Nga Xhafer SHATRI Sot, në fund të çerekut të parë të shekullit XXI, Serbinë vazhdon ta udhëheqë një nga personat që kanë përpiluar dhe nënshkruar njërin prej dokumenteve më të shëmtuar e më çnjerëzor për zhdukjen e një populli. Fjalën e kam për Projektin e Partisë së Sheshelit dhe Vuçiqit (Partia Radikale Serbe) që titullohet: «Si do ta zgjidhin radikalët serbë çështjen e Kosovës»… Ky projekt u publikua në organin e Partisë Radikale Serbe, «Velika Srbija» (Serbia e Madhe), në vitin e kahershëm 1995. Projektin e ka nënshkruar Kryesia e PRS-së dhe aty, figuron e zezë në të bardhë, edhe…
Author: ISHGJ
Nga Dr. Sadri RAMABAJA 4. Nekrologu i Jugosllavisë 4.1 Lufta në Slloveni dhe efekti domino Lufta në Slloveni ka zgjatur nga 27 qershori 1991 deri më 7 korrik 1991 dhe shpesh është quajtur Lufta për Pavarësinë e Sllovenisë. Ajo ka qenë një nga konfliktet e para që ka shpërthyer pas shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe ka pasur të bëjë me përpjekjen e Sllovenisë për t’u shkëputur nga Jugosllavia dhe për të shpallur pavarësinë e saj. Shpallja e pavarësisë së Sllovenisë ndodhi më 25 qershor 1991 [2], kur Parlamenti i Sllovenisë miratoi një akt që shpallte shtetin e pavarur. Ky hap pasoi…
Nga Kristina Nano [Doktorante në JMU, SHBA] Në çdo epokë të historisë, ka ardhur një çast kur fati i popujve është varur jo më nga balanca e tregjeve, por nga cilësia e liderëve. Në epokën tonë, ky çast ka ardhur në formën e heshtur, por dramatike të rikthimit të tarifave. Me vendimin e Presidentit Trump për të rikthyer tarifat si mjet proteksionizmi ekonomik dhe presioni diplomatik, bota është futur në një fazë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku ekonomia nuk është më hapësirë e lirë shkëmbimi, por front lufte gjeopolitike. Dhe kjo nuk është thjesht një çështje amerikane. Ky është…
Nga Sebastian ZONJA, TiranëVitet e fundit në terminologjinë politike ka hyrë një term interesant “momenti Liz Trus”. Ka të bëjë me qeverisjen shumë të shkurtër të kryeministres britanike dhe pse ajo u largua nga detyra. Gjasat janë se presidenti amerikan Donald Tramp pati momentin e tij Liz Trus. Zbuloi me dhimbje se ka një armik aq të fuqishëm politik, të cilin nuk e mposht dot: tregun e bonove. Kostoja e huamarrjes amerikane u rrit ndjeshëm gjatë eksperimentit të tij me tarifat. Për financierët, ishte e qartë si drita e diellit se me një borxh publik prej 36 trilion dollarësh, edhe…
[9 prill, 2025]Mbretëria e Bashkuar ka qenë mbështetëse dhe mike afatgjatë e Republikës së Kosovës dhe se riafirmimi për përkrahjen e Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik, është thënë edhe gjatë vizitës së fundit të sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në Prishtinë. Kështu theksoi përfaqësuesi britanik, Fergus Eckersley në seancën e së martës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin paqësore dhe konkuruese. “Mbretëria e Bashkuar ka qenë mbështetëse dhe mike afatgjatë e Kosovës mbetemi të përkushtuar që të përkrahim rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës dhe zhvillimin e…
[9 prill, 2025]Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, ashtu sikurse ministrja Gërvalla, ka kërkuar shpërbërjen e misionit të UNMIK-ut, duke thënë se mandati i misionit ka skaduar dhe nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës.Ambasadori amerikan gjithashtu ka thënë se qëllimi përfundimtar mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. “Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferojë funksionet e veta te agjencitë e tjera të OKB-së në terren, që kanë funksion më të mirë për këtë punë. Ashtu që procesi drejt përfundimit të jetë gradual, jo…
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se Kosova është demokraci e gjallë, ndërkaq Serbia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet destabilizuese.“Kosova sot është demokraci e gjallë, e re, me orientim drejt rrugëtimit euroatlantik. Por Serbia nuk është se ka ndërruar shumë, ajo vazhdon të përpiqet të destabilizojë demokracinë tonë. E përtej kësaj e bën këtë jo veç përmes retorikës, por me veprime konkrete e të dhunshme që rrezikojnë paqen rajonale”, ka thënë ajo. Gërvalla përmendi sulmin e Banjskës si shënjestër e grupit…
Nga Hyzri SalihuNjë udhërrëfyes për marrëveshjen e ndërgjegjes kombëtare dhe gatishmërisë për mbrojtjen e atdheut. 1. TË JEMI MIRËNJOHËS NDAJ HISTORISË SONË Historia jonë është dëshmi e sakrificave të mëdha dhe të luftës së pandërprerë për mbijetesën, lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj brezave të kaluar që mbajtën gjallë gjuhën, kulturën dhe aspiratat tona për liri. • Kujtimi i heronjve dhe dëshmorëve të kombit nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, por fjalë konkrete për mbrojtjen dhe mbrojtjen e Shqipërisë. • Të gjithë shqiptarët kanë detyrim moral dhe kombëtar të mbajnë gjallë dhe të mësojnë…
Nga Agim MUSLIU [Instituti OCTOPUS] Qeveria serbe ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme serbët e Kosovës si instrumente nacionaliste për të ruajtur pushtetin politik në Beograd. Ashtu si Slobodan Millosheviqi, Aleksandar Vuçiqi ka sakrifikuar interesat e serbëve të Kosovës në mënyrë të përsëritur, vetëm për të mbrojtur pushtetin e tij. Në disa raste, kjo ka shkuar deri në dhunë të drejtpërdrejtë kundër vetë serbëve. Një nga shembujt më tronditës është vrasja e gjashtë të rinjve serbë në qytetin e Pejës më 14 dhjetor 1999 – ngjarje e njohur si “Rasti Panda”. Është raportuar dhe dyshuar gjerësisht se shërbimet sekrete serbe…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Në një pjesë të mirë të mendimit politik serbo-rus, por jo më pak edhe në atë europerendimor, vazhdon të dominoj sintagma se njohja e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë nga ana e Gjermanisë ishte shkas, respektivisht arsyeja reale i luftrave të përgjakshme në ish Jugosllavi dhe gjenocidit serb në Bosnjë e Kosovë. Ky shabllon është bartur disi edhe në arsyetimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.1Qëndrimi i dikurshëm i Perendimit ndaj Serbisë në procesin e shpërbërjes ës Jugosllavisë, i kishte dhënë krah Serbisë për të aplikuar politikat ekspansioniste në dëm të ish subjekteve që përbënin Federatën…