Nga Dritan GOXHAJ, ushtarak
Edhe tre muaj e gjysëm dhe bëhen plot 4 vjet nga fillimi i luftës/konfliktit Rusi-Ukrainë. Gjatë këtyre pothuajse katër viteve kanë ndodhur shumë ndryshime serioze në taktikat e luftës, në përdorimin e armëve dhe mjeteve të cilat do të kenë ndikimin e tyre në luftërat dhe konfliktet e ardhshme, për të gjitha vendet dhe ushtritë serioze të botës.
Ashtu si para këtij konflikti, por edhe pas gati tre viteve luftë, perëndimi ka treguar një paaftësi për të studiuar dhe kuptuar qasjen që rusët kanë ndaj luftës, ku ashtu si edhe në të ashtëquajturën luftë kundër terrorizmit, kundërshtari vetëm është sharë e ofenduar deri në skajshmëri të llogjikës, duke treguar një qasje budallakije e cila të pengon që të arrish të kuptosh mënyrën e të menduarit dhe vepruarit të kundërshtarit.
E gjithë kjo ka sjellë një paaftësi për të zhvilluar strategji të mirëfillta, ka sjellë paaftësi për të pajisur dhe artikuluar forcat e veta dhe ato proxy (Ukrainase) për realitetin e luftës.
Gjithë luftën në Ukrainë perëndimi e ka konceptuar dhe parë dhe trajtuar gjatë gjithë këtyre pothuajse 4 viteve, si një seri operacionesh ushtarake të ndara, ndërsa rusët gjatë gjithë kohës, e kanë parë dhe vazhdojnë ta shohin këtë luftë si një proces të tërin.
Në fillimin e këtij konflikti të dyja palët (Ukraina dhe Rusia) u bazuan në metodologjinë e luftës të trashëguar nga Ushtria Sovjetike. Por në të njëjtën kohë ukriainasit me këshillimin e perendimorëve dhe duke aplikuar disa koncepte lufte të shekullit të 20, të zhvilluara nga perëndimi si teori në përballjen me forcat Sovjetike arritën që të ndalonin avancimin e kolonave të tankeve ruse.

Por njëkohësisht edhe ofensivat e përgaritura dhe udhëhequra nga perëndimi në 2023 dështuan të tëra.
Në të njëjtën kohë edhe një ofensivë e njëjtë e rusëve me forca të motorizuara të blinduara në drejtim të qytetit të Ugledarit dështoi akoma pa arritur në qytet.
Në këtë moment rusët vendosën të bëjnë një qasje tjetër ndaj luftës duke integruar në taktikat e vjetra sovjetike një numër të madh faktorësh për zhvillimin e një strategjie. Qasje që rusët e pasqyrojnë në atë që njihet si kocepri i “Raportit të forcave”.
Në ushtritë perendimore (NATO) kjo njihet si “Korelacion i forcave ose Raporti i Forcave), por trajtohet vetëm si një çështje sasiore e forcave, e kufizuar në fushën ushtarake. Ndërkohë që për rusët ky koncept ka një pikëpamje tjetër dhe shumë më të gjerë.
Në forcat e NATO-s ky koncet i Raportit të Forcave nuk trajtohet në asnjë doktrinë, por ajo vetëm përmendet tek tuk, dhe aty ku përmdet shënohet si jë koncept i marrë nga doktrina sovjetike.
Në Fjalorin Enciklopedik Ushtarak Shqiptar, dhe doktrinat e NATO-s kjo balancë e forcave/korelacion i forcave quhet : Raporti i Forcave dhe Mjeteve dhe përkufizohet : Përpjesëtimi midis sasisë së efektivit, të nënreparteve e reparteve të këmbësorisë, të tytave të artilerisë, të tankeve, të dy palëve ndërluftuese në një luftim a operacion, është një nga treguesit kryesorë të mundësive luftarake që vlerësohet me përparësi për marrjen e vendimit, dhe llogaritet për gjithë frontin e vijës së luftimit, dhe sipas drejtimeve, për luftimin a operacionin në tërësi dhe për faza e etapa të veçanta të tij.
