëndimit dhe e konsideronte veten si urë në mes Rusisë e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të painkuadruara.21
Në vitet e fundit, Serbia zhvilloi një politikë të jashtme të bazuar në balancimin midis fuqive të mëdha dhe përpjekjes për të ruajtur lidhjet me to pa anuar plotësisht nga asnjëra prej tyre. Fuqitë e mëdha rreth të cilave sillet më së shumti politika serbe janë BE, SHBA, Rusia dhe Kina. Kjo politikë ka një themel të fortë të brendshëm pasi anketat e opinionit publik tregojnë pikëpamje tepër divergjente se si opinioni publik serb i percepton këto katër fuqi të mëdha dhe cila është dilema qendrore e politikës së jashtme serbe, mosmarrëveshja e Kosovës. Këto perceptime janë të dyja produkt i faktorëve objektivë, si p.sh moszgjidhja e mosmarrëveshjes së Kosovës dhe mënyra se si lidershipi serb komunikon me qytetarët e saj për këto çështje. Për çështje të tilla si marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, udhëheqja serbe projekton narrativë që ka më shumë gjasa t’u sjellë përfitime brenda vendit. Këto disponime divergjente ndihmojnë në formimin e balancimit të Beogradit midis fuqive të mëdha dhe politikës së tij të jashtme shumëplanëshe. Liderët serbë përpiqen të ruajnë një ekuilibër mes këtyre lojtarëve gjeopolitikë për të fituar votuesit e përçarë emocionalisht brenda vendit, duke dërguar edhe mesazhe për politikën e jashtme që do t’i forcojë ata brenda vendit.22
Rëndësia e politikës së jashtme të Serbisë nën Vuçiç qëndron në qasjen e saj pragmatike, adaptive dhe strategjikisht autonome ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila i ka mundësuar kombit të lundrojë me shkathtësi në peripecitë e peizazhit bashkëkohor gjeopolitik, duke ruajtur gjithashtu interesat dhe sovranitetin e tij kombëtar. Kjo trashëgimi, e karakterizuar nga ndjekja e një ekuilibri delikat midis aspiratave për integrim evropian dhe lidhjeve të qëndrueshme me aleatin e saj tradicional, Rusinë, ka të ngjarë të formësojë konturet e trajektores së politikës së jashtme të Serbisë për të ardhmen e parashikueshme.23
Serbia po përdor strategjinë e saj të politikës së jashtme për të ndjekur një bashkëpunim të mirë si me Rusinë ashtu edhe me BE-në, të cilat deri më tani kanë qenë të suksesshme në aspektin e aftësisë për të blerë naftë dhe gaz rus me zbritje, dhe të sigurojë një mbështetje në lidhje me Kosovën edhe ushtarake edhe në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Pavarësisht se Serbia ka qenë në gjendje të shfrytëzojë situatën e fuqive konkurruese brenda vendit, ajo gjithashtu sugjeron fuqimisht se ndoshta këto dinamika të moszbatimit të ndonjë ndryshimi të politikës që do të afronte ligjërisht dhe normativisht Serbinë dhe BE-në, mund të arrijë një pikë kthese nëse Serbia nuk e rishikon strategjinë e tyre.24
Fatkeqësisht, para opinionit serb, politika e jashtme e sajvazhdon akoma të promovohet si e rëndësisë së dikurshme që e kishte dhe si trashëgimtare e potencialit diplomatic t ëish-Jugosllavisë, si lidhja në mes të Lindjes dhe Perëndimit apo Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Mirëpo kjo tashmë është praktikisht e paqëndrueshme, ve*anërisht në rendin e ri gjeopolitik brenda rajonit të Ballkanit.
Politika e jashtme serbe vazhdon ta sfidojë realitetin e ri ballkanik. Qasja e saj karshi zhvillimeve rajonale e globale, që karakterizohet me pozicionimin e ri të NATO-s drejt vendeve të Ballkanit dhe zgjerimit të BE –së në këtë rajon, paraqet stereotipin e diplomacisë serbe. Serbia vazhdon të mbetet e izoluar në rafshin rajonal sa i takon raporteve fqinjësore dhe ofrimit të alternativave lidhur me zhvillimet e reja brenda rajonit. Ndërsa qasja e saj kundrejt proceseve ndërkombëtare vazhdon të prezantohet me shumë paqartësi.25
POLITIKA E JASHTME E MALIT TË ZI
Përpjekja për pavarësinë e Malit të Zi dhe largimi nga shteti i përbashkët me Serbinë, të cilat ishin të ndërmjetësuara dhe jo të mbështetura nga BE-ja, gjeneruan një divergjencë në politikën e jashtme të Malit të Zi nga ajo e Serbisë.
