[10 nëntor, 2024]Forcat ruse kryen një sulm rekord masiv në Ukrainë me 145 dronë, nga të cilët mbrojtja ajrore ukrainase arriti të shkatërrojë 62 dronë, ndërsa 67 dronë pa pilot u zhdukën nga radari, raporton Ukrainska Pravda. Dhjetë dronë fluturuan mbi kufirin e Ukrainës dhe vazhduan drejt Moldavisë, Bjellorusisë dhe Rusisë, njoftoi shërbimi për shtyp i Forcave Ajrore të Ukrainës përmes rrjeteve sociale. Sulmi filloi në mbrëmjen e 9 nëntorit dhe forcat e mbikëqyrjes ajrore ukrainase vunë re një numër të madh objektivash ajrore, duke përfshirë dronë fluturues të tipit Shahed dhe dronë të tjerë të nisur nga qytetet ruse…
Author: ISHGJ
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) thekson se nga lidhjet biznesore me dhëndrin e Donald Trumpit mund të përfitojnë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Marrëveshjet e Washingtonit, të nënshkruara nga Vuçiqi dhe Avdullah Hoti, FAZ i quan dokumente pa substancë. Në një analizë mbi efektet që mund të ketë në Ballkan fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se disa politikanë në Ballkan janë gëzuar, “por askush nuk e ka treguar kaq hapur këtë gëzim sa Millorad Dodiku”, i cili është president i Republikës Serbe të…
Nga Dr. Skёnder Demaliaj Propaganda serbe flet vazhdimisht pёr rrezikun e krijimit tё “Shqipёrisё sё Madhe”. Ёshtё njё pёrpjekje, njё strategji pёr tё hedhur “mollёn e sherrit” tek kancelaritё mё tё mёdha tё botёs me qёllim moslejimin e bashkimit tё trojeve etnike shqiptare asnjёherё. Historiani italian Antonio Boldaci pёrdor termat: “E madhja Shqipёri”, “Shqipёria Etnike”, “Shqipёria e Plotё”. Shqipёria e pastёr gjeografike, dmth e konsideruar si njё individualitet nё vetёvete dhe brenda kufijve qё i kemi vёnё vetes e mbyllur nё njё trapez tё gjerё tokash, kulmet e tё cilave prekin nyjen e Mocra – Gora–as, hyrjen e Carvasnaras-it, Ulqinit…
Politologu amerikan John Mearsheimer ka fituar emër si një “neorealist”. Mbi të gjitha, teoritë e tij demonstrojnë një mungesë cinike të ndjeshmërisë ndaj viktimave të dhunës shfarosëse. Ato fisnikërojnë hapur të drejtën e më të fortit për arbitraritet.Nga Dr Richard Herzinger [NZZ] Për vite me radhë, një rrjet i përhapur politik, intelektual dhe akademik është përpjekur të minojë vullnetin e demokracive perëndimore për të mbrojtur veten duke mohuar ose minimizuar shkallën e kërcënimit të paraqitur nga Rusia dhe fuqitë e tjera autokratike. Është një formim ligjërimi që shkon përtej vijës tradicionale ndarëse mes të majtës dhe të djathtës. Emëruesi i…
[Në foto: Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell (djathtas), dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i shikojnë automjetet ushtarake ruse të shkatërruara gjatë luftës, në një ekspozitë të hapur në Kiev, 9 nëntor 2024.]Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka premtuar mbështetje të “palëkundshme” për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev të shtunën, disa ditë pasi fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet amerikane solli paqartësi rreth përpjekjeve të saj për luftën. “Qëllimi parësor i kësaj vizite është ta shpreh mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën. Kjo mbështetje mbetet e palëkundur”,…
23:34 6.11.2024 Lajmi kryesor i ditës: Donald Trump do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai i fitoi më shumë se 270 votat e domosdoshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve. Në procesin zgjedhor të 5 nëntorit, ai garoi kundër nënpresidentes së tanishme, demokrates Kamala Harris. Harris e pranoi disfatën, duke thënë se “ne duhet ta pranojmë patjetër rezultatin e këtyre zgjedhjeve” Përveç pozitës së presidentit, republikanët e kanë fituar edhe kontrollin e Senatit, njërës prej dhomave të Kongresit. Mbetet të shihet kush do ta ketë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Gara është e ngushtë.…
Nga Bardhyl MAHMUTIMë 9 prill 1999, ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping (Rudolf Sharping), shpalosi para opinionit publik planin serb “Patkoi”. Ky plan përbënte dëshminë, se vrasjet e një pjese të shqiptarëve, shkatërrimet e monumenteve dhe të objekteve që lidheshin me identitetin e tyre historik, kulturor dhe pronësor dhe dëbimi i pjesës tjetër të shqiptarëve nga Kosova nuk ishte pasojë e “hakmarrjes për shkak të bombardimeve të NATO-s”, por rezultat i një projekti politik të përpiluar në detaje nga shteti serb. Reagimet e udhëheqësve të shteteve që merrnin pjesë në sulmet kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit ishin në të njëjtën frymë. Kështu,…
[Në foto: Kancelari Olaf Scholz (SPD) flet pas mbledhjes së krizës të komitetit të koalicionit trengjyrësh] Semafori u prish. Kancelari Sholc [Scholz] dëshiron të sigurojë financat për shpenzimet ushtarake me Unionin deri në fund të vitit. Në janar ai parashtron votbesimin.Nga Maria Windisch [Berliner Zeitung] Koalicioni trengjyrësh është drejt fundit. Ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) u shkarkua nga kancelari Olaf Scholz (SPD) në orët e mbrëmjes. Scholz dëshiron të kërkojë votëbesimin më 15 janar dhe synon zgjedhje të reja deri në fund të marsit. Në orën 21:15të së mërkurës, Scholz doli para mediave dhe dh kumtin për dëbimin e…
Nga Xhelal Neziri [The Geopost]Rusia vazhdon të jetë e pranishme në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore dhe ky ndikim nuk ka rënë as pas tre viteve agresion në Ukrainë. Formula e “ndikimit të madh me kosto të vogël” vazhdon të udhëheqë Moskën drejt realizimit të agjendës së saj në kontinentin Evropian. Nëpërmjet kishave ortodokse të rajonit, ku ka ndikim vendimtar, Rusia vazhdon të forcojë imazhin e “mbrojtësit të qenësisë së popujve sllovenë”, të cilët a kanë kishën autoqefale si një nga shtyllat kryesore identitare. Në të njëjtën kohë, përdor dezinformatat dhe propagandën që të polarizojë skenën politike të vendeve të…
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht median brënda dhe jashtë vendit për publikimin (25 vitet e fundit) të dhjetra vlerësimeve strategjike në fushën e reformave të sistemit të mbrojtjes dhe zhvillimit të interesave (mbarë) Kombëtare, me fokus situatën e sigurisë të pas-çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb (06/1999); progresin dhe sfidat për ndërimin e paqës së qëndrueshme si dhe axhendën e integrimit Euroatlantik (NATO/BE) të vendeve të rajonit të Ballkanit. Edhe mbas daljes në rezervë, në kapacitetin (forumin) e Ekspertit të fushës së SK, Rajonit dhe NATO-s, jam përpjekur për të përfaqësuar dhe prezantuar me…