Me këtë marrëveshje merrë fund bota evropiane e ngritur pas vitit 1945 – bota pas vitit 2025 nuk do të ketë sigurinë dhe mirëqenien e asaj paraprake. Përkundrazi, ajo do të jetë me shumë të panjohura
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Takimi i planifikuar në 15 gusht 2025 mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaska (në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson), përbën një ngjarje me rëndësi simbolike dhe diplomatike — por peshorja e pritshmërive anon më shumë nga pozicioni skeptik. Këto janë orë vendimtare për Ukrainën. Një mjegull e Jaltës si një pelerinë e ngjeshur në supet e murgut në vetmi po bie mbi Ukrainën.
Temë dominuese është e qartë – kërkimi i një armëpushimi në konfliktin Ukrainë–Rusi, ndoshta si hap drejt një marrëveshjeje më të gjerë. Megjithatë, pritshmëritë për zgjidhje substanciale mbeten modeste. Takimi ka për synim të paraqesë një imazh të fuqisë dhe miqësisë, sidomos për Trump: për të, ky është një moment për t’u paraqitur si negociator strategjik. Nga ana tjetër, për Putinin është një mundësi për të përforcuar legjitimitetin global, sidomos duke qenë në tokë amerikane dhe duke shmangur izolimin, por edhe për të filluar realizimin e projektit të tij historik – Botën ruse, duke legjitimuar tokat e pushtuara ukrainase.
Ekspertët dhe mediat paralajmërojnë për rrezikun që Trump të jetë i predispozuar për një marrëveshje që favorizon Rusinë — përfshirë pranimin e kontrollit rus në territorin ukrainas të pushtuar ose neutralitetin e Ukrainës — të cilat do të ishin të papranueshme për Kievin.1
Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar takimin si një “exercise dëgjimi” për të kuptuar më mirë pozicionet e Palës së kundërt. Trump sugjeron se një takim i dytë, ku përfshihet edhe presidenti ukrainas Zelenskyy, mund të jetë “më produktiv”
Diplomati amerikan Sachs këshillon europianët: braktisni ndjesitë “rusofobe”
Ekonomisti dhe diplomati i lartë amerikan me përvojë të gjatë, Jeffrey Sachs, ndërkohë po këshillon kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqësit e BE-së që të braktisin ndjesitë “rusofobe” dhe të angazhohen drejtpërdrejt në dialog me Moskën.
Ky është pozicioni më i ri në raportet transatlantike dhe përballjen me Rusinë.
Sipas diplomatit amerikan Jeffrey Sachs, në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë ekzistojnë katër fusha shqetësuese: Ukraina, bashkëpunimi ekonomik, bashkëpunimi diplomatik dhe bashkëpunimi për armët bërthamore.
Ai pret që të paktën në tre fushat e fundit të ketë përparime dhe gjithashtu shpreson për bashkëpunim që do të shpiente drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. Lufta në Ukrainë nuk është e vetmja çështje shqetësuese midis këtyre dy fuqive.
Sipas diplomatit amerikan që takimi të jetë i sukseshëm, Donad Tramp do të duhej të rikthehet në pozicionin që kishin amerikanët në vitin 1990. Ai duhet të njoftojë se NATO nuk do të zgjerohet më drejt lindjes, siç u premtua në vitin 1990. Ai duhet të njohë pretendimet territoriale të Rusisë ndaj Krimesë dhe Donbasit, meqenëse Perëndimi nuk po e mbron marrëveshjen Minsk II. Ka të ngjarë të ketë hapësirë për negociata mbi çështje të tjera territoriale.
Objektivi i së djathtës: Dobësimi i BE-së
Aktualisht në dëmtimin e kësaj përspektive, përveç Rusisë së Putinit, ka edhe qarqe të ekstremit të djathtë euroatlantik që janë tejet të agazhuar. Brendapërbrenda kampit euro-atlantik ekzistojnë aksione dhe grupe politike që shihet se punojnë, në forma të ndryshme, për dobësimin ose madje “shkatërrimin” e Bashkimit Evropian — shpesh për të zëvendësuar strukturën aktuale integruese me një formë më të pjesshme dhe me sovranitete të fuqishme kombëtare.