Politika e jashtme e Malit të Zi u formësua gradualisht nga ajo e një republike në Republikën Federale të Jugosllavisë në atë të një shteti të pavarur. Duke qenë se zhvillimet në politikën e jashtme të Malit të Zi u karakterizuan shumë nga marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë, ato mund të ndahen në katër periudha:
- Politika e jashtme me Serbinë brenda Jugosllavisë para vitit 1996;
- Politika e jashtme gjatë periudhës kur Mali i Zi kundërshtoi Millosheviçin 1997–2001;
- Politika e jashtme brenda Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi 2002–2006; dhe
- Politika e jashtme pas pavarësisë 2006-tani.26
Prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi, të përcaktuara pas rivendosjes së shtetësisë malazeze si rezultat i referendumit të vitit 2006 në të cilin më shumë se 55 për qind e qytetarëve malazezë vendosën kundër vazhdimit të bashkësisë së dy shteteve me Republikën e Serbisë, nuk ndryshuan pavarësisht humbjes zgjedhore të Partisë Demokratike të Qeverisë së hapur pro-evropiane dhe pro-NATO-s të udhëhequr nga Partia Demokratike në gusht 2020. Prandaj, prioritetet kryesore të politikës së jashtme të dy qeverive post- Partisë Demokratike të Malit të Zi, veprimet e të cilave shënuan periudhën 2020 -2023, deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor 2023, u përcaktuan si :
- Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal;
- Vazhdimi i integrimit në NATO dhe
- Vazhdimi i integrimit në Bashkimin Evropian.
Bashkëpunimi rajonal është një nga tre prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi, i cili është gjithashtu në përputhje me kriteret e Kopenhagës të përcaktuara nga Këshilli Evropian në qershor 1993.27
Qeveria e Malit të Zi ka futur diplomacinë ekonomike në prioritetet e saj të punës për vitin 2021, duke njohur rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja dhe promovimit të interesave ekonomike ndërkombëtarisht.
Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Dypalëshe dhe Diplomacinë Ekonomike dhe Kulturore, luan rolin qendror në modelin e integruar të institucionalizuar të diplomacisë ekonomike, si “pika e kontaktit dhe qendër mbështetëse” për të gjitha institucionet dhe organizatat e tjera që kanë marrëdhënie ekonomike me jashtë vendit dhe promovojnë interesat ekonomike në fushën e tyre të punës. Ministria e Punëve të Jashtme bashkërendon diplomacinë ekonomike, mbështet dhe promovon aktivitetet e eksportit dhe investimet e huaja direkte, jep informacion për të gjithë të interesuarit.28
Integrimi evropian është një prioritet kyç në politikën e jashtme të Malit të Zi. Pas një periudhe stagnimi në zbatimin e reformave gjatë viteve të kaluara, në vitin aktual është duke u bërë një progres në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. Ky proces nënkupton arritjen e progresit, para së gjithash, në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore dhe drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, për të mundësuar rezultate pozitive edhe në kapitujt e tjerë të negociatave. Këto reforma janë thelbësore, jo vetëm për arritjen e kushteve për anëtarësim në BE, por edhe për krijimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të drejtë që do të jetë në përputhje me vlerat dhe standardet.29
POLITIKA E JASHTME E BOSNJË DHE HERCEGOVINËS
Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë më 15 tetor 1991 në mes të një krize të thellë dhe dramatike politike.30
Politika e jashtme bashkëkohore e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila e nxjerr legjitimitetin dhe ligjshmërinë e saj nga Kushtetuta dhe Ligjet e sjella nga viti 1992 e deri më sot, është përbërësi kryesor i kthimit të shtetësisë boshnjake në kuptimin formal-juridik, pra de iure, filloi në vitin 1992 por de facto në vetëdijen etno-territoriale të një pjese të madhe të popullsisë së saj është e pranishme që nga koha e shtetit mesjetar boshnjak.31
