Eksperti: Pesë objektiva mund të identifikohen menjëherë nga sulmi me dron në Poloni.Të mërkurën në mbrëmje, Polonia rrëzoi disa dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën ajrore të anëtarit të NATO-s. Testi i mbrojtjes ajrore, propaganda, demoralizimi: Këto janë objektivat e sulmit me dronë.Eksperti i sigurisë Sergei Sumlenny i Qendrës Evropiane të Rezistencës është i sigurt se Rusia sulmoi Poloninë me dronë. Kjo mund të identifikohet nga pesë objektiva. “Këto janë objektiva që mund të emërtohen menjëherë. Jam i sigurt se kishte më shumë,” tha Sumlenny. Për atë, qëllimet ruse kishin për objektiv: “Tregon sa e papërgatitur është NATO”: Eksperti…
Author: ISHGJ
Ng Dr. Gurkuç KUÇI Skena politike e Serbisë po hyn në një fazë të re, të ngjashme me një rikthim të viteve ’90, kur trashëgimia e Millosheviqit dhe Sheshelit përfaqësonte modelin e pushtetit autoritar, të bazuar në kontroll absolut të shtetit dhe strukturave të sigurisë. Sot, dyshja Tomislav Nikoliq – Aleksandar Vuçiq po shfaqet sërish si një bosht i mundshëm politik, duke ringjallur jo vetëm fantazmat e së kaluarës, por edhe duke krijuar rreziqe konkrete për të ardhmen e demokracisë në Serbi dhe për stabilitetin rajonal. Sipas mediave ruse, Vuçiq po shqyrton idenë që ta rikthejë Nikoliqin në skenë si…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Koncepti i shtetit modern është një nga shtyllat qendrore të teorisë politike dhe së drejtës ndërkombëtare. Duke u ndërtuar mbi themelet e mendimit politik të Bodin-it, Hobbes-it dhe Weber-it, shteti modern përcaktohet nga elementet e tij themelore: populli, territori, sovraniteti, institucionet dhe njohja ndërkombëtare. Interpretimi në Gjykatën Kushtetuese pritet të përplaset mes dy tezave: E para, që po mbrohet nga Enver Hasani dhe mbëstetësit e tij nga komuniteti juridik [edhe brenda Gyjkatës Kushtetuese] ka të bëjë me interpretimin e gabuar të Pakos së Ahtisarit dhe vet Kushtetuts, që pretendon ta cilsëoj Kosovën si “Shtet konsociacional”.E…
Nëse në vitet nëntëdhjetë shqiptarët vepronin nën ombrellën e një kushtetute që nuk po e shprehte realitetin shumetnik të shtetit, po më vonë kur u bënë ndryshimet kushtetuese, si është i definuar statusi i shqiptarëve dhe a ka një shpërputhje në mes të luftës që ata bënë në 2001-shin dhe trofeve politikë të asaj lufte që shqiptarët megjithatë i rangon si pakicë kombëtare në të gjitha ligjet që dalin nga kushtetuta aktuale. Procesi i shteformësisë së shqiptarëve, është kapitulli i ri i marrëdhënieve në mes të dy popujve më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut. Pa rrumbullakimin e këtij procesi,…
Marrëveshja e Ohrit ishte instrument politik, jo juridiko-kushtetues,ua hapi dritaret, por nuk ua dha çelësin e shtëpisë shqiptarëve, ndaj problemi mbeti i pazgjidhur. Ata jetojnë në një barazi të përditshme, por jo në një barazi kushtetuese. Dhe derisa kushtetuta të mos i njohë si shtetformues, barazia do të mbetet një fjalë e papërfunduar e shteti një projekt i delegjitimuar duke u identifikuar vetëm me popullin maqedonas. Nga Dijana TOSKA Një shtet unitar bazohet mbi parimin e një kushtetute që definon popullin shtetformues dhe strukturën e tij juridike. Për aq sa kushtetuta është akti më i lartë, ajo përcakton jo vetëm…
Nga Dr, Selim IBRAIMI Para se samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) të fillonte javën e kaluar, paraprakisht ndihmësministri i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, Liu Bin, tha në një konferencë për shtyp se samiti do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike këtë vit. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi, Kina, Rusia dhe India bashkë me shtetet anëtare të organizatës, i shfaqën muskujt para Perëndimit. Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, përfundoi duke lënë të kënaqur Rusinë dhe Kinën, ndërsa zemëroi më shumë SHBA-në. Në realitet, pamjet nga Pekini tmerruan Perëndimin. Brenda një…
Nga Lirim Gashi Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një arenë të kontrollit partiak, jo për të mbrojtur Kushtetutën, por për ta përdredhur atë. Emërimet e gjykatësve nuk janë bërë mbi bazën e dijes dhe integritetit, por mbi bazën e servilizmit politik. Në vend të rojtarëve të shtetit, aty janë emëruar kukulla të partive banda. Kjo e ka zhveshur Gjykatën nga roli i saj i shenjtë dhe e ka kthyer në një zgjatim të pazareve ditore të elitave të mykura. Për fat të keq Gjykatës sonë Kushtetuese ia kanë diktuar paraprakisht kahjen anti shtetërore të veprimit politikanët e papërgjegjshëm, pandërgjegjshëm, hajdutë,…
[Pjesë nga fjala e kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen LIX të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!] Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka qenë dhe mbetet subjekti politik me referencat më të qarta historike: nga Rilindja Kombëtare Shqiptare e qendërzuar te mendimi i Sami Frashërit, te beteja anti-kolonialiste e popujve për liri e pavarësi botës mbarë, te rezistenca e të burgosurve politikë e identifikuar me Adem Demaçin dhe deri te lufta çlirimtare dhe sakrifica për liri e kryekomandantit Adem Jasharit dhe e UÇK-së. Ju faleminderit të gjithëve, secilës dhe secilit për këtë besim të madh që e keni në qeverisjen tonë, në mua…
Nga Dr. Agim KRASNIQIEkspert i te Drejtës Publike dhe Qeverisjes Çështja e zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës, në pamje të parë, mund të duket si një procedurë e zakonshme parlamentare. Por në thelb, ajo është betejë shumë më e thellë, përplasje mes dy qasjeve mbi vetë kuptimin e Kushtetutës: një qasje teknike, e mbështetur te interpretimi literal i normave, dhe një qasje filozofiko-kushtetuese, e cila i jep përparësi frymës dhe parimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës. Qasja teknike, e përfaqësuar nga interpretimi i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani dhe e përqafuar në…
Ushtria izraelite ka paralajmëruar se çdo banor i mbetur në qytetin më të madh të Gazës duhet të largohet për në një zonë të caktuar në jug. Forcat izraelite po kryejnë një ofensivë në periferi të Qytetit të Gazës, në veri të territorit, si pjesë e planeve për ta pushtuar atë – duke ngritur shqetësim për një krizë humanitare tashmë shkatërruese. Ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu është përballur me presion për të ndaluar sulmin dhe për të lejuar më shumë ndihmë, ushtria ka njoftuar një zonë të re humanitare në jug. Zëdhënësi Avichay Adraee tha se banorët e Qytetit të Gazës…