Ky përkufizim mbetet vetëm tek sasia e këtij raporti të forcave,ndërkohë përkufizimi që sovjetikët atëherë dhe rusët sot i kanë bërë këtij koncepti në doktrinën e tyre ushtarake përkufizohet : Rezultati i krahasimit të karakteristikave sasiore dhe cilësore të forcave dhe burimeve të nënreparteve, reparteve, armëve dhe pajisjeve ushtarake të forcave të veta dhe të forcave të armikut, e llogaritur në një shkallë operacionale dhe taktike, në të gjithë zonën e operacioneve, në drejtimet kryesore dhe të tjera, me qëllim përcaktimin e shkallës së superioritetit objektiv të njërit prej kampeve kundërshtare. Vlerësimi i raporit të forcave përdoret për të marrë një vendim të informuar në lidhje me një operacion (betejë), dhe për të vendosur dhe ruajtur superioritetin e nevojshëm mbi armikun për aq kohë sa të jetë e mundur, kur vendimet ripërcaktohen (modifikohen) gjatë operacioneve ushtarake (luftarake).
Kjo do të thotë që ndërkohë që NATO bënte dhe bën vetëm krahasimin në sasi të forcave, Sovjetikët atëherë dhe Rusët sot, bëjnë jo vetëm krahasimin sasior të forcave, por edhe krahasimin cilësor të armatimeve, krahasimin e fuqisë së zjarrit të të gjitha forcave të reshtuara në vijën e luftimit dhe ato mbështetëse, krahasimin e cilësive luftarake dhe morale të ushtarëve, krahasimin e nivelit të trajnimit të personelit ushtarak, krahasimin e organizimit të trupave dhe të përvojës së tyre lutarake, krahasimin e doktrinës ushtarake, si dhe krahasimin e metodave të të menduarit strategjik, operativ dhe taktik.
Kjo do të thotë se vlerësimi i situatës nuk kufizohet vetëm në balancën e forcave, pasi po të mbetet vetëm aty atëherë kjo të jep pamje të kufizuar dhe je i detyruar ta shohësh vetëm në një operacion të veçantë – ashtu si e sheh perëndimi luftën, thjesht si jë seri operacionesh luftarake.
Ndërsa kur merr në konsideratë të gjithë elementët që kanë ndikim në zhvillimin dhe evolimin e konfliktit, të bën ta shohësh luftën si një proces të tërin, të pandashëm në operacione të veçanta.
Por me luftën në Ukrainë ndodhën ndryshime të mëdha të cilat mund të konsiderohen si:
Ndryshim i lirë i lojës së luftës
Zhvillimi që ka sjellë ndryshim në këtë lojë lufte prej fillimit të këtij konflikti dhe aktualisht, ka qënë dhe vazhdon të mbetet përdorimi gjithëpërfshirës i dronëve të ndryshëm.
Tashmë fusha e betejës është e mbushur me dronë të çdo lloji e madhësie ku dronët e mëdhej lujanë rolin zbuluesit në thellësi të armikut duke bërë zbulime në thellësi të formacioneve operative, dronët e mesëm bëjnë koordinimin e veprimeve të forcave të këmbësorisë në tokë dhe drejtojnë edhe zjarrin e artilerisë.
Ndërsa dronët e vegjël përdoren si drone sulmues ndaj objektivave levizese ose statike, të blinduara ose jo.
Por pamvarësisht gjithë kësaj teknologjie që ka revolucionalizuar fushën e betejës, sërish faktori më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në një luftë mbetet elementi njerëzor –Ushtari.
Kjo, pasi një rrip toke ose çdo territor tjetër nuk mundet të konsiderohet i pushtuar ose i çliruar pa e zënë atë ushtarët e tu.
Dhe kjo shtrihet në dy nivele kryesore atë Operacional dhe atë Taktik.

Dronët që po ndryshojnë doktrinat e luftës…
Niveli operacional
Në këtë nivel arti ushtarak rus mbështetet kryesisht në taktikat e zhvilluara nga Ushtria Sovjetike, ku sipas rregulloreve të tyre të luftimit, një nga mënyrat më efektive për të mposhtur armikun është rrethimi i tij.