Parimet e politikës së jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës përcaktohen nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës siç përmendet në dokumentin kyç për politikën e jashtme. Në bazë të parimeve të përfshira në Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumente të tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe në parimet e pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare, Bosnje dhe Hercegovina, një shtet sovran dhe një vend i njohur ndërkombëtarisht, do të veprojë brenda kornizave ndërkombëtare, me fjalë të tjera, brenda kornizave dypalëshe, rajonale dhe globale dhe do të rregullojë marrëdhëniet e dakorduara si dhe marrëdhëniet e natyrës së ndryshme me të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare.32
Që nga zgjedhjet e vitit 1991, politika e jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë e drejtuar nga një sërë aktorësh. Krahas politikës së jashtme nga Sarajeva, grupe të tjera kryen aktivitetet e tyre të politikës së jashtme kryesisht në mbështetje të agjendës së tyre të brendshme. Politikat e Sarajevës pas shpërbërjes së Jugosllavisë u përqendruan kryesisht në çështjet që ishin instrumentale për promovimin dhe mbijetesën eventuale të shtetit, ndërsa kërkonin të zhvillonte kapacitetet e politikës së jashtme që nevojiten për një sjellje të duhur të punëve të jashtme.33
Vendet me histori të gjatë si Mbretëria Boshnjake, me qeverinë e tyre sovrane, kanë lënë gjurmë të përhershme arkaike e cila do të Zgjatë 529 vite, pavarësisht forcës dhe pranisë së gjatë të okupatorët dhe tendencat e përgjithshme asimiluese, ajo mbanë idenë e shteti të vet.
Përpjekjet sporadike për rehabilitimin e shtetësisë dhe pavarësisë, si ajo gjatë kryengritjes së kapitenit Husein Gradascevic apo kryengritjes së popullit pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, pastaj fitorja e madhe e idesë së shtetësisë boshnjake me vendimet e Këshilli Kombëtar Antifashist i Çlirimit Popullor të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Këshilli Antifashist i Çlirimit Popullor të Jugosllavisë, janë dëshmi e aspiratës së përhershme të pranishme për ripërtëritjen e shtetësisë dhe sovranitetit në kuptimin e plotë të tyre.
Njohja ndërkombëtare e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe më pas ripërbërja e saj e brendshme e Dejtonit, kryesisht me qëllim të tejkalimit dhe dobësimit të forcave të brendshme dhe të jashtme centripetale shpërbërëse, ishin fillimi i modernitetit të shtetit dhe shoqërisë së re boshnjake. Kjo Bosnjë e Hercegovinë e re dëshmon kapacitetin e plotë të modernitetit të saj, ndër të tjera me politikën e saj të jashtme në vitet e fundit, e veçanërisht që nga formimi i institucioneve të reja të bashkuara, proces i cili ka filluar në vitin 1996 dhe zgjat deri më sot.
Faktori historik është një nga përcaktuesit kryesorë standard të brendshëm të politikës së jashtme, dhe kontekstit të përgjithshëm të brendshëm, rajonal dhe global të shpërbërjes së RSFJ-së, shpalljes së pavarësisë, pastaj lufta gati katërvjeçare me tipare dominuese të agresionit dhe gjithashtu elemente të konfliktit të brendshëm, civil. , do të përcaktojë në mënyrë të konsiderueshme kornizën për bërjen dhe zhvillimin e politikës së jashtme bashkëkohore të B&H, në epokën e saj pas Dejtonit.34
Ministria e Punëve të Jashtme në Bosnjë dhe Hercegovinë ka autoritet dytësor. Ajo është përgjegjëse për ekzekutimin e të gjitha aktiviteteve të politikës së jashtme të përcaktuara nga Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës. Në praktikë, Ministria e Punëve të Jashtme është përgjegjëse për përfaqësimin e Bosnjë dhe Hercegovinës në marrëdhëniet diplomatike me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare, në konferenca ndërkombëtare dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me agjencitë diplomatike dhe zyrat e organizatave ndërkombëtare. Ministria po monitoron edhe marrëdhëniet e Bosnjë dhe Hercegovinës me shtetet tjera, organizatat ndërkombëtare dhe subjektet e tjera ndërkombëtare.
