Nga Dr. Lisen Bashkurti
Ne librin tim RUSIA-Gjeopolitika Imperiale e Rrethit te Mbyllur, te botuar ne fillim te vitit 2026 zene nje vend te vecante analiza e menyres sesi Shqiperia dhe Kosova u bene pjese e gjeopolitikes imperiale Ruse.
Shqiperia u be direkt pjese e pranise dhe ndikimit gjeopolitik Rus ne menyre indirekte, permes misionit komunist Jugosllav nga viti 1941 deri ne vitin 1947. Ne kete periudhe Sovjetiket filluan ndikimin gjeopolitik mbi Shqiperine permes PK Jugosllave. Athere kur marredheniet midis Titos dhe Stalinit u perkeqesuan deri ne ndarjen midis tyre, 1947, Shqiperia e reflektoi kete kontradikte Sovjeto-Jugosllave, duke anuar vendosmerisht nga regjimi i Stalinit.
Nga viti 1948 deri ne vitin 1961 Shqiperia nen regjimin e E. Hoxhes hapi dyer e dritare per pranine dhe ndikimin e thelle te gjeopolitikes Sovjetike mbi cdo celize te vendit. Mbas vdekjes se Stalinit, 1953, dhe ardhjen ne krye te BRSS te Hrushovit prania dhe ndikimi gjeopolitik Sovjetik mbi Shqiperine gradualisht filluan te ftoheshin. Ne themel te kesaj ftohje u be qendrimi i Hrushovit ndaj Stalinit ne Kongresin e 20-te PK te BRSS, ku permes nje raporti sekret kritikohej Stalini dhe regjimi i tij si i ashper dhe mizor.
Mbas ketij kongresi Hrushovi nisi fushaten e spastrimeve te lidereve staliniste ne Evropen Lindore, duke perfshire edhe Shqiperine. Hrushovi i kerkoi Enver Hoxhes dhe udheheqesve te tjere shqiptare te terhiqeshin nga pushteti per t’i hapur rruge nje klike pro-hrushoviane. Hoxha dhe pasuesit e tij nuk pranuan kurrsesi, duke filluar nga ky moment ndarjen perfundimtare partiake dhe shteterore midis Shqiperise dhe Bashkimit Sovjetik.
Nga viti 1961 dhe deri ne 1968 vijoi procesi i tensionuar dhe i veshtire i ndarjes gjeopolitike shqiptaro-sovjetike, qe filloi me nderprerjen e cdo marredhenieje, perfshire edhe ato diplomatike Shqiperi-Bashkimi Sovjetik e kulmoi me daljen e Shqiperise nga Traktati i Varshaves, ne vitin 1968.
Kosova ze gjithashtu vend te posaqem dhe shume me rendesi ne librin tim RUSIA-Gjeopolitika Imperiale e Rrethit te Mbyllur. Persa kohe eshte krijuar dhe ka ekzistuar Jugosllavia, ne format e saj, Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, me tej Jugosllavia dhe Federata Jugosllave, Kosova konsiderohej pjese e Serbise dhe si e tille nen ndikimin e gjeopolitikes Ruse.
Ceshtja e Kosoves doli si ceshtje me vete athere kur u shperbe BRSS dhe Federata Jugosllave. Ne keto momente doli ne pah doktrina nationaliste Serbe, qe u vuri zjarrin Federates Jugosllave, mohoi te drejtat kushtetuese jugosllave te Krahines Autonome te Kosoves dhe, mbas Marreveshjes se Daytonit per B-H, 1995 pushtoi me ushtri dhe polici dhe filloi te ushtronte haptazi dhune, represione, krime, pastrime etnike dhe genocid mbi shqiptaret e Kosoves.
Mbas agresionit nacionalist etnik kunder Sllovenise, Kroacise, Bosnie-Hercegovines, nacionalizmi Serb filloi te diskreditohej nderkombetarisht per ekspansionizmin e dhunshem mbi popujt e tjere te ish-Jugosllavise. Keshtu qe ndermarrja e agresionit te fundit Serb mbi Kosove, ndeshi ne nje reagim te fuqishem dhe te unifikuar te Aleances Transatlantike, e cila ne 1999 ndermorri sulmin ajror mbi objektivat strategjike serbe ne Kosove dhe Serbi. Ky operacion ajror i suksesshem i hapi rruge procesit te pavaresimit te Kosoves nga Serbia.
Nderkohe, persa kohe Federata Ruse drejtohej nga Jelcini, qendrimi i saj ndaj Kosoves ishte kontravers, por vetem ne planin retorik dhe jo operacional ushtarako- strategjik. Me ardhjen ne Kremlin te Putinit casja Ruse per Kosoven ndryshoi radikalisht. Kosova ne politiken dhe gjeopolitiken e Putinit nisi te konsiderohej si pjese e skemave gjeopolitike dhe gjeostrategjike Ruse.
Nga Konferenca e Mynihut e vitit 2007, e me tej akoma me qarte ne tre hapat gjeopolitik Rus: sulmi mbi Gjeorgji 2008, aneksimi manipulativ dhe i dhunshem i Krimese ne 2014 dhe ‘operacioni special’ ushtarak kunder Ukraines 2022- Putini e ka bere gjate tere kohes, ne gjithe retoriken e tij politike dhe justifikimet nderkombetare gjeopolitike, Kosoven si rast per te justifikuar dhe argumentuar hapat e tij gjeopolitik rreth Federates Ruse. Ne kete loje diabolike Ruse ka hyre edhe Serbia. Te dy keto shtete aleate, Rusia dhe Serbia e kane vene ceshtjen e Kosoves midis tyre dhe perpiqen te perfitojne reciprokisht per interesat e veta gjeopolitike nacionale.
Ne librin tim RUSIA-Gjeopolitika Imperiale e Rrethit te Mbyllur, trajtohen gjetesisht dhe thellesisht vendi dhe ndikimi gjeopolitik Rus, direkt dhe respektivisht edhe permes Serbise ne Ballkanin Perendimore. Politika imperiale Ruse tenton vazhdimisht te mbaje nje hap prezent ne Ballkan, nderkohe qe Serbia vijon te luaj politiken e saj bivektoriale Euro-Aziatike dhe te Kalit te Trojes ne mes te Evropes.
