[HISTORI]
Kishat në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, qysh me përhapjen e krishterimit, kanë qenë të shqiptarëve, qofshin ortodoks të ritit bizantin qofshin katolik. Pra, ato kanë qenë objekte kulti të paraardhësve te shqiptarëve të sotshëm, pavarësisht se këta përqafuan islamizmin.
Dr. Gazmend SHPUZA
Deri në fillimet e shek. XIV, rrezik kryesor për qytetërimin perëndimor konsiderohej rreziku skizmatik serbopravosllav Gulielm Adami, i sipërcituar, një propagandist i kryqëzatës, që parashikohej të organizohej, theksonte, me 1332, se edhe shqiptarët, si dhe popujt e tjerë latinë të ndodhur nën sundimin serb: “Që të gjithë bashkarisht dhe në mënyrë individuale, medonin se do të shenjtëronin duart e tyre në qoftë se i lyenin me gjakun e sllavëve të lartëpërmendur” Qëndresa antiserbe e shqiptarëve në këtë kohë, siç shihet dhe siç është pranuar, bëri të “ndërkombëtarizohej” problemi i marrëdhënieve të “heretikëve” shqiptar me shtetin serb. Sundimtarët serb, ndërsa shtonin dhunën dhe represionin ndaj shqiptarëve përballë përmasave që mori qëndresa shqiptare, u detyruan të bënin edhe ndonjë tërheqje. Në vitin 1354, Stefan Dushani merr pamjen e “pendestarit” dhe i premton Papës Inocent VI, se do t’u jepte fund persekutimeve kundër katolikëve në mbretërinë serbe. Pra, ai, siç pohohet me të drejtë në punimet e autorëve shqiptar, pranonte me gojën e tij ndjekjet që kishin pësuar shqiptarët prej tij dhe prej paraardhësve të tij. Për më tepër, ai shpreh, vijon Jerireçeku, deshirën për t’u konvertuar vetë, ky zhdukës i pamëshirshëm i “herezisë latine”, në katolicizëm. Porse, ky premtim demagogjik i Stefan Dushanit nuk u realizua. Ai është tregues i qartë i dyfytyrësisë, a më mirë të thuhet, i pafytyrësisë së mbretërve serb, për çka dallohet dhe Millosheviqi sot. Deshmitar për këtë është dhe bashkësia ndërkombëtare.
Duke pasur parasysh rëndësinë e qëndresës antiserbe të shqiptarëve, Gulielm Adami kishte parashikuar që si bazë e kryqëzatës Europiane të projektuar prej tij, kundër Serbisë, do të shërbenin pikërisht trevat shqiptare.
Me rënien e shtetit serb, pas vdekjes sẽ Stefan Dushanit (1355) dhe me fillimet e invazionit osman në viset e Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të çliruar nga presioni i shtetit dhe i kishës serbe, shqiptarët, siç e ka provuar me botimet dokumentare dhe analizuar në punimet e tij tẽ shumta, Prof. Dr. Selami Pulaha, iu rikthyen antroponimisë së vjetër shqipe krahas dukurisë së re të islamizimit tẽ emrave tê shqiptarëve. E, bashkë me të shënohen raste të braktisjes së ortodoksisë serbe e të rikonvertimit në katolicizëm, siç qe rasti i bujshëm i princërve shqiptar të Zetës, vellezërve Balshaj apo i mëvonshëm i bujarëve Zaharia.