Ambasadat e Bosnjës dhe Hercegovinës në vende të tjera dhe organizatat ndërkombëtare rregullisht analizojnë dhe raportojnë në Ministri për të gjitha aktivitetet dhe ndryshimet institucionale në vendet pritëse. Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës i paraqet Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës propozime për vendosjen ose pezullimin e marrëdhënieve diplomatike ose konsullore me vendet e tjera. Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës është pjesë e Këshillit të Ministrive të Bosnjë dhe Hercegovinës si një nga nëntë ministritë shtetërore. Këshilli i Ministrave është organ i autoritetit ekzekutiv të Bosnjë Hercegovinës, i cili ushtron të drejtat e tij dhe kryen detyrat e tij si funksione qeveritare, sipas Kushtetutës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ligjeve dhe rregulloreve të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës.35
PËRFUNDIME
Politika e Jashtme mbron dhe promovon interesat nacionale, sigurinë kombëtare, favoret ekonomike dhe kulturore si dhe qëllimet ideologjike e politike te një shteti. Ajo është përmbledhje e veprimeve politike që rregullojnë marrëdhëniet dhe ndërveprimet e një shteti me shtetet apo organizatat e tjera në botë. Politikat e jashtme janë, sipas Joshua Goldstein, strategjitë qe përdorin shtetet, respektivisht qeveritë për te adresuar çështje të ndryshme në veprimet e tyre në sferën ndërkombëtare. Politika e jashtme është e dizajnuar me qellim që të ndihmoj qeveritë për ti mbrojtur interesat e tyre nacionale, sigurinë e vendit, pikëpamjet ideologjike, qëndrimet politike dhe prosperitetin ekonomik. Mbështetja e BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor është e qartë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që të organizojnë dhe të angazhojnë të gjithë strukturën e tyre për të negociuar bisedimet e lidhura me anëtarësimin me BE-në në një mënyrë përfshirëse dhe transparente, duke përfshirë njëkohësisht qeverinë dhe opozitën si edhe organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që procesi i antërasimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian të arriet që të realizohet më shpejtë. Vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të reformave nga Plani i Rritjes duhet që të deklarojnë synimet e tyre për harmonizimin e politikës së tyre të jashtme me politikat e BE-së. Harmonizimi me politikën e jashtme të përbashkët të BE-së është përfshirë, si synim specifik, në kuadrin e agjendave të reformave. Kjo do të thotë se vendet do të duhet të shpjegojnë në agjendat e reformave se si presin që këto masa dhe masat që planifikojnë të marrin, të kontribuojnë në harmonizimin progresiv dhe të vazhdueshëm kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.
Literatura :
- Adis Arapovic, Foreign policy of Bosnia and Herzegovina : determinates and perspectives, Centres of Civic Initiatives, Tuzla, B&H, Faculty of Political Sciences, University of Sarajevo, B&H, Bosnia and Herzegovina, 2010
- Adnan Huskiq, Complex system, complex foreign policy : the foreign policy of Bosnia and Herzegovina, The foreign policies of Post-Yugoslav states, London, 2014
- Alban Përmeti, Foreign Policy Strategy of the Republic of Albania 1992 – 1997, Mediterranean Journal of Social Sciences MCSER Publishing, Rome-Italy, Vol 6 No 2 S1 March 2015
- Alfred Marleku, National Interest and Foreign Policy: The Case of Kosovo, Mediterranean Journal of Social Sciences, 2023
- Boris Vukotić, Foreign policy priorities of Montenegro with special reference to obstacles to accession to the European Union, University of Zagreb, The Faculty of Political Science, Zagreb, 2024, f, 4
- Debata nacionale për pozitën e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, Anketa debatuese për avantazhet dhe sfidat e harmonizimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi në NATO, Europena Policy Institute Skopje, National Democratic Debate, National Endwoment for Democracy, Shkup, f, 1
- Dokumenti strategjik për politikën e jashtme, Draft strategjia e politikës së jashtme, Republika e Kosovë, Qeveria-Zyra e Kryeministrit, Zyra për qeverisje të mirë, 2018