Ky rrethim ndodh në atë që konsiderohet thes operativ kur ndodh ne shkallë operacionale – ashtu si po ndodh aktualisht në qytetin e Pokrovskit dhe Mirnogradit ku mbeten të rrethuara e drejt asgjesimit 10 mijë (10000) forca ukrainase.
Ky lloj operacioni mbart kosto shumë të mëdha dhe serioze pasi kërkon një numër të madh forcash për të mbajtur edhe perimetrin e brendëshëm, por njëkohësisht edhe perimetrin e jashtëm ndërkohë që krijohet rrethimi.
Dhe kur kundërshtari është i rrethuar, ai do përpiqet ta çajë rrethimin me dy kudërsulme në pikën më të dobët të këtij rrethimi. Kjo do të thotë se humbjet në njerëz midis të dyja forcave do të jenë të larta.
Për të eleminuar këtë humbje të madhe në njerëz, komanda ruse e ka përmisuar këtë operacion nga doktrina sovjetike.
Rusët nuk e mbyllin përfundimisht grykën e këtij thesi, por e lënë atë të hapur në një gjerësi të përllogoritur që gjithçka që kalon ose tenton të kalojë aty, të jetë nën zjarrin e të gjitha armëve që marrin pjesë në këtë rrethim.
Por duke e lënë thesin të hapur, kjo krijon idenë tek i rrethuari se ai nuk është komplet nën rrethim, por vetëm gjysëm i rrethuar dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundëshme për të dalë nga ky rrethmin nëpërmjet këtij koridori, i cili është komplet nën kontrollin e plotë të zjarrit rus.
Në këtë mënyrë ai nuk do tentojë të kundërsulmojë nga brenda, por vetëm nga jasht. Kjo ul në mënyrë të konsiderueshme humbjet e forcave që kanë kryer rrethimin dhe shkakton një humbje të pozicioneve dhe tërheqje kaotike të forcave në rrethim.
Niveli taktik
Dilema për të dyja palët ndërluftuese aktualisht është si të mbledhin dhe dërgojnë një grup sulmi drejt vijave të armikut respektiv, pasi për shkak të dronëve që përmendëm më lart është bërë e pamundur avancimi me mjete të mëdha dhe të blinduara.
Dhe as Rusia dhe as NATO që pajis e mbështet Ukrainën, nuk kanë kapacitete të prodhimit të atilla për të përballuar humbje të mëdha të automjeteve dhe mjeteve të blinduara në një konflikt të zgjatur. Por edhe personeli ushtarak është shumë i vlefshëm për të dyja palët.
Rusët aktualisht janë duke përdorur dy lloj taktikash në nivelin taktik për të dërguar dhe vendosur forca në ofensivë.
Përpara se të implemetohen këto dy taktika, Rusët me ndihmën e dronëve të lartpërmendur në dy nivelet e para të përdorimit të tyre në fillim me anë të zjarrit të artilerisë dhe aviacionit krijojnë një zontë taktike të quajtur “Zona e vrasjes”. Kjo është një brez i caktuar i përqëndrimit të forcave ukrainase të cilët duke qënë objekt i vazhdueshëm i të gjitha llojeve të zjarrit të forcave Ruse mbetet e izoluar nga çdo lloj ndihme e jashme.
Taktika e parë ka të bëjë me një sulm që kryht nga një numër forcash jo më të madh se një togë, të ndara në dy skuadra, ku çdo skuadër ndahet në grupe jo më të mëdha se tre persona. Të dy skuadrat janë të pajisur me motoçikleta të shpejta elektrike – për arsye se nuk bëjnë zhurmë dhe nuk dëgjohen nga trupat ukrainase në llogore kur afrohen.
Skuadra e parë përbën grupin sulmues, ndërsa skuadra e dytë grupin komandues dhe atë mbështetës me zjarr.
Skuadra e dytë jo vetëm që mbulon me zjarr skuadrën e parë, por i përcakton asaj edhe objektivat duke ja transmetuar drejtpërdrejt me anë të dronëve zbulues, dhe të dyja këto skuadra shoqërohen ndërkohë me dronë të tjerë që mbajnë furnizime në armatim dhe ushqime dhe ujë për të gjithë togën, , duke i mbështetur ato në përparimin e tyre, pa rrezikuar forca të tjera.