Konvertimi i dhunshëm i shqiptarëve në ortodoks sllav nuk kishte arritur t’i asimilonte ata edhe etnikisht, pavarësisht nga humbjet që kanë ndodhur, pashmangshmërisht, përballë egërsisë serbe shtetërore dhe kishtare. Gjithë ky realitet ishte rjedhim i faktit që procesi i dhunshëm për konvertimin fetar dhe asimilimin etnik të shqiptarëve nuk u zhvillua mbi një popullësi të prapambetur, mbi të cilën mund të bëjë ç’të dojë dhe të veprojë si të dojë. Sllavët, jo vetëm gjatë pushtimeve të tyre, por dhe që në kohen kur filluan te vendosen ne Ballkan dhe, sidomos, né pjesén peréndimore tẽ tij, ndeshen atè me nje etnos tẽ konsoliduar ne tê gjitha piképamjet. Pushtimi sllav i tokave veriore dhe verilindore shqiptare nisi, siç dihet tashme, ne shekullin XI, nè nje periudhé, po ricitojmé prof. Aleks Budén, kur ishte formuar populli shqiptar, gjuha dhe kultura e tij. Qendresa e shqiptarève kunder shtetit serb arriti ate shkallé te larte mobilizimi e pjesemarrjeje, sepse nuk ishte thjeshtë një luftë me karakter fetar, por edhe politik e kombétar. Kete provon edhe fakti qe kunder sundimit serb u ngritën jo vetëm shqiptarët katolike, por, pa marrè parasysh besimin e tyre ortodoks te ritit bizantin, edhe shqiptaret ortodoks, e deri edhe ata të ritit serb si Teodor Muzaka apo Vladislav Jonima, “kont i Dioklesë dhe i Shqipèrisé bregdetare”. Per kète mjafton tẻ shfletohet “Acta Albanica…” Të njejtin qëndrim ndeshim, sipas autorit francez A. Dyselie, edhe te nje person si Karl Topia. Qendresa e shqiptarëve kunder serbeve ne shek. XIV, poshté levozhges fetare, fshihte permbajtjen e vertete politike e kombetare tê saj. Kombi shqiptar, qysh nê hapat e para tẽ tij, po ngrihej mbi ndarjet fetare.
Kisha serbe ne pararoje te procesit të sllavizimit të dhunshem të shqiptarëve
Kisha serbe ka punuar sistematikisht jo vetëm pèr imponimin e konvertimit te katolikeve dhe té ortodoksève shqiptaré te ritit bizantin né pravosllav, por edhe per sllavizimin e tyre. Asimilimi fetar dhe etnik i shqiptaréve nga ana e kishés dhe e shtetit serb behej nè mènyrat nga me te ndryshmet. Perveç dhunes dhe terrorit té hapur, kisha pérdorte edhe sakramentet e shenjta per te kryer kete mision te saj djallëzorë. Ajo u jepte foshnjave shqiptare emra sllave, po keshtu vepronte edhe me rastin e kurorèzimit té qifteve té reja. B. Gjurgjevi deshmon se Patrikana e Pejés merrte nga katoliket nga nje dukat per koke, i detyronte te kurorèzoheshin ne kishen serbe dhe t’u merrreshin 5 deri ne 10 dukaté pèr kurorèzim. Kisha ortodokse serbe jo vetèm qe i deyronte katoliket shqiptar tê ndérronin emrat e tyre dhe té sllavizoheshin, por ajo, bashke me shtetin serb, sllavizonte edhe toponiminé shqiptare, sidomos ne ato vise ku kishte pronat e veta. Ajo “çdo gje qe ka qené e fesé ortodokse, e ka konsideruar si serbe, edhe emrat e fshatrave duhej patjetér te ishin serbe”, argumenton edhe njè autor sllav, si malaziasi S. Brkoviq.
Për vetë karkaterin teokratik te shtetit serb nè mesjetë, karakter i cili mbijetoi, ne shkalle te konsiderueshme, dhe deri nè ditét tona, pérkatèsia fetare njëhtësohej me pérkatésine kombétare: ata që ishin ortodokse te ritit sllav konsideroheshin, njekohësisht, edhe serbe. Pra, shteti dhe feja kané vepruar perkrah njeri-tjetrit.