- Emir HADŽIKADUNIĆ, Foreign policy of Bosnia and Herzegovina : key principles, challenges and achievements, Bosnia and Herzegovina: Law, Society and Politics, International University of Sarajevo, Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, 2016
- Fidan Mustafa, Gjeopolitika e Ballkanit – e ardhmja e shqiptarëve në rajon, Tiranë, 2022
- Jovanovic, Srdan, The Evolution of Serbian Foreign Policy under Vucic: Navigating between the European Union and Russia. Perspective Politice. Vol. XVI (1-2), 2023
- Jelena Džanki´c, From Creeping to Sprinting: The Foreign Policy of Montenegro, The foreign policies of post-yugoslav states, Palgrave Macmillan London, 2014
- Jugert Jorgo, Politika e jashtme në mirëqeverisje, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, Tiranë, 2013
- Juliet Kaarbo, Jeffrey S. Lantis, and Ryan K. Beasley, The Analysis of Foreign Policy in Comparative Perspective, Chapter 1, CQ Press, Washington, D.C., 2013
- Korab Krasniqi, Politika e Jashtme dhe Diplomaci, University for Business and Technology – UBT, Prishtinë, 2011
- Ligji për punët e jashtme, Fletorja Zyrtare. i R.M.V Nr : 46/2006 nga 10.04.2006, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Maja Bjelos, Vuk Vuksanovic, Luka Steric, Many Faces of Serbian Foreign Policy Public Opinion and Geopolitical Balancing, Belgrade Centre for Security Policy (BCSP), 2020
- Mikkel Severin Jensen, Serbia as a Geopolitical Partner In between East and West, Malmö University, 2023
- Milika Mirkovic, Montenegro external relations briefing: EU integration: one step closer to IBAR, China CEE Institute, Weekly Briefing, Vol. 73, No. 4 (ME) May 2024
- Mentor Beqa, Shqipëria e “kërcënuar” : politika e jashtme e Enver Hoxhës, Universitetit Europian të Tiranës, Tiranë, 2017
- Mirlind Behluli, Problemet e politikës së jashtme kosovare në kuadrin e përpjekjeve për shtetndërtim të Kosovës Politika e jashtme e Kosovës në këndvështrimin shkencor, Instituti për Politikë të Jashtme i Kosovës, Prishtinë, 2020
- Valerie M. Hudson, Christopher S. Vore, Foreign Policy Analysis Yesterday, Today, and Tomorrow, Mershon International Studies Review, Volume 39, Issue Supplement_2, October, United States, 1995
Burime nga interneti :
- https://www.botasot.info/opinione/1424615/cka-eshte-politika-e-jashtme/
- https://pretsedatel.stevopendarovski.mk/al/politika-e-jashtme/
- https://punetejashtme.gov.al/diplomacia-ekonomike/
- https://www.gov.me/en/article/economic-diplomacy
1 Debata nacionale për pozitën e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, Anketa debatuese për avantazhet dhe sfidat e harmonizimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi në NATO, Europena Policy Institute Skopje, National Democratic Debate, National Endwoment for Democracy, Shkup, f, 1
2 Jugert Jorgo, Politika e jashtme në mirëqeverisje, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, Tiranë, 2013, f, 2
3 Valerie M. Hudson, Christopher S. Vore, Foreign Policy Analysis Yesterday, Today, and Tomorrow, Mershon International Studies Review, Volume 39, Issue Supplement_2, October, United States, 1995, f, 209
4 Juliet Kaarbo, Jeffrey S. Lantis, and Ryan K. Beasley, The Analysis of Foreign Policy in Comparative Perspective, Chapter 1, CQ Press, Washington, D.C., 2013, f, 7
5 Korab Krasniqi, Politika e Jashtme dhe Diplomaci, University for Business and Technology – UBT, Prishtinë, 2011, f, 7
6 Adis Arapovic, Foreign policy of Bosnia and Herzegovina : determinates and perspectives, Centres of Civic Initiatives, Tuzla, B&H, Faculty of Political Sciences, University of Sarajevo, B&H, Bosnia and Herzegovina, 2010, f, 36
7 https://www.botasot.info/opinione/1424615/cka-eshte-politika-e-jashtme/
8 Ligji për punët e jashtme, Fletorja Zyrtare. i R.M.V Nr : 46/2006 nga 10.04.2006, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Neni, 2
9 Fidan Mustafa, Gjeopolitika e Ballkanit – e ardhmja e shqiptarëve në rajon, Tiranë, 2022, f, 77
10 Ligji për punët e jashtme, Fletorja Zyrtare. i R.M.V Nr : 46/2006 nga 10.04.2006, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Neni, 2
11 Ibid, neni 3
