Author: ISHGJ

Amb. Asoc. Prof Dr. Arben P. Cici Ndërkohë që sytë dhe vëmendja e botës ishin përqendruar te administrata e re Trump, pasojat e politikave të saj pas 21 janarit në Ukrainë dhe zjarret e furishme të Lindjes së Mesme, një zjarr i ri u ndez dhe u shua sa hap e mbyll sytë në Siria. Një çështje në pritje mori papritur një kthesë të papritur. Më 8 dhjetor 2024, rënia e regjimit të Bashar al-Assad shënoi një pikë kthese historike dhe vendimtare në luftën civile siriane, pas gati 14 vitesh konflikt. Kjo disfatë e papritur, pavarësisht nga vështirësitë në rritje të…

Read More

Autor: Sabri Kiçmari – (2022, Palgrave Macmillan) Shkruar nga: Kittisak WongmahesakRreth Autorit Shkëlqesia e tij Profesor Ass. Dr. Sabri Kiçmari është ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni dhe ka qenë një intelektual i rëndësishëm publik në vendin e tij për shumë vite. Para këtij posti, ai ishte ambasador i parë i Kosovës në Austri nga viti 2008 deri në 2013 dhe në Australi nga 2013 në 2018. Kiçmari është gjithashtu një autor i dalluar, pasi ka shkruar gjashtë libra, me librin e tij më të fundit, “Hyrje në Diplomaci”, botuar nga Springer në vitin 2024. Ai doktoroi në shkencë…

Read More

Dr. Agim A KrasniqiZgjedhjet e 9 shkurtit, shënojnë momentin kyç për të ardhmen politike të Kosovës. Qeverisja e udhëhequr nga z. Albin Kurti ka ndërmarrë një kurs të guximshëm reformash, sfiduar praktikat e vjetra klienteliste dhe kultivimin e qëndrimit të prerë, ndaj presioneve të jashtme që shpesh kërkojnë kompromise të dëmshme për interesat e vendit. Në këtë kontekst, fitorja e z. Kurti nuk është thjesht një sukses elektoral, por një mundësi për të vijuar reformat dhe për të garantuar stabilitetin politik dhe ekonomik të Kosovës. 1. Reforma në administratën publike dhe forcimi i meritokracisë Një nga prioritetet kryesore të qeverisë…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMILufta në Ukrainë, veprimet e disa shteteve ballkanike dhe faktorë të tjerë kanë sjellë kujtime të së kaluarës nga Kievi në Shkup, me jehonë të traumave të së shkuarës që i kanë rrënjët para rënies së Perandorisë Osmane, Revolucionit Bolshevik dhe Luftës së Ftohtë. Zakonisht kur qeveritë duan të zgjerojnë kufijtë ose të forcojnë një ideologji, qoftë fetare apo kombëtare, zyrtarët e qeverisë, politikanët dhe institucionet e tjera si media dhe arsimi, bëhen pjesë e mitit që duhet mbajtur gjallë dhe përhapur paralelisht. Duke përdorur kujtimet e së kaluarës, politikanë të caktuar nga shekujt e kaluar deri…

Read More

Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Aleksandër Sekuloviq, tha se reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike në lidhje me incidentet në Kosovë janë banale, sa që pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht Sekuloviq ka thënë se këto incidente janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën. Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Aleancës së antifashistëve të Serbisë, Aleksandër Sekuloviq në një intervistë për The Geopost, ka theksuar se nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb në rajon, jo vetëm në Kosovë, “si dhe pritshmëria e…

Read More

[ Foto: Karl Nehammer, Takimi i Kancelarëve Scholz dhe Nehammer, 2023, Salzburg, Manfred Siebinger *** Karl Nehammer, Takimi i Kancelarëve Scholz dhe Nehammer, 2023, Salzburg, Manfred Siebinger.] Sot, në një takim të jashtëzakonshëm, udhëheqja e Partisë Popullore Austriake (OVP) në pushtet zgjodhi ish-sekretarin Christian Stocker si pasardhësin e përkohshëm të kancelarit Karl Nehammer, i cili njoftoi dorëheqjen e tij një ditë më parë pas negociatave të dështuara për të formuar një qeveri të re, shkruan Kronen Zeitung. Mediat austriake shkruajnë se drejtuesi i përkohshëm do të jetë 64-vjeçari Shtoker [Stocker], ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të flasë edhe presidenti…

Read More

Qindra mijëra njerëz në Transnistria po përballen me një dimër të ashpër pa ngrohje pasi udhëheqja lokale e mbështetur nga Kremlini refuzoi ofertat për të siguruar një alternativë ndaj gazit rus pas një ndërprerjeje të papritur të furnizimit në fillim të këtij viti, zbulojnë dokumentet e siguruara nga Politico. Sipas një letre nga Tiraspoltransgaz e Transnistria të së enjtes, rajoni i shkëputur lindor i Moldavisë refuzoi një ofertë nga homologët e tij perëndimorë moldavë, duke u ofruar atyre mbështetje, një lidhje dhe një rrugë për të blerë karburant nga tregu evropian. Vendi i panjohur shpalli pavarësinë nga Moldavia në vitet…

Read More

Pas Putinit, një Putin tjetër mund të vijë shumë shpejt. Një person pa emër, i cili ndoshta deri tani ka mbështetur në heshtje diktaturën dhe mund të ngrihet në pushtet ndoshta me mbështetjen e forcave të tjera të huaja… Kur takohemi në Berlin, epoka e Putinit sapo ka mbushur një çerek shekulli dhe një ditë: ishte 1 janari 2000 kur dorëheqja e Jelcinit i dha atij pushtetin. Oleg Orlov, biolog, 71 vjeç, kishte kaluar tashmë njëzet vjet si disident; apo më saktë, si një “qytetar që kritikoi qeverinë. Derisa një gjë e tillë u shpall krim”.Ai shpërndau fletëpalosje kundër luftës…

Read More

Nga Lirim Gashi Në një kohë kur politika është kthyer në arenë cinike, ku mjeshtëria e vërtetë matet me aftësinë për të kthyer pronën publike në përfitim personal, pyetja e vërtetë nuk është: “Sa janë të mëdha aftësitë retorike të një lideri, por sa është i madh guximi i tij për të kthyer retorikën në reforma dhe veprime”. Kryeministri ynë, megjithë idealizmin e tij të kalitur nga përballja me realitetin, e kupton se reforma e shtetit nuk është një garë personale, por një mision kolektiv që kërkon mbështetje të fuqishme nga qytetarët.Nga ana tjetër ata që shesin autostradën më të…

Read More

Gjeneral Piro Ahmetaj / Washington, USAMe statusin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s (pra pa asnjë funksionzyrtar), por më shumë se kurrë më parë i privilegjuar, që isha “i ftuar nderi” nga Instituti iSenatorëve Republikanë McCain & Mark Kirk, Instituti Amerikan për Leadershipin, si dheQëndra për Çështjet Globale dhe USA-ICC në Chikago (në datat 15-20 Dhjetor 2024)! Përveç takimeve me Senatorë dhe Ekspertë të Armed Services Committee, përfshi Kryetarin esapo-nominuar (që merr detyrën në 03/01/2025), Senatorin Republikan Roger Wicker, patanderin (surprizën e vizitës) të merja pjesë edhe në Sallën e Mbledhjeve të Senatit (SenateChamber) gjatë diskutimeve për buxhetin e mbrojtjes 2025 (që…

Read More