Më të hapur në këtë plan janë grupet dhe partive të ekstremit të djathë nacionalist, si:
a) “Patriots for Europe”
Kjo aleancë u themelua në verën e vitit 2024 nga partia Fidesz (Hungari, e Viktor Orbán), FPÖ (Austri), ANO (Çeki), Chega (Portugali), Vox (Spanjë), PVV (Holandë), DPF (Danimarkë), Vlaams Belang (Belgjikë), RN (Francë) dhe Lega (Itali).
Manifesti i tyre përbashkët propagandon ide se si do të arrihej të dobësohej BE-ja dhe procesi i saj integrues në fushat si mbrojtja e identiteteve kulturore, kufizimi i imigracionit dhe rishikimi i politikave klimatike — ndryshe nga modeli federal i Brukselit. [Shih më gjerësisht: Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP).
b) Alternative für Deutschland (AfD)
Kjo parti e ekstremit të djathtë propozon një “dissolution të kontrolluar” të BE-së, duke zëvendësuar strukturat federative me një komunitet evropian ekonomik ose interesash, që ruan sovranitetin kombëtar. [Shih: euractiv.comdw.com]
Pastaj Think tank-e dhe institute ekstreme, me ndikim të jashtëm si: Ordo Iuris (Poloni) & Mathias Corvinus Collegium (MCC, Hungari) etj.
Këto grupe veprojnë në mënyra të ndryshme: përmes partive politike kombëtare, think-tank-eve me ndikim transnacional, apo lëvizjeve qytetare populiste. Edhe pse nuk përfaqësojnë shumicën, mbeten faktorë destabilizues në projektin e integrimit evropian — duke kërkuar përdorimin e reformave, retorikës nacionaliste ose metodave diplomatike për të dëmtuar strukturën federative.
Evropianët ia përcjellin Trumpit pesë pikë
Fill pas takimit urgjent të krerëve europian në Londër, siç raportohet nga CNN-i amerikan, në një konferencë për shtyp përkrah Zelensky , Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se udhëheqësit evropianë po bënin gjithçka që mundnin për të siguruar që takimi i ardhshëm midis Trump-it dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin “të shkojë në drejtimin e duhur”.
“Ne duam të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme përmes mjeteve diplomatike”, u shpreh kancelari gjerman Fridrich Merz, duke i bërë të njohura pesë pikat e kërkesës së tyre që i kanë përcjellë presidentit amerikan Donald Trump.
1. “Ukraina duhet të jetë në tryezë sapo të ketë takime pasuese.”
2. “Ne duam që negociatat të zhvillohen në rendin e duhur. Një armëpushim duhet të jetë pika e fillimit.” Pas kësaj, duhet të ketë një marrëveshje kornizë.
3. “Ukraina është gati të negociojë për çështjet territoriale. Por atëherë e ashtuquajtura linjë kontakti duhet të jetë pika e fillimit, dhe njohja ligjore e pushtimeve ruse nuk është në diskutim. Parimi që kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë duhet të mbështetet.”
4. “Negociatat duhet të përfshijnë garanci të forta sigurie për Kievin. Forcat e armatosura ukrainase duhet të jenë dhe të mbeten të afta për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tyre.”
5. “Negociatat duhet të jenë pjesë e një strategjie të përbashkët transatlantike. Atëherë ato kanë më shumë gjasa të kenë sukses në fund. Kjo strategji duhet të vazhdojë të përqendrohet në mbështetje të fortë për Ukrainën dhe presionin e nevojshëm mbi Rusinë.”
Çfarë është e mundshme të ndodhë në takimin Tramp-Putin në Alaskë?
Takimi i madh midis Presidentit të SHBA-së Trump dhe Presidentit rus Putin do të zhvillohet në Alaska të premten. Ata do të negociojnë fatin e Ukrainës – dhe kështu do të vulosin fundin e botës së Evropës pas vitit 1945, thotë analisti ushtarak Phillips O’Brien.2
Putini përmes ofenzivës aktuale ushtarake pretendon të t’i tregojnë Trumpit se fronti po thyhet edhe pa paqe, gjërat vetëm sa do të përkeqësohen për Ukrainën. Ndërkaq nga ana e saj, Ukraina ,dëshiron të shmangë me çdo kusht përshtypjen në Alaskë të premten se fronti është gati të shembet, konkludon në një intervisët dhënë Berliner Zeitung-ut kolonel Markus Reisner i Forcave të Armatosura Austriake derisa flet për situatën në vijën e frontit.3
Madje do ta lija mënjanë që ukrainasit të nisin sulmin e tyre në një vend të papritur në orët e ardhshme – ata mund të tregojnë se ia vlen të refuzojnë të dorëzohen. Bëhet fjalë për dominimin e hapësirës së informacionit.
