Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Hyrje
Shprehja latine Hanibal ante portas, që do të thotë “Hanibali para portave”, përfaqëson një nocion klasik të afërsisë së rrezikut dhe të pranisë së armikut në prag të konfrontimit. Origjina e saj gjendet në frazën e famshme “Hannibal ante portas”, e përdorur në Romën e lashtë për të shënuar momentin kur kërcënimi kartagjenas ishte bërë i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm. Në diskursin bashkëkohor politik, kjo shprehje përdoret për të përshkruar situata në të cilat një shtet, rend apo identitet politik përballet me një rrezik të afërt, por jo domosdoshmërisht të shpallur haptazi.
Në kontekstin bashkëkohor, shprehja “Hanibal ante portas” mund të përdoret për të përshkruar situatën e tensionuar dhe të qëllimshme që Serbia krijon rreth Kosovës — jo domosdoshmërisht përmes një sulmi të drejtpërdrejtë ushtarak, por përmes një “lufte hibride”.
Mbi nocionin ante portas
Në raport me Kosovën, nocioni ante portas mund të shihet si metaforë e një pranie të përhershme të rrezikut, e cila manifestohet në disa nivele.
Kjo prani “ante portas” e Serbisë reflekton një strategji të qëndrueshme të ndikimit që ndihmohet nga mbështetja e aktorëve të tretë, kryesisht Federata Ruse, e cila e përdor çështjen e Kosovës si instrument për të sfiduar Perëndimin në arenën ndërkombëtare. Për rrjedhojë, lufta hibride ndaj Kosovës nuk është vetëm konflikt bilateral, por pjesë e një përballjeje më të gjerë gjeopolitike midis orientimit euroatlantik dhe forcave që synojnë ruajtjen e ndikimit euro-aziatik në rajon.
Modeli i depërtimit dhe pushtimi i brendshëm: Strategjia e ndikimit serb në Malin e Zi dhe pasqyrimi i synimit për “Botën serbe”
Termat “depërtim” dhe “pushtim i brendshëm” i referohen përpjekjeve të vazhdueshme të një aktori shtetëror për të nxitur, orkestruar ose përdorur elementë brenda një shteti tjetër (politikë, shoqëri civile, institucione) me qëllim të ndryshimit të kursit politik, kontrollit efektiv mbi vendimmarrjen ose rikthimit të influencës së mëparshme. Kur ky proces bashkëekziston me një doktrinë kulturore/nacionale për unifikim (p.sh. “Bota serbe”), ai merr dimension strategjik afatgjatë.
Modeli i depërtimit zakonisht është multinivelor dhe bashkon mjetet politike, kulturore, ekonomike dhe sigurie:
1. Influenca politike dhe partiake
- Mbështetje financiare dhe organizative për partitë politike dhe koalicionet që promovojnë interesa pro-serbe.
- Krijim ose fuqizim i partive/koalicioneve lokale që kërkojnë lidhje më të ngushta me Serbinë.
- Instrumentalizimi i identitetit dhe institucioneve fetare
- Roli i Kishës Ortodokse Serbe si mobilizues social dhe fushatë legjitimimi; përdorim i çështjeve kishtare për të polarizuar shoqërinë.
- Kontestime mbi pronësinë e pasurive kishtare dhe ligje që shkaktojnë reagime masive (shembull: ligje që rregullojnë statusin e bashkësive fetare).
- Media dhe dezinformimi
- Rrjetet mediatike pro-serbe (kanale TV, portale, gazeta) që formësojnë narrativat publike; përhapje dezinformatash dhe diskursi polarizues.
- Përdorim i rrjeteve sociale për mobilizim dhe manipulim.
- Diaspora dhe lidhjet ndër-personale
- Përdorim i diasporës dhe organizatave kulturore për të ruajtur orientimin pro-serb brenda komuniteteve etnike.
- Diaspora si burim i investimeve ekonomike dhe presionit politik.
Modeli i depërtimit dhe i ashtuquajturi “pushtim i brendshëm” funksionon si një strategji shumëdimensionale-kohore: ai nuk synon zëvendësimin e shtetit përmes pushtimit të hapur, por shfrytëzon dobësitë e brendshme për të nxitur ndryshime që shërbejnë interesave të jashtme. Nëse ky model zbatohet me sukses, ai mund të prodhojë një efekt “paqësor, por de-facto” të kontrollit politik dhe kulturor — ajo që në termat ideologjikë përshkruhet si zgjerim i “Botës serbe”. Për t’u përballur me të, kërkohet një kombinim i reformave të brendshme, ndërhyrjes së synuar ndërkombëtare dhe angazhimit të qëndrueshëm pro-demokratik.
