E djathta ekstreme është mozaik kompleks, që – sa herë e plotëson – të mbeten disa copa tepër a disa copa mangut; ajo ka lidhje rrënjësh e degësh me të djathtën jocentriste, ndaj kurrsesi nuk e fut dot të tërën brenda një kornize. Megjithatë, ajo nuk mund të kuptohet pa e shtruar kontekstin imediat që e favorizon rritjen e saj. Kriza e madhe ekonomike e vitit 2008, që falimentoi shumë biznese e banka dhe la shumë njerëz pa punë, pa strehë e pa kursime, e një numri shumë më të madh ua uli standardin e jetesës, mbeti pa përgjigje e…
Author: ISHGJ
Ana tjeter e diplomacisë: bisedë me SH.T.Z. Martin Berishaj, Ambasador i Republikës së Kosovës në KroaciIntervistoi: Ina Stašević [GLAS SLAVONIJE]”Si diplomat, qëllimi im do të ishte që Kosova të njihet jo vetëm si një destinacion ekonomikisht në rritje, por edhe si një parajsë turistike me natyrë të bukur, duke i fisnikëruar kulturën dhe duke ruajtur traditën në çdo aspekt të zhvillimit të saj.” 1. Cilat janë lidhjet kulturore dhe historike mes kroatëve dhe shqiptarëve? Marrëdhëniet kulturore dhe tregtare midis Dubrovnikut dhe shqiptarëve u vendosën që në shekullin e 13-të, kur Dubrovniku lidhi një marrëveshje tregtare me fisnikun shqiptar Dimitri, birin…
Nga Dr. Sahit SURDULLI Vendosja e tarifave të reja doganore nga Predidenti I SHBA- ve Donald Tramp prodhojnë efekte dhe pasoja për ekonominë globale. Disa nga më kryesoret janë: 1. Rritja e inflacionit dhe kostove për konsumatorët; 2. Rënia e tregjeve financiare; 3. Reagimet ndërkombëtare dhe masat hakmarrëse; 4. Ndikimi në bizneset dhe punësimin; 5. Rritja e rrezikut të recesionit; Efektet për Ekonominë e Kosovës Efektet e tarifave doganore të vendosura nga administrata Trump në prill 2025 mund të ndikojnë edhe në Kosovë, edhe pse në mënyrë të tërthortë, përmes disa kanalesh ekonomike dhe tregtare: 1. Ndikimi përmes partnerëve tregtarë…
Gjeneral Piro AHMETAJ Pikësëpari, 4 Prilli 2025 shënon 76 vjetorin e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo ngjarje i jep vlera shtesë edhe Kombit tonë pasi mirë-përkon edhe me 16 vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në NATO. 76 vjet më parë, strategu i Luftës së II-të Botërore, “babai themelues”, Komandanti i parë i Suprem i Saj dhe Presidenti i SHBA, Dwight D. Eisenhower, e projektoi NATO-n si “një fuqi politiko-ushtarake për garantimin e mbrojtjes kolektive në rastet e një sulmi nga Bashkimi Sovjetik”. Kështu, në 4 Prill 1949, u themelua Aleanca më e fuqishme dhe më jetëgjatë e historisë…
[Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.] Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, ka nxitur reagime në mbarë botën, teksa shtetet kanë shprehur frikën për rritjen e çmimeve, teksa disa vende kanë paralajmëruar për kundërmasa. SHBA-ja vendosi një tarifë bazë prej 10 për qind për importet ndaj të gjitha vendeve të botës, përfshirë nga Kosova, si dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në. Bashkimi Evropian reagoi ndaj vendimit të Trumpit, duke thënë se është i gatshëm të përgjigjet ndaj tarifave të reja amerikane. Por,…
[Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Shpërndaje] Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit. Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për…
[Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, në Strasburg, më 2 prill 2025.] Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e…
Nga Dr. Gurakuç KUÇI [Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, bashkëpunëtor i Institutit Shqiptar për Geopolitikë, profesor] Në fillin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, viti 1989 shënoi një kthesë të errët për Kosovën. Serbia, nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviqit, shfuqizoi autonominë kushtetuese të Kosovës, duke shpërbërë institucionet e saj dhe duke vendosur një sistem shtypës ndaj shqiptarëve shumicë. Ky represion i institucionalizuar ishte pjesë e një projekti më të gjerë nacional-shovinist serb, i cili në dekadën që pasoi do të sillte luftëra të përgjakshme dhe gjenocidin në Bosnje (1992–1995), që tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare. Në këtë klimë…
Nga Bedri HALIMI Çdo luftë çlirimtare ballafaqohet me kushte dhe rrethana specifike, mirëpo në tërësi situatat e përgjithshme janë pakashumë të njëjta. Lufta i ka protagonistët e saj, pjesëmarrësit aktiv, pjesmarrësit pasiv, përkrahësit verbal, moral, por i ka edhe kundërshtarët e vet. Rrjedhimisht edhe UÇK, kishte përkrahës të drejtëpërdrejtë, përkrahës moral; përkrahës material, por kishte edhe kundërshtarët e saj. Të gjithë këta kundërshtarë ndaheshin në bazë të interesave për të cilat ishin lidhur: kundërshtarë për shkak të interesit të tyre material, prandaj e kundërshtonin luftën, nuk e përkrahnin atë dhe në forma të ndryshme mundoheshin ta pengonin, duke bërë propagandë,…
“Për me kenë Shqipnija shtet përnjimend i pamvarshëm e me u mbajtë në kambë si shtet e me përparue, nuk asht mjaft që shqiptari të jetë shqiptar vetëm me fis -me trup, por duhet që të jetë shqiptar me shpirt: asi shqiptari, që të përbajë kombin e jo vetëm popullin […] për me mujtë me i vjeftë shtetit – Atdheut, ma parë me dalë duhet me dijtë se çka asht Atdheu e mandej këtë Atdhe me e dashtë me gjithë zemër?” FISHTA Shekulli XX-të do të ishte shekulli i nacionalizmit, kishte paralajmruar Niçe dhe mbeti forca mbizotruese përgjatë gjithë shekullit.…