Author: ISHGJ

Nga Labinot BISLIMI Organizimi i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ndodhën brenda një konteksti të gatshëm historik e juridik; përkundrazi, ato ishin akti politik që e krijoi vetë kontekstin e ri. Pa këtë organizim dhe pa këtë luftë, nuk do të ekzistonte as realiteti politik, as juridik, mbi të cilin sot flasim për Kosovën. LPK-ja dhe UÇK-ja nuk u organizuan për mbrojtjen e “pragut të shtëpisë”, as për një rezistencë spontane mbijetese. Qëllimi i tyre ishte qartësisht politik dhe kombëtar: vendosja e kufirit kombëtar shqiptar aty ku ishte përcaktuar nga akti politiko-juridik i…

Read More

09.02.2026 Nga Dr. Sadri RAMABAJA Procesi gjyqësor në Hagë po i afrohet fundit dhe, pavarësisht rezultateve konkrete juridike, ai tashmë ka prodhuar pasoja të thella në planin politik, shoqëror dhe historik. Një nga mësimet themelore që opinioni publik do të duhej të nxirrte nga ky proces është kuptimi i kontekstit në të cilin u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK-ja nuk lindi në një vakum politik, as si projekt pushteti, por si reagim i fundit i një populli që për dekada u përball me shtypje sistematike, dhunë shtetërore dhe mohim të të drejtave elementare. Ajo u formësua në një moment…

Read More

Nga Besmir Kukalaj / Krujë Hyrje Figura e “shtatë palë qiejve” është një nga mënyrat më të hershme me të cilat mendimi njerëzor ka përshkruar rendin vertikal të botës. Ajo nuk i referohet hapësirës kozmike, por hierarkisë së kuptimit: niveleve të realitetit që nuk përzihen, por mbështesin njëra-tjetrën. Në këtë kuptim, qielli nuk shënon largësi, por shkallë përgjegjësie. Sa më lart të vendoset një veprim, aq më të thella dhe më afatgjata janë pasojat e tij. Në tradita të ndryshme kulturore, kjo renditje nuk ka shërbyer për zbukurim simbolik, por për të mbrojtur mendimin nga rrafshimi artificial i gjërave të…

Read More

Nga Korab BLAKAJ Lëvizjet politike të cilat proklamojnë ndryshime të mëdha shoqërore shquhen nga një tipar karakteristik në fillim; kanë vetëm një protagonist që del përpara në emer të miliona njërzve, pavarësisht se është dëshirë e fshehur në gjokset e mijëra miliona njërzve.Lideri që guzon të shfaqë i vetmuar vullnetin e pashprehur të asaj turme njërzish bëhët flamurtar i dëshirës se vjetër, të cilën e orienton drejt realizimit me një ide tashmë të re. Kombi shqiptar i shqyer në pjesë për fajin e thjeshtë të identitetit të veçantë kombtar dhe kulturor, i gjendur në një gjeografi ku jetojnë fqinj të…

Read More

Nga Xhafer SHATRI Hebrenjtë si model Mërgimi dhe mërgata në literaturën tonë politike janë temë e paprekur; ani se shumë ngjarje e rrjedha historike të shqiptarëve janë nisë e janë përkundë Anës së Lumenjve. Ne jemi ndër popujt e paktë që shumica jetojnë jashtë atdheut. Prandaj fati ynë historik më së shumti gjason me atë të hebrejve, irlandezve, armenëve, palestinezve, kroatëve…Gjithsesi më i njohuri nga të gjithë është fati i hebrenjve që ka gjurmë e dokumente të prekshme që nga terri i historisë, këtu e 4000 vjet më parë. 1. Hebrenjtë, historia, kujtesa dhe shtetformimi Thelbi i historisë së hebrenjve…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Çështja e njohjes reciproke midis subjekteve politike përbën një nga problemet themelore të filozofisë politike moderne dhe të teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nga konceptimi hegelian i vetëdijes si proces që realizohet vetëm përmes njohjes së tjetrit, deri te teoritë bashkëkohore të sovranitetit dhe legjitimitetit ndërkombëtar, marrëdhënia midis identitetit dhe njohjes mbetet nyje qendrore e rendit politik. Në këtë kuptim, konfliktet e pazgjidhura shtetërore nuk janë thjesht çështje territori apo fuqie, por shprehje e një krize më të thellë të njohjes. Marrëdhënia midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë përfaqëson një rast paradigmatik të këtij problemi. Pavarësisht…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMI Historikisht, shtetet kanë qenë të interesuara jo vetëm për territore. Krahës kësaj, luftërat, keqkuptimet dhe konfliktet lokale kanë vazhduar deri më sot. Dhe do të vazhdojnë për interesa kombëtare, burime dhe sigurisht për ideologji. Në kohë ndryshimesh globale, të gjitha janë ndikuar pak nga pak nga ndryshimet në sistemin ndërkombëtar dhe shumë më tepër. Shqetësimi në rritje tani është se si shtetet do të mbijetojnë në kushte të tilla nga sfidat aktuale e të ardhshme, të paraqitura jo vetëm nga aktorët jo-shtetërorë, por drejtpërdrejt nga politikëbërësit. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, me SHBA-të si…

Read More

Nga Dan GASHI Skandali seksual “Epstein”, që ka përfshirë individë të fuqishëm dhe figura të njohura nga tërë bota perëndimore dhe përtej, tani të ekspozuara me miliona dokumente, imazhe, të dhëna e lidhje të qarta, e ka çuar debatin përtej “abuzimeve”, “eksceseve” apo “krimeve individuale”. Publikimi i këtyre materialeve reflekton qartë praktikën sistematike, të organizuar dhe të ritualizuar nga elita që drejton dhe udhëheq të gjitha aspektet e shoqërisë moderne perëndimore. Vite me radhë, publiku ishte ushqyer me një narrativë paqartësie, dyshimesh, ambiguitetesh, madje edhe konspiracionesh. Vazhdimisht aludohej se kishte dyshime, mungesë provash e faktesh, dhe bëhej një thirrje për…

Read More

07.2.2026  Qeveria gjermane riorganizon partneritetet: nga partneriteti i ri me Italinë dhe me Indinë, te partneritetet strategjike me shtetet e Gjirit, shkruan Auron Dodi. Aktivitetet e fundit intensive diplomatike e ekonomike të qeverisë gjermane të kujtojnë periudhën pas nisjes së luftës në Ukrainë, kur u ndërprenë furnizimet me gaz rus dhe Berlini u detyrua të kërkojë partnerë të rinj. Tani është aleanca me SHBA “nën presion”, pas shpalljes së strategjisë së re ndaj Evropës nga SHBA. Jo vetëm Gjermania, por edhe fuqi të tjera të mesme perëndimore si Kanadaja, po kërkojnë partnerë në botë. Kancelari gjerman Friedrich Merz vizitoi këtë…

Read More

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov flet gjatë një konference për shtyp pas takimit të tij me Kryetarin e Radhës të OSBE-së, Cassis, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Sinirlioglu. Alexander Zemlianichenko/Pool AP/dpa E premte, 6 shkurt 2026, 14:23Pas një sulmi ndaj zëvendëskryetarit të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, Moska flet për terrorizëm – dhe fajëson Ukrainën. Moska akuzon Ukrainën për përfshirje në vrasjen e Vladimir Alexeyev-it, zëvendëskryetarit të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë. “Ky akt terrorist ka konfirmuar edhe një herë orientimin e regjimit të Zelensky-t drejt provokimeve të vazhdueshme, të cilat nga ana tjetër synojnë të…

Read More