Fashizmi përballë nacionalizmit progresiv
Kozmopolitiknët tanë, sidomos ca të tillë prezentë në mediat tona në cilësi të analisëtve, me shumë lehtësi tërheqin paralele mes fazhizmit dhe nacionalizmit progresiv. Kjo tendencë ka prapavijë të pastër politike dhe ushqehet nga një lloj patologjie që kanë ata kundruall Lëvizjes Vetëvendosje. Por edhe si një domosdoshmëri për rikthim të opozitës në pushtet.
Për këtë qëllim nuk kursehet as gjuha në studiot tona e as ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë. Rasti i mbrëmshëm në Mitrovicë dhe shpërthimi i një lloj propagande të shfrenuar nga mediat që përçojnë propagandën hibride ruso-serbe gjatë gjithë ditës sot, flet shumë për tendencën e përmbysjes së të realitetit.
Por le ta shohim nga afër çfarë nënkuptojmë me këta terma.
Fashizmi është një ideologji dhe sistem politik që u zhvillua kryesisht në Evropë në vitet 1920 dhe 1930, duke pasur si ideatorë dhe figura kryesore liderë si Benito Mussolini në Itali dhe Adolf Hitler në Gjermani. Fashizmi karakterizohet nga një nacionalizëm ekstrem, autoritarizëm, anti-liberalizëm, antisemitizëm, dhe kult i individit të fortë, zakonisht një udhëheqës i fuqishëm që përfaqëson kombin. Ai thekson gjithashtu kultin e dhunës si mjet për arritjen e objektivave politike.
Nacionalizmi progresiv, përkundrazi, është një formë e ideologjisë kombëtare që bazohet në përpjekjen për të realizuar përparimin shoqëror dhe ekonomik përmes forcës së kombit, shpesh në një kontekst më të moderuar dhe më të orientuar nga vlerat liberale, si drejtësia sociale, barazia dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
Nacionalizmi progresiv nuk fokusohet thjesht në idenë e “kombit mbi të gjitha”, por në mënyrën se si kombi mund të bëhet mjet për zhvillim demokratik, drejtësi sociale dhe emancipim politik.
Kjo ideologji mund të përfshijë angazhimin për përpjekje sociale dhe politike progresive brenda një shteti të kombinuar, por pa patur një përqendrim në autoritarizëm të ashpër, dhunë apo represion.
Në Skoci, nacionalizmi progresiv përfaqësohet kryesisht nga Partia Kombëtare Skoceze (SNP). Qëllimi kryesor është pavarësia nga Mbretëria e Bashkuar, por jo mbi baza etnike apo armiqësore, por mbi argumentin se pavarësia do t’i mundësojë Skocisë të zbatojë politika më të drejta shoqërore dhe ekonomike – si: shteti i mirëqenies sociale, arsimi falas, energjia e gjelbër, mbështetja për emigrantët.
Ky nacionalizëm është pro-evropian dhe e sheh integrimin me Bashkimin Evropian si mënyrë për ta forcuar demokracinë dhe zhvillimin.
Pra, nacionalizmi skocez është progresiv sepse kombin dhe shtetin e pavarur i sheh si mjete për të arritur vlera liberale dhe sociale, jo si qëllim në vetvete.
Në Kosovë, nacionalizmi progresiv ka marrë formë të veçantë për shkak të historisë së saj të konfliktit dhe çlirimit.
Nacionalizmi kosovar u zhvillua fillimisht si lëvizje për liri dhe vetëvendosje, por pas pavarësisë (2008), ai është shndërruar gjithnjë e më shumë në përpjekje për krijimin e një shteti funksional e demokratik.
Në aspektin politik, nacionalizmi progresiv shihet te forcat që kërkojnë reforma sociale, që angazhohen sinqerisht në luftë kundër korrupsionit, për sundim të ligjit dhe integrim euroatlantik.
Pra, në Kosovë nacionalizmi progresiv lidhet me modernizimin e shtetit dhe ndërtimin e një identiteti qytetar të hapur, që bazohet në vlera demokratike, e jo thjesht në etni.
Nacionalizmi progresiv si në Skoci, ashtu edhe në Kosovë, nuk kërkon vetëm pavarësi apo ruajtje të identitetit kombëtar, por e sheh kombin si mjet për drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie kolektive. Ai është një nacionalizëm i orientuar nga e ardhmja, që synon ta lidhë ndjenjën kombëtare me vlerat universale demokratike.
Shih për këtë, tendenca për ta cilësuar VV si forcë politike fashiste [shih Pressing 5.11.2025], duke arsyetuar madje edhe krijimin e bllokut politik PDK/LDK/AAK si domosdoshmëri për t’ju kundërvënë VV-së, [madje edhe në emrë të ruajtjes së demokracisë!], rrjedhimisht flet për mosnjohje të vet nocioneve dhe realittit praktik e teorik në njërën anë dhe mungesës së një platforme politike reale të opozitës për betejën politike të saj për rikthim në pushtet.
