Presidenti austriak Alexander Van der Bellen tha të mërkurën se ai nuk mund të ngarkonte Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPO) të formonte një qeveri pasi ajo fitoi zgjedhjet e përgjithshme, sepse asnjëra parti nuk dëshironte të qeveriste me të. Në vend të marrjes së përgjegjësisë për krijimin e qeverisë, Partia e Lirisë dhe dy të tjerat më të mëdha, vetë do të duhej ta kishin thyer ngërçin. Partia e Lirisë fitoi zgjedhjet parlamentare 10 ditë më parë. Kjo ishte fitorja e parë historike e partisë së themeluar në vitin 1950 nën një drejtues që ishte oficer SS…
Author: ISHGJ
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur sot në Shqipëri, duke nisur një turne dyditor në Ballkan që përfshin edhe Serbinë, shkruan agjencia turke AA. Erdogan u largua nga aeroporti Esenboga në Ankara mëngjesin e sotëm me avionin presidencial. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emina Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Erdogan do të hapë Xhaminë e Madhe të Tiranës, e njohur ndryshe edhe si Xhamia e Namazgjasë, në kryeqytetin shqiptar në një ceremoni ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Vizitat e Erdoganit në rajon pritet të përfshijnë…
Antena M* Kur presidenti rus Putin dhe presidenti serb Vuçiç më në fund vendosin të veprojnë sipas planeve të tyre për të destabilizuar seriozisht një aleat të NATO-s, Malin e Zi, dhe për të filluar një konflikt tjetër në Ballkanin Perëndimor, atyre do t’u duhen vetëm disa muaj për ta bërë këtë. Ja se si. Së pari, qeveria e Malit të Zi është e dobët, e paqëndrueshme dhe plotësisht e varur nga mbështetja e partive ekstreme pro-serbe dhe pro-ruse. Këta elementë pro-serbë dhe pro-rusë tashmë po kërkojnë me zë të lartë të ashtuquajturin “rindërtim” të qeverisë – që do të…
Nga Dr Faton BISLIMIGjerësa Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt 2025, skena politike po gjallërohet përsëri me premtime për ndryshim, reforma dhe përparim. Partitë politike të koalicionet do të paraqesin platformat e tyre, duke ofruar programe të dizajnuara për të adresuar zhvillimin ekonomik të vendit, shëndetësinë, arsimin dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara. Ndërsa këto platforma janë thelbësore për procesin demokratik, pyetja kryesore që duhet të bëjnë qytetarët e Kosovës është kjo: A janë këto premtime të besueshme, apo janë thjesht retorikë? Diferenca kryesore midis një programi politik dhe besueshmërisë së atyre që e ofrojnë…
IFIMES International Institute, Lubjanë Bombardimi i Izraelit më 1 tetor 2024, me rreth 180 predha, duke përfshirë shumë raketa balistike, shënoi një ndryshim të qartë drejt konfrontimit të drejtpërdrejtë midis dy fuqive rajonale, Iranit dhe Izraelit. Kjo është në kontrast me “luftërat proxy ” indirekte të zhvilluara që nga 7 tetori 2023, përmes milicive pro-iraniane, veçanërisht lëvizjes palestineze Hamas, Hezbollahut libanez dhe lëvizjes Houthi në Jemen. Sipas Gardës Revolucionare iraniane, sulmi erdhi si përgjigje ndaj vrasjes nga Izraeli të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheranin qendror më 31 korrik 2024 dhe liderit të Hezbollahut libanez Hassan Nasrallah më 27 shtator 2024. Ky sulm ndryshon nga sulmi…
Nga Dr George Friedman [7 tetor 2024/GPF]Javën e kaluar shkrova një artikull mbi dy luftërat që po zhvillohen në përmasat e tërbimit në Euroazi. Ishte “idiosinkratike” në atë që, ndryshe nga rubrikat e tjera që qarkullonin në sferën mediatike, u fokusua në mënyrën se si luftimet tokësore në Lindjen e Mesme evoluojnë në luftë konvencionale dhe se si një luftë konvencionale kërkon lëvizjen e forcave që mund të implikojnë kombe të tjera, veçanërisht Rusinë. Thelbi i argumentit tim ishte se sulmet ajrore, sado intensive, rrallë rezultojnë në kapitullim. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, sulmet ajrore intensive dhe të koordinuara…
Nga Gzim RUSHITI, PhDABSTRACT Diplomacia paraqet njërën ndër shtyllat kryesore dhe më të rëndësishmë të politikës së jashtme të shteteve dhe të organiztave ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Baza për diplomacinë evropiane është përcaktuar në traktatet që themelojnë Komunitetin Evropian dhe Bashkimin Evropian . Kjo analizë analizon rolin dhe kontributin e diplomacisë së Bahkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Kjo analizë përveç se e analizon rolin dhe kontributin e diplomacisë së Bashkimit Evropian në përgjithësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, poashtu synon që të analizojë edhe rolin, rëndësinë, kontributin dhe marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me secilin nga gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe atë…
Recension për librin e Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh”, Shtëpia Botuese “Çabej”, 2015, 580 f. Nga Bedri HALIMIPolitikologu, intelektuali dhe veprimtari i njohur Bardhyl Mahmuti ka shkruaar e botuar librin me titull “Mashtrimi i Madh”. Në këtë libër autori është nxitur të shkruaj për të ofruar të dhëna të shumta që kanë të bëjnë me faktografinë rreth krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit. Autori është nxitur pikërisht nga shkrimet e shumta të autorëve serb, gazetarëve e mediave serbe të cilat të vërtetën rreth krimeve serbe në Kosovë janë munduar ta zhbëjnë, duke u munduar për t’ia…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili mori drejtimin e aleancës këtë javë, u zotua gjatë një vizite në Ukrainë të enjten se do t’i jepte përparësi mbështetjes për Kievin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, drejtuesi i ri i aleancës përballet me sfida të vështira.Tre ditë pas marrjes së detyrës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Kievin për të dhënë një mesazh të qartë. “NATO-ja e mbështet Ukrainën”. Ukraina kërkon të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë. Por kjo kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara…
Njoftimi i Moskës se do të ndryshojë doktrinën ushtarake dhe bërthamore të Rusisë ka për qëllim të pengojë partnerët e huaj të Ukrainës që të mbështesin shtetin e luftuar. Putin luan në të njëjtën tastierë, lufta e tij psikologjike mbetet transparente. Nga Dr Andreas Umland* [NZZ] Në një deklaratë më 25 shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi atë që dukej të ishte një ndryshim i rëndësishëm në doktrinën ushtarake ruse. Ai njoftoi se doktrina që do të ndryshohet së shpejti “propozon që agresioni kundër Rusisë nga një shtet jo-bërthamor”, nëse kryhet “me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një fuqie bërthamore”, duhet…