Author: ISHGJ

E shtunë, 18 tetor 2025, 11:20 Nga Christian Gehrke [FOCUS] Pas takimit të samitit midis Trumpit dhe Zelenskyy-t në Shtëpinë e Bardhë, mbetet pyetja pse Trumpi nuk po i dorëzon raketat lundruese Tomahawk Ukrainës. Thomas Jäger, ekspert i politikës së jashtme, shpjegon për FOCUS-in online se çfarë roli po luan Putini në këtë. FOCUS online: Z. Jäger, a është Vladimir Putini fajtor që SHBA-të nuk i dorëzojnë raketat lundruese Tomahawk Ukrainës? Thomas Jäger: Trumpi e përdori dorëzimin e raketave Tomahawk-a si një kërcënim për Rusinë për ta bërë Putinin të gatshëm të flasë. Nëse ai me të vërtetë donte të…

Read More

Trumpi e solli Putinin përsëri në skenën botërore në Alaska këtë verë. (Foto nga arkivi)Julia Demaree Nikhinson/AP/dpa E shtunë, 18 tetor 2025, ora 19:40Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur interes për idenë e një tuneli nënujor midis shtetit amerikan të Alaskës dhe Rusisë.”Një tunel nga Rusia në Alaska” është interesant, tha Trumpi të premten në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët gjatë takimit të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Ideja ishte paraqitur më parë nga një përfaqësues rus. Rusët duan të ndërtojnë një tunel midis Siberisë dhe AlaskësTrumpi tregoi se kishte dëgjuar për projektin…

Read More

Nga Ditmir BUSHATI Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor. Vizita, e cila i paraprin publikimit të raporteve që shqyrtojnë progresin e vendeve tona drejt BE-së, synonte ngritjen e moralit tek grupi i vendeve, të cilat, në mënyrë paradoksale kanë fituar statusin e “kandidatëve profesionistë”, për shkak të zvarritjes së këtij procesi mbi dy dekada. Shpesh zyrtarët e BE-së kritikohen për rrumbullakësinë e mesazheve që përçojnë apo gjuhën e drunjtë që përdorin. Megjithatë, kur analizon mesazhet e Ursula von der Leyen në gjashtë kryeqytetet e rajonit, kupton se qëllimi i vizitës ishte më shumë simbolik sesa…

Read More

Nga Korab BLAKAJ, politolog Në politikën shqiptare të pasluftës, rrallëherë është parë një figurë që manovron me kaq mjeshtëri mes kundërthënieve kombëtare si Edi Rama. Ai organizon protesta për të burgosurit në Hagë, ndërsa vetë ka qenë një nga zërat që më me ngulm lobonte për themelimin e asaj gjykate. Këtu shihet se, nuk kemi të bëjmë thjesht me një kontradiktë politike; por me një paradoks të një strategjie që e përdor ndjenjën kombëtare si rrymë elektrike për ta rindezur kredibilitetin e vet, sa herë që ai shuhet nga dështimet shtetërore dhe fajet kombëtare. Kombëtarizmi i tij është një mjet…

Read More

Shqiponja nuk bëhet dot kurrë sorrë, por as sorra nuk inkarnohet dot në shqiponjë Nga Dr. Sadri RAMABAJA “Mos kujtoni se me një të ngritur të flmurit na keni shkulur nga këto toka”, kështu i drejtohet Mytesarifi i Durrësit Ismail Qemailit në ndalimin e tij në Durrës në fundin e nëntorit 1912, në misionin për shpalljen e pavrësisë së Shqipërisë. Ca nga mbetjet e Serbisë që qenë katapultuar në krye të Republikës, pasi kishin rehabilituar edhe kolaboratorët e hapur të Serbisë, si “arinjë të fjetur” që ishin, ndërkohë morën komandën që të hidhen në veprim.Për katër vite rresht “arinjtë e…

Read More

[Evropianët detyruan Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mblidhej me forcë për një takim urgjent. Shumë shtete anëtare e konsideruan këtë një masë të tepruar.] Reagimi ushtarak i Evropës ndaj provokimeve nga ajri të Putinit tregon se mbrojtja është në vend. Prandaj, me siguri, do të kërkohej më shumë qetësi. Nga Christos Katsioulis* [IPG] Shkeljet e hapësirës ajrore të NATO-s në krahun lindor nga dronët dhe avionët luftarakë rusë kanë qenë në qendër të një debati të nxehtë ditët e fundit. Ka pasur vazhdimisht diskutime se Putini po përpiqet të testojë NATO-n, Evropën ose të dyja. U ngritën shpejt thirrje…

Read More

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Michael F. Miller, në kuadër të panairit ndërkombëtar të mbrojtjes “AUSA 2025”. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti. Fokusi i takimit ishte në bashkëpunimin dypalësh dhe prokurimet strategjike. “Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e…

Read More

Evropa nuk pranon shtete që ndajnë qytetarët sipas përkatësisë, por ato që ndërtojnë vlera të përbashkëta mbi drejtësi dhe përfshirje. NATO nuk ofron vetëm siguri ushtarake, por kërkon stabilitet politik të brendshëm dhe partneritet shoqëror. Elita shtetërore maqedonase duhet të heqë dorë nga nostalgjitë e rrezikshme të projekteve etnocentrike dhe të përqafojë filozofinë e bashkëjetesës si model të së ardhmes. Nga Prof. dr. Skënder ASANI Kur një shtet arrin në pikën e maturisë politike, ai duhet të dijë të zgjedhë mes kujtesës dhe përgjegjësisë, mes frikës dhe vizionit. “Udhëkryqi i maturisë politike” nuk është një metaforë abstrakte, por realiteti me…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Mitrovicë shënuan një kthesë të thellë në jetën politike të Kosovës. Nuk ishin vetëm një përballje për pushtet lokal, por një përplasje morale që preku thelbin e ndërgjegjes kombëtare. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë[2008], një pjesë e madhe e opinionit publik pa se partitë tradicionale, që vetquhen shtetformuese, ishin të gatshme të sakrifikonin parimet e sovranitetit vetëm për të dëmtuar kundërshtarin e tyre politik. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u akuzuan se kishin bashkërenditur veprimet e tyre me Listën…

Read More

Një reflektim i imi mbi librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999” të publicistit Shkëlzen Gashi, i cili u promovua dje në Ambasadën e Republikës së Kosovës Nga Dijana TOSKA Kur mora në dorë librin, Masakrat në Kosovë të publicistit, Shkëlzen Gashit, fotografia në kopertinën e këtij libri më kapi shpirtërisht. Ajo dorë është dëshmitarja e historisë që nuk flet, por akuzon, bën thirje drejtësisë, ndërgjegjes sonë që të mos harrojmë. Është zë, testament jetësor, është dora e viktimës së një kombi që hesht e na kujton se dora e historisë duhet të shkruajë. Çdo damar i kësaj dore të brishtë bart…

Read More