12 https://pretsedatel.stevopendarovski.mk/al/politika-e-jashtme/
13Jugert Jorgo, Politika e jashtme në mirëqeverisje, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, Tiranë, 2013, f, 2
14 Alban Përmeti, Foreign Policy Strategy of the Republic of Albania 1992 – 1997, Mediterranean Journal of Social Sciences MCSER Publishing, Rome-Italy, Vol 6 No 2 S1 March 2015, f, 1
15 Mentor Beqa, Shqipëria e “kërcënuar” : politika e jashtme e Enver Hoxhës, Universitetit Europian të Tiranës, Tiranë, 2017, f, 147
16 https://punetejashtme.gov.al/diplomacia-ekonomike/
17 Mirlind Behluli, Problemet e politikës së jashtme kosovare në kuadrin e përpjekjeve për shtetndërtim të KosovësPolitika e jashtme e Kosovës në këndvështrimin shkencor, Instituti për Politikë të Jashtme i Kosovës, Prishtinë, 2020, f, 69
18 Dokumenti strategjik për politikën e jashtme, Draft strategjia e politikës së jashtme, Republika e Kosovë, Qeveria-Zyra e Kryeministrit, Zyra për qeverisje të mirë, 2018, f, 8
19 Dokumenti strategjik për politikën e jashtme, Draft strategjia e politikës së jashtme, Republika e Kosovë, Qeveria-Zyra e Kryeministrit, Zyra për qeverisje të mirë, 2018, f, 5
20 Alfred Marleku, National Interest and Foreign Policy: The Case of Kosovo, Mediterranean Journal of Social Sciences, 2023, f, 417
21 Fidan Mustafa, Gjeopolitika e Ballkanit – e ardhmja e shqiptarëve në rajon, Tiranë, 2022, f, 73
22Maja Bjelos, Vuk Vuksanovic, Luka Steric, Many Faces of Serbian Foreign Policy Public Opinion and Geopolitical Balancing, Belgrade Centre for Security Policy (BCSP), 2020, f, 3
23 Jovanovic, Srdan, The Evolution of Serbian Foreign Policy under Vucic: Navigating between the European Union and Russia. Perspective Politice. Vol. XVI (1-2), 2023, f, 122
24 Mikkel Severin Jensen, Serbia as a Geopolitical Partner In between East and West, Malmö University, 2023, f, 44
25 Fidan Mustafa, Gjeopolitika e Ballkanit – e ardhmja e shqiptarëve në rajon, Tiranë, 2022, f, 74
26 Jelena Džanki´c, From Creeping to Sprinting: The Foreign Policy of Montenegro, The foreign policies of post-yugoslav states, Palgrave Macmillan London, 2014, f, 173
27 Boris Vukotić, Foreign policy priorities of Montenegro with special reference to obstacles to accession to the European Union, University of Zagreb, The Faculty of Political Science, Zagreb, 2024, f, 4
28 https://www.gov.me/en/article/economic-diplomacy
29 Milika Mirkovic, Montenegro external relations briefing: EU integration: one step closer to IBAR, China CEE Institute, Weekly Briefing, Vol. 73, No. 4 (ME) May 2024, f, 1
30 Adnan Huskiq, Complex system, complex foreign policy : the foreign policy of Bosnia and Herzegovina, The foreign policies of Post-Yugoslav states, London, 2014, f, 122
31 Adis Arapovic, Foreign policy of Bosnia and Herzegovina : determinates and perspectives, Centres of Civic Initiatives, Tuzla, B&H, Faculty of Political Sciences, University of Sarajevo, B&H, Bosnia and Herzegovina, 2010, f, 46
32 Emir HADŽIKADUNIĆ, Foreign policy of Bosnia and Herzegovina : key principles, challenges and achievements, Bosnia and Herzegovina: Law, Society and Politics, International University of Sarajevo, Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, 2016, f, 277
33 Adnan Huskiq, Complex system, complex foreign policy : the foreign policy of Bosnia and Herzegovina, The foreign policies of Post-Yugoslav states, London, 2014, f, 123
34 Adis Arapovic, Foreign policy of Bosnia and Herzegovina : determinates and perspectives, Centres of Civic Initiatives, Tuzla, B&H, Faculty of Political Sciences, University of Sarajevo, B&H, Bosnia and Herzegovina, 2010, f, 47
35 Emir HADŽIKADUNIĆ, Foreign policy of Bosnia and Herzegovina : key principles, challenges and achievements, Bosnia and Herzegovina: Law, Society and Politics, International University of Sarajevo, Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, 2016, f, 275
ISSN 3005-2777
1. Autori është PhD kandidat në Universitetin Shën Klimenti i Ohrit, në Fakultetin Juridik në Manastir, në drejtimin e drejta ndërkombëtare dhe politika ndërkombëtare. Email: ge-zim1990@hotmail.com