Pasi sulmi përfundon, artileria dhe aviacioni sërish nën drejtimn e dronëve të zbulimit dhe koordinimit të zjarrit bëjnë goditjen me zjarr masiv ndaj pikave të forcave ukrainse që ndodhen afër pikës së marrë nga forcat ruse duke ju siguruar atyre mundësinë që të mbajnë pikën e marrë dhe të bëhën gati për sulm ndaj pikës tjetër, sapo pika e marrë të dorëzohet trupave të tjera që vinë për t’u vendosur dhe mbajtur pikën.
Taktika e dytë ka të bëjë me atë që konsiderohet si infiltrim.
Sasia e fuqisë së zjarrit që Rusët kanë implemetuar në këto pothuajse 4 vjet luftë ka dhënë rezultatin e pritur prej tyre.
Sasia e predhave dhe bomabe dhe dronëve për kilometër katror që rusët përdorin e ka tejkaluar dhe tejkalon fuqinë e zjarrit kundërpërgjigjës të Ukrainës me 5 deri në 8 herë.
Edhe pse kjo është nënvlerësuar dhe pothuajse nuk është adresuar totalisht nga perëndimi (NATO), ashtu si me gjithçka tjetër, kjo ka sjellë tashmë fragmentizimin e vijës së frontit dhe demilitarizim.
Pra në Ukrainë nuk kemi një vije fronti si ajo e Luftrës së Parë Botërore, dhe as vija fronti si gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku ato ekzistonin si llogore të pandara.
Sot në Ukrianë për shkak të kësaj goditje zjarri në vazhdimsi nuk ekziston mundësia për një vijë të tillë, por për nevoja mbijetese këto vija mbrojtëse dhe llogore janë të ndara nga njëra-tjetra dhe shumë të fragmentizuara.
Por kjo goditje zjarri e vazhdueshme e rusëve ka sjellë edhe humbje të mëdha njerëzore në rradhët e ukrainasve dhe kjo duket qartë tështi në këtë vijë të fragmentizuar, ku një grup ushtarësh ukrainas në një llogore mund të jenë më e pakta 500 deri 800 metra larg nëjri-tjetrit, por ka raste të shpeshta që kjo largësi nga njëri grup te tjetri është deri në 3 kilometra.
Dhe këto janë hapësira boshe jasht kontrollit.
Duke qënë se distancat nga njëra pikë te tjetra e tejkalojnë shikueshmërinë direkte, kjo u mundëson grupeve të vogla të forcave ruse që të depërtojnë në shpinë të mbrojtjes ukrainase.
Këto grupe kanë arritur të depërtojnë në disa raste të veçanta deri në thellësinë 15 km.
Ky depërtim është drejtuar dhe mbuluar nga dronët të cilët japin të dhëna në kohë reale me anë të pamjeve termale, të vendndodhjes së trupave ukrainase. Plus, rusët janë ndihmuar nga metoda të avancuara teknologjike të kamuflimit.
Dhe pasi këto grupe që depërtojnë arrijnë një pikë të paracaktuar, dhe pasi bëhet grumbullimi i të gjithë të infiltruarve, ata me mbështetjen e këtij zjarri masiv të lartpërmendur hidhen në sulm në shpinë të forcave ukrainase, ku në të njëjtën kohë grupe të tjera sulmojnë të njëjtat pozicione ukrainase nga përpara.
Kjo tregon se doktrina ushtarake Ruse ka pësuar ndryshime të vazhdueshme në varësi të situatave luftarake të krijuara. Për këtë arsye edhe përparimi i rusëve ka qënë dhe vazhdon të jetë i ngadaltë, por i qëndrueshëm, duke e detyruar kështu ushtrinë ukrainase që të përdorë çfardo lloj rezerve të mundëshme që ka për të mbyllur një sektor të frontit, duke lënë kështu sektorë të tjerë të zbuluar.
Në këtë mënyrë rusët vazhdojnë të mbajnë iniciativën në të treja nivelet, taktik, operacional dhe strategjik.
(Shënim: Pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e redaksisë së ISHGJ-së.)
