Nëse për pragmatizmin realist shqiptar koha mund të duket e paqartë, për “partinë” e dytë brenda çështjes shqiptare koha është gjithmonë e qartë. Cila është ajo parti e dytë se? Është partia e idealizmit kombëtar. Nëse partia e pragmatizmit realist thotë se duhet t´i japim drejtësi fuqisë, pra duhet të gjejmë një fuqi ndërkombëtare mike e ta pajisim atë me argumentin e së drejtës shqiptare, partia e dytë, ajo e idealizmit kombëtar, thotë se të drejtës sonë kombëtare, kësaj ideje efemere që është më e pranishme pikërisht atëherë kur mungon, duhet t´i ndërtojmë struktura të forcës. Cilat janë ato? Ekonomia…
Author: ISHGJ
[23 dhjetor, 2024]Turqia, natyrisht, pas përmbysjes së fundit ushtarake të Bashar Asadit nga posti i Presidentit të Sirisë, do të luajë një nga rolet më të rëndësishme në formimin dhe lëvizjet e qeverisë së ardhshme në Damask. Është gjithashtu e qartë pse Ankaraja kontrollon një pjesë të konsiderueshme të forcave ushtarake që marshuan në kryeqytetin sirian dhjetë ditë më parë pa pothuajse asnjë rezistencë nga ushtria zyrtare siriane, pasi më parë kishte kapur – gjithashtu pa përmendur rezistencë të konsiderueshme – të gjitha qytetet më të rëndësishme siriane në perëndim të Eufratit. Këtë më së miri e vërteton lajmi i…
Sipërmarrësit miliarderë kanë aq shumë ndikim, saqë janë sundimtarë de facto që askush nuk i ka zgjedhur. Dhe janë një rrezik për demokracinë Nga Alex GOUREVITCH Shumë njerëz e urrejnë Elon Musk. Nuk është e vështirë të kuptosh pse. Ai është fodull, i bezdisshëm, provokues dhe i pasur në mënyrë të ekzagjeruar. Përhap teori të çuditshme konspirative. Eshtë po aq kokorroç sa një shtatëvjeçar që dëshiron të jetë gjithmonë cool, dhe askush nuk mund t’i thotë se nuk është. Gjithashtu, Musk ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Ai bleu një rrjet të tërë social, ndryshoi opinionin e amerikanëve për…
Nga Corriere della SeraÇështja iraniane është “këndi i mallkuar” në katërkëndëshin e Lindjes së Mesme: të tjerët janë Amerika, Izraeli, Arabia Saudite. Që nga viti 1979, humbja e një aleati si Shahu i Persisë në Teheran ka sjellë një tension që nuk është zgjidhur kurrë. Çështja palestineze ka qenë gjithmonë e rëndësishme. Origjina e vërtetë e konfliktit është një tjetër, një refuzim radikal i Perëndimit dhe të gjitha vlerave të tij: lirisë, emancipimit të femrës, pluralizmit politik dhe fetar, shtetit laik. Shahu u kishte dhënë grave persiane të drejta të stilit perëndimor, revolucioni Khomeinist i ktheu ato përsëri në Mesjetë.…
Çfarë ideologjie përfaqëson Donald Trump? Botëkuptimi i tij lidh rryma të ndryshme – dhe do të formësojë rolin e Amerikës në botë.Nga IPG-JournalA ka Donald J. Trump një botëkuptim – dhe nëse po, çfarë? Pyetja e parë është e panevojshme: çdo person ka një botëkuptim. Edhe kur mendojmë se dikujt i mungon, shpesh ndodh sepse ai botëkuptim përbëhet nga elementë të ndryshëm – fragmente të ideologjive të ndryshme të rikombinuara në një mënyrë që e bën të vështirë identifikimin e qartë. Por kjo nuk do të thotë se një botëkuptim nuk ekziston. Pyetja e dytë është “pyetja e miliona dollarëshe”…
Nga një ekonomi në lulëzim, në një ekonomi të dëshpëruar. Ndërsa zgjedhjet po afrohen, modeli gjerman i biznesit po kriset Nga The Economist Ministria e Financave e shtetit jugor gjerman Baden-Württemberg, ku kanë selinë kompani gjigante si Bosch, Mercedes dhe ZF Friedrichshafen, është një vend i përsosur për të kuptuar ankthet e Gjermanisë. Rajonin e ka mbërthyer frika e deindustrializimit teksa po afrohen zgjedhjet që duket se do t’i japin fund mandatit të kancelarit Olaf Scholz, nëse nuk shkarkohet më parë nga partia e vet. Danyal Bayaz, ministri i Financave i shtetit Baden-Württemberg, shqetësohet se Gjermania nuk ka arritur të…
[Foto: Serbi, Beograd: Një numër i madh njerëzish protestojnë pasi një çati u shemb në stacionin kryesor të trenit të Novi Sadit në fillim të këtij muaji. 14 persona u vranë. Shembja shkaktoi protesta antiqeveritare.] Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi pas një aksidenti fatal në Novi Sad. Pavarësisht lëshimeve të Presidentit Vuçiq, demonstratat vazhdojnë. “Studentët kanë të drejtë! Një fjali historike në ish-Jugosllavi, e cila i atribuohet kreut të shtetit Marshallit Josip Broz Tito dhe që nuk u shqiptua kurrë në këtë formë specifike. Diktatori jugosllav ishte nën presion në verën e vitit 1968 për shkak të demonstratave masive…
[Frank Wisner, ish-emisar i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës. Fotografi nga arkivi.] Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier – “nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Wisner thotë se Serbia, ende sot e kësaj dite, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, ndaj edhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, sipas tij, nuk funksionojnë. Për arsyet e…
[Në foto: Terminal i Starlink-ut, i vendosur në një rajon rural të Brazilit.] Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në territorin e Kosovës.Musk, pronari i kompanisë hapësinore amerikane, SpaceX, shkroi në X: “Starlink tani edhe në Kosovë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se ardhja e Starlink-ut është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend.“Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”, tha ai në Facebook.…
[Në foto: Presidenti i Polonisë Andrzej Duda dëshiron që partnerët e tij evropianë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes – kjo është mënyra e vetme për të ndaluar Rusinë.] Si një vend fqinj me Ukrainën, Polonia është prekur drejtpërdrejt nga lufta. Presidenti shpjegon pse e kupton kërcënimin e Donald Trump-it për t’u tërhequr nga NATO dhe pse beson se Rusia aktualisht është e dobësuar.Intervistuan: Nina Belz dhe Paul Flückiger, Warschau [NZZ] Zoti President, Rusia aktualisht po përballet me një disfatë në Siri: Asadi është zhdukur dhe bashkë me të ndoshta edhe qasja e Rusisë në Mesdhe. Çfarë pasojash shihni se kanë…