Kishat dhe manastiret serbe mbi themele té huaja
Per t’i zhdukur çdo gjurmé te katolicizmit né viset shqiptare, kisha ortodokse serbe shtini né dorè me forcén e pushtetit tẽ Nemanjiçève monumentet kulturore historike te shqiptarève, konkretisht, objektet fetare, kishat dhe manastiret. Keshtu, nje numër i madh i kishave te vjetra pérgjate bregdetit Adriatik, rreth liqenit tê Shkodres, né Kosové e ne Maqedoni, té cilat dikur ishin katolike, sot jane ortodokse serbe. Politika ekspansioniste serbomadhe keto kisha dhe manastire prej kohësh i ka paraqitur si argument historik, pér té justifikuar pushtimin e trojeve te huaja, te trojeve shqiptare, para sẽ gjithash nẽ Kosové. Pra, kisha serbe gjaté gjithë kohès e deri ne ditét tona ka furnizuar makinen propagandistike serbomadhe me argumente “shkencore” dhe “fetare” per te provuar “tê drejtèn historike” të serbêve mbi Kosovén dhe trevat e tjera ne ish-Jugosllavi. Veté objektet e kultit qè janè nè kèmbé, deshmojné se jané fort tê pakta kishat dhe manastiret e ngritura nga themeli prej sundimtarève serb, kryesisht nemanjiçé. Ata vetëm kané zgjeruar ose meremetuar disa nga manastiret dhe kishat e lashta té ngritura shumé e shumé kohé para ardhjes sé tyre nè kèto treva. Keté te vërteté e pohon pa kurrëfarë kompleksi edhe historiani i mirënjohur, Kostantin Jireçek, mik i afirmuar i serbeve, i cili ka shkruar historiné mè te miré te popullit serb. Megjithaté, serbet té gjitha kèto manastire i konsiderojné si vepra monumentale te Nemanjiqëve te mesjetés, duke pervetesuar keshtu traditat e lashta té tê huajve pér historiné e hershme te tyre. Per rrjedhim, ata perpiqen té pervetésojne edhe té drejtat historike tê té tjeréve.
Ne mungesé té traditave historike te Lashta tê mirefillta sllave, kisha dhe shkenca serbe është perpjekur të përvetësojë traditat e té tjerève. Ato kané vuajtur vijimisht nga nje kompleks i thelle inferioriteti né kété drejtim. Perballé realiteteve aktuale dhe historike, pêr tê provuar tezat e veta mbi té ashtuquajturat te “drejta historike” serbe nê Kosove dhe mè gjerë, ato kané vèné nè veprim permanent gjenocidin, etnocidin e, pse jo, edhe religjonocidin né pérmasa tê papérfytytrueshme. Studiuesit e historise se arkitektures se kultit, nè mesjeté, vérejné se si meremetimet dhe rikonstruksionet e béra nga serbet jané perpjekur t’ia pershtasin keto objekte té kultit katolik dhe bile edhe ato te ritit bizantin kanoneve te kishès pravosllave. Shkencêtari serb, Pero Slijepçeviçi. kété te vêrteté e pranon pa médyshje: “Eshté e vèrteté se nga numri i madh i shumé manastireve tê vjetra serbe, vetem njé numèr i vogél i tyre eshté themeluar me tê verteté nga cari serb, i cili ka léne nenshkrimin e tij nè ate kishë….Serbi nuk ka pasur kurrfaré tradite té vetén as nè ndertimtari as nè pikturim”. Nga sa pohon studiuesi tjeter malazias, S. Çirkoviq, me uzurpimin e kishave katolike, sidomos nè Gjirin e Kotorrit dhe nè vende té tjera nè rajonin mè tê gjerè te Malit te Zi tê sotém, ortodoksizmi agresiv sllav ka arritur te zhduke epérsine katolike, e cila kétu mbretéronte mè paré. Porse, me kêto veprime kisha dhe shteti serb nuk ia kanè arritur perfundimisht pérsa u takon shqiptarëve te zhdukin karkaterin etnik té ketyre besimtaréve që detyroheshin me dhuné te hapur të konvertoheshin nè ortodoksê pravosllave. Keshtu kané punuar kisha dhe shteti serb nè trevat etnike shqiptare pér asimilimin e tyre. Pér té pasur mè tê qarta pèr masat e kesaj politike asimiluese sistematike tê ndjekur nga serbét ndaj shqiptareve, mjafton té permendim qendrimin qe eshté mbajtur prej ketyre dy instucioneve binjake ndaj “vellezèrve tê tyre te nje gjaku dhe té njé gjuhe”, ndaj malazezève. Kisha dhe shkenca serbe, siç pohojnë edhe autoré malazias, ua mori edhe kétyre kombésinè e vet, duke i trajtuar vetém si fis serb, pjesètaré te fesë ortodokse shtetérore serbe. Kjo politikë kishtare shtetérore ndaj malaziasve vijon te veprojé edhe sot e késaj dite. Perballé rrezikut te asimilimit etnik ana e sundimtarève dhe te kishës serbe, te shqiptarét lindi qe herét vetédija e banorève té trevave veriore dhe lirndore, lindi dhe u pérforcua vetédija e tè qenit shqiptaré. Qé nga kjo kohe, kjo dije erdhi duke u pèrforcuar mbi dallimet fetare. Ne kèté rruge, ajo u shëndrrua në vetédije kombètare. Kisha ortodokse serbe edhe gjaté sundimit osman nè Ballkan vijoi punén antishqiptare. E mésuar per tê qenë në sherbim té pushtetit shtetéror, ajo u vu me servilizém, sikurse dhe kisha greke, nén mbrojtjen e sulltanit.
Kishat e manastiret serbe nën sundimin osman mbroheshin nga shgiptaret myslimane
Perkundrejtë késaj politike gjenocidiale tê veshur me petkun e, fesé, shqiptarét ne Kosove shekuj me radhe i kané mbrojtur dhe ruajtur disa kisha tê njohura ortodokse tê mesjetes. Ata i konsiderojnê te vetat. Këto objekte kulti jané ngritur mbi faltoret e tê parève te tyre, te shqiptarève katolike apo ortodokse te ritit bizantin apo sllav qofshin, para islamizimit te tyre. Si rrjedhim, ato qëndrojnë te paprekura edhe sot e kesaj dite vetêm ne saje te respektit dhe te kujdesit qe kané treguar shqiptaret pér to. Kjo ka arsyet e veta historike. Kishat ne Kosove dhe nê viset e tjera shqiptare, qysh me perhapjen e krishterimit, kane qene te shqiptareve, qofshin ortodokse te ritit bizantin qofshin katolike. Pra, ato kanè qenè objekte kulti tê paraardhesve te shqiptarève tẽ sotshem. pavarésisht se kéta pérqafuan islamimin. Kisha e Trepçes eshte ringritur mbi themelet e hershme me lejen e te paréve te Isa Boletinit, nga bujqit e tyre te ardhur nga Sllatina. Ky fshat deri vonê banohej nga ortodoks shqiptar, tẽ cilet per shkak te perkatesisé fetare e quanin veten serb. Ajo u ngrit mbi rrénojat e nje kishe té mbetur qê nga koha romake. Kjo kishe dhe kishat dhe manastiret e tjera gezuan mbrojtjen e familjes se Boletinëve. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ata nuk harruan asnjeheré qe keto objekte kane qenë tê tê paréve tê tyre. Ruajtjen e kishès ata e kalonin amanet brez pas brezi.
Ne vitin 1903, né nje periudhe te turbullt pas shpérthimit tê revoltès sẽ shqiptarève qê u kurorêzua me vrasjen e konsullit rus, Shqerbin, Mis Durham viziton Manastirin e Deçanit. Manastiri ndodhej, thekson ajo, ne nje zone te rethuar teresisht nga popullsia shqiptare. Ne ketê kohê nê tê qené vendosur nje oficer turk me disa nizam. “Mirepo, dukej sheshit, thekson udhetarja angleze, se ata murgj studiues që ishin aty, kishin me tepër besim te nje truproje shqiptar myslimanè, qe banonin aty afër, sesa te turqit”
Ne kohët tona kisha ortodokse serbe ka uzurpuar nè qender te Pristines trojet e Universitetit, ku ka filluar ndertimi i kishes me te madhe ne Ballkan. Keshtu ajo perpiqet te beje presion te shqiptaret per ta braktisur Kosovën. Keto kisha nuk ndertohen per nevojat e besimtareve ortodoks, as pér nder te perêndise, por pêr nevoja te politikes antishqiptare, ekspansioniste, shoviniste serbe, per nder te udheheqésve tê politikes se tille shkurtpamêse. Keto perfundime të akademik Mark Krasniqi i provojnë dhe zhvillimet e fundit ne Kosove, qendrimet e kishes serbe dhe te klerikëve te saj!
[Ribotim]