Deklaratat e dyshes Muhaxheri-Bajrami: Kambana të alarmit për Kosovën
Serbia që prej 14 shkurtit 2021, e jo vetëm ajo, është pregaditur permanent për t’u rikthyer në Kosovë, duke rindrë pushtetin me forcat opozitare.
Shembulli i Malit të Zi, pregaditja aktive e skenës politike për rrëshqitje brenda sistemit politik dhe përmes zgjedhjeve, në terrenin e “Botës Serbe”, do të duhej të ishte alrm edhe për Kosovën.
Këtë fakt tashmë zëshëm e pohojnë edhe “personalitete” të opozitës.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri:
“Prej Banjës a e dini sa armatimi është konfiskuar, çdo dytën ose të tretën javë del Sveçla dhe thotë se u konfiskua ky armatim, ai armatim, a e kanë zënë një person në Veri që e ka pasur atë armatim, a e ka burgosur vetëm një njeri me atë armatim”, ka potencuar fillimisht ai në një intervistë për Klan Kosova.
A duhet ta lodhim pak mendjen edhe me mendu se ky qenka duke u koordinuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë”, ka shtuar ai duke potencuar se “konfiskohet armatimi, asnjë njeri nuk arrestohet. Duhet të bëhet pyetja kush e ka sjellë atë armatim, kush e ka konfiskuar atë armatim, kujt i duhet ajo politikë”. [Kosova post: https://kosovapost.net/nenkryetari-i-ldk-se-muhaxheri-del-me-nje-reagim-skandaloz-pas-konfiskimit-te-armatimit-ne-veri-te-kosoves/ ]
Deputetja dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami:
“Unë bash hiç nuk e kam problem Listën Serbe. Luftën e kam me Albin Kurtin.” [Debat Plus: https://www.facebook.com/reel/1551980145834758 ]
Deklaratat e fundit të zonjës Bajrami, janë një lloj rikapitulimi i skemës së luftës hibride serbe që nuk e fsheh objektivin për rikthim të Kosovës në pozicionin para 14 shkurtit 2021!
Bashkëqeverisja e Kosovës me Serbinë për gati 20 vite, ia mundësoi Beogradit të shtrijë rrezen e veprimit edhe në Tiranë. Ballakni i Hapur ishte uvertura e “Botës Serbe”.
Këto deklarata ju paraprinë krijimit të koalicioneve për pushtetin lokal mes PDK-së dhe LDK-së – gjithandej ku secila prej tyre garon me VV, si uverturë e një koalicioni qeverisës në nivelin qendror pas zgjedhjeve të pritshme të jashtëzakonshme.
Në programin e mëngjesit të Televizionit Publik të Serbisë – RTS, sot [11 nëntor 2025] u emetua një intervistë e politikanit të ri nga Mitrovica, Milosh Pavkoviq, ku, përveç tjerash, ai deklaroi:
“Sa i përket posteve politike, serbët për momentin u konsoliduan në Kosovë, Lista Serbe i ka 9 deputet në parlament dhe 10 kryetar të komunave me shumicë serbe, me një politikë më konstruktive ndaj institucioneve të shtetit ku jetojmë, mundemi të jetojmë normal, madje me dobsimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit do të jemi edhe pjesë e Qeverisë…”
Krijimi i bllokut politik PDK/LDK dhe bashkëpunimi me Listën Serbe, prandaj rrezikon t’i hapë rrugë rikthimit të Kosovës në pozicionin për të cilin angazhohet sot Beogradi. Prandaj segmentet e shërbimeve serbe në Kosovë ishin angazhuar gjatë për të penguar çfardo përafrimi të AAK-së dhe NISMA-s me Lëvizjen Vetëvendosje.
Përfundim
Lufta hibride e Serbisë kundër Kosovës tashmë po aplikon po të njejtat mjete që dikur kishte aplikuar ndaj Malit të Zi. Prandaj gjendja do të duhej të mirrej si një alarm i lloit të vet.
Gjendja e krijuar pas mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 nga ana e opozitës paraqet rrezik real, rrjedhimisht rreziku i destabilizimit nuk është hipotetik, por real dhe i afërt. Serbia, përmes instrumenteve hibride, synon të minojë themelet e shtetësisë kosovare, duke qëndruar “para portave” të saj politike, ekonomike dhe simbolike.
Përballja me këtë sfidë kërkon koordinim institucional të brendshëm, forcim të rezistencës demokratike, si dhe angazhim të vazhdueshëm ndërkombëtar për të ruajtur stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.