Trumpi ditë më parë foli për një “shkëmbim territoresh në dobi të të dyja palëve”, por pa u thelluar të sqaroj idenë në detaje.
Një propozim i SHBA-ve (prill 2025) përfshinte njohjen formale të kontrollit rus mbi: Krimenë, Luhanskun, Zaporizhian, Donetskun dhe Khersonin në këmbim të heqjes dorë nga ambiciet e Ukrainës për aderim në NATO dhe marrjes së garancive të caktuara të sigurisë.
Ndërkaq një propozim i dërguar nga Kremlini te i dërguari i SHBA-së Steve Vitkoff përcakton sa vijon: Ukraina do të tërhiqej plotësisht nga Donetsku dhe Luhansku; në këmbim, Rusia do të tërhiqej nga zonat e kontrolluara nga Ukraina në verilindje të Kharkiv dhe Sumy; Rusia do të mbante pjesën më të madhe të Zaporizhias dhe Khersonit, veçanërisht zonat që ajo tashmë kontrollon.
“Qëndrimi fillestar i Ukrainës për një armëpushim do të thotë fundi i Evropës siç e njohim ne”, konkludon O’Brien.4 Me këtë marrëveshje merrë fund bota evropiane e ngritur pas vitit 1945 – bota pas vitit 2025 nuk do të ketë sigurinë dhe mirëqenien e asaj paraprake. Përkundrazi, ajo do të jetë me shumë të panjohura.
Reflektimi në Ballkan
Alaska sot sa shumë asocion me Jaltën e vitit 1945 që solli ndarjen e Gjermanisë dhe Europës në dy kampe. Shqiptarëve u kthen në memorie Konferencën e Berlinit [1878] dhe atë të Londërs [1913], kur Shqipëria qe bërë Torzo, pasi i ishin prerë gjymtyrët dhe pjest e buta të trupit [Toplica tok me 8 qytete e 998 katunde; Hoti, Gruda, Plava e Gucia, Ulqini…; Kosova e Sanxhaku tok me Manastirin; Çamëria] Tashmë ka një debat plot trishtim rreth asaj që mund të ndodhë “de jure” dhe çfarë mund të ndodhë vetëm “de facto” në pjesë të rëndësishme të Ukrainës…
Me këtë akt, de fakto, merrë fund iluzioni i europerendimorëve për ngritjen e arkitekturës së re europiane që bazohej në përfshirjen bfenda saj edhe të Ukrainës si pjesë e saj. Por kjo nuk do të thotë se arkitektura e re e sigurisë europiane ka dështuar. Përkundrazi, ajo tek sa po fillon të jeët imperativ kohe.
Ndërkaq reflektimi i saj në Europën Juglindore, duke shmangur mundësinë e prezenncës ruse përmes satelitit të saj Serbisë, është thembra e Akilit që përcakton të ardhmen e arketukturës së re të sigurisë në kontinentin e vjetër.
Kjo arkitekturë nuk mund të qëndrojë vetëm në shtyllat që përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit aktual të Europës me Rusinë – Britaninë e Madhe, Polonin dhe shtetet Baltike; ajo duhet të ketë edhe shtyllën e katërt, pra Europën Juglindore. Aleanca shqiptaro-kroate në lëmin e sigurisë mund të jetë pikënisja ekësaj shtylle të qëndrueshme.
Në këtë rast dy republikat shqiptare – Shqipëria politike dhe Republika e Kosoëvs fitojnë peshë të ndjeshme.
__________________
1. Shih: https://www.washingtonpost.com/politics/2025/08/13/trump-presidency-news/?utm_source=chatgpt.com
2. https://www.focus.de/politik/ausland/die-europaeische-welt-nach-1945-ist-vorbei-die-naechste-wird-nicht-so-schoen-sein_4a40f86a-dad8-41f6-b537-071e5fae97bb.html
3. Shih intervisëtn e plotë në shqip: https://ishgj.org/komente-intervista/eksperti-ushtarak-reisner-ruset-ne-thelb-po-luajne-pinball-me-ukrainasit/
4. https://www.focus.de/politik/ausland/die-europaeische-welt-nach-1945-ist-vorbei-die-naechste-wird-nicht-so-schoen-sein_4a40f86a-dad8-41f6-b537-071e5fae97bb.html