Author: ISHGJ

Presidenti i SHBA Donald Trump I gjithë bordi i Programit të Bursave Fulbright ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së Trumpit. Qeveria dyshohet se minoi autoritetin e bordit dhe mohoi financimin.Bordi amerikan i Programit të Bursave Fulbright i themeluar prej kohësh ka dhënë dorëheqjen masivisht në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së administratës së presidentit amerikan Donald Trump. Qeveria minoi autoritetin e bordit prej dymbëdhjetë anëtarësh dhe mohoi financimin e kandidatëve të përzgjedhur më parë, sipas një deklarate nga bordi tashmë i mëparshëm. Përveç kësaj, 1200 aplikantë të tjerë u transferuan në një “proces të paautorizuar shqyrtimi”. Ky ishte…

Read More

Sot bëhen 26 vjet nga dita kur Kosova u çlirua. Më 12 qershor 1999, forcat çlirimtare dhe ato ndërkombëtare i dhanë fund një epoke shtypjeje dhe dhune, duke hapur rrugën për liri, shpresë dhe rindërtim. Ky përvjetor është një kujtesë për sakrificën, guximin dhe përpjekjet që sollën lirinë. E në këtë 26-vjetor të çlirimit të vendit, risjellim në vëmendje fjalimin e plotë të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, drejtuar amerikanëve për luftën në Kosovë dhe përfundimin e sulmeve të NATO-s mbi Serbinë. “Ne bëmë gjënë e duhur” Më poshtë është fjalimi i Presidentit Clinton drejtuar amerikanëve për luftën në Kosovë: Bashkëkombëtarë…

Read More

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj* Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar dinamikën e 1260 ditë/netë luftime të përgjakshme për/me Ukrainën: dhjetra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit të Luftës; panele të kolëgeve të sigurisë në USA, Bruksel, Qëndrën Marshall, Kolegjin e NATO-s; 3 Samitet e fundit, Madrid-2022, Vilnus-2023, Washington 2024; do ta ndjek edhe atë që do mbahet në Hagë, në fund të këtij muaji.   Së Pari, sjell në vëmendjen publike se në dhjetra vlerësime strategjike (të publikuara brenda dhe jashtë vendit), përgjatë 42 muaj luftime kam të optimizuar…

Read More

[10 qershor, 2025] Britania e Madhe është tashmë në luftë me Rusinë dhe nuk mund të mbështetet më tek Shtetet e Bashkuara si një aleat i qëndrueshëm, tha ekspertja amerikane e Rusisë Fiona Hill në një intervistë për The Guardian. Një analiste e6 respektuar dhe ish-këshilltare e Presidentit Donald Trump për Rusinë, Hill ishte një nga tre autorët e rishikimit të fundit të mbrojtjes strategjike britanike. Duke folur për mediat, Hill e përshkroi pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar si të pasigurt dhe bëri thirrje për kohezion kombëtar urgjent në përgjigje. “Ne jemi në telashe mjaft të mëdha,” tha Hill, tani…

Read More

Nga Edin Subašić (Radio Sarajeva) “E di nga burime të drejtpërdrejta se Amerika do të kalojë në zbatimin me forcë të pagesës së borxhit nga Serbia, pa mundësi për ndonjë ofertë të re pajtimi,” – deklaron një nga përfaqësuesit ligjorë të viktimave. Në kohën kur institucionet shtetërore të Bosnje e Hercegovinës përpiqen të manovrojnë për të gjetur rrugën se si të paguajnë borxhin prej 110 milionë markash për shkak të vendimit të arbitrazhit në rastin “Viaduct”, një skandal i ri dhe shumëfish më i kushtueshëm është duke trokitur në derë. Janë në fazën e ekzekutimit dy vendime të Gjykatës Distriktore…

Read More

Nga Dr. Gurakuç KUÇI Kërkesa e Serbisë në ICJ e shndërroi Rezolutën 1244 në kapitull të mbyllur dhe Pavarësinë e Kosovës në realitet të njohur ndërkombëtarisht Më 10 qershor 1999, pas ndërhyrjes humanitare të NATO-s për ndaljen e gjenocidit dhe pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244. Kjo rezolutë vuri në themel një administrim të përkohshëm ndërkombëtar për Kosovën, të udhëhequr nga UNMIK, praninë e forcave ndërkombëtare të sigurisë (KFOR) dhe tërhoqi nga Kosova forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Rezoluta 1244 krijoi një kornizë të përkohshme politike dhe juridike për të lehtësuar…

Read More

Sot më 10 qershor shënohet 147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin me shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane. Ajo u themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në Prizren, qytet i cili deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës dhe jo rastësisht ishte përzgjedhur si qendra e ardhshme e Shtetit modern Shqiptar. Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin aneksuar territore të banuara me shumicë shqiptare shteteve finje [Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi] pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën…

Read More

Nga Dr. Jorgji KOTE Interesi dhe përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim dhe paqe në Ukrainë janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit; ndonëse pa ndonjë rezultat premtues për shkaqe dhe arsye tashmë të njohura. Edhe në frontin e luftimeve, pavarësisht nga disa aksione ushtarake e sidomos sulmi i befasishëm më 1 qershor mbi bombarduesit strategjikë në thellësi të territorit rus Ukraina nuk ka shënuar ndonjë përparim të ndjeshëm; për pasojë, ajo nuk e ka realizuar dot kthesën e shumëpritur. Për më tepër, fitorja dhe paqja e vërtetë për Ukrainën, në kuptimin e rimarrjes nën kontroll të rajoneve të pushtuara në vitin 2022,…

Read More

Nga Lirim GASHI Nëse, siç thoshte Platoni, “në një shoqëri të padrejtë, çmimi që e mençura paguan për mosangazhim është të qeveriset nga të marrët”, atëherë Serbia është laboratori më i përkryer ku marrëzia ka ndërtuar katedralen e saj më të ndritshme. Çdo cikël zgjedhor në Serbi është një farsë groteske, një karnaval i turpit politik që do ta bënte edhe Neronin të skuqej nga zilia. Atje, kutitë e votimit nuk mbushen me vullnetin e popullit, por me frymën e vdekur të frikës, shantazhit, dhe nostalgjisë për gjakun e thithur të serbëve pro evropianë, të cilin establishmenti politik dhe religjioz…

Read More

Kambanat e luftës në Ballkan po bien. Koha është që Europa të përmendet nga “Verbimi strategjik”, shpejt dhe tani.Skenari i Maidani i Ukrainës (2014) dhe bllokada aktuale e Kuvendit të Kosovës [2025] – duken të ndryshme në sipërfaqe, por kanë paralele të thella që tregojnë një model të përbashkët të destabilizimit të drejtuar nga interesa ruso-serbe.Nga Dr. Sadri RAMABAJA Është e qartë se tensionimi i situatës në Serbi, përplasjet shoqërore që kanë të bëjnë me riorjentimin gjeopolitik të saj pas përfundimit të lufëts në Ukrainë, në këtë lojë gjeopolitike shahu që po vazhdon edhe në dekadën e tretë pas shkërmoçjes…

Read More