[Në foto: Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen, në një konferencë për shtyp mbi planin e veprimit “Kontinenti i Inteligjencës Artificiale”.] Bashkimi Evropian ka nevojë për një Strategji të Madhe për epokën dixhitale – një alternativë e bazuar në vlera ndaj teknokapitalizmit amerikan dhe autoritarizmit dixhital kinez. Nga Katja Muñoz & Kai Zenner* Bota ka ndryshuar rrënjësisht në 15 vitet e fundit. Rendi neoliberal – me maksimën e tij të mbajtjes së tregjeve të lira tutje nga ndikimi politik, promovimi i ndërvarësisë ekonomike dhe i shikimit të globalizimit si një dividend paqeje -…
Author: ISHGJ
Një përplasje midis Kinës, Tajvanit dhe SHBA-së do të zbehte çdo konflikt aktual – dhe inteligjenca artificiale nuk do të na shpëtojë Nga Liam Halligan [THE TELEGARAPH] 18 Janar 2026 Xi Jinping u ka thënë shefave të tij ushtarakë të jenë gati të pushtojnë Tajvanin deri në vitin 2027; nëse kjo ndodh, dy ekonomitë më të mëdha në botë do të ndërpresin tregtinë e ndërsjellë. Tensionet e shtuara gjeopolitike paraqesin rreziqe të mëdha për stabilitetin financiar. Pra, pse, duke pasur parasysh trazirat ndërkombëtare në kaq shumë fronte, tregjet e aksioneve perëndimore po vazhdojnë të rriten?Rreziqet gjeopolitike janë përshkallëzuar gjatë dy…
Nga Shqipërim Pula Iniciativa “Bordi i Paqes për Gazën” nga Donald Trump, President i SHBA-së ka shkaktuar sa huti po aq debat mbi një pyetje fondamentale, por edhe thelbësore: a përfaqëson kjo iniciativë vërtet Shtetet e Bashkuara si shtet, apo Donald Trump si aktor politik? Nga perspektiva kushtetuese dhe ligjore, përgjigjja është më e qartë se politika që e arsyeton atë, është veprim ekzekutiv dhe jo sovranitet shtetëror. Sipas kushtetutës së SHBA-së, asnjë president nuk mishëron shtetin amerikan në tërësinë e tij. Pushteti është i ndarë e kombinuar qëllimisht midis tri degëve të qeverisjes, me Kongresin që mban autoritetin mbi legjislacionin…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Kjo tezë doktrinare mbështetet në një triptik filozofik e historik: mendimin klasik mbi luftën dhe paqen (Lev Tolstoi), mendimin politik çlirimtar shqiptar (Ukshin Hoti) dhe përvojën konkrete të luftës çlirimtare të UÇK-së. Ky triptik prodhon një sintezë realiste të sigurisë: paqja nuk është gjendje morale e dhuruar, por rezultat i raportit të forcave, i vullnetit politik dhe i sakrificës kolektive. Tolstoi, në “Lufta dhe Paqja”, e demistifikon luftën si akt heroik, por njëkohësisht pranon se historia nuk lëviz nga idealet abstrakte, por nga veprimi njerëzor nën kushte detyrimi. Ukshin Hoti e radikalizon këtë premisë duke…
Nga Dr. Selim IBRAIMI Gjeopolitika klasike e sheh gjeografinë si përcaktues të fuqisë që u ofron shteteve përparësi në qasje në burimet natyrore, sigurinë, etj. Termi gjeopolitikë u shpik nga studiuesi suedez Rudolf Kjellen (1864-1922) në vitin 1899, por më vonë studiuesit gjermanë e përshtatën atë në “Geopolitik”, duke theksuar fuqinë tokësore mbi fuqinë detare në kontrast me idenë e studiuesit amerikan Alfred Mahan (1840-1914) i cili për fokus kishte fuqinë detare ose thënë ndryshe “kushdo që kontrollon detet, kontrollon botën”. Gjeografi britanik Halford Mackinder (1861-1947) nënvizoi se “kontrolli i masave të mëdha tokësore (p.sh., Euroazia) siguron hegjemoninë globale”. Më…
Spiegel /grup autorësh/ 21.01.2026 Pothuajse asgjë në Evropë sot nuk mund të funksionojë pa armët, teknologjinë, shërbimet e inteligjencës apo shërbimet financiare amerikane. Në kontekstin e përkeqësimit të marrëdhënieve për shkak të çështjes së Groenlandës, revista gjermane Spiegel heton nëse është e mundur të çlirohemi nga kjo varësi. Kur Lars Klingbeil u nis së fundmi për në Shtetet e Bashkuara, dy avionë luftarakë danezë F-35 shoqëruan shkurtimisht Airbus-in e zëvendëskryeministrit gjerman. Takimi ajror ndoshta kishte për qëllim edhe si një shfaqje force dhe për të treguar se evropianët mund të tregojnë dhëmbët e tyre, madje edhe ndaj Presidentit të SHBA-së…
Donald Trump dhe liderë të 19 vendeve morën pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, pjesë e planit të presidentit të SHBA-së për të rindërtuar Gazën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte në mesin e nënshkruesve, pasi Kosova ka pranuar të jetë pjesë e Bordit. Ceremonia u zhvillua në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror 22 janar 2026 Kosova është përfshirë në grupin e 19 shteteve që do të jenë pjesë e Bordit të Paqes, i themeluar dhe i drejtuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në ceremoninë e zyrtarizimit të…
Evropianët mund të presin më shumë nga e njëjta gjë derisa të miratojnë programin e paqes. Nga Philip Pilkington / 23 janar 2026 Retorika e Presidentit Donald Trump për Groenlandën i ka nxjerrë plotësisht nga ekuilibri udhëheqësit evropianë. Nëse ky ishte efekti i synuar i kërcënimeve të Trumpit apo nëse presidenti thjesht dëshiron ta marrë ishullin, pak rëndësi ka në këtë fazë, ndikimi më i rëndësishëm objektiv që kanë ngritur diskutimet për Groenlandën është efekti që do të ketë në NATO, në të ashtuquajturën “Aleancë transatlantike” dhe në luftën në Ukrainë. Edhe pse është pothuajse jashtë teme, ndoshta ia vlen…
Nga Dr. Elez ELEZI Sot, një qytetar e pa takimin mes Vjosa Osmanit dhe Donald Trumpit ndryshe nga ç’e shohin analistët. Nuk foli për protokoll, nuk foli për diplomaci, as për foto zyrtare. U ndal te ajo që nuk shkruhet në komunikata: te shtrëngimi i dorës. “A e pe si ia shtrëngoi dorën?”, tha. “Si prindi kur ia shtrëngon dorën fëmijës së vet. Evlad bre, evlad.” Në atë fjali kishte më shumë politikë se në dhjetë konferenca për shtyp. Sepse për këtë qytetar, ai gjest nuk ishte formalitet, ishte pranim, mbrojtje dhe mesazh. Ishte Amerika që i thoshte Kosovës: jam…
Një traktat i vitit 1951 midis SHBA-së dhe Danimarkës tashmë mbulon pjesën më të madhe të asaj që do të përfshinte një marrëveshje e mundshme për ishullin. Nga Paul McLeary dhe Jack Detsch 22/01/2026 – POLITICO Negociatat mbi të ardhmen e Groenlandës përqendrohen rreth ndërtimit të një pranie më të madhe të NATO-s, pengimit të kundërshtarëve dhe dhënies së pretendimeve sovrane të Shteteve të Bashkuara mbi pjesë të ishullit, një marrëveshje jashtëzakonisht e ngjashme me një marrëveshje që tashmë ekziston. Plani fillestar i nxituar i diskutuar këtë javë midis Presidentit Donald Trump dhe zyrtarëve të NATO-s në Forumin Ekonomik